Berisha, më në fund një vizitë jashtë shtetit. Shkon në Slloveni

2 Shtator 2012, 15:25Politika TEMA

Pas nje kohe te gjate izolimi dhe vizita te shkeputura ne vende te tilla si Azerbajxhani, kryeministri Berisha do te zhvilloje me ne fund nje vizite zyrtare ne Slloveni. Kjo behet e ditur nga Kryeministria.

Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Slloveni, gjatë së cilës do të takohet me personalitetet më të larta të vendit. 
Kryeministri Berisha do të pritet në takim nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansa, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë që do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve dhe një prononcim i përbashkët për shtyp mes dy homologëve.
Më pas, Kryeministri Berisha do të takohet me Presidentin slloven, zotin Danilo Turk, si dhe me Kryetarin e Kuvendit të Sllovenisë, Dr Gregor Virant. 

Gjithashtu, në vijim të vizitës, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në edicionin e 7-të të Forumit Strategjik të Bled-it, një takim i përvitshëm, i cili organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane. Nën moton Evropa dhe Rendi Botëror i Formësuar, Konferenca do të fokusohet në rolin e Evropës në një komunitet ndërkombëtar që ndryshon, sfidat rajonale në Evropën Jugore dhe Azinë Qëndrore, si dhe marrëdhëniet mes BE dhe Kinës.

Diskutimet mbi tema të tilla si Sfida të reja – Kampionë të rinj, do ti adresohen rrugëve dhe mundësive të reja drejt nxitjes së rritjes ekonomike dhe rolit të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm. 

Konfereca do të pasojë edicionin e dytë të Forumit Strategjik të Bled-it për të rinjtë, që do të zhvillohet më 1 shtator, ku pjesë e rëndësishme e diskutimeve do të jetë edhe roli i komunikimit dixhital në diplomaci dhe ne marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pjesëmarrës të punimeve të Forumit do të jenë personalitete të larta ndërkombëtare nga Kroacia, Mali i Zi, Sllovakia, Jordania, Palestina, Sekretari i përgjithshëm i OECD, si dhe ai i OSBE-së, si dhe përfaqësues të fushave ekonomike, industriale, akademike, nga më shumë se 50 vende. Në forum do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, zoti Hashim Thaçi.

Në drekën e punës, të zhvilluar në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, Kryeministri Berisha do tu adresohet të ftuarve me nje fjalë. Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të takohet edhe me Presidentin Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Suma Chakrabarti”, thuhet ne njoftimin e Kryeministrise.

18 komente në “Berisha, më në fund një vizitë jashtë shtetit. Shkon në Slloveni”

  1. Bujari ju degjon says:

    Shyqyr,te shpalosi budallallikun e tij para europianeve,ata qeshin,e kane si ore gazmore kur degjojne kete trapin kur flet.Tani ka fillu ta shpalose budallallikun edhe jashte vendit me rrenat fantastiko shkencore per ekonomine shqiptare,turizmin,digitalizime etj,kur populli dhe vendi eshte cope-cope.

    1. Ramy says:

      hahahahah sa qesharak jeni bere ju temA ore , me ne fund Berisha nje vizit jashtê shtetit, pas nje kohe te gjate izolimi dhe vizita te shkeputura ne vende te tilla si Azerbajxhani, Izraeli, USA,France , Turky, Hungari, me ne fund do vizitoje Slovenin.

      1. Ben Chicago says:

        o rami
        po ik ore derdimen te 55 ose ne ndonje gazete serbe

  2. fiku says:

    kjo eshte nje vizite e sforcuar sepse politikanet slovene kane veshtire t’i japin doren nje pseudpolitikani si berisha qe i ka lyer duart me gjak dhe qe nuk respekton as edhe nje nen te funsionimit te shtetit demokratik.

  3. Nordi says:

    Po kjo nuk qenka nje vizit zyrtare ku objekti themelor i takimit te jene mardheniet midis vendeve sipas fushave te interesit. Ky qenka nje takim rajonal ku kete pallen tone e duan si mbushes dhe per te tallur bythen kur te fus ndonje kopace nga ato te vetat. Apo si ka pa dogan fare ato ky ….

  4. armand says:

    Per ti dhene nje ton gazmor edicionit te 7 te Forumit Strategjik te BLED-it kane ftuar edhe komikun Berisha.Beni gati komentet per deklaratat idiote te kllounit berisha.

  5. mergim tari says:

    Mos shkon ti thote “PLAÇ” slloveneve per helikopterin qe do te dergojne per te shuar zjarret, pasi ky monster nuk di te thote as “FALEMINDERIT” dhe as nuk do qe te shuhen zjarret….

    Nuk mundet qe ai qe i ka vene zjarrin Shqiperise dhe po e fal dhe e shet si me qene placke tregu te mundet te thote faleminderit kur zjarret po djegin tere vendin…, ate qe ka mbetur….

  6. Ilir says:

    Hallall berishe per dixhitalizimin qe i bere shqiperise, por s’duhej kaq masiv se keta cobenjte edhe kullosin dhite neper bjeshket shqiptare edhe kane cel. me internet jane bere dhe komentues politike. Rruani dhite dhe mos vini zjarre cobenj truzhavorre.

    1. arrori says:

      po fullanin per te na bere karshillek nuk do e marre me vehte?

  7. Harresa says:

    Po takimin ne Usa e harruat mor bij? Nejse. Mbani fort Ramen o Tema se ju ka nderuar ne Afrike.

  8. Kjo vizit e vuqidolit ne slloveni nuk eshte tjeter veq kordimin i planeve te hashim thaqit dhe dhendrrit te fazliqoviqit,per bisedime me serbin thaqi gjithashtu ka shkuar ne slloveni,dhe doja punojn kosoves dhe shqiperis

  9. Genti35 says:

    Duhet me te mbajt ty o “harresa” se qe nga emri qe ke vene duket qe je i harruar, qenke akoma ne vitin 1991. Ftillohu se je ne 2012.

  10. dardha says:

    Vertete Barisha nuk gezon konsiderate ne qarqet politike europiane. Pas izolimit te gjate nga Europa, ia fut nje rruge per Azi, ku e presin si Sulltan,se atje ne Azi nuk te pyet kush per zhvillimin demokratik te vendit dhe plotesimin e kushteve per te hyre ne BE. Atje lideret e shtetit jane gati edhe padrone te tij. Ne kete pike Berisha perpiqet t’i imitoje.
    Por vizitat ne Europe Berisha i do shume, i kerkon me ngulm dhe i propagandon shume, pavaresisht se atje ndonjehere nuk respektojne as protokollin qeveritar te detyrueshem dhe nuk i shtrojne as tapetin e kuq.
    Berisha duhet ta kuptoje se modeli aziatik i qeverisjes nuk preferohet ne mes te Europes. Duhet ta kuptoje dhe te reflektoje.

  11. zum zum says:

    o rami o ramiz po ti sikur e ke baba berishen ,apo eke se na hape barkun me budalleqet e tua

  12. huligani says:

    te gjithe ju qe beni komente pa asnje vlere jeni trapa. Rrofshi e qofshi!

  13. Sali Vetmia says:

    Tema e ka gabim.Kjo nuk eshte vizite e KM shqiptar ne Slloveni kasten per te me ftese te qeverise slovene.Eshte takim shumepalesh, pra vizite te veten nuk e ka Sala e ka ne kuadrin e mbledhjes se perviteshme shumepaleshe.ja keni fut kot Tema.

  14. SKENDER BEU I VJETER says:

    E HENGRI KOQEN E RRUSHIT.SLLOVENET DO JA BEJNE KOTKEN E KAFESE QENIT.KANE MARE UDHEZIM NGA EVROPA DHE USA TA QEROJNE PLEHREN SE BOLL PO U VERTITET SI PORDHA NEPER BREKE.

  15. Deni says:

    Fytyre krimineli,i neveritshem,le te shkoje edhe ne hene ky mashtrues nuk e ndryshon dot statusin Sali Krimineli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje