Mjeku i njohur, Prof. Isuf Kalo tregon në këtë intervistë për JAVA të djeshmen e tij si mjek i Enver Hoxhës, angazhimin në OBSH dhe punën që po bën aktualisht në krye të Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore. “A do të ktheheshit sërish në krye të klinikës së Bllokut?… Blloku nuk ekziston më. Nuk janë më as banorët që njoha, konsultova dhe mjekova dikur. Kur kaloj në rrugët e tashme të tij, mbushur me të rinj nëpër klube, kafene dhe qendra argëtimi, them me vete se fat më të mirë për të nuk mund të imagjinohej
Nga Skender Minxhozi
Revista JAVA
Profesor Kalo, prej disa vitesh jeni kthyer në Shqipëri, pas një qëndrimi të gjatë në Perëndim, ku keni punuar pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë. A jeni penduar për kthimin tuaj në atdhe?
Larg retorikës dhe “patriotizmit folklorik”, do të thoja që ky nuk ishte kthim. Kam parasysh në këtë vargjet e një poetit tonë që thotë se “Atdheu fillon tek zemra”. Unë zemrën, siç e merrni me mend, e kam pasur me vete kudo. Kemi qenë gjithmonë bashkë. Brenda saj ka qenë e mbartur gjithmonë me mua edhe Shqipëria, e mbartur “si macja në gojë kotelen e saj” – thotë në një varg Fatos Arapi.
Në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Danimarkë punova 15 vite. Aty më dolën thinjat e para dhe mbusha moshën e artë që zbatohet atje për pensionin. Danimarka më ofroi bujarisht ta kaloja përgjithmonë në gjirin e saj paqësisht fundjetën. Më bëri edhe krushk: im bir u martua lumturisht me një vashëz të mrekullueshme daneze. Dhe kjo na dhuroi dy thesaret më të shtrenjtë të jetës time: Nipin Fredrik dhe mbesën Emma. Çfarë mund të më jepte e ç’mund t’i kërkoja më tepër? Por Danimarka më deshi më shumë nga sa e desha. Sepse pashmangshmërisht më tërhoqi si magnet vendlindja. Ndoshta erdhi si urdhër nga kodi ynë i fshehtë gjenetik. Ishte diçka si vërtiku i pandalshëm i qengjit të Naimit: drejt zërit të nënës… Unë nuk e dija që kjo mund të ndodhte edhe tek një burrë me thinja.
Sidoqoftë në Shqipëri nuk erdha që të dehem me nostalgjinë e saj. Erdha të bëja diçka të dobishme për të; të punoja, të kontribuoja në transformimet që ajo kishte nisur. Solla me vete ato që kisha parë dhe mësuar në 52 vende të Evropës, kudo ku më çoi detyra në OBSH. Solla sidomos ëndrra të reja evropiane për shëndetësinë. Shqipëria qe nisur për në Evropë. Unë sapo u ktheva prej saj. Dhe nisëm të dy palët të kuptonim njëri-tjetrin. Të rigjeheshim dhe të rifitonin mes nesh harmoninë e dikurshme.
Unë kur them Shqipëria, nuk kam parasysh “malet e larta e fushat romantike me lule” të rilindësve, as ndërtesat, as rrugët e supermarketet, hotelet e apo restorantet e reja. Kam parasysh njerëzit. Atdheu janë njerëzit. Janë miqtë, kolegët, pacientët, studentët, fqinjët, familjarët e mi. Ata më kishin munguar në dherat e largëta të huaj. Sepse të tillë si të mitë nuk hasa askund. Tani eci në rrugë, më thonë e u them tungjatjeta njerëzve që më njohin, por që unë mund të mos i njoh. Kjo është ndjesia e lumturisë në vatrën tënde. Je mes njerëzve të tu. Pendesë që jam kthyer? As që bëhet fjalë. Do ishte njësoj sikur të pendohesha që kam lindur. Ri-ardhja për mua ishte rilindje. Një rilindje nën një fllad freskues shpirtëror.
Ju drejtoni “Qendrën Kombëtare të cilësisë, sigurisë dhe akreditimit të Institucioneve Shëndetësore”. Ku konsiston statusi dhe qëllimi i saj i punës?
Siç e shihni, Qendra që unë drejtoj ka emër disi të çuditshëm dhe lodhshëm të gjatë. Në fakt ajo mbart brenda saj një nga ëndrrat e mia, që solla si dhuratë nga jashtë për vendin tim. Qendra është shtetërore, strukturë e Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo ka qëllim të vendosë tre shtylla të munguara në sistemin tonë shëndetësor, i cili nuk i trashëgoi ato nga një modeli i vjetër ish-sovjetik. Ato janë mekanizmat e përmirësimit të cilësisë, sigurisë dhe performancës. Konkretisht Qendra synon që shëndetësia jonë të kryejë me korrektësi shkencore “shërbimet e duhura në mënyrën e duhur, në përputhje me standardet evropiane”, synon rritjen e produktivitetit shëndetësor të saj, kosto të përballueshme dhe minimizim të gabimeve në dëm të të sëmurëve, si dhe të respektojë të drejtat e pacientëve dhe t’u krijojë atyre kënaqësi maksimale gjatë ofrimit të shërbimeve.
Tingëllon utopike, apo jo? Në të vërtetë ideja e saj nuk qe shpikja ime. Është në kuadrin e një lëvizje reformuese që po zhvillohet që prej vitit 1990 në një numër vendesh të botës dhe Evropës. Ajo përbën tashmë prioritet të strategjive dhe programeve të sistemeve të tyre shëndetësore.
Unë kam pasur fatin ta drejtoj një program të tillë në OBSH, në Kopenhagen. Krijova eksperienca të suksesshme në disa vende dhe kështu më lindi ëndrra e bukur ngulmuese që ta nisnim këtë sfidë edhe në Shqipëri. Dukej si Don Kishotizëm dhe ndofta ende duket e tillë. Por po të lemë mënjanë modestinë, Qendra ka kryer tashmë një volum të admirueshëm pune, për krijimin e strategjive, metodave, mjeteve, standardeve dhe mekanizmave të cilat janë të domosdoshme në fazën përgatitore. Së fundi realizuam edhe eksperiencat e para të akreditimit në shëndetësi. Kjo ishte “bingoja” ime në kuptimin sedrës profesionale.
Por përmirësimi i cilësisë në nivelet e kërkuara nga standardet e akreditimit është proces i gjatë, i vështirë sepse has rezistenca. Është kundërshtimi që vjen nga inercia, nga tronditja e rutinës dhe shprehive penguese të trashëguara. Përmirësimet nuk kryhen dot “tak-fak”, as me urdhër, as me ndëshkime, por me një program të detajuar pune hap pas hapi. Ato kërkojnë mekanizma mbështetës stimulues dhe motivues, si dhe promovimin e një kulture të re tek personeli shëndetësor dhe menaxherë e drejtues shëndetësie lidhur me përgjegjësitë dhe rolin e vullnetshëm të secilit aktor në këtë proces. Më së pari kërkohet reformim i mendësisë dhe i përgjegjshmërisë. Sepse përmirësimet e cilësisë pritet të krijohen ndërgjegjësisht nga vetë njerëzit tanë, qofshin ata me bluzë të bardhë, apo ata me “jaka të bardha”.
Ishte sidoqoftë kënaqësi dhe inkurajim për stafin e qendrës, që ish-kolegu ynë i dikurshëm, kryeministri Berisha, e vlerësoi menjëherë idenë dhe misionin e kësaj qendre dhe madje erdhi vetë personalisht dhe preu shiritin inaugural të saj.
Sa herë flitet për shëndetësinë, reagimi i publikut nuk është rozë. Dy dekada pas rënies së komunizmit, ky sektor vijon të kalojë një periudhë komplekse e të vështirë. Pajtoheni me këtë përshkrim?
Pajtohem plotësisht në kuptimin që asgjë në të nuk është (dhe as ka qenë) rozë. Ka qenë dhe është gri, komplekse dhe vështirë. Sepse sistemet shëndetësore ndryshojnë dinamikisht bashkë me vendin dhe popullatën e tij. Shëndetësia është përherë disa hapa më para se shoqëria, në lidhje me zgjidhjet dhe shërbimet e reja, që falë progresit shkencor përpiqet t’i realizojë dhe t’i ofrojë, ndërkohë që popullata dhe qeveritë për fat të keq nuk janë gjithmonë në gjendje që ta ndjekin ritmin e saj, në kuptimin që ato nuk arrijnë ta mbështesin dot e t’i plotësojnë shëndetësisë mjetet dhe burimet e domosdoshme, për t’i realizuar të gjitha “mrekullitë e pabesueshme çmendurake” të saj.
Shëndetësia në emër të shëndetit dhe jetës nuk ndalet, nuk njeh kufi në sfidat e “mundësimit të të pamundurave”, kurse qeveritë dhe popullata me “kopraci” i lidhin asaj duart, i vënë limite dhe kufij strikt në financim. Në këtë kontekst reflektohet se çfarë vlere dhe vendi popullata dhe qeveritë i japin shëndetit në listën e prioriteteve dhe të pasurive të tyre kombëtare, ose e thënë ndryshe në ç’masë ata e vlerësojnë shëndetin i popullatës, si faktor thelbësor për prosperitetin ekonomik, social të vendit.
Nëse flasim konkretisht për shëndetësinë tonë të sotme, duhet pranuar me objektivitet që ajo kryen volum shumë herë më të madh shërbimesh, llojshmëri të shumta të reja, përdor barna teknologji moderne që as ëndërroheshin më parë. Dhe financohet progresivisht më tepër çdo vit. Ajo përballet me faktorë shumë të rinj rrezikues dhe dëmtues të shëndetit, që burojnë nga stili i ri jo i shëndetshëm i jetës së popullatës, nga moshimi progresiv i saj, nga urbanizmi intensiv i paplanifikuar; të cilat mbartin secila një numër të madh rreziqesh për sëmudshmërinë dhe aksidentet shëndetësore. Shëndetësia jonë po punon me profesionalizëm më të avancuar, ndërkohë që përballet me shtrenjtimin progresiv të teknologjisë dhe barnave të reja.
Krahasimet për shëndetësinë tonë nuk ka më sens të bëhen me të shkuarën. Ato duhen bërë me Evropën e sotme dhe me atë të ardhme. Drejt saj po shkojmë hap pas hapi. Por aty nuk jemi akoma, se Shqipëria në tërësinë saj, për nga standardet ende nuk është Evropë. Prandaj është utopi të pretendohet që vetëm shëndetësia jonë si ishull i izoluar, do mund të jetë që sot e tillë.
Nëse do t’ju ftonin të bënit dy reforma urgjente në sistemin aktual të shëndetësisë shqiptare, cilat do të ishin ato?
Mesa di, francezet thonë: mos thuaj asnjëherë dy pa thënë tre. Unë do prioritizoja:
Së pari, dixhitalizimin dhe kompjuterizimin e plotë të saj. Një shëndetësi që ende punon me shkarravina nëpër fletushka, në dosje e kartela të tipit ish-sovjetik, në kohën sotme stonon dukshëm. Digitalizimi do revolucionarizonte sistemin e informimit, të mbledhjes dhe monitorizimin e të dhënave dhe karhasimin e tyre mes qendrave shëndetësore brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat do të mund të ndjekin të sëmurin kudo e në çfarëdo moment që ai ekzaminohet dhe mjekohet dhe cilësia e shërbimit do mund të matet dhe të informohen qytetarët për qendrat vërtetësisht më të mira. Digitalizimi do t’i mundësojë asaj në shkallë vendi ose në hapësirën rajonale, monitorizmin e cilësisë së kujdesit, të performancës dhe të kosto-eficiencës.
Së dyti, një reformë manaxheriale për të rritur eficiencën e shërbimeve. Shëndetësia jonë është mjaft e zonja dhe e ditur lidhur me sëmundshmërinë, por është analfabete në ekonomi dhe menaxhim. Pamjaftueshmëria e resurseve është kudo për shëndetësinë, “sëmundje kronike e pashërueshme”. Për një sërë arsyesh objektive të njohura, mangësitë financiare do jenë të pashmangshme edhe në të ardhmen.
Në pamundësi të përhershme të ketë aq resurse sa dëshiron, ajo duhet të përvetësojë artin e nikorqillëkut, të mirë-përdorimit dhe mirë-adminsitrimit të atyre resurseve njerëzore teknologjike dhe financiare që disponon. Standardizmi, akreditimi dhe Mjekësia e Bazuar në Evidencë, janë edhe tek ne çelësat në zgjidhjet e mundshme për këtë.
Së treti, një reformë brenda vetë profesionit mjekësor, lidhur me demokratizimin e brendshëm dhe transparencën e munguar deri tash të saj.
Kjo në kuptimin e respektimit të të drejtave legjitime të pacientëve, të aktivizimit të tyre si partner të domosdoshëm dhe vendosjes së pacientëve në qendër të sistemit. Me to synohet “ri-pronësimi” i sistemit shëndetësor. Ai është “uzurpuar” në mënyrë abuzive nga mjekët dhe u duhet kthyer pronarëve të vërtetë: pra të sëmurëve dhe qytetarëve, të cilët janë përdoruesit dhe financuesit e tij. Autonomia profesionale e mjekëve në vendimmarrjet mjekësore duhet të reformohet gjithashtu nga ajo e sotme, e bazuar në opinione subjektive autoritare mjekësore në atë të bazuar në rekomandimet e Udhërrëfyesve të praktikes klinike më të mirë, të bazuar në fakte dhe evidencë shkencore.
Njiheni, në të shkuarën, si mjeku i ish-udhëheqjes komuniste. Sa vijon t’ju “ndjekë” ky reputacion edhe sot, kur kanë kaluar mbi njëzet vjet nga rënia e komunizmit?
Çuditërisht ende vazhdon. Por nuk është një reputacion qëllim-keq. Me sa kuptoj mitizimi dhe glorifikimi që i bëhej asaj kohe ish-pacientëve të mi të udhëheqjes së lartë dhe veçanërisht Enver Hoxhës, rrezatohej edhe tek personat “fatmëdhenj” që kishin rastin t’i shihnin dhe komunikonin me ata nga shumë afër, pranë tyre qoftë edhe në detyra dhe shërbime thjesht proefesionale, siç ishte rasti i mjekut.
Pa dashur të bëj “Belulin”, ajo që më habiste kur erdha nga Danimarka në Shqipëri ishte se shumë pak vetë më njihnin e më kujtonin si një nga themeluesit specialitetit të endokrinologjisë dhe diabetologjisë tonë; si drejtues i parë i klinikës dhe katedrës universitare të veçante për këtë specialitet; si themelues e president i parë i shoqatës së diabetit në vendin tonë, si mjek specialist që kisha konsultuar ndoshta mijëra persona me diabet në Shqipëri dhe as si mjeku i parë shqiptar i punësuar për 15 vite rresht në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në krye të një programi të saj të përmirësimit të diabetit në Evropë, madje dhe drejtues i një departamenti të kësaj organizate për Evropën.
Për shumicën e shqiptareve unë pata mbetur dhe ndofta ende mbetem vetëm “Mjeku personal i Enverit”. E them këtë pa ndonjë kompleks apo shqetësim. Përkundrazi, eksperienca që pata me të si mjek i tij, është unike dhe me mbresa komplekse të paharruara për mua. Në fakt as unë e askush tjetër nga kolegët e mi, nuk mund të jetë dhe mbetet mjek i një personi të vetëm. Limitimi i veprimtarisë në një fokus kaq të ngushtë do ishte së pari vetëvrasje profesionale, por edhe vetë-përjashtim nga kontributet etikisht obligative për mjekësinë në përgjithësi.
Si e kujtoni sot, 22 vjet pas rënies së komunizmit, atmosferën e bllokut të udhëheqjes? Si e analizoni tani frikën dhe tutjen që ngjallte asokohe ajo lagje e vogël e Tiranës së Re tek shqiptarët e thjeshtë?
Më shumë se frikë, “Blloku i udhëheqjes” në kohën kur unë hyra në të për herë të parë si mjek, ngjallte së jashtmi mister dhe zili. Rrethimi i tij me një gardh ushtarësh si roje dhe Mercedezët e zinj që hynin e dilnin në të, ishin në atë kohë impresionuese. Blloku kishte aureolën si një copëz parajse e rënë nga qielli në mes të Tiranës, në të cilën jetonin njerëz me fat hyjnor. Me këto ndjenja aso kohe, djalosh 22 vjeçar, unë hyra me stetoskopin e mjekut në çantë plot ndrojtje në të. Por nuk do kalonte shumë kohë dhe do ndërgjegjësohesha që Blloku, më shumë se territor i privilegjuar, qe mendësi e kopjuar në Kremlinin sovjetik. Ishte një ishull i mburrjes dhe karshillëkut ndaj qytetarëve të thjeshtë, një supremaci vulgare e tipit bejleresk dhe provincial.
Në vend të lumturisë, të haresë të shpenguar, të rrezatimit kulturor dhe shpirtëror, të pritshme prej privilegjeve materiale që gëzonin, banorët e Bllokut ishin si të mbërthyer nga ankthi e frika e të papriturave, të zhytur në monotoni e zbrazëti. Smira, intrigat, lajkat, hipokrizia dhe sidomos thashethemet ndaj njëri-tjetrit, lulëzonin si kudo, edhe këtu. Shumica e banorëve të Bllokut ishin njerëz të edukuar, të mirë, bujarë, të respektueshëm; por dukej sikur i ndiqte pas një hije pasigurie, një si mallkim që ndofta trashëgohej nga vilat e tyre, të cilat kishin ndryshuar disa herë banorët e tyre, pas rënies së beftë në fatkeqësi. Nga jashtë hamendësohej që jeta familjare brenda tij të qe e stilit modern evropian, në të vërtetë ajo ishte më së shumti e tipit “feudal-patriarkal”. Rrallë kishte në të familje të vogla me përbërje burrë-grua-fëmi. Në shumicën e tyre bashkëjetonin tre breza bashkë. “Nënot”, plakat e Bllokut, qenë pacientet tona të përditshme. Por dhe hallat, tezet, motrat e vëllezërit dhe jo rrallë edhe farefisi i tyre që vinte t’i takonte ato.
Brezi i parë i fëmijëve të Bllokut që arriti moshën e adoleshencës e pastaj të adultit në vitet që unë isha si mjek aty, kishin afërsisht moshën time dhe shumë prej tyre i pata edhe miq. Habitesha që pavarësisht se krijonin familjet tyre, jo pak prej tyre vazhdonin bashkëjetesën me prindërit e thinjur tashmë. Ishin jo vetëm privilegjet, makinat, shërbimet shëndetësore, por vetë adresa e Bllokut, që për ta përbënte një çertifikatë prestigji dhe kredibiliteti për karrierë. Por ndryshimet e mentaliteteve dhe këndvështrimeve mes brezave nisën të bëjnë të vetën. Ideali i prindërve dikur partizanë dhe morali i tyre ideologjik që i predikohej popullit, nuk arriti të përçohej tek pinjollët tyre me xhinse dhe t-shirte. Në vend të këngëve partizane dhe të marsheve revolucionare, në Bllok, më shumë se sa jashtë tij, dëgjoheshin këngët Rock të Elvis Preslit.
Fëmijët dhe çiftet e reja të bllokistëve tronditën dhe nxorën jashtë loje makinerinë propagandistike të partisë, për thjeshtësinë dhe shpirtin e sakrificës komuniste. Me padurimin dhe babëzinë e përfitimeve e favoreve materiale e karrieriste prej prindërve byroistë, me ekstravagancat vanitoze të modës, tualetit, bizhuve, çizmeve dhe argëtimeve “elitare”, do shënonin shembjen përfundimtare nga brenda të fasadës moraliste “proletare” të tij. Nga “Mekë” e komunizmit, Blloku u bë altar i favoritizmit. Merita e pavullnetshme e madhe e të rinjve të Bllokut për vendin, ishte se ata me dashje apo pa dashje vranë në fakt tentativën iluzive komuniste “të krijimit të njeriut të ri”. Njeriu i ri lindi si ide në Bllok. Dhe u varrros po aty. “Bomba” tjetër me sahat që hodhi në erë iluzionet e asaj pjese të popullit të doktrinuar, ishin thashethemet. Ato ishin çamçakizi që përtypnin dhe ripërtypnin nervozisht bllokistët Thashethemet ishin “gazeta e pashkruar e përditshme” që lexohej me një frymë nga të gjithë. Të sajuara ose me copëza të vërtetash, ato përhapeshin me shpejtësi fshehurazi spontanisht, ose të komanduara nga të interesuarit, gojë më gojë nëpër Tiranë dhe gjithë vendin. Shpërndarësit e parë të tyre ishin “bllokistët jo bllokmen”: ushtria e truprojeve, shoferëve, guzhinierëve, shërbëtorëve (që quheshin punëtore), personelit të shëndetësisë, kopshtarët, marangozët, elektricistët, dadot e fëmijëve të punësuar në Bllok. Pasi qarkullonin nëpër vend, thashethemet ri-ktheheshin në rrugë zyrtare me anë të spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit, si “informime të besueshme nga poshtë, prej bazës”, tek udhëheqësit e lartë, e deri tek veshi i vetë Enver Hoxhës.
Një pjesë të tyre ose opinioneve për bllokmenët, e krijonte vetë “Ushtria” e mësipërme e personelit që i shërbente bllokut. Në vartësi, sesi bllokistët silleshin me ta: miqësisht, me përzemërsi apo me arrogancë dhe brutalitet; atyre u viheshin edhe etiketat virtuale “njeri i mirë, xhymert, i thjeshtë, garip, dora jonë” ose “maskara, horr, xhahil, i poshtër, katundar, borgjez, dredhës”.
Rrufetë vrastare që binin befasisht më pas në kokën e bllokistëve, deri dhe “shporrjet” e tyre nga Blloku, kishin për burim më së shumti, dy herezi të pafalshme, (pavarësisht të faktuara apo jo): “Se pari dyshimet në besnikërinë” ndaj partisë dhe Enverit; dhe së dyti “dyshimet për imoralitet”, sidomos jashtë-martesor. Nuk di, me këto që ju thashë, si do e quanit ju punën në Bllok; “privilegj, fat apo makth”?
Si do ta përshkruanit tani, pas dy dekadash nga rënia e sistemit, figurën e Enver Hoxhës? Ju e keni njohur atë nga shumë afër dhe keni një njohuri shumë më të thellë rreth tij, sesa pjesa dërrmuese e shqiptarëve.
Figura e Enver Hoxhës ose Enver Hoxha si personazh kombëtar, nuk ka qenë dhe as është objektivi im. Për të duhen dëgjuar historianët, politologët, ideologët dhe sociologët. Detyra ime kufizohej me Enver Hoxhën si person ose më saktë, si pacient. Ka qenë kurioz për këtë edhe një regjisor i njohur francez, i cili më kërkoi si ju një intervistë.
-Si do e karakterizonit ju- i thashë unë – një person mjaft të pashëm, serioz, burrëror, veshur gjithmonë pastër me shije e kujdes, që kishte afeksion për nënën, modern, që trajtonte me respekt gruan, që takonte me dashuri fëmijët e tij dhe nipërit, mbesat; që nuk mungoi asnjëherë pa shkuar në punë, apo aktivitete zyrtare, që studionte e lexonte çdo ditë dhe kishte në shtëpi bibliotekën më të pasur të vendit, që nuk kishte asnjë ves “mashkullor” në kuptimin e pijes, kumarit, apo orgjive me gratë, dhe që mua si mjek më dëgjonte me vëmendje, më pyeste, më kundërshtonte por edhe bashkëpunonte dhe kërkonte llogari për rezultatet e pritshme. Miku francez më ndërpreu: Po a nuk qe ai ne krye të një prej diktaturave më gjakatare? Zotni – ju përgjigja – më pyetët për diktaturën si regjim, si mënyrë qeverisje, apo për diktatorin si person dhe si pacient?
Enver Hoxha është pa dyshim pacienti më impresionues që kam ndjekur gjatë jetës time. Ishte pacient i vështirë, sepse nuk të lejonte nënshtrimin nën tutelën mjekësore, por qe bashkëpunues aktiv kur e gjykonte që mbikëqyrja dhe ndërhyrjet mjekësore nuk ishin abuzive, të tepruara nga ana jonë. Ai ishte i mirëinformuar për sëmundjen që vuante dhe rreziqet e saj, por nuk pranonte që as ajo as mjeku të dominonte dhe diktonte jetën dhe veprimtarinë e tij. Avantazh i madh psikologjik i tij ishte se nuk kishte frikë ose të paktën nuk e shfaqi atë. Nuk qe anksioz maniak, as për sëmundjen as për vdekjen. Këtë të fundit nuk e përmendi asnjëherë, madje edhe atëherë kur qe qartas koshient që e kishte shumë pranë.
Pa u përzier në vlerësimet për të si udhëheqës e diktator, unë si mjek i mbetem mirënjohës për besimin, simpatinë dhe respektin si pacient, për dashamirësinë dhe bashkëpunimin që më dëshmoi në ato vite. I jam mirënjohës edhe se, ndryshe nga kolegët e tjerë të mij të ekipit të tij mjekësor, ai mua personalisht nuk më përzjeu, nuk më aktivizoi në asnjë strukturë apo karrierë politike, të qeverisë, parlamentit apo partisë, të cilat i kishte të gjitha në dorë. Më ruajti si fëmijët e tij? Ndofta! Ai të njëjtën gjë bëri me të dy djemtë dhe vajzën e tij. Edhe për ata e quajti më të pëlqyeshme të mos i ngatërronte me politikë, me partinë apo qeverinë, por të merreshin vetëm me profesionet e tyre. Nuk di nëse edhe ata e falënderojnë për këtë tani, si unë.
Po lidershipi tjetër komunist, në ç’raport qëndron me standardin dhe konceptin modern për lidershipin? Sa të sakta janë talljet dhe ironia e pafund që është përdorur ndaj shefave komunistë, pas vitit 1990?
Në të vërtetë shpotitë dhe barsoletat për disa prej tyre patën filluar shumë kohë më parë nën zë, edhe në vitet kur ata ishin në fuqi. Do e ilustroj me një episod disi butaforik.
Në një nga seancat e pëshpëritjeve tepër intime që bënim sipas rasteve asaj kohe, me kolegët miq të ngushtë super të besuar të mi (ato zhvilloheshin spontanisht në spital me Prof. Ylli Popën, Nestor Thereskën, Fedhon Meksin, Sulejman Kodrën, Koço Poron e natyrisht edhe Sali Berishën), një ditë, duke komentuar e bërë humor me librin e Oruellit “Ferma e kafshëve”, u vumë në lojë për të ndërtuar një “Zoopark”me udhëheqësit më të lartë të atëhershëm të vendit. Për secilin duhet të gjenim specien që i përshtatej më shumë udhëheqësit në fjalë. Në krye, për Enverin, natyrisht vumë Luanin, mbret i tyre – i tërë-fuqishëm, hije rëndë, i sigurtë dhe me vështrim hetues, që me një gërhimë drithëronte gjithë të tjerët. Në kafazin e dytë, ngjitur me të vumë Mehmetin – tigër, i shkathët, mizor, i paparashikueshëm dhe me xhelozi të fshehtë ndaj plotfuqishmërisë së luanit. I treti: Hysni Kapo – elefant, besnik, i qetë, punëtor i duruar, që i mbante çdo gjë mbi shpinë, i devotshëm deri në keqpërdorje, modest, me memorje perfekte për porositë e Luanit.
Kafaze të tjera të kohës qenë: Beqir Balluku – arush, babaxhan, që pëlqen ahengun me dajre dhe kënaqet me mjaltin dhe qengjin në hell.
Në kafazin e pestë, Kadri Azbiun – leopard, i zhdërvjelltë, gjithmonë vigjilent, i gatshëm në dukje, i ngjashëm, por në rivalitet të fshehtë me tigrin. I gjashti: Ramiz Alia – asgjë tjetër nuk gjetëm për të më të përshtatshme, sesa lepur gjithnjë i frikësuar, herë i fshehur pas kaçubes, herë që del prej saj hop-hop sipas rastit dhe rrezikut që ndjen nga luani.
Manush Myftiun e bëmë një kukuvajkë, meqë përplaste shpesh qepallat dhe grindej e qahej vazhdimisht “kuku, kuku” në errësirë gjatë natës (sepse ditën nuk guxonte), pa u kuptuar se çfarë donte në të vërtetë. Edhe krushkun e tij Adil Çarçani – e vumë në kafaz shpendësh, si Buf i butë : me sytë e shqyer, vazhdimisht i habitur, pa zë, sikur nuk kishte dijeni për asgjë. Po aty pranë në një kafaz tjetër qe Spiro Koleka – papagall.– Atij nuk i mbyllej goja duke përsëritur mërzitshëm të njëjtat fjalë të dëgjuara diku nga dikush.
Në sektorin femëror: Nexhmija qe breshkë – e ngadalshme, mosbesuese, hetuese, me kokën që herë e nxjerr e herë e fut brenda, sipas rrezikut. Në shpinë mbart të pandarë, edhe në gjumë, guaskën vetëmbrojtëse .
Fiqirete Shehu u quajt perfekte për të qenë dhelpër: E zgjuar, tinëzake, grabitqare, gënjeshtare pa skrupull. Së fundi Vito Kapo: një kanarinë e përkëdhelur, me pupla moderne, ngjyra-ngjyra, me ballë plot rrudha nga pakënaqësia e përhershme që nuk ja zgjatën krahët aq sa deshi, që të bëhej shqiponjë…
E gjitha kjo qe një lojë për humor e ilustrim, simbolikisht lidhur me “ish byroistët klasikë” pa keqdashje personale për ta si individë.
Lidhur me pyetjen tuaj për lidershipin e asaj kohe, mund të them se e vërteta është që në atë kohë nuk kishte “lidership”. Sepse kishte vetëm një lider. Ai ishte Njëshi. Hierarkia që përshkrova më lart, qe e përbërë nga një grumbull zerosh që radhiteshin pas njëshit. Njëshi dihej, qe Enveri. Mehmeti qe zeroja e parë pas njëshit, Hysniu zeroja e dytë dhe kështu me radhë. Zerot realisht nuk ishin udhëheqësa. Ishin ndihmësa të udhëheqësit, secili në një sektor, me detyra që ja caktonte ai.
Radha e zerove shpallej me fotot e tyre në muret e institucioneve dhe në parakalime herë sipas rëndësisë së postit, herë sipas alfabetit. Por gjatë viteve 1970 dhe 1980, radha e zerove u çorientua dhe ju prish çdo rregullsi. Me vdekjen e Hysniut dhe likuidimin njëri pas tjetrit të Beqirit, Mehmetit dhe Kadriut, befas Ramiz Alia u gjend në kafazin e dytë ngjitur me luanin dhe pas pak me bekimin e vetë luanit, kërceu në krye kur ai ja la vendin bosh. Atëherë Shqiptaria përjetoi një eksperiment të pashembullt: Lepuri veshi gëzofin e Luanit dhe u tha shqiptarëve dhe gjithë botës: tani e tutje njëshi jam unë.
Ju përmendët në intervistë emrin e kryeministrit të tanishëm Sali Berisha, i cili ka qenë një ish-komunist dhe ish-koleg apo edhe mik me ju në ato kohë. Si e komentoni ju, për shembull, masën e etiketimit të tij sot, për ish-pacientin tuaj Enver Hoxhën, si “diktatorin më mizor të të gjitha kohërave”?
Më lejoni të sqaroj se me sa e njoh unë Sali Berishën, ai nuk ka qenë asnjëherë komunist. Ka qenë anëtar partie. Besoj e kapni diferencën. Madje edhe atë parti unë e di mirë që ai nuk e donte. Më saktë i shihte defekte esenciale. Por atë kohë nuk kishte Parti tjetër. Dhe ajo i duhej atij dhe një numri jo të vogël anëtarësh si ai, duke përfshirë intelektualë të mëdhenj të kohës si: Kadareja, Driteroi, madje deri edhe Azem Hajdari, etj. Partia e atëhershme u duhej si varkë e nevojshme, e shpejtë dhe më e sigurtë, për të kaluar kanalin e pengesat e ambientit dhe për të dalë në bregun e dëshiruar. Ndryshe duhej ta provoje i vetëm me not, me rrezik të madh të mbyteshe.
Anëtarët e asaj partie do i ndaja në dy lloje: Njëri lloj ishin militantë të sinqertë që e besonin, e donin me përkushtim atë. Këta më së shumti ishin ish-veteranë të luftës apo aktivistë naivë provincialë, të doktrinuar. Lloji tjetër ishin nga ata që Partia vetë i anëtarësonte, qoftë dhe pa dëshirë të tyre, në dobi të saj, për të zbukuruar imazhin dhe forcuar kredibilitetin.
Këta të fundit ishin kryesisht intelektualë, personalitete të shquar të shkencës, kulturës dhe artit, si dhe disa “punëtorë pararojë.” Berisha do ishte bërë mjek i shquar dhe veprimtar shoqëror, edhe pa qenë anëtar i asaj partie. Ai kishte instinkt të lindur, temperament dhe energji të pashtershme për investim social. Ai, në ato hapësira që ju lejuan, u përpoq të ndryshonte.dicka
I them këto për korrektesë, meqë e kam njohur atë nga afër në ato vite. Ndërkohë sqaroj që misioni i mjekut mbart në vetvete dy objektiva të ndërlidhura mes tyre : një objektiv profesional biologjik, kundra sëmundjeve, në të mirë të shëndetit dhe jetës së individëve; dhe një objektiv social: atë të mirëqenies së përgjithshme ekonomiko-shoqërore dhe shpirtërore të tyre.
Në të parin, mjeku është mik i pacientit dhe nuk e cënon në asnjë rrethanë integritetin individual të tij, sepse ai i ka besuar atij jetën. Unë që kam pasur pacient Enver Hoxhën, e respektoj gjithnjë si obligim etikën profesionale ndaj tij si person. Sali Berisha nuk ka qenë asnjëherë mjek i Enver Hoxhës. Ndërkohë ai nuk ushtron më profesionin e mjekut. Profesioni i ri i tij është politika. Etiketimi që ai i bën Enver Hoxhës për qeverisjen e tij, ka lidhje me misionin social dhe politik të Sali Berishës, i cili u vu në krye të lëvizjes demokratike, pikërisht për të ndryshuar rrënjësisht regjimin e mëparshëm dhe fatin e bashkëatdhetarëve të tij. Misioni social ka të bëjë me “diagnostikën” dhe “ndërhyrjet kurative” ndaj një “shoqërie të sëmurë”. Është fakt që Enver Hoxha ishte njësuar me regjimin e tij . Dhe forca politike që udhëheq Sali Berisha e ka në objektiv të saj çrrënjosjen e gjurmëve dhe ndikimeve penguese të regjimit të mëparshëm për ecjen drejt një shoqërie demokratike të re.
Etiketimin që ju përmendni, unë e kuptoj pikërisht në këtë kontekst
Në një intervistë tuajën për atë periudhë, shpreheni se caktimi juaj në Klinikën e Udhëheqjes ishte fati dhe fataliteti juaj. Nëse do të mund ta kthenit mbrapsht kohën, do të pranonit edhe një herë të hynit në atë ambient?
Kam patur parasysh Dino Buxatin që pati thënë: “cilido në jetë bën atë që fati i ka caktuar”. Me të mirat, kënaqësitë, privilegjet apo edhe telashet, problemet e pasojat që pata nga puna ime në Bllok; ajo që më ka mbetur në tërësi është e këndshme, pozitive e shpërblyese. Kjo në sajë të atyre personave të mirë që njoha, bashkëpunova dhe u miqësova me ta.
Por Blloku nuk ekziston më. Nuk janë më as banorët që njoha, konsultova dhe mjekova dikur. Kur kaloj në rrugët e tashme të tij, mbushur me të rinj nëpër klube, kafene dhe qendra argëtimi, them me vete se fat më të mirë për të nuk mund të imagjinohej.
Lidhur me pyetjen tuaj të fundit, më lejoni t’ju rrëfej diçka që po e them për herë të parë.
Fill pasi Enveri pati vdekur dhe familja Hoxha me ligj nuk përfitonte më trajtim me mjekë të veçantë për ta, Nexhimija pasi më falënderoi ngrohtësisht për gjithçka kisha bërë për familjen e saj si mjek, më propozoi disa variante të reja punësimi si: drejtor i klinikës së udhëheqjes, mjek personal i kryeministrit Adil Çarçani (atëherë me Diabet), etj…
Unë për të mos e lënduar nuk i thashë asaj që ndërkohë që Enveri ishte ende në arkivol për homazhe në presidencë pra i pavarrosur, Ramizi më ftoi një çast konfidencilisht mënjanë dhe më kërkoi t’i bëja një vizitë kardiake dhe një elektrokardiogram pasdite ora 17, në shtëpinë e tij, meqë sipas tij kishte pasur një shqetësim. Pastaj shtoi siç e kishte ai me xheste që kjo të mbetej mes nesh sekret. Unë u çudita dhe m’u duk si misterioze, sepse nuk jam kardiolog dhe Ramizi e kishte ndërkohë një mjek kolegun tim i cili kujdesej deri atëherë për të. Kërkesa e tij më kapi në befasi. Unë e interpretova këtë gjest, si sondazh që ai ndofta donte tashmë që isha i lirë nga Enveri, të vazhdoja si mjeku personal i tij. Unë vizitën e bëra, por mora me vete kundra këshillës së tij edhe kolegun tim, Dr. Th, mjekun që e ndiqte ndërkohë. Ai ishte ne krevat, u habit e sikur u shtang një hop kur na pa të dyve dhe u duk që nuk i erdhi mirë Por e kuptoi mesazhin. Sepse më pas nuk më thirri kurrë më.
E vërteta qe se unë sapo isha çliruar nga një barrë e madhe. Doja të shtendosesha. Dhe, nuk më dukej as profesionalisht dinjitoze ideja e këtij “specialiteti të ri mjekësor, mjek personal i të madhit”. Nexhmijes i thashë që dëshira ime ishte të lihesha i lirë të vazhdoja profesionin në spital dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Dhe fatmirësisht ashtu u bë. Por pasi ke fituar lirinë, mësohesh me të dhe nuk shkëputesh dot më prej saj. Prandaj jo vetem vetes, por askujt nuk do i rekomandoja në të ardhmen as “klinikën speciale për udhëheqësit” as “mjek personal” për këdo nga të mëdhejtë . Një udhëheqës i mirë e i drejtë duhet më së pari të sigurojë mjekësi të mirë për vendin, për gjithë popullatën dhe jo vetëm një mjek të mirë apo ekip mjekësor të aftë vetëm për veten.
Ndofta prandaj përmirësimi i cilësisë të sistemit tonë shëndetësor në tërësi, siç e thashë më lart, është bërë për mua tash e tutje qëllimi im i vetëm i jetës.
Ky mjek qe na hiqet si i ndershem ka qene dikur ish spiun i sigurimit,
te shtetit.Zoti Kalo dikur udhetonte ne gjithe evropen pa asnje problem dhe detyra e tij ishte marrja e informacionit nga agjenturat e huaja.Tani na hiqet si demokrat,tipa si ky duhen hetuar per krimet qe kane bere ne kohen e diktatures.Eshte nje nga te akuzuarit per vdekjen e Enver Hoxhes ne bashkepunim me CIA amerikane.
plaku,me ben pershtypje qe mjeku i diabetit ka nje nerv te talentuar per te shkruar.Mund te ishte bere nje publicist i mire dhe ndoshta shume i mire.Si ne çdo rrefim,eshte e pamundur qe dikush te sajoje vetem genjeshtra,ndaj nje doze te vertetash qendrojne.Psh,e dime qe EH ishte tip i bisedes dhe lexues i apasionuar.Dinte te bente per vete dhe kish krijuar nje erudicion te gjere.Patjeter ishte diktator,por jo nje diktator injorant.S.berisha nuk ishte mjek i enverit se edhe Sulo Gradeci e thote kete ne nje liber.sali berisha nuk ka qene kurre komunist,sipas bindjes time,tamam si e shpjegon Isuf Kalo,sepse edhe sot e kesaj dite saliu nuk ka karakterin e nje komunisti idealist,shpirtgjere dhe altruist.Shume njerez pragmatiste e karrieriste futeshin ne parti per te qene me te avantazhuar e duket qe saliu ishte njeri prej tyre.Natyrisht,i ardhur nga nje fshat i Tropojes,si pak te tjere saliu ka studjuar e ka qene nje veprimtar i palodhur;te mos i hame hakun per ate periudhe,afermendsh qe dalja me bijte e enverit ne foto dhe miqesia me ata ishte njelloj si nje pasaporte diplomatike.Pra,pjeserisht doktor Kalo ka thene te verteten,megjithese duket qe mungon pak ne modesti,se zanafilla e diabetologjise shqiptare diku i atribuohet dr.Fejzi Hoxhes,me duket e kam pare ne nje dokumentar.Ajo fabula me kafshet ne hekura me duket 100% pa shans,se ta thoshe ne sy te berishes kete gje,ai te varte per gjuhe.Por edhe mbase…Mbase kemi pasur aq trima,sidomos pas beteje.Saliu ka talent per”llafollogji”,dmth do behej diçka edhe sikur te vazhdonte diktatura,ndoshta minimalisht minister shendetesie.Them”llafollogji”,qe t’a marresh si te duash,pasi ai shpjegon me terma shkencore edhe pse bajga del nga bytha e lopes,duke quajtur sukses te madh si aktin e çlirimit te lopes(nga jashteqitja),si bajgen,qe i duhet bujqesise dhe rrit ato pjeshket faqekuqe te Lapardhase,qe se bashku me kumbullat u mbeten ne dere fshatareve kete vere,aq sa kostoja ia kaloi fitimit ne vlere leku,po hajde ti mbushesh mendjen saliut se!Psh,une do ta quaja saliun nje demagog te lindur,si mjaft tropojane te atyre viteve qe bene karriere afer udheheqesve,si M.elezi,b.mustafaj,bashkurti,buç[email protected] te tjere.Nje mjek qe vjen pas 15 vjetesh nga Danimarka do shastisej me nivelin alarmant te korrupsionit ne rradhet e mjekesise shqiptare,sado shqiptar.Mjeket me te degjuar te Shqiperise jane me te korruptuarit.Rendom degjoj qe duhen kaq milione per nje bypass,kaq e kaq per nje lindje banale,ku operohen grate shtatzena kot se koti vetem tu marrin parate.Ketu mjeku Kalo duhet te thote te verteten;nuk besoj se eshte nevojtar per para.Pra,keq apo mire,enver hoxha nuk eshte me dhe ja foli keq apo foli mire,kjo eshte thjesht sa per kronike.Saliu mund te kete qene nje intelektual i mire,por po ben 20 vjet qe ky njeri vetem mbrapshtesira po kombinon.Ky mjeku Kalo nuk e thote dot se mbase nuk ka kurajo,por mund te denoncoje realitetin pa permendur emra konkrete dhe mund te ndihmoje adopak qe mjekesia te mos bjere ne nivelin e mafieve kriminale.Plaku,mesa kuptova une,Kalua e ka pasur nje”kunj” me ramiz aline,se e nxjerr nje çike koken.Edhe saliu u”nxeh” shume me ramizin aty para se te vdiste,sado ne besojme se ramizi ia beri gati pedanen sali berishes.Kam pershtypjen se ramizi do kete qene tip shume i bute,se Kalua thote qe ramizi i kerkoi nje vizite dhe ky per”kunj”i solli nje koleg;imagjino sa ia kishin friken?!Dmth,enveri duke lene ramizin e kish bere gati udhen e ndryshimeve,se Kalua t’i bente kete”karshillek”mehmet shehut,ky e tridhte ne pazarin e gjedheve.Plaku,kot e bera çorap edhe une.Te uroj gjithe te mirat!
Nje interviste e stisur me “kujdes” nga Skenderi i Minxhozeve dhe Doktori i Kalove. Ku bazohem? Vini re sesa poshtërsisht e ndajnë figuren e Enver Hoxhes nga shoket e tij me te vjeter te luftes dhe te punes. Se si e coptojnë PPSH. Se si e plackitin shoqërinë. Se si e keqpërdorin produktin e saj. Barrë kjo tejet e rëndë politikisht, historikisht, dhe aspak profesionale – për dy veta. Se si i venë në ndeshje te vjetrit me te rinjte. Se si e divorcojnë luftën clirimtare nga puna ndërtuese – po shqiptare. E kombinacione te tjera djallezore – figurash politike, shoqërore, familjare. Edhe pak. Sesi i ndajnë familjet, femijet dhe mjedisin social-kulturor ku jetonin, rreth, 20 drejtuesit me te larte te shtetit RPSSH nga të afërmit e tyre, nga miqtë e shokët, nga bashkëpuntorët, nga ndihmesa, nga atdheu, nga jeta. Urime. Prurje e re në teorinë e luftës së klasave. Ose. Kodoshllëqe ala shqiptare. Harresë. Njerezit nuk jane si ne 1990! Kur u luajt jovllazerisht, jobarazisht me sinqeritetin dhe ëndërrat tyre për liri të plotë e të gjithanëshme. Sot. Qytetarët jane ftilluar, sepse shohin dhe provojne mbi shpine papunesine, vrasje, krime, vjedhje, poshterime, tradhetira, pensionet perverse etj., etj., te cilat Doktori i quan normale, për popullin, pas lavazhit ne Danimarkë dhe këtu, fatkeqësisht. Me samesiper nuk dua te durtrokas te kaluaren, aspak, por, ju nuk mund te na i mbyllni syte drejt rruges per në greminë! Rruge e cila padyshim shpejt do te nderpritet, po nga kjo klasë politike, ne te mire te interesit te pergjithshem dhe atij kombetar. Jeni tejet abuzivë. Sepse ju e dini fort mire se: si ne komunizem edhe ne kapitalizem struktura e piramides shtetrore eshte e njellojte. Ato qe ndryshojne jane modelet. Konktretisht. Modeli ideologjik komunist pranonte ekzistencen dhe udheheqjen e nje partie te vetme politike. Modeli ekonomik ishte, ekonomi e centralizuar dhe në duart e shtetit. Pak banesa ne qytete dhe shume banesa në fshatra ishin e vetmja provë e pranisë së pronës private. Në të kundërt, modeli ideologjik kapitalist pranon lulëzimin e shume partive politike në garë për qeverisjen e vendit. Në ekonomi, këtu tek ne, ndiqet modeli i tregut të lirë; model që preferohet nga shumica e vendeve te B.E. U zgjata ca, por me samesiper dua t’iu them atyre qe duan të kuptojnë se ne të gjithë, përfshi Kalon dhe Minxhozin, jemi produkte të një mjedisi politik-ekonomik-shoqëror të caktuar. Si të atij që lamë pas edhe të këtij që po jetojmë. Një shembull i mirë. Mbretëria e Danimarkës model klasik i ndryshimeve të shumta, tranzicioneve dhe bashkëjetesës social-politike. Përfundimi. Asnjeri nuk mund të shkojë kundra ligjeve themeltare që rregullojnë apo përpiqen të rregullojnë mbarëvatjen e nje vendi. Sepse, ata do të konsideroheshin shkelës të ligjit. Dhe, ligji dhe vetëm ligji, ky vazhdon të jetë mesazh i paprerë i botës së qytetruar. Lodrat politike janë tjetër gjë. Dhe ju nuk keni përse të bëheni pjesë e lodrave, pasi edhe moshën nuk e keni të tillë. Dhe se, me kujdes e them, as interesi vetiak dhe ai publik nuk u’a kërkon. Ju jeni njerëz të kamur dhe të blinduar politikisht. Për pasojë presim, duke respektuar lirinë tuaj, që ju ti tejkaloni mëndjet e varfëra dhe shpirtërat e robëruara. Dhe të mos bëni, si padashje, zanatin e kovacit ndaj interesit të përgjithshëm.
Po prof. i nderuar, e çfarë të mirash pëfituan shqiptarët nga OBSh sa ishit Ju në pozitë, se për pagën Tuaj OK. Dashtë Zoti dhe e trajtoni shëndetësinë si prioritet nacional e jo plaçkë tregu e zeje për përfitime dhe trafikim pacientësh. Së paku kjo tash Ju takon!!!
kalo dhe berisha po perpiqen te rehabilitojne figuren e hoxhes per 100 vjetorin e pavaresise, berisha duke u perpjekur te reabilitoje zogun dhe pastaj idhullin e tij te zemres hoxhen.
Duke pare komentet e meparshme dhe duke qene se jua kam thene edhe here te tjera, do t’ju lutesha ti filtronit komentet e shkruara nga injorante e idiote qe nuk dine gje tjeter vetem te shajne si kafshe se ndryshe do t’ju vije ndonjeri ne redaksi dhe pastaj ju ngelet juve te jepni llogari se pse i lini sharjet te kalojne se s’kane nerva njerezit te durojne sharje nga plehra qe perballe nuk do te guxonin as te shihnin ne sy. Kete koment mos e botoni, thjesht per ju e shkruajta qe ta dini dhe te beheni me serioze se ka ca kohe qe lini te kalojne edhe sharje neper komente.
Mbani pak qetsi,ju andej nga fillimi…po flas unë tani!…E lexova Kalon!As mish as peshk!Libri i tij per diabetin ka një paragraf të tërë per udheheqjen e lavdishme,qe shendetsinë,si asnje vend tjeter në bote e ka falas.Tani e shan ate shendetesi falase,kur Obama ne Amerike,po nxiton t’i afrohet ndaj quhet Marksist,si Merkel që dje i dha nje grusht fytyres edhe neoliberalit Berisha,per…Pasurimin me spekullime te disa individeve në shpinë të shumicës popull.Lexoni Bild,fjalen e saj ne CSU….Merel afrohet tek Enveri.Isuf Kalo iken si lepuri i veshur me gëzofin e Luanit,qe pinte ujë e merrte drejtim në Beograd!Lepuri me gezof Luani qe thirri per shqetsimin,Kalo,ato ditë ka marre porosine tjeter si të vinte në zbatim”projekt”Banden e Veriut,për te frenuar KOSOVEN në zjarrmi lirie!…Kalo,mund të jetë pjestar ose kandidat i Bandes,qe Enverin e eleminoi me 1973,duke e mbajtur “rob”,të gjallë,për efekt të popullaritetit të tij të padiskutueshëm ne popull.Banda e Beogradit ne Tirane e Shkoder,ne krah të Enverit,maskuar(Enveri ketu duhet kritikuar),ashpersoi luften e klasave,eleminoi gjer brenda vet partise dhjetra nacionaliste komuniste,mbushi burgjet me nacionaliste patriote,por dhe me pasardhes të ish bashkpunetoreve të nazifashizmit(porosia e Beogradit perca dhe sundo!)largoi gjigandin e sotem te botës,Kinen,beri tufezat per varferine dhe sabotoi porosinë e Enver HOXHES për t’u lidhur me Gjermaninë!…Keto jane fakte,Isuf Kalo,dhe lepuri me gezof Luani,pruri Gomarin e Vicidolit që “ne parti nuk paska dashur te hyje,nuk donte sistmin”,Kur per partinë ai ka spiunuar atehere gjer nje ish te burgosur politik,duke dale deshmitar ne gjyq!Dhe qe Mero Baze nuk e riinterviston,per dinjitet shqiptarësh qe BANDA e VERIUT,agjenture serbe ne qeveri,e ka provokuar kudo(deshmitaret falls neper gjyqe atehere,jane te porositur nga Banda dhe vet Berisha me SHOSHORIN,eshte nje prove!…Nuk besohet?Po qe Banda,me lepurin me gezof Luani ne kafaz ,asnjehere nuk nderuan ikonat mbarë kombetare te lirise ne Kosove,vrare nga UDB,ne Gjermani(Isuf Gervalla,Haxhi Zeka etj…mor shqiptare të droguar nga Penecilina,nuk eshte provë?Po vrasja e M.Shehut nga Banda e Veriut,per planin “shperthimi”trukuar Hoxhes,me zbutje te luftes se klasave,nuk eshte prove?Cprova do Isuf Kalo,qe Hoxha,iku nga jeta teper i ri,75 vjec,Kur ne Kosove u ashpersua situata dhe studentet Kuq e Zi,vershuan ne protesta,ndaj Banda e Veriut ne Tirane duhej ta shuante me nderhyrje kirurgjikale?…Mire lepuri me gezof luani(M.Shehu e quante kembepaleshi i VERIUT(ndaj dhe banda eshte cilesuar e veriut dhe ska te beje me malesoret vigane e atdhetare,)nuk perkujtoi kurre Isuf Gervallen,po’ Berisha perse asnjehere nuk e permendi,kur kerkon(vini re agjenturen sllave)te reabilitoje tradhetarin Esad Pasha(grekeve u shiti me para Janinen me 1912,(Maj,sipas studiuesit italian prof.Pjerievac dhe u dhuroi malazezeve Shkodren)Ahmet Zogun që vrau Luigj Gurakuqin,Hasan Prishtinën,Riza Cerovën,Avni Rustemin,Hekuran Manekun e Fierit,e sa qindra te tjerë…duke dhuruar Shen Naumin dhe vjedhur floririn e bere mbret pa qene i tille(mbreteresha e Anglise,me rastin e 60 vjetorit te saj ftoi ngado ish…Zogolaqin e Sali shpelles as i vari trasten!E sa të tjera!Nafta,Beogeadit per tanket dhe ushtrine serbe,qe dogji Kosovën,Deklarata antishqiptare:”UCK-organizate terroriste,Gerdeci,21 janari,shkaterrimi i industrise morali shqiptar aq i ndritur,vrasjet,korrupsioni…Shitja e detit!…Nuk jane fakte këto,per te thenë qe Ramizi ndjeu shqetsim,kur të thirri për vete,sepse kishte marre detyre tjeter shkaterrimtare dhe pse ti e kishe kryer mire detyren me Enverin!Natyrisht,ti nuk je Fevzi lëngaraqi,të mos thuash të vertetat personale,për cilesitë e Enver Hoxhës,(Te denja për cdo shqiptar të vertet qe zemren e ka shqiponjë ne flamur)dhe vetem kjo e vertetë të shpeton nga kulmet e poshtersive qe ke bere si sherbetor dhe agjent(me i denjë sot sherbetori i Papës qe akuzohet për shperdorim dhe shperndarje sekretesh,se ti,Saliu dhe Banda e Beogradit ne Tirane qe shkaterroj vendin,per llogari të Beogradit!Kane te drejte ti kerkojne pergjegjesi te rende Enverit gjithe shqiptaret,me shume ish te burgosurit,te deklasuaret,ish kimunistet e denuar,dhe familjet e tyre vetem me nje fjalë:”Enver Hoxha ka vetem nje pergjegjesi te rende:Ne krah te tij politikberjen e mori ne dore Beogradi qe ne vitin 1960!”Kjo perdite po’ vertetohet dhe ndergjegjeson cdo shqiptar te vertete!Jo se sistemi nuk kish te meta,por Banda e perkeqesoi dhe varferoi vendin qe Kosova te mos shkeputej!Qe kur shqiptari kosovar,ka shkruar dikush,te kujtonte Shqiperi,te puthte Titon,Milloshevicin dhe jo te bente ne Stadiumin e Beogradit si beri triumfalisht kur shenoi golin i madhi flamurtaras dhe kombetar Kushta,Eeeeeeeee-Hooooooooooo,Eeeeeeeeee-Hooooooooo!Tito me kohe tmerrohej nga Kosova dhe Shqiperia!Kur vdiq ai kerkoi dy gjera:Mos lejoni Kosoven te shkeputet nga Serbia!2-Me varrosni me ngjyren BLU!Gjithshka u bë blu,ne kujtim te tij,edhe treni u be blu,dhe femijet ne ceremoni u veshen blu!Ajo blu,jo rastesisht veshi edhe shume shqiptarë!Nuk eshtë e vertetë?Pyesni Saliun,Isuf Kalon dhe Banden e Veriut që ka nxjerr luanin e Beogradit në krye te qeverisë shqiptare!Kalo,thelloi dyshimet mbi arsyet e shkaterrimit te Shqiperise me kete interviste shume te atakueshme nga parafolsit qe ua respektoj mendimet te gjitheve,edhe atyre që nuk dinë cfare flasin dhe natyrisht duhen sqaruar me durim dhe kembengulje per te keqiat qe kane hequr,por qe jo te gjitha jane te Enver Hoxhes!Sistemi i tij,me shtigje te pashkelura,nuk ishte teresisht i zi,nese nuk do të bllokohej per arsyen madhore te lirise se Kosoves.Shendetsia falas…etj…mbrekulli,po’ kerkon ti beje Obama dhe dje,Merkek ne miting te CDU,i dha grushte ekonomise shfrytezuese,spekullative,duke kerkuar…1Borxhe zero!(ne e kishim,natyrisht me plote probleme)dhe 2-Jane pasuruar nje pakice ne shpine te shumices!Nuk eshte e vertete?Lexoni Bild”La repubblica,New York Time”.Une mbarova arsyetimin…tani flisni JU!
E lexova me teper interes kete interviste. Interviste e nje njeriu qe 15 vitet pune ne Danimarke, ne OBSH, kane lene gjurmet e tyre. Interviste plot elegance dhe ne harmoni te plote me te gjithe faktoret e se kaluares dhe te sotem.
A ka rrjedhur kjo interviste ashtu sic eshte shkruar?
Nuk dua te hidhem ne temen e Bllokut dhe Enver Hoxhes se eshte bere pothuaj e pervitshme, por dua te shoh vetem anen teknike te Qendres qe ai drejton.
Po e filloj me kuriozitetin tim, ose me pyetjen? Ne c`fare sektori ka punuar Isuf Kalo ne OBSH? Eshte e vertete kur thote qe ne kemi dale nga nje “sistem shendetsor sovjetik”, por mua me lind pyetja:
A nuk ishte dhe ky pjesetar i atij sistemi dhe si ka qene e mundur qe te punosh ne OBSH duke njohur vetem metodat e punes te ketij sistemi?
Kjo me ben pak pershypje.
Qarte, qe ka fituar atje eksperience, kete nuk e diskutoj, por nuk besoj se ka fituar gjithshka. Eshte gje tjeter te punosh ne ndonje zyre dhe gje tjeter te punosh ne baze, pra eksparienca qe mund te kete sjelle per mua eshte vetem teorike dhe jo praktike.
Te hapesh nje Qender te tille me emer aq te madh duhet te zoterosh standartet ne maje te gishtave.
Ne kete pike sikur calon pak muhabeti. Standartet Isuf Kalo i shikon ne radhe te pare tek digitalizimi i sistemit mjekesor duke qene i brengosur me “letrat e bakallit” qe shihen neper tavolina.
I nderuar Dr. per mua kjo eshte pika e fundit. Ne spitalet tona pervec te tjerave mungon ne radhe te pare higjena, pra si pike te pare duhej te kishe vene dezinfektimin dhe sterilizimin e mjeteve te punes. Nuk sherben vetem nje shiringe e paketuar, por edhe dezinfektimi i krevatit edhe dezinfektimi i duarve. Kjo eshte per mua pika e pare dhe me kryesore, ku Qendra juaj nuk ka thene asnje fjale ne kete drejtim.
Problem tjeter eshte diagnostikimi i pacienteve dhe trajtimi i tyre. Si eshte e mundur qe me nje “angina” mjeket shqiptare ta kercasim me antibiotike duke mos injoruar rezistencen qe krijojne ato duke te cuar deri ne vdekje per shkak te mosveprimit te tyre ne te ardhmen?
Si eshte e mundur qe Urgjenca eshte e pajisur ne menyre primitive ku mungojne oksigjeni dhe defribrilatori?
Per te mos folur pastaj per mungesen e medikamenteve baze ne trajtimin e semundjeve. Keni nje statistike se se vdekje keni nga semundja e diabetit vetem per shkak te mungesave te insulinave specifike dhe vendosjen e dozave te vecanta per cdo pacient?
Keni statitika ju sa vdekje keni nga komplikacionet postoperative duke futur ketu mungesat e substancave antikoagulante?
Vaksinat qe dikur ishin te detyrueshme nuk aplikohen me. Nje organizate nen OBSH quhet “Kryqi i Gjelber” e cila koordinon punen ne kete drejtim. Pra profilaksia eshte lene ne harrese.
Nuk po i hyj problemeve te tjera te mjekesise shqiptare qe dergjet ne shtrate primitive, por nje gje dua te them:
Sa spitaleve ose qendrave shendetsore u ke hequr licencen per mosplotesim te standarteve?
Eshte muhabet i gjate i nderuar Isuf. Nuk mund te perballoje nje staf me kater vete nje kontroll dhe siguri te tere sistemit shendetsor privat a publik, eshte e pamundur ne rang kombetar.
E fundit, ne nje pike kam pak paqartesi. EKG-ja e Alise do te behej ne shtepi? Nuk e kam ditur qe ne vitin `85 klinika speciale ka zoteruar aparat EKG-je qe merrej me vete. Pak paradoksale per ate kohe.
Nejse, shoqeria e vjeter mes kolegesh nuk harrohet. Dhe Sali Berisha nuk e ka harruar ate.
ARTIKULL POLITIKISHT KORREKT.DOKTORIT I KA BERE MIRE QENDRIMI NE DANIMARKE POR ESHTE ENDE SHUME LARG QENDRIMIT HUMAN DHE INTELIGJENT TE ISH AMBASADORIT DANEZ I CILI EDHE PSE JO BIR I KETIJ VENDI, DITI TE BEJE NJE ANALIZE TE SHKELQYER TE SITUATES NE SHQIPERI. NUK MUND TE JESH GJITHE JETEN I PERLYER ME SHERBETIN E NJE DORE NE REVANI DHE TJETREN NE BAKLLAVA.ZGJIDH E MERR DOKTOR QE KE LIND VETEM PER T I SHERBYER PUSHTETEVE.QEN I RRAHUR JA CFARE SHIJE ME LA KY BICIM MJEKU QE BETIMIN E HIPOKRATIT E KA KTHY NE BETIM NDAJ DIKTATOREVE . mOS I HIDH MJALT MUHABETIT O DOKTOR SEPSE O SOT O KURRE DUHET THENE E VERTETA EDHE PER PSIKOPATET QE NA KANE DREJTUAR DHE NA DREJTOJNE
ARTIKULL POLITIKISHT KORREKT.
DOKTORIT I KA BERE MIRE QENDRIMI NE DANIMARKE POR ESHTE ENDE SHUME LARG QENDRIMIT HUMAN DHE INTELIGJENT TE ISH AMBASADORIT DANEZ I CILI EDHE PSE JO BIR I KETIJ VENDI, DITI TE BEJE NJE ANALIZE TE SHKELQYER TE SITUATES NE SHQIPERI. NUK MUND TE JESH GJITHE JETEN I PERLYER ME SHERBETIN E NJE DORE NE REVANI DHE TJETRES NE BAKLLAVA.ZGJIDH E MERR DOKTOR QE KE LIND VETEM PER T I SHERBYER PUSHTETEVE.QEN I RRAHUR JA CFARE SHIJE ME LA KY BICIM MJEKU QE BETIMIN E HIPOKRATIT E KA KTHY NE BETIM NDAJ DIKTATOREVE . mOS I HIDH MJALT MUHABETIT O DOKTOR SEPSE O SOT O KURRE DUHET THENE E VERTETA EDHE PER PSIKOPATET QE NA KANE DREJTUAR DHE NA DREJTOJNE
Ka shume kohe qe nuk kam harxhaur kaq kohe per te lexuar gjera kaq te pa vlera sa kete interviste te Kalos. Ajo qe me bene pershtypjen me te madhe eshte interesi per te sjelle ne publik te ketyre mbeturinave pa kohe te nje kohe tragjike. Keta personazhe jane kujtesa e pergjakur e nje te shkuare jo te larget. Ky eshte vetem njeri prej tyre qe verehet qe edhe pse vitet kane kaluar ska mesuar asgje nga kjo bote. Te vjen gjynah dhe ndote ne te njejten kohe.
Ne te gjithe intervisten e tije ndjehet gadishmeria e nje skllavi ne mbrojtje te padronit te ngordhur por jo vetem kaq por dhe gadishmeria per sklaveri ndaj padroneve te rinje…
Asgje me te dhimbeshme nuk munde te kete ne kete bote se sa te ndjesh krenari per ate kohe te mbrapshte dhe nje paciet totalisht injorant dhe gjakatare. Eshte fyese qe ky lloj tipi e quan veten mjek.
A nuk do ishte me mire nje heshtje se sa nje mbjojtje sklavi pa lavdi. Eshte koha e Ligavecave me sa duket, larvat kane gjetur hapesire ne nje nje kohe pa moral. Me i ligu i te ligjeve eshte Ai qe mbron ligesite e Padroneve. Lexuesve te TemA i ndjese per sa me siper por per fat te keq jemi akoma ne stine pleherash ndaj kemi thirrur Kalon per te bere Mjeksine apo M Elezin per te bere Diplomacine… Medet qe ka vdekur Konica se do te kishte thurur dy fjale ketyre dordoleceve mjerane.
Pal, indinjimi qe me vjen nuk eshte aq shume per Enverin, ai u mor vesh qe ishte diktator, por per servilin Sali qe z. Kalo kerkon te na mbush mendjen se nuk e ka dashur partine dhe ate regjim. Nqs ai regjim pati ate jetegjatesi, ishin pikerisht keta te ashtequajtur intelektuale qe u gezoheshin karieres prane diktatorit apo rrethit te tyre. Dhe per te ilustruar po vendos ketu nje postim te nje intelektuali tjeter qe ka njohur po ashtu Saliun, por jo ne varke apo afer oxhakut. Megjithese edhe Mehmet Elezi tani ka dalur qe nuk e donte ate sistem edhe pse rrinte nje zyre larg diktatorit, e shume te tjere si puna e ketyre. Hedhja e hirit te syve vazhdon akoma. Lexo me poshte:
“PERSE U PRISHA ME SALI BERISHEN
Para viteve 90,mbas nje rugetimi ne Kanada ,ku aty takova nje shqiptar te aratisur me emrin Qemal Nelku.Mbas shum bisedash Qemalit i mundesova kontaktin me familjen e tij,prinderit,si dhe dy vellezerit Hamit e Naim Nelkun,njekohesishte dhe dy femijet e tij,Kozeten dhe Arbenin.Mbas kthimit ne Shqiperi mbasi ju dhuroj peshqeshet,se bashku me 10 mij dollaret,se bashku u ulem tek hotel Tirana per te pir nje kafe.Ne ate kohe Sali Berisha ishte klient i regullt ne ate hotel.por nuk perjashtoj edhe hamanizmin e tij,ku i rekumandoja ndonje nga te semuret me zemer e qe vinin ne Tiran per vizita mjekesore.Ne kohen qe isha me dy vellezerit e Qemal Nelkut (Vellezer te Bexhet Nelkut) vjen Saliu dhe hyn ne kafe.Hajde doktor te pish nje kafe i them.Por sa hodhi syte dhe me pa se me ke isha ulur uleriti sikur ti kishe futur trefazorin,duke thene:Nuk ulem te pi kafe une me Armiq te Partise e te Popullit,dhe u largua nga hoteli.Qe nga ajo dite Saliu nuk me foli me me goj,deri sa nje dite,ne kohen e pluralizmit u perballem ball-perball tek kuadrati i CIA ne Njuxherzi te SHBA,kur sapo dolen se bashku me Azem Hajdarin.Kur kthehem ne Shqiperi Saliun e gjeta President,por per te mos i reklamuar shkeputet nga muzeu e vjen e me takon ku une isha para hotel Tiranes duke pritur nje shok.Por historit nuk mbarojn ketu mbasi ato pasojn njera tjetren,per te cilat se shpejti do bej publike edhe nje permbledhje te shkurter,por te dokumentuar,dhe te shoqeruar me foto,regjistrime ,vidio,dhe dokumente kompromentuese me agjentura te huaja.”
Dr Claus ,Po ju hamendesoi se jeni koleg dhe e ndjej obligim tju pergjigjem me perparesi e plot mirekuptim pyetjeve qe ju shtroni
Ju falenderoj per to dhe komente e shqetesimet qe shpalosni
Se pari intervista nuk ka rjedhur e tille me goje . Pyetjet mu derguan nga gazetari dhe une i dhashe pergjigjet e shkruara nga vet une .Mareveshja ishte qe ai nuk do i ndryshonte asgje nga cka kisha shkruar Dhe ai e respektoi kete . Per pyetjete tjera nga ju
1-Lidhur me detyrate mia ne OBSH.Fillimisht jame punesuar ne njesine Quality Of Care and Technology . Aty pat nisur nje program Evropian i permiresimit te cilesise se kujdesit duke zgjedhur si model te pare diabetin . Jam rekrutuar thjesht si ekspert diabetolog per te facilituar zbatimin e tij ne 52 vende te Evropes . Synimi ishte permiresimi i praktikes klinike dhe prandaj bashkepounimi me stafin lokal kolege te mi ka qene shume i ngushte.Me pas objektivi dhe njesia u zgjeruan si departament per Quality Of Health Systems.Une kandidova per postin e drejtuesit dhe fatmiresisht e fitova me konkurs. Keshtu u bera Permanent Member staff i OBSH .Isha i pari mjek shqiptar qe arrita ne OBSH kete status .
2-Sistemet shendetesore ne ate kohe tek te gjitha vendet ish socialiste ishin te modelit sovjetik Pas ndrysimeve e ndodhen e ne Evrope ato filluan ta reformojne sistemin sipas modelit perendimor
3-Lidhur me standartet- ju siguroj qe pas aq shume vite pune atje me to, ne mos ne maj te gishtave besoj se i njoh jo pak .Standarte mjeksore te cilesise te unifikuara nuk ka ende ne Evrope . Ato i krijon seicili vend . Ne qendren tone te cilesise kemi krijuar tashme setin e duhur te tyre
4-A kishim aparat portativ per ECG ne vitin 1985 ?Po . Kisha ne perdorim nje te till qe ne vitin 1973. Ne vitin 1970 vdiq nga infarkti Gogo Nushi dhe ahtee nisen te sjellin ne kliniken speciale disa aparatura te domosdoshme
5=Lidhur me prioritet qe kam sugjeruar per reformimin e shendetesise . Nuk i heq asnje presje nevojave qe ju permendeni per disa mangesi dhe te meta baze dhe elementare te sotme.Ato jane urgjente dhe te domosdoshme Por pyetja me drejtohej lidhur me vizionet per te ardhemen
Ne se nje makine qe ka ngecur se nuk ka benzine nuk ka fenere eshte ber pis dhe i esht cepuar goma natyrisht po nuk u reparuan keto ajo nuk ecen .Por me plotesimin e ketyre makina nuk eshte se ndryshon tipin dhe llojin Eshte marke ruse Pobjeda dhe mbetet Popjeda Nuk behet dot Mercedez . Modernizimi qe sugjeroj une eshte per te ardhmen.Keshtu te dy veshtrimet tona por te harmonizohen do te plotesonin njeri tjetrin
Edhe nje here ju falenderoj per debatin konstruktiv
Doktor Vampiri ka zene te jape mendje. Gå til helvede dig dumt svin!
Mundim i madh te coshe deri ne fund pacavore te tilla. E dija pak me ndryshe pasi se kisha degjuar kurr me pare te fliste por gjithe derrat kane nje turi. Ky soj Vampiresh ka nje shpirte te mbushur plote poshtersi dhe mbi te nje krenari te rreme. Pa le kur hiqet se ka punuar si specialist ne Danimarke. Po ne cvende, ne cilin spital, ne cilen klinike?
Pa na thuaj sa fjale Danishte ke mesuar ne 15 vite ne Danimarke?
Si mundet te punosh mjek pa ditur asnje fjale?
Nuk kam urrejtje por ndjej neveri ne ato qe shkruan.
A nuk te bene te vjellesh kur komenton Animal Farm te George Orwell te cilit as emrin nuk di te ja shkruaj! Po veten ku e gjen Doktor Vampiri ne Animal Farm. Aman cte thush me teper per gjynaqarin kur shkruan akoma me pasion per Dullen.
O plehre e rrace plehu. U bete te gjithe si flamurtare te demokracise. Po tet vella Mizon e harrove ? Eshte ai qe kur ishte Krietar Fronti te Lagja 10, te Oxhaku bente lufte klasash me shpate ne dore more zagar. Une jam nje nga ata qe e ka vuajtur ne kurriz. Por ia dhashe pergjigjen kur u ktheva ne ’92. Aq bukur sa Mizos nuk i beri derman as shkopi qe mezi e mbante e as pula e zeze Nurije, qe mos rrezohej ne balte. Perfitoni se nuk ka burra ai vend se ju duhet te ishit ne litar, more i pafytyre.
Me pelqeu shume.I zgjuar dhe i urte.Dhe jo vetem doktor si Sala por edhe i gojes. Ai qe don ta kuptoje e kupton. Pak a shume si ”Pashallaret e kuq”….
po ju doktor, meqe keni veshur petka daneze, mos valle jeni danez?Jeni ai qe keni qene dhe ashtu do te mbeteni . me shume se kushdo e tregoi kjo interviste dredharake dhe pa asht.
kjo interviste e mendjemadhit na rrefen qarte se sipas tij, mjekesia ka nis dhe po perfundon me keta emra qe citon doktori i oborrit … keta jane mjeke qe ne perendim do ishin normale sepse nuk kane shpik asnje metode te re
madje nuk arrijne dot as ate mjekesi dhe rregull qe ekzistonte ne diktature… Merita e tyre eshte se jan tall me kete popull sa u ka dash qejfi
sa njeri i percipte ! Keta na qenkan kokat e mjekesise ! lum kush ka njohur kasten e vjeter te mjekeve humaniste para diktatures.Ata ishin bijte e hipokratit, ndersa keta,bijte e enver hoxhes dhe partise
Kjo eshte kulmi. Mjeku qe gjithe jeten e tij ka patur vetem nje Pacient hiqet si shkencetar i kulluar e thote kam qellimin e jetes te rregullaj sistemin e shendetesise te krej vendi! Po Halimi i Nolit kishte me teper modesti dhe te duket lule para ketyre felliqesirave. Ka te drejte Pali kur thote se nuk ka se si te kete punuar ne nje vende kur ska mesuar asnje fjale Danishte. Ty te rrofte koha ne Perendim se gje prej gjeje nuk paske mesuar. Nje miku im ketu ne USA me thoshte se ky tipi kishte disa emigrante enverista nga Maqedonia, punetore krahu qe u hiqte zverkun duke i zhvatur e duke i treguar lloqe per kohen e te Marrit..
Po fshihu Dr Death ne ndonje vrime halesh se qelbe median. Turp per gazeten Tema qe pranon te botoje gjera te tilla.