I heton SHISH edhe familjarët e kryeministrave? Po, thotë ish-kreu Myftari dhe përmend Xhoana Nanon

3 Shtator 2012, 20:36Politika TEMA
I heton SHISH edhe familjarët e kryeministrave? Po, thotë ish-kreu

Një nga versionet e përmendura këto ditë në media lidhur me fiksimin e Berishës për të marrë me çdo kusht nën kontroll edhe Shërbimin Informativ, është ajo e ekzistencës së të dhënave komprometuese për anëtarë të familjes së tij, më konkretisht fëmijëve. Nëse ky version qëndron, qoftë edhe pjesërisht, pyetja e parë që të vjen në mend është: A hetohen nga Shërbimi sekret edhe familjarët e kryeministrave? Nëse do provonim një përgjigje bazuar te precedentët, del se ato ekzistojnë, së paku, kjo kuptohet nga një artikull në të përditshmen “Panorama”, ku citohen disa deklarata të atyre që kanë drejtuar Shërbimin sekret nga 1991 e këtej.

Një prej tyre, Petrit Myftari (drejtues i SHISH në 2004) citohet të ketë deklaruar se ka dhënë një urdhër për hetime për Xhoana Nanon: “Duke zbatuar ligjin, u kërkova të gjithë drejtorëve të arkivave që ishin në varësi të Shërbimit, të kontrollonin…”- është shprehur ai – pasi, (citohet Myftari): “në media, por dhe nga segmente të caktuara të politikës, zonja Xhoana Nano ishte akuzuar për lidhje me agjenturën e një vendi fqinj, Greqinë, ku ajo kishte jetuar për një periudhë kohe”.

Ka deklaruar Myftari: “…Por ndërkohë, urdhri im ishte mësuar nga kryeministri. Ai më kërkoi në zyrë dhe, dukshëm i pezmatuar, më pyeti se si ishte e mundur që as për një gjë të tillë, kaq drejtpërdrejt e lidhur me vetë atë, nuk e kisha vënë në dijeni.  Kryeministri ishte i pakënaqur dhe më kërkoi që një përgjigje të tillë ta jepja edhe me shkresë zyrtare. “Është e pamundur, i thashë, për të prodhuar një shkresë të tillë, më duhet një shkresë zyrtare nga ju. Vetë e kam të pamundur të jap një përgjigje zyrtare pas një kërkese gojore”, iu përgjigja atëherë, dhe po atë moment (ishte pothuaj mesnatë) kjo shkresë m’u dha në dorë…Fatkeqësisht Shërbimi është konceptuar në funksion të pushtetit dhe jo të shtetit. Si të tilla, këto marrëdhënie, patjetër do të jepnin ndikimin e tyre edhe në të nesërmen…”.

http://respublica.al/artikuj/2012/09/03/i-heton-shish-edhe-familjaret-e-kryeministrave-po-thote-ish-kreu-myftari-dhe

13 komente në “I heton SHISH edhe familjarët e kryeministrave? Po, thotë ish-kreu Myftari dhe përmend Xhoana Nanon”

  1. krimi says:

    TELENOVELA PER TE ZGJATUR JETEN E PUSHTETIT.
    Sa femije shqipetare sot kane ‘fjetur’ te pa nmgrene?

    1. Bond, James Bond says:

      Ky Myftari paska qene kot fare.
      Jo mor burre, Visha Ajaze Lika Prenda eshte burre me integritet!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Politika Mesjetare Shqiptare: “Vet zot, vet shkop”..

    Nga kjo vuan Shqiperia…

  3. shqiptar says:

    jo nje po te gjithe jane spiuna te agjenturat e huaja greke serbe italiane gjermane franceze etj.prandaj shqiperia eshte shtet bananesh.sepse asnje nuk punon per shqiperine po secili per agjenturen e vet.edhe thone shqiperia te huajt shqiperia eshte shtet i varfer.jo vendet tuaja jane te varfera ku vetem bari i lopes behet asnje gje tjetr po ju vidhni vende si shqiperia i kolonizoni.sot shqiperia eshte koloni ku te huajt vjedhin permes politikaneve tane te shitur.

  4. Korcari vip says:

    Po !ahriu vetem te kete qene idiot dhe mos kete mbajtur kopje te procesverbaleve te pergjimeve. Kjo gje i djeg edhe me shume Sali Berishes. Parashikohet i njejti fat i Kosta Trebickes edhe per Bahriun nqs si boton sa me pare ado te di le te beje WikiShaqiri dhe te zhduket qe ketu se Sala nyk fal

  5. dibra says:

    Ja u hetuan nga SHISH, po pastaj. Nuk u hy ferre ne kembe. Nuk i preku Gerdeci, ku perfshirja e familjareve te Berishes ishte shume e dukshme. Nuk u hetua Fazliçi, nuk u hetua Ilir Meta, nuk u hetua Lulezim Basha, diku per tejkalim afatesh e diku imuniteti e diku per artifica te tjera. Çfare do te thote kjo? Ketyre pushtetareve nuk u intereson pafajesia, por thjeshte qe te mos kene pasoja. I moren masat. Me ata njerez ne SHISH, POL:Ici, e neser dhe ne Prokurori, bejne çfare t’u kete qejfi. Militante hesapi! A s’u kapen me tuta sporti e me pasaporta diplomatike ne qershor te vitit 1998, “diplomatet e faqes se zeze”. Ketu vodhen, neper bote fituan azile, jetuan si bosat ne Perendim me parate e vjedhura dhe erdhen prap per te vjedhur. Keshtu do te ngjase prap. Jane marre masat.

    1. mira says:

      Po lejeni Shalqiri eshte mare me opoziten e ti vije turp. Bashke me zevendesin e tij i ka ndjekur edhe qytetaret me te thjeshte qe deklarohen me Edi ramen …..metodat dihen. Eshte nje turp i rende i pashlyeshem te pakten ne ndergjegjen e tyre qe perdorin metodat e njohura te sigurimit te shteti ndaj qytetaresh te thjeshte…

  6. Palla says:

    Administrata publike, qeveria, parlamentieshte e mbushur me agjent. E keqja me e vogel eshte ngaqe nje pjese jane informatore te sigurinit te shtetit dhe e keqja ne e madhe eshtese jane ne sherbim te agjenturave te huaja, duke filluar qe nga kryeministri.
    Si eshte emundur qe asnje qe merr pjese ne administrate apo qeveri e parlament, ca me teper per ata qe kane qene jashte shtetit, nuk kontrollohen nga SHISH?
    Po po te behej kjo ka rrezik qe nuk do gjendeshin njerez per te mbushur vendet, dhe kandidatet per ne parlament do numuroheshin me gishtat e dores.

  7. Sinani says:

    Nuk eshte mire qe per qellime politike te perdoret emri i nje personi qe fatkeqesisht eshte ndare nga jeta ne moshe te re!

  8. Agjenti 007 says:

    Per Xhoanen po.Eshte mbledhur informacion. Per Liri BERISHEN dhe famljen kryeminitrore, nuk kane kellqe agjentet.

  9. arsen says:

    Ky avokati qe do behej dhe krye spiun gjate kohes kur luajti si rrezerve ishte thjesht nje koqe gomari sic eshte ne jete, as nje institucion nuk perdoret si privat,por, ky sic flet ne gjygjet qe sfiton as nje ashtu dhe ne gazeta shikoni sa personalitet ka’ pale te jete drejtues ky tip, siduket do ti hyje ne zemer edit, po sikur ta zgjidhnin me te vertet ?? te gjith shqiptaret qe kane aktivitete nderkombetare e sidomos me komshijte do i shpall spiun?????? ik ore komunist.

  10. lili says:

    nuk i heton se do ti dallin shume pune:nje here vetem me qeveritaret qe jane martuar me te hjaj ;me turk,me franceze ,me hollandeze, me grek;me italian!pastaj me ata qe kane disa detyrim per shtetet fqinj si xhoana,,apo miqte e berishes qe nje kohe shkuan neper bote….shme pune,po a eshte e nevojshme se keta ashiqare po dallim ne sherbim ;aspak te kamufluar se nuk ka mbet me shqiptar n’ate vend se perndryshe keta nuk do silleshin keshtu!

  11. paskuqani says:

    Kta rrugaç te politikes SHqiptare flen dhe bejn seks me asfalin greke dhe UDBne Jugosllave,talluni o SHqiptar me armikun e klasave,tani qe e ndieni nga afer epshin qe sjell mardhenia me kto dy agjentura qe jan ulur kembe kryq ne krye te shtetit SHqiptar,e meritoni te talleni,por nuk duhet harruar per tu par ne pasqyr dhe te shohim veten ku ishim ku jemi dhe ku poshkojm,se per shum gjera qe kemi shar deri sot,me duket se jemi gabuar rend,te dy kryetaret e partive si Fatosi dhe Saliu jan familjarizuar me tradhtin kombtare, njeri me grua Serbe dhe tjetri me paçavuren e asfalis Greke.DHE SOT SHUM TE RINJ HABITEN PSE VRISTE NJEREZ ENVER HOXHA,urdhoni puthini mender ne byth po te doni ndoshta esht me mir keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje