Ngrihet aktakuza e pestë për Ivo Sanader. Sa do ngriheshin për këtë tonin?

3 Shtator 2012, 12:34Politika TEMA

Një akuzë e pestë është ngritur ndaj ish- kryeministrit kroat, Ivo Sanader. Sipas Balkan Insight akuza është për dëm ndaj buxhetit të shtetit në vlerën 3.6 milion euro. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i gjykatës së Zagrebit.

Sanader është nën akuzë së bashku me ish- ministrin e agrikulturës, Petar Cobankoviç, ish- deputetin Stjepan Fioliç dhe një person tjetër.

Prokurorët pretendojnë se dëmi është bërë duke shitur një godinë, të ndërtuar nga firma e Fioliç, për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për dyfishin e vlerës së godinës.

Prokurorët thonë se Sanader dhe Cobankoviç kanë ndihmuar që vendimi të miratohet përmes qeverisë.

Deri më tani janë katër padi të ngritura ndaj Sanader për marrje ryshfeti, për tërheqje parash nga paratë e ndërmarrjeve publike dhe financim të paligjshëm me para publike të firmave të miqve.

Sanader është aktualisht në dy gjyqe, ndërkohë që një i tretë pritet të nisë në muajt në vijim.

Gjyqi i dytë ka dy padi të unifikuara për marrje ryshfeti.

Në gjyqin e parë Sanader akuzohet se ka marrë 2 milion euro nga paratë e sipërmarrjeve publike, të tërhequra nga partia e tij.

Në gjyqin e dytë ai akuzohet se ka marrë ryshfet gjysëm milion euro për të ndihmuar bankën austriake Hypo të hyjë në tregun vendas. Padia e dytë e këtij gjyqi është për marrjen e 10 milion eurove nga kompania hungareze MOL për marrjen e të drejtave mbi kompaninë kroate të naftës Ina.

Padia e katërt e akuzon Sanader se ka detyruar kompaninë shtetërore të energjisë, HEP, të furnizojë me çmim të ulët firmën Dioki, në pronësi të një miku të Sanader.

13 komente në “Ngrihet aktakuza e pestë për Ivo Sanader. Sa do ngriheshin për këtë tonin?”

  1. BACE U KRY says:

    Kete tonin nuk ka gjykate boterore qe e merr persiper! Vetem gjyqi i popullit dhe; “BACE U KRY!”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html

    1. raimondi says:

      Saliu behet si zvarranik para ketij kroatit qe eshte nje mbushes topi

      Saliu behet ure para te huajve dhe ujk para shqiptareve shkerdhata

      Por akuza ndaj Sales nuk ngre dot, se Sala eshte dhelper, i kabere gjerat duke perdoru firmen e te tjereve

    2. PD says:

      Bar miu, nga shoket e vet do marri. qe t’ja mbyllin gojen nje here e pergjithmone. te fshehin edhe pislleqet qe kane bere sebashku!

  2. fieraku4u says:

    KY I JONI DUHET CUAR NE GJYKATEN E HAGES PER GENOCID NDAJ POPULLIT VET, PER NE 1997.

  3. Dean says:

    Shiko se si flet ky BARBARI i shpellave,po sikur 1 INFERIOR dhe SERVIL i lindur.
    Satander nuk po t’a var trapin,INFERIOR shpellash,c’a vazhdon e i lepihesh si ato k…t e liga vetem e vetem qe te marresh 1 Buzeqeshje apo 1 Aprovim,oj kafshe malesh.
    Ai ka ul syte,ka vendos ne fytyre masken e 1 njeriu qe degjon me vemendje dhe sikur eshte ne brendesi te muhabetit,por mendjen e ka larg,ke aferat e vet.Ndersa ky BARBARI yne kujto se po i plas menderja Satanderit per brockullat qe keput ai.Po ti s’di me fol e me u artikulu ne Shqip,mor shkerdhat shpellash,lene mo me u marr vesh me 1 te huaj.
    Po pse je kaq i neveritshem,o ”K/Ministri” i shqiptareve,pse??????????

  4. Ivani i madh says:

    po ketij tonit kur do ti ngriet e para se ka bere me shume se ai zullume dhe krime apo kur te shkoje ne boten tjeter kete duhet te na i thote opozita ,AKZ dhe FRD e presidentit qe fliste ne heshtje apo e zuri gjumi tani se e zgjiodhi dhe n/kryetarin e KLD se keshtu trumpetonte se i takonte atij por ishte vetem nje flluske sapuni.Fakte e deshmi keni sa te duani por sja u mban gonia se me duket se jeni te gjithe te implikuar e te njollusur ne krime e afera koruptive .DHE FLISNI E BENI LLOGJE NEPER MEJANE SE DO TA BEJME KESHTU E ASHTU POR PER PADI E CESHTJE KOMBETARE E TRADHETI NDAJ ATDHEUT SJA U MBAN TE NGRINI SE JENI LEPUJ E FRIKACAKE .

  5. Delli USA says:

    Ne se Snaderit i jan ngritur 4 padi,Saliun nuk ka ku e ze qeni po te zbatohet ligji.Monstra Sali qe kur ka hyre ne politik nje pune di te bej,te shkeli ligjin.

  6. tradita says:

    Doni apo nuk doni ju, Sali Berisha është nder 3-4 Burrat e shquar te kombit shqiptar.As nje fije floku nuk mund t’i preket.Mos mashtroni vehten dhe militantet e shkrete.

  7. Anti-kta says:

    PER KETE TONIN DO I “NGIHEJ” AKUZES…

  8. I-liri says:

    Budallenj kroatet. Akuze per 3.6 milione euro. SRB-i jone vetem ne rrugen Durres Kukes perlau 230 milione euro, dhe i dhane qortim shoqeror. Nuk ben burri per 230 milion euro.

  9. Ne mes tuaj kam qendruar... says:

    Obobo, me u çu Enveri prej varrit nuk do te kete vend ne burgje . Ah sa i domosdoshem eshte nja 3 muaj. Çohu Enver se eshte qelbe vendi nga kriminele,hajdute,te korruptuar,imorale,dallkauke e kopuke. Ska bire nene qe i del kesaj te keqeje perpara . Vetem AI do bente pune dhe seriozisht e kam. Pse kush tjeter ?

  10. Ndoc sukaj says:

    Te ngresh akuze per Sali Berishen do te thote njesoj si te akuzosh ,,Skenderbeun,, per ,,Tradheti kombetare,,(i cili ne ate kohe luftoi pa pare)Ky njeri i rralle e mbrojti Shqiperine nga firmat piramidale te vitit ..97,,,,,,mbrojti,, voten e lire te te vitit ..96,,,mbrojti shtetin ne ..97,, dhe nisi avione ushtarake drejte vlores,,,mbrojti,,Tiranen nga ,,Gerdeci i Vores,,.,,Mbrojti,,shtetin gjate pucit te,,98-es dhe asnjehere si ia la fajin vetes.Luftoi sa mundi me ,,komuniste,, e mbushi Shqiperine plot me puciste,Organizoi gjithmone puce e prita dhe fajin e holli nga opozita.Ky eshte nje ,,personalitet,, per tu respektuar …e kurren e kurres per tu denuar… O Sali o tu zgjate jeta shiti rrenat per te verteta,dhe ne te kerkofte kush dhogari thuaju se je ,,Mret,, ne Shqiperi… oi…oi ..oi.

  11. MARKO says:

    Per qente e rruges nuk besoj se ka akuze pse futen neper kazanet e pleherave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje