Berisha nis fushatën: Jemi vend i zhvilluar (sërish asnjë fjalë për Albpetrolin)

10 Shtator 2012, 13:56Politika TEMA

Në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha takoi çdo deputet të pranishëm, duke u uruar një fitore në fushatën e ardhshme zgjedhore. Ka nisur kështu jozyrtarisht beteja e Berishës për të fituar një mandat të tretë.

Por pasi doli në podium për të folur në krah të Astrit Patozi, Berisha u shfaq i nxirë në fytyrë, duke mos reflektuar gëzimin e asaj fitore që paralajmëroi.

“Energjitë e ripërtërira kësaj here do jenë energjitë e fushatës së ardhshme. Ne do bëjmë më të bukurën, më intensiven, më të gjerën e fushatave që kemi bërë deri më sot.

Në gjitha zonat tuaja elektorale, kudo që shkoj gjej projekte të realizuara, ose në realizim e sipër të këtij mandati, i cili është edhe mandati i transformimit të vërtetë të Shqipërisë,” tha Berisha.

Por edhe pse slogani i Berishës deri më tani ka qenë “Shqipëria, vend i zhvilluar në vitin 2017”, Berisha tha se që tani vendi ka

disa tregues themelorë të vendeve të zhvilluara.

Kryeministri uroi fëmijët e mësuesit në ditën e parë të arsimit dhe shtoi se edhe në këtë drejtim, arritjet e Shqipërisë janë të mëdha. Ai përmendi sidomos hapjen e dyerve për studentët.

“Por beteja për cilësinë është dhe do mbetet përcaktuese dhe jemi të vendosur ta bëjmë këtë betejë,” tha Berisha.

“Gara mes arsimit publik dhe atij privat ndikon fuqishëm në përmirësimin e cilësisë. Ne duhet të lehtësojmë investimet në fushën e arsimit dhe shëndetësisë në mënyrën më të vendosur.”

Berisha foli edhe për çështjen e borxhit, duke thënë se vendi ynë ka marrë vlerësimet më pozitive për mbajtjen e borxhit nën kontroll.

“Të dhëna optimiste, inkurajuese në këtë krizë që ka pllakosur në Europë e botë vijnë nga ekonomia shqiptare. Sipas statistikave të fundit, rezulton se shitjet, tregtia, shërbimet, që të gjitha kanë një rritje domethënëse. Tregtia ka një rritje prej 20 e ca përqind, eksportet e vendit kanë rritje dyshifrore. Këto të dhëna dëshmojnë se modeli ynë ekonomik po funksionon në kushtet e krizës më të egër që ka pllakosur Europën dhe zona të tjera të botës.

Revista më prestigjioze ekonomike e vendos Shqipërinë në zonën jeshile, duke e njoftuar borxhin nën 60 përqind.

Ne nuk kemi marrë nga viti 2005 deri më sot qoftë edhe një qindarkë borxh që nuk shkon për investime. Po investojmë në rrugë, në shkolla, në teknologji informacioni, në ujësjellësa, kanale vaditëse,” tha Berisha.

Kryeministri foli edhe për çështjen e imunitetit dhe ftoi opozitën që nisma të votohet brenda shtatorit.

“Vendosmëria për heqjen e imunitetit nuk ka të bëjë aspak me përpjekjen tonë për të fituar kapital politik nëpërmjet këtij akti. Në rast se ne vendosëm t’i drejtohemi sovranit, kjo erdhi sepse socialistët nuk pranuan të votojnë. Këto ditë zoti Rama u shpreh publikisht në mënyrë të përsëritur se ata do të votojnë heqjen e imunitetit, pavarësisht nga qëndrimet e mazhorancës ndaj propozimeve të tjera për ndryshime kushtetuese. Unë e mirëpres këtë vendim të Partisë Socialiste,” tha Berisha duke paralajmëruar sërish se nëse PS nuk voton, ata do i drejtohen sovranit.

Sa u përket propozimeve të tjera të PS për ndryshime kushtetuese, Berisha tha se PD e ka shprehur qëndrimin e saj.

Në mbyllje Berisha përshëndeti qytetarët e Kosovës për heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur.

“Këto dy ditë komuniteti ndërkombëtar në Kosovë po heq mbikëqyrjen e pavarësisë së vendit. Kjo është një arritje historike e qytetarëve të Kosovës. Ndaj dhe unë në emrin tuaj e të qeverisë kam urimet më të përzemërta për qytetarët e Kosovës,” tha Berisha.

Kryeministri nuk foli asnjë fjalë për çështjen e privatizimit të Albpetrolit, një nga çështjet më të nxehta aktualisht.

18 komente në “Berisha nis fushatën: Jemi vend i zhvilluar (sërish asnjë fjalë për Albpetrolin)”

  1. Emir says:

    Normale qe sjep informacion se I duket se I ka te tijat pasurite e kombit Shqipetar.

    1. safi shkodran says:

      Filloje nga Shkodra zoti kryminister, te tan po t’presin krah hapun se i ka kput malli per ty.
      http://imazheshqip.blogspot.com/

  2. Uidhers says:

    Politika ne Shqiperi ka deshtuar.Uidhers.

  3. england says:

    Y rrace e keqe!
    nese shqiptaret ne keto 100 vite shtet kane pas lidere si Ismail Bej Vlora,apo Ahmet Zogolli duke mos anashkaluar Enver Hoxhen e me pas Ramiz Aline,ti je me katrani dhe me i urryeri nder te gjithe,Sali Bac Vicidoli,je plakush qe mban ere,genjeshtar patetik,vrases dhe i pabese.

  4. i lumtur says:

    Nuk je per keto pune ti Sale.S’besoj se do arratisesh nga vendi…

  5. HORRI bulevardit says:

    O Sal, po shume shpejt e fillove Portokalline, ste durohet sa te vi dhe Altin Basha nga pushimet, shko futi nji not dhe na sill ndonji medalje noti, vetem aq gjat sa rri ne uje, na e ke flliq detin, por shyqyr qe e keni blloku per popullin dhe sna ze ndonji dizanteri nga shurra jote.
    Qe jena te paret e kina moorr vesh o salo kolopuci xhaxhit Enver edhe qe jena fanar ndricues, po pash zotin, na ul me kom ne tok se njelem nga qejfi me kom nhava, na le ta prekim token, ta shofim ku jina se prej nolt ku na ke hyp ti kshtu duket vallahi bukur, por ata posht po na thon se je tu rrejt.
    Lene humorin se sta kina vaktin.

  6. BERISHA LARGOHU. ESHTE TURP PER SHQIPTARET QE DO TE FESTOJNE 100 VJETORIN ME BERISHEN! says:

    Une habitem me popullin shqiptar, pse nuk e largoni Berishen nga pushteti? Eshte per tu cuditur me kete popull ordiner qe mbron krimin dhe korropsionin dhe legjitimoj krimet e Berishes duke e mbajtur ne pushtet.

    1. lali says:

      Berisha dhe Edi jan nje,mjer ne.SHpresojm te KUQ E ZI.

  7. Kol Tivari says:

    Erdhi,u dha doren,c’ironi e sarkazem.
    Mesila e Jozi kaluan ne orgazem
    U skuq Strazimiri e u perjarg Paloqja
    U perlot Patozi e Halim koqja
    Foli pashai e 70 eunuke
    Degjonin n’heshtje,tutkune e kopuk
    Ne heshtje mjeranet,c’hall o zot
    70 te trdhur,degjojne nje idiot.
    Idiot,qe c’do te hene i tremb e i deh
    Ju heq zinxhirin e i leshon me leh
    Nje jave shqiptare degjoi e luej mensh
    Ekranet mbushun me lukuni qensh

  8. popolo di Tirana says:

    Ku ta kerkoj zhvillimin tend Shqiperi…

    keshtu duhet te fillonin vargjet e poemës : Saliu dhe mortja e atdheut…

  9. Drini says:

    Po ku ha mut kjo mortja qe e ka harruar barbarin e vicidolit?

  10. PATRIOTI USA. says:

    Mbete rrugeve o rugac. Rruget ndertohen me leket e atyre qe skane cte hane , eskane ku te flene, apo qe smarin dot ilacet. Ju kerkoni te merni vetem namin dhe ti genjeni shqipetaret si dikur Enveri qe shqiperine e bente fanar ndricues, shembull per tere boten. Te placin syte ore maskara qe i genjen shqipetraret. SHqiperia eshte mbase gjithe vendeve te ballkanit qe na rethojne e me gjere, pa le vendet e evropes dhe ju vazhdoni te mashtroni, genjeni e te mbureni ne nje vend ku krimi, korupsjoni, vjedhjet, vrasjet dhe vetevrasjet, ushqimet me liste, aresimi dhe shendetesia per toke, aty ku kanuni le te ngujuar me mijra njerez dhe femije qe svene ne shkolle. Per te gjitha keto ju mashtrues, mafjoz dinak, katil, e maskara nuke thoni asnje fjale. kini zevedesuar atin tuaj shpirteror qe i sherbyet me perkushtim bile nga genjeshtrat mashtrimet dhe hipokrizia ja kini kaluar edhe diktatorit Enver Hoxha.

  11. agim says:

    sigurisht qe jemi nje vend i zhvilluar,duket se ja kaloijme dhe Somalise,kjo ndoshta

  12. anonim says:

    mesazhi eshte perseri i qarte kryesishtper Ilirin dhe gjithe dordolecet qe ka mbledhur rreth vetes. Por padyshim edhe per ramen qe ti trgoje dhembet dhe ta kompleksoje/detyroje qe te merret me te. Per militantet e tij po hedh kushtrimin qe te vjedhin, vrasin e dhunojne sa me shume ne keto 10 muaj qe ju kane mbetur. Ne fund te fundit do te thote perseri (sic tha edhe per djegjet e pyjeve) qe keto krime i bejne socialistet.

    Tani qe i shiti te gjitha pasurite e vendit(nje pjese te mire per dhe brenda familjes se tij) duke i grabitur edhe fondet e perfituara nga keto shitje direkt ne bizneset e klanit i ka ngelur vec te zgjedhe Ristanin e rradhes dhe Nishanin e tij tek prokuroria (keto mund ti zgjedhe ose brenda dites ose do ti zvarrise deri ne ekstremin e mundshem) per ta cuar kete vend perseri drejt shkaterrimit ekonomki dhe luftes civile/vellarasese.

    Kushdo qe mendon se ky qafir do te ike nga skena me te urte e te bute genjen vetevehten. Opozitaret e cdolloj ngjyre dhe populli ne mase duhet te ngrihen sot per ta permbysur kete lumpen – neser do te jete teper vone.

  13. Ky flet per "MALOKET" says:

    Ky e ka fjalen per zhvillim te races “maloke”, qe
    zbriten ne toke nga shpellat dhe per 22 vjet vetem
    kane shkaterruar, vrare, vjedhur dhe djegur Shqiperine.

  14. o po çdo gje me TY vete shkelqyer… por te lutemi beje DIMREN pak me te BUTE E ME DIELL se nuk kemi me se te NGROHEMI..SE PO TE DUASH ti dhe henen e zbret ne toke..

  15. al says:

    sala mbajti fjalen e rradhes ne grupin demokrat dhe pastaj iku. vetem e degjuan ata. per cfar zhvillimi o sal flet per shqiperine permend dhe gazetat me prestigjose cila tha per ne fjale te mira.? para dy ditesh u fol se shqiperia per zhvillimin ra plot 10 vende pra shkoi ne vendin e 89. flet per aresimin e larte per universitetet private cfar vleresimi kane ata sot ne cilesine e studentave qe nxjerrin.kane mbaru dhe kane marre dipllomen persona qe nuk kane idene per profesionin e tyre kjo eshte cilesia. ku ne keto universitete vetem paguaj se dipllomen e kete vdekme.per imunitetin thua se po nuk u votua do ti drejtohem sovranit. ai eshte e sigurte qe e do te hequr imunitetin dhe ti thua ta heqim per nderkombetaret. ne nuk jetojme per europen dhe as per boten ne rrojme per veten. me 2005 kur more pushtetin u zotove se do ti pergjigjesh me forcen e ligjit te gjithe atyreve te ps qe vodhen dhe bastisen kete vend, dhe prokuroren e zgjodhe vet dhe konkluzioni eshte qe lufta kunder korrupsionit eshte verr ne uje ,pasi shume deputete te ps qe ti i permendje korrupsionin sot jane pa imunitet,pse nuk vepron ? nga ana jote nje duzine deputetesh dhe politikan te perfolur dhe atyre as nje gjem ne kembe. fjala dhe vepra jane dy koncepte shume larg njera tjetres. kjo qe ne jetojme eshte pseudodemokraci pasi ne don te ndertosh dicka duhet te jeshe ose militant ose ne politiken tuaj. keshtu ky vend nuk ecen.primarja ne prosperitetin e nje vendi eshte shteti i se drejtes i cili tek ne mungon.

  16. Landi says:

    dmth me parate e privatizimeve direkt e ne fushate??????????????
    se mos lini ndonje lek per spitalet e per shkollat????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje