Dyshime mbi Bankers: Ka siguruar ofertën për 10.6 milionë euro

10 Shtator 2012, 13:05Politika TEMA

Konkurrenti i dytë për blerjen e Albpetrolit, kanadezja Bankers ka depozituar si garanci vetëm 10.6 milionë euro nga 30 milion euro që duhet të siguronte për shkak të çmimit që ka dhënë në ofertën e saj. Bankers ka ofruar 303 milionë euro për blerjen e Albpetrolit dhe duhet të siguronte ofertën me 30 milion euro, pra dhjetë përqind të shumës. Burime të rezervuara të Ministrisë së Ekonomisë i thanë gazetës Tema se Bankers figuron të ketë siguruar vetëm 10.6 milion euro.

Nga kontrolli i plotë i dosjeve të dy konkurrentëve kryesorë rezulton se konsurciumi amerikan ka ofruar 850 milion euro, plus 200 milion euro investime, ndryshe nga sa është raportuar sot në shtyp. Ndërsa Bankers ka ofruar 300 milion euro, por ka siguruar ofertën vetëm me 10.6 milion euro.

Edhe pse oferta e parë është shume e lartë, qeveria duket se po synon lidhje të kontratës me Bankers, për shkak të raporteve personale të disa qendrave të pushtetit me të. Në krye të lobuesve për Bankers duket se qëndron Ilir Meta dhe grupi i tij në ministri të Ekonomisë, të cilët flasin për një “punë të mbaruar” për Bankers-in si fitues.

Kryeministri Berisha nuk ka folur ende për fituesin dhe duket se është i dyzuar mes çmimit të lartë dhe frikës nga prishja e qeverisë për këtë pazar.

Opozita ka ana e saj ka mbajtur qëndrim neutral, ose ka kërkuar si në rastin e deputetit Braçe anulimin e tenderit.

Logjika reale imponon ose çmimin e lartë me transparencë ose anulim të tenderit. Bankers është një kompani, e cila duhej përjashtuar nga tenderi për konflikt interesi, pasi nëse ajo shpallet fituese, nxjerr nga tregu çdo operator tjetër në fushën e kërkim- zbulim të naftës, pasi ajo është vetë një operator i tillë në kongruencë me të tjerët.

12 komente në “Dyshime mbi Bankers: Ka siguruar ofertën për 10.6 milionë euro”

  1. Hithri says:

    20 mln qe mbetet te plotesoje 10% shkon ne xhepat e liri Lazlit a bishe-berisha & co.

  2. Meri says:

    obobo mund ti prishet pune ketu Rezart Tacit i cili i ka bere llogarite me Esatin per te mbyllur kete biznes.Sepse po fitoi Meta aatehere ngelet pa gje Taci pastaj qe ka dite pa gjume sic thote ne zyre dhe eshte gezuar per kete oferte.

  3. AlbaniaB says:

    O Njerez eshte turp mos te fitoje oferta me e madhe 850 milion Euro kundrejt 303 milioneve.Te skualifikosh kete shume aq te madhe per qejf te Ilirit apo kushdo qofte eshte vertet per te ardhur keq.Deri sa doli ne shitje duhet te marre maksimumin e lekeve.Sme intereson se kush eshte pas ofertes por si oferte vlereson maksimalisht respekt nga ana ime..Meta boll e ka vjedh AlbPetrolin tani ta lere te lire..

  4. Toni says:

    Bankersi duhet te skualifikohet i pari nese vertet ka paguar 10.6 milion euro. Bejne zhurme dhe hedhin balte per oferten me te madhe per te perfituar Kanadezet te cileve nuk u lejohet te marrin pjese pasi ka konflikt interesi..Bankersi nje dite do ta zhduke nga faqja e dheut Marinzen ashtu sic e ka nisur sepse po e shfrytezon barbarisht..

  5. anticensurë says:

    “Opozita ka ana e saj ka mbajtur qëndrim neutral, ose ka kërkuar si në rastin e deputetit Braçe anulimin e tenderit.”
    qëndrim neutral????!
    skan faj janë të një planeti tjetër këto pasuri!nuk janë të popullit shqiptar!
    qëndrim neutral????!
    ndaj korrupsionit,në një vënd normal kishte për të rrëzuar jo vetëm qeveri por dhe kishin për tu bërë revolucione!
    megjithës “qëndrimit neutral” i është shtuar zëri,”pakontrolluar, i braçes që nesë mund ta përdorin si “reagim të ashpër të opordhë zitës!!!mjerë ne që u bëmë më katolik se papa!mjerë ne që qëndrojmë “neutral”kur na grabisin!

    1. daku says:

      komentet e tuja anticensura,i lexoj me qef,,,,,por kjo opordhe zita me pelqeu shume.Per mu si dak,me intereson pd,per aresye taxash,por me jane merzit se ne cdo zyre ku shkoj, nigjoj malokce paguj malokce qesh pa lidhje malokce.Pra du nji perkthys me vete.Dhe thash qe per 40.ooo leke te vjetra ne muaj,me mire po ndryshoj ngjyre,se per edin apo salen nuk me rruhet,po thjesht po votoj kundra.Por ke te drejte,kjo eshte opordh zite.persh nga tirona plako

  6. patosaraku says:

    Shikoni o popull si po e ndajne kete vend paecela ,parcela,nje Avni Rustem zgjidh situaten

  7. tani says:

    Ndoshta Taci eshte i lidhur me Azerbaxhanin dhe po i proshi pune MEta ku te shkoi nga Berisha.Por i duhet Esadi atij se ka mbi 300 pika karburanti.Ndaj dhe oferta 850 milion Euro i duhet dhe Tacit.Si po genjehen njerezit.Punojme fort ne Prorto Romano me depozitat.Nese nuk fiton Esati Taci do ngelet pa gjume.Bankersin nuk e do Taci.

  8. Guri says:

    Te gjithe komentuesit e ketyre diteve, qe shkruajne per shitjen e Albpetrolit, nuk thone kryesoren: Shitja e Albpetrolit eshte krimi me i shemtuar qe po i behet popullit shqiptar, sepse nafta dhe gazi jane pasuri strategjike kombetare. Mbi te gjitha, nuk shiten vetem fushat ekzistuese te naftes ( Albpetroli ), qe eshte njeri krim. Krimi tjeter i pallogaritshem eshte shitja e naftes dhe e gazit qe ndodhet ne 60% te siperfaqes se Shqiperise. Ne kete 60% te siperfaqes perfshihet gjithe Shqiperia lindore, e cila ka perspektive te jashtezakoneshme per nafte dhe gaz. Ne Shqiperine lindore pritet te zbulohen rezerva te jashtezakoneshme nafte dhe gazi, te kalibrit te Azerbajzhanit!!!!! Kete perspektive te madhe e di shume mire qeveria Berisha, sepse ka shume vite qe i disponon studimet gjeologjike.
    Cmimi i shitjes 300 deri 850 milion dollare eshte nje cmim qesharak, sepse vlera e naftes dhe e gazit qe do te zbulohet do te jete disa qindra miliarde dollare!!!!! Prandaj, Albpetroli dhe gjithe Shqiperia lindore te mos shiten ne asnje menyre. Me mire te futemi ne borxh per te dale nga kriza, se sa te bejme keto krime. O popull, preje urgjentisht kete dore vrastare. Neser do te jete vone. Shqiperia po behet si nje mullar kashte pa kokrra, sepse kokrrat po shiten te gjitha. U shit e gjithe pasuria e popullit. Nje popull pa pasuri ( pa prone ) behet skllav….

  9. K. F says:

    Bankers te pakten nxjer nafte, por kjo pseudoamerikania e myslimaneve te Bosjes cfare do nxjere???

  10. DYSHUESI says:

    A ekziston ne te vertete kompania amerikane, apo eshte e sajuar ne nxitim e siper?!

  11. Lil Toronto says:

    Kanadezet kane marre bakrin nenkupto aty dhe arin, tani po marrin edhe naften.U ka ngelur te marrin edhe pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje