Gjendet trupi i gruas, dyshohet se u vetëmbyt nga frika prej të shoqit pasi humbi paratë

4 Shtator 2012, 10:48Politika TEMA

Historia e trishtë e Thëllënza Rexhmatit, gruas nga qyteti i Kukësit, ka marrë fund sot. Ajo kishte humbur tre muaj më parë, ndërkohë që sot peshkatarët kanë gjetur në Liqenin e Fierzës një trup që mendohet se është i saji.

Rexhmati humbi tre muaj më parë. Ajo u largua nga banesa e saj në lagjen numër 5 në Kukës. Pati shumë hipoteza për largimin e saj, por më kryesorja është ajo e largimit pasi mendoi se humbi paratë që i kishte lënë i shoqi për t’i ruajtur. Sipas Shqiptarja.com, pasi nuk gjeti shumën prej 3 milion lekësh të vjetra, ajo nga frika e të shoqit iku nga banesa.

Rexhmati pësoi një depresion të rëndë, ndërkohë që policia i gjeti paratë në banesë.

Detaje të tjera priten të zbardhen në vijim.

6 komente në “Gjendet trupi i gruas, dyshohet se u vetëmbyt nga frika prej të shoqit pasi humbi paratë”

  1. Saltope berisha says:

    E zbulon Muli shkakun ?
    keto jane alarmet e nje shoqerie qe renkon nga semundjet!
    Perdite po degjojme/shohim te tilla alarme, por shtetaret tane shqetesohen se kur do i vije menopauza Cites!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html

    1. Kopenhagen says:

      Mos u mer me Mulin.
      Shiko vetem se kush na qeverisin: Bashkefshataret e ketij tipit qe ka terrorizuar gruan ne ate fare feje.
      Mireseerdhe Demokraci ne Salarabistan

      1. London says:

        Kopenhagen, ata jo thjesht qeverisin po jane metastazizuar ne cdo qelize te administrates shqiptare. Qytetaria dhe vlerat fisnike kane vdekur ne Shqiperi, koha e shpelles ka filluar…

      2. LORA says:

        Per mua i shoqi i ka fshehur parate per ta cuar gruan e pafat ne vetvrasje.Policia duhet te mbertheje te shoqin,krimi eshte kalkuluar nga ai.Drama te tilla te tmerrshme gelojne ne gjithe territorin e vendit tone,sepse “qytetari eshte i pari”,,,,,,,qe duhet varrosur.

  2. ladi says:

    Ky mentalitet qeveris prej shekujsh nje pjese te konsiderueshme te familjve shqiptare. Cudia eshte se perse duhet qe pikerisht “bashkefshataret” e ketij tipi duhet te qeverisin kete vend duke i impunuar regullat dhe moralin e familjeve te tyre gjithe shqoqerise shqiptare.

  3. barcelona says:

    kete muaj ne spanje kan humbur jeten 200 vet nga aksidentet rrugore dhe shkaqe te ndryshme si vrasje,vetvrasje,babai vrau dy femijet e ti 2dhe 6 vjec e plot te tjera.fain e ka qeveria dhe mbreti Huan Carlos,po me qe mbretit skan c’i bejn kan kerkuar dorheqjen e qeveris,se po erdhi qeveria tjeter ka premtuar mos te ket me aksidente automobilistike seose ka nje paket te re sigurie ne rrug;do i nisi vet makinat ministri i brendeshem e populli do ri pasagjer nga mbrapa,kurse per vrasjet u ka rekomanduar njerezve te mos dalin fare nga shtepia.vetvrasjet jan akoma ne dilem per zgjidhjen qe do jepet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje