Po më djegin njerëzit e mi, por nuk kanë faj! Fali zot se s’dinë çfarë bëjnë, janë të vegjël… Flaka e pangopur e ka fajin! E mallkuara përdridhet gjithë ojna si një cigane plot epsh, e poshtër, gënjeshtare e që ta ndez shpirtin! Vjen e të hyn me vërtik nëpër damarë e të përpin të gjithin! Po ma ngroh zemrën (se dhe ne lisat kemi zemër) dhe pse po ma than trupin, po më lodh, po më kërrus! S’ke ç’t’i thuash, është e bukur! Vazhdon rrugën e saj e egër dhe plot pasion! M’i rrëzoi gjethet dhe tani nuk po ma kursen as rrëshirën që si llavë e nxehtë më rrëshqet ndër gjymtyrë!
Po vjen fundi…
Po më djeg flaka apo njerëzit e mi…? Fundja le ta bëjnë, nuk i mbaj mëri, janë njerëzit e mi, por janë te verbuar nga nepërka e zjarrte, ajo ua ka përpirë trutë!
Fali Zot! Thonë që me trungjet e pemëve bëhen fletët e librave ku shkruhen mençuritë e marrëzitë e kësaj bote… Ne pemët kemi qenë gjithmonë krenare për këtë detyrë!
-Sa do më duheshin ca fletë tani të hidhja këto mendime të fundit qe më vërdallisen nëpër rrënjë… S’ka gjë! Po i shkruaj mbi hirin tim! Amanet të m’i ruani…
-Kur u ngjiza në këtë tokë të bekuar e të mallkuar ishte dimër, këtu e 100 vjet përpara një i ftohtë që ta thante kërcirin, një acar që s’e harroj kurrë kishte kapluar gjithë pyjet anembanë. Isha filiz i vockël, i sapombjellë dhe kisha frikë, shumë frikë! Çdo puhizë e lehtë më trembte se mendoja që do më rrëzonte përtokë, por jo! Unë u mbajta si të isha 200 vjeçar! Pemët e tjera më shihnin me dashuri, më mbronin… Ti je ndryshe, më pëshpëritnin, ti je i bekuar, ti ke lindur në një ditë me vendin e shqiponjave! Ti ke lindur më 28 nëntor 1912! Ti je lisi i Pavarësisë! Nuk e kuptoja të them të drejtën, por ama më pëlqente emri im sepse çdo ditë e më shumë të gjitha pemët, kafshët, zogjtë, insektet më shihnin ndryshe, me dashuri, respekt, më mbronin! Isha Lisi i Pavarësisë! Ditët, javët, muajt, vitet kalonin dhe unë rritesha bashkë me vendin e shqiponjave! Kisha shpresë se të dy do rriteshim të fortë, të ashpër, të drejtë dhe do arrinim ta kapnim qiellin me kokën lart! Kisha shumë besim…
Ndërkohe i çuditur shikoja që vendi i shqiponjave s’po rritej me mua dhe ndjehesha fajtor! I struka degët që mos të përpinin qiellin! S’mund të rritesha vetëm, duhet të rriteshim bashkë… Vitet kalonin dhe aty nën hijen time pashë të kalonin ushtri të nëmura e ta shkelnin më këmbë këtë vend, pashë mbretër që ia mbathnin, pashë njerëz që pushkatonin njerëz, pashë fëmijë që kalonin malin dhe i përpinte nata, pashë vëllezër që varrosnin vëllezër, pashë gra që përdhunoheshin, pashë qyqet që nuk këndonin dot prej dhimbjes, pashë shumë dhe papritur u lodha… Ngadalë nëpër trung filluan të më dilnin vraga, plagë të vockla po të thella, ndërkohë që krimba të vegjël po ushqeheshin përditë me palcën time! Nuk doja të shërohesha, duhet të prisja vendin tim, të shëroheshim bashkë e të rriteshim bashkë! Vitet kaluan dhe tani unë dhe vendi im kemi ditëlindjen! Do ta festoja me gjithë qejf por më vjen shumë keq! Me duhet të digjem… Flaka e poshtër e ka fajin, jo njerëzit e mi! Një peng e kam: Më gulçon shpirti që nuk e pushtuam të dy qiellin megjithatë gëzuar ditëlindjen vëllaçko! Gëzuar 100vjetorin…
Bravooooooooooooooo!
… duket si vazhdim, si pjesa e dyte e “Llahtar Republikë” E Bledi Manes (por pak me e zbehte)
http://fashionguests.blogspot.com/2012/08/rip-by-rita-ora-live-acoustic-photo.html
Aloooo Çimi jam…Turi
Bravo Bravo Bravo Turi.
Meriton vertet shume bravo, sepse duke te pare ne TV si kengetare, prezantues, regjizore me emisionet e tua, djale simpatik model, djem qe jane te paket ne realitetin tone shqiptare, shkruan kaq bukur me autoironi edhe per problemet e perdishme.
Perpiquni, them ne shumes, si ti dhe te rinje te tjere artist, aktore, qe te shkruani here pas here dicka te goditur, te ndjere per problemet e perdishme, sepse njerizit e bejne vete vleresimin per kedo. Here e pare qe lexoj nje shkrim nga ty, dhe me pelqeu. Shikoj titujt e disave gazetave qe kane per dite nga nje shkrim neper gazeta e blogje on-line disa personave qe nuk merr dot guximin ti lexosh, edhe pse komentet tona pavaresisht ironise kane edhe pak revltim per ato qe shohim & degjojme,e prape jane aty per dite.
Aloooo Çimi jam…Turi shkruajta gjate se vertete i meriton komplimentet, mos thuaj qe nuk ti thashe… e mos me mer ne telefon per te mi kthyer komplimentet, se po nuk ta njoh numrin, ose nuk e ke nr VIP si targ makine 7777, 0007, nuk ta hap celularin…
Cfar demokracie eshte kjo kur nje njeri i vetem kryeministri, ka ne dore gjith pushtetet, policin, presidentin, drejtesin kld. Jo sali berisha por cdo shqiptar ne kete sistem do korruptohej e do shperfytyrohej. Ne shqiptaret nuk e meritojm kete strukture kushtetuese sa te jet ky sistem vetem kryeministra kucedra do kete. Prandaj ti futemi punes te hartojm nje kushtetute te re te bere per shqiprin dhe shqiptaret. ne smund te marrim kopy paste kushtetuten gjermane dhe angleze. Ne kete sistem kryeministri nuk jep llogari askund.
Gjithe teorira je o Turjan te te lexosh edhe ty pasi ke degjuar Salen me kompani tere diten te lodhni trurin(ate tru qe na ka ngelur).Edhe nje gje mu kujtua Koci tek Zonja nga Qyteti kur i thote teto Ollga :Sa bukur flisni ju artistet asnje llaf ste mora vesh more bir.
Aloooo Çimi jam…Genti
Nqs nuk e kuptove Turin, lexo “Çufo dhe Bubi kaçurrel”.
Nga emri qe ke, nuk me duket qe ke moshe ti thuash Turit, “bir”.
Une nuk e njoh personalisht Turin, por me duket vertet djale simpatik me plote kuptimin e fjales.
Aloooo Çimi jam…Genti, kjo ishte sa per replike. Mund te replikosh si te duash, sepse nuk do te te kunder replikoje… uroje te me kesh kuptuar more “bir”…
A mor Cim mor rr k ate fjalen bir shikoje mire ja ka thene teto Ollga Kocit pastaj une se shava Turin tend simpatik thjesht i thashe qe po na lodh koken me teorira si shume te tjere.Ik ha ndonje domate me mire.
shume e bukur vertet…bravo. nje shkrim dramatik do thoja qe pershkruan realisht ate cfare po i ndodh ”lisit” tone
po me uren cpaten ? sikur te kishim ca qereste dija une behej kjo ure.po pyllin na e mori zjarri , zjarrin na e solli saliu po saliu na e solli ramizi po ramizin na e solli enveri . . po te kishim ca qereste dija une si behej kjo ure .
Tani po ti Selfo i vure pikat mbi I ti je me kungull se Turi
O vellezer shqiptare!
Shkrime te tilla si te Bledi Manes apo te Turjan Hyskos jane gjithe filozofi,plor shpirt e nerv!
Ato jane melhem per shqiptarin e MJERE,qe mblidhet ne mbremje me femijet,por i ka xhepat bosh,ndaj ,ne vend te bukes u jep VOCERRAKEVE nga nje TAS ME KOS TE LENGEZUAR(ai e quan DHALLE,per t’u ngopur trurin) dhe u tregon perralla me BUKE,QUMESHT,MISH PULE E DJATH TE BARDHE NISESHTEJE,deri sa t’i zeje gjumi!
Per vete,me gruan,pervec “DHALLES” i futin nje …ashtu dhe gdhihen QIQER me shpresen se mos u NDRIT FATI!!!
POR REGJIMI I SOTEM SATRAP E KRIMINAL I Sali Berishes,nuk pyet per keto FILOZOFIRA!!!
AI ESHTE BISHE E NUK I NDJEN SACMET!!
AI DO PREDHA TOPI SE EDHE ME PLUMBA NUK JEPET!!!
Ky REGJIM DESPOTIK eshte i mbeshtetur nga FUQITE E MEDHA,duke vene ambasadoret ne mbrojtje te tij!!!
Gjuha minimale,qe media duhet te SHKRUAJE E TE FLASE ME KETE KLIKE FASHISTE,ESHTE AJO E MIGJENIT TE MADH DHE E FAN NOLIT!!!
ME AFER TE VERTETAVE,QE THEM ESHTE I VETEM TRIMI MERO BAQZE!!!
TE TJERET DHE OPOZITA BASHKE ME TE TJERET,JANE DORDOLECE,QE TREMBIN VEWTEM LARASKAT E ASGJE ME SHUME!!!
KUR TA KUPTOJME SE JETOJME NEN PUSHTIMIN FASHIST TE Sali Berishes,atehere do te mesojme te REAGOJME SI DUHET!!!
NE SHQIPTARET NUK E MERITOJME KETE LLOJ “DEMOKRACIE KAPITALISTO-MESJETARE”,por do te TUNDEMI vetem,kur te dalin ne krye te popullit,NJEREZ IDEALISTE E TRIMA SI DIKUR,qe te luftojne per Shqiperine e jo per PARTINE!!!
Edi Rama kerkon te beje :”DIALOG ME POPULLIN”,kur ne fakt duhet te PERBALLEJ ME FORCE E ZOTESI ,ME KUCEDREN BERISHA DHE REGJIMINE TIJ BARBAR,DHE VETEM ATEHERE DO TE MUND TE THERRISTE POPULLIN NE PROTESTA MASIVE!!!
Berisha i vodhi votat ne 2009-ten dhe 2011-ten,por qe atehere Edi Rama ASGJE NUK KA BERE,PER TE GARANTUAR VOTAT DERI NE NJE!!!
AI KA PRANUAR TE RRIJE NE KRYE TE KQZ-se HAJDUTI I BERISHES dhe merret me llogje Kavaje se gjoja “BEME REFORME ZGJEDHORE”!!!
NJE MUT KE BERE,O EDI RAMA!!!
Berisha do te TA FUTE PRAP NE 2013-ten me keto MEND,QE KE!!!
Te mallkuarit, harrojne se ne dru jane lidhur diten e pare te jetes (djep) e ne dru do te lidhen diten e fundit (arkivol).
Ky shkrim eshte poezi.Per tu vene ne kornize, ta lexojme e rilexojme …deri ne nje refleksion kolektiv.
Duket si stil i vecantë nga qyteterimi i lasht beratas!Nga eshtë autori?Shume shprehje kanë intonim të së folurës së Beratit dhe ngjajnë me shkrime të atdhetarit rilindas Dervish Hima që në Egjipt beri edhe një gazetë dhe i vuri titullin “Shkopi”.Nga djegia gjer dhe e rrenjëve të lisit të Hysko,as dhe një “Shkop”nuk mund të shpetohet,për të goditur mentalitetet e vjetra shqiptare,shpellaret politikanë qeveritarë dhe ngordhur shushunjat e tyre nëper ministrira dhe kudo ku valvisin flamurin blu(te Zi) te Titos së Beogradit!Besoj se ky djal ka të ardhme nëse nga djegia e madhe do luftojë të shpëtojë prej Lisit një “Shkop”,dhe me të të godas ashpër shpellarët,ose si Odisea,ti ngul në sy,shkopin e nxehur Ciklopit të shpelles se Madhe!Urime duke cuar më tej traditën e madhe publicistike te Beratit,nese vertet je nga Berati,si tregon qartë stili plot metafora!..
Bravo Turi , ehste shkrimi me fantastik qe kam lexuar deri me sot … ! Je vertet per tu pasur zili ?