Bashkim Kopliku: Socialistët do bëjnë faj të rëndë nëse bien dakord për heqjen e imunitetit

9 Shtator 2012, 15:32Politika TEMA

Në një shënim të dërguar për respublica-n, ish-zv.kryeministri Bashkim Kopliku mbron tezën se në rrethanat aktuale shqiptare nuk duhet bërë heqja e imunitetit; madje ai e sheh si të rrezikshëm një hap të tillë. Dhe jep pesë arsye të vetat, pse mendon kështu:

1.      Socialistët duhet ta pozicionohen qartë e prerë: nuk duhet hequr imuniteti, deri sa në Shqipëri nuk janë shenjat minimale të shtetit ligjor, deri sa vriten 4 vetë në mes të Bulevardit e vrasësi vazhdon të jetë kryeministër etj. Duhet të ulërijnë që ta dëgjojë çdo shqiptar, por edhe ata që dërgojnë ata burokratë nga Perëndimi, që përsërisin “hiqni imunitetin” (më e pakta që mund të thuhet për këta burokratë është se ata “janë injorantë të situatës shqiptare”). Në stadin aktual të zhvillimit të Shqipërisë, jo vetëm që nuk duhet hequr imuniteti, por mbase duhet forcuar më tej. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është pjesa më e degjeneruar e shoqërisë, dhe ai nuk rregullohet duke zgjedhur drejtuesit e tij as me ¾ e as me 100% (unanimitet) të votave. Këta të PS-së janë naivë, apo janë mashtrues?!

2.      Vetëm kur Shqipëria të ketë bërë përmirësime të dukshme të drejtësisë, vetëm atëherë mund të shtrohet problemi i heqjes së imunitetit. Imuniteti është një shpikje e botës, jo jona, që synon të mbrojë deputetët nga sulmet e diktatorëve, të Berishës në rastin konkret, por edhe të Ramës, nëse dhe ai bëhet diktator. Vetëm kur drejtësia të ketë bërë përmirësime reale e të pranuara edhe nga miqtë perëndimorë të saj, vetëm atëherë mund të shtrohet problemi i heqjes së imunitetit.

3.      Imuniteti nuk ka fare qëllim, e as e luan praktikisht këtë rol, që të mbrojë deputetët e korruptuar. “Mbrojtja e deputetëve të korruptuar nëpërmjet imunitetit”, është një sofizëm mjeran, që nuk mund të mbështetet me asnjë të dhënë reale nga praktika.

4.      Një parlament me deputetë pa imunitet, do të kthehet në një parlament me 4-5 vetë: sa parti ka në parlament.  Deputetët pa imunitet do të jenë shumë më të terrorizuar të shprehin mendimet sipas mendjes së tyre, se sa janë sot, me gjithë imunitetin që kanë. Me deputetë pa imunitet, dhe me një drejtësi të komanduar nga kryeministri i radhës, nuk ka sepse të ketë 140 deputetë. Po hoqën imunitetin, të bëjnë edhe Parlamentin me aq vetë sa parti ka në Parlament, dhe secili prej tyre do të votojë me aq pikë sa përqind ka fituar partia përkatëse në zgjedhje: nuk ka asnjë motiv që të jenë 140 deputetë.

5.      PS është duke vepruar si në rastin, kur së bashku me Berishën ndryshoi Kushtetutën duke bërë një Kryeministër me fuqi të tepruara dhe një president pa kurrfarë fuqie; kur u hoq mundësia e ndërprerjes së një regjimi diktatorial, duke kaluar vendin në zgjedhje me “mos zgjedhjen dot të presidentit” etj. Rama me të tijtë pranoi “gabimin” që pat bërë, por në fakt është bërë faj dhe jo thjesht gabim. Nuk duhet të përsërisin edhe me “heqjen e imunitetit” një faj tjetër, mbase dhe më të rëndë.

http://respublica.al/artikuj/2012/09/09/bashkim-kopliku-socialistet-do-bejne-faj-te-rende-nese-bien-dakord-per-heqjen-e

34 komente në “Bashkim Kopliku: Socialistët do bëjnë faj të rëndë nëse bien dakord për heqjen e imunitetit”

  1. Nadia Shabani says:

    Shume e drejte zoteri edhe ne populli i thjeshte po bertasim mos e shperbleni Saliun me heqjen e imunitetit pa bere ndryshimet kushtetuese por Edi Rama mendon se gjoja duke e votuar heqjen e imunitetit do t’ja lerin dopiogjashten ne dore Saliut qe, “ja ne e votuam imunitetin por ju si mazhorance nuk i votuat ndryshimet kushtetuese”. Po kujt i behet vone se Saliu nuk i ben ndryshimet kushtetuese te vetmit qe do ta hane do te jene deputetet e opozites, kurse Saliu nga dite ne dite po gllaberon institucionet e panvarura.Sot degjova ne facebook se Saliu e paska takuar Nishanin per te vendosur Arben Ristanin prokuror te Pergjithshem. Po qe e vertete kjo me heqjen e imunitetit, Saliu eshte i kompletuar si diktator dhe deputetet e opozites le te gjejne vend dhe le te futen pastaj.

    1. Gjergj Vokshi says:

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html
      Shqipëria po ndryshon
      Është një rrug’ që na bashkon
      Drejt të ardhmes po na çon
      Hëna Blu, që na ndriçon!

      Shqipëria po ndryshon
      100 vjetshi po afron,
      Na përmyt e na lulzon
      Si Venecia, Shkodra jon!

  2. KOSTA says:

    Fol o Besnik por bej kujdes se…….te nxjerr pseudonimin ai dhe…..e di ti…megjithse ju ka dale turpi te gjitheve ju qe bashkepunuat me sigurimin……..shume nga ju jane ne qeveri, ne presidence, ne parlamente….lere pastaj ne sektoret e tjere ekonomike…..plote jane….ju mban ai juve se i duheni nje dite dhe e di ai qe do tja shperbleni……lere se cfar thoni tani…..

    1. Nadia Shabani says:

      O Kosta po kush eshte Besniku se ne ketu po shikojme nje Bashkim Kopliku, nuk ka ndonje Besnik vetem n.q.s e shikon vetem ti.

  3. bbb says:

    “Socialistët duhet ta pozicionohen qartë e prerë: nuk duhet hequr imuniteti, deri sa në Shqipëri nuk janë shenjat minimale të shtetit ligjor, deri sa vriten 4 vetë në mes të Bulevardit e vrasësi vazhdon të jetë kryeministër etj…”

    Me mire se kaq nuk mun ta thosh kerkush.

  4. Bujari ju degjon says:

    Arsyetimi dhe llogjika qe perdor ky idioti hershem,ne kete rast jane te sakta.

  5. parlament says:

    Ti hiqet imuniteti vetem qeverise.Kritika dhe opozitaret duhet te gezojne imunitet,mos perndiqen nga qeveria.

  6. LORA says:

    Degjojeni o socialiste Bashkim Koplikun,se eshte nga ata qe ja vinet bolet ne bige,dr.dhjeramanit.Prandaj u menjanua shume shpejt prej PD-se,per tu zevendesuar me standartet eunuke, “bujari ju degjon”.
    Me vjen mire qe z.Kopliku e ruan ende aftesine analitike dhe pergjegjshmerine politike si ne vitet 90-te.
    Sa per sondazhin e “shqiptarja.com” se- a e pranoni heqjen e imunitetit ne shkembim te kryeprokurorit- ,,,,,,as qe nuk ja vlen ta votosh.Tu vije turp qe e fyejne inteligjencen humane ne kete derexhe.

  7. Shkodra e moteve says:

    KU QENDRON E REJA?PSE E THOTE KOPUKU NJE GJE QE E THONE TERE SHQIPETARET ME MEND NE KOKE TANI E NJE VIT ME PARE?Ndaj nuk behet ky vend se ka 22 vjet qe injorohet ‘sovrani popull’ e kur flasin ‘kopilat’,’kopuket’koqet’,’korruptuarit’PERBEN LAJM.
    Ka 22 vjet qe nuk u fol e nuk flitet per ekonomi prandaj ska per te patur kurre shqiperi o antishqipetare politiqi.

  8. nd-ih-ma says:

    Rama zgjohu.Nese nuk di pyet.Nese nuk do ik.Mjaft me.

  9. Z.RAMA .... THUAJ JO "DJALLEZIS IMUNITETIT" says:

    SHUME E VERTETE.
    PS-ja NUK DUHET PRANOJE HEQIEN E IMUNITETIT.

    ME KETE SHTET TE “KORRUPTUAR”, MALOKU-KRIMINEL DO
    HAKMERET DHE FUSE NE BURG KEDO, PASI DREJTESIA
    DHE LIGJI NUK VEPROJNE, POR VETEM I SHERBEJNE KETIJ
    KRIMINELI-PSIKOPAT.

  10. Treviso says:

    Zoti Bashkim,jam plotesisht me mendimin tend,E ke shpjeguar aq thjeshte sa ta kuptojne edhe simpatizantet e partise Demokratike. Largimi i juaj nga partia Demokratike qe dhe fundi isaje.

    Te uroj shendet te plote i nderuari Kopliku

  11. e ardhmja says:

    O ram ti do hysh i pari mrena ,po ti nxjerr Luli me Arvziun ato qe ke bere ne bashki,ndaj mos e votoni heqjen e imunitetit se do ju a beje para e mbrapa.

    1. lelo says:

      1 sqarim.Rama nuk ka patur dhe nuk ka imunitet edhe tani qe flasim

    2. fl says:

      O dylbero, RAMA nuk ka pasur ndonjehere imunitet. Per cfare je duke fol?

  12. HORRI bulevardit says:

    Vetem nji gabim bone ti o Bashkimo, kur shajshe komunistat ne 90-ten, harrove me fut aty mren dhe Saliun dhe dole bllof, tani npleqni duhesh me sha prap komunistat, se ai o prap atje ku ja caktoj venin baba vet.

  13. k says:

    Rama ke te ndegjoje me pare.Reeker apo Bashkim Koplikun.
    Reeker e takoji Ramen pasi nuk la pa takue njeri.Ja uli nivelin Rames ne fund.Takoji edhe kryetar komunash para Rames keshtu i tha Rame se je i pa vlere dhe mos ha fjalet si heren tjeter kur ishe ne Amerike .DHe i tha Voto Imunitetin,Rregulloren e parlamentit si dhe Gjykaten e larte.Po ndegjoji Koplikun te bashkohet me Koplikun ne pension

    1. nastradini says:

      O miku k… me shume kuptime nga prapa, por Rikeri, apo Reekeri sic e shkruan ti ne amerikonce te paster le te pyese amerikonet e tij pare se te pyese Edi Ramen, pse nuk e heqin IMUNITETIN e tyre kur bejne zullume ne Bote si t’ju doje qefi. Pse SHBA nuk njohin vendimet e Gjykates Nderkombetare te Hages dhe as nuk ratifikojne si gjithe te tjeret Konventen e Romes per Krime Nderkombetare? Pasi te maresh pergjigje per kete ceshtje BOTERORE me shume pikpyetje PARIMORE o miku k… me shume kuptime nga prapa, atehere mund t’u futesh komunave shqiptare nga prapa dhe perpara dhe te mesosh Edi Artistin si te degjoje Riekeret nga SHBA dhe si te mos degjoje Bashkimin tone nga Kopliku. Qe t’i beje qefin Saliut nga Tropoja.

  14. probaci says:

    bravo bashkim. me argumenta. deputet pa imunitet skane pse te shkojne ne parlament te tall b….. xhosi e berisha me ta. keta deputete le te vine te flasn neper kafene me ne.

  15. nastradini says:

    DERI KUR SHQIPTARET DO TE DEGJOJNE BOTEN BUDALLAQE?

    Keshtu do te ishte me mire ta kishte filluar shkrimin e tij realist dhe pragmatist dora e djathte e Saliut dhe inxhinieri-BOSI i URT-se enveriste, Bashkim Kopliku. Sepse para do kohe ai u tha miletit: “Votoni per PS-ne, te keqen me te vogel te shqiptareve!” Shqiptaret nuk e degjuan. Dhe sic treguan bathet gabuan. Sot i thote Edi Rames: “Mos bej LODRA cic-mic me Saliun, sic bere me Kushtetuten dhe Presidentin, se kete here do ta hash tullumin!” Nuk dihet nese Edi Rama dhe kaqolet pas tij do ta degjojne apo jo. Apo do te degjojne Boten Budallaqe, qe ka vendosur me hir apo me pahir ta integroje Shqiperine ne BE. Qe ta lene opoziten dhe PS-ne e Kohes se Qepes t’i bejne fresk Sali Sulltanit per shume vite me pas. Bukur i thote gjerat ish-miku i Saliut, por ish-miku me i vjeter i cunit te Mehmetit, Bashkim Kopliku. Por nastradini thote, qe edhe ai gabon. Sepse pyetja eshte: kujt i plas per heqjen e IMUNITETIT? Me siguri nuk i plas fare Saliut dhe Jozefines, sepse me nje levizje te gishtit te vogel i heqin IMUNITETIN kujt te duan dhe kur te duan. Me siguri nuk i plas fare as Edi Rames, sepse vete ai eshte pa imunitet fare qe kur ka lindur dhe s’e ke gjetur asgje e keqe nga kjo gje. Mesiguri nuk i duhet as Ina Rames, sepse e ka Lulu Bashen, KARREMIN e Saliut si qofte taze pa IMUNITET, per t’i rihapur dosjen e korrupsionit dhe per ta prangosur per vjedhjet makaber te rruges Durres-Kukes, por as ne mend nuk i shkon kjo gje. Atehere pse Bota Budallaqe do qe te heqe IMUNITETIN albanez? Ketu qendron puna dhe kjo eshte ceshtja. SHBA-s i thone shqiptareve: “Hiqni IMUNITETIN dhe ju pranuam me gjithe lecka ne BE!” Por harrojne se SHBA-s jane vendi qe ka refuzuar heqjen e IMUNITETIT te amerikaneve kudo ne Bote dhe refuzojne te njohin vendimet e Gjykates Nderkombetare te Hages per Krime Kunder Njerezimit per shtetasit e tyre. Pse keshtu dhe si keshtu? Po mor Po ju thote nastradini, sepse nuk njohin jo vetem Gjykaten e Hages, por nuk kane ratifikuar edhe Konventen e Romes si te gjitha vendet e tjera. Atehere pse u thone shqiptareve: “Beni si them une dhe mos beni si bej une?” Kjo eshte ceshtja. Nga Brukseli e mesuan kengen e SHBA-s dhe kane filluar ta kendojne me te njejtin referen per Sali Burrin e Shtetit: “Bej si te duash, por hiq IMUNITETIN, se ndryshe nuk te pranojme ne BE!” Dhe Saliu me te drejte i meshon IMUNITETIT me te gjitha forcat. Sepse ka mbetur troke pa LEKA fare bashke me Bode Dallkaukun, sepse Piramidat e 97-s nuk i hane me shqiptaret dhe s’ka se nga t’ja mbaje. Rusia dhe Azerbaxhani jane larg, matane shtate maleve dhe shtate detrave dhe ka mbetur si peshku pa uje. Po Edi Rama c’thote? Njehere tregohet i forte si nje LIDER opozitar i perdhunuar keqas nga pushtetit arrogant, me pas nga twiteri deklaron terrheqje dhe zbutje qendrimi, akoma me pas shohim emisaret e PS-se te vertiten si kurvat ne bordello me lojra fjalesh JO PO KESHU-PO MO ASHTU, nje TRA-LA-LA apo roma-pertoma corbe opozitare dhe mileti nuk e di akoma se cfare do beje opozita me IMUNITETIN. Prandaj edhe nastradini shkruajti shume here Edi Rames dhe opozites, qe nuk eshte turp t’i thuash pushtetit arrgonat, qe nuk mund te kerkosh nga opozita dashuri erotike me ledhatime mashtruese, kur me pare e ke perdhunuar disa here radhazi ate. Nuk eshte turp t’i thuash Saliut qe nuk do te kete miratimin e opozites per heqje IMUNITETI, perderisa vjedh votat si magjyp hindie ne mes te dites dhe ne sy te Botes Budallaqe dhe nuk organizon si Kryeminister Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme. Prandaj edhe nastradini thote:

    DERI KUR SHQIPTARET DO TE DEGJOJNE BOTEN BUDALLAQE?

  16. Bujar U.S.A says:

    I nderuar Bashkim.Pse keto keshilla tani qe nuk ben pjese ne kupolen e te keqes.Qeveria si dje kur ti ishe dikushi edhe sot eshte e njejta e keqe e ketij vendi.Tani eshte pa kuptim qe ti dhe vetem ti duhet te heshtesh.TI dhe kupola qe drejton sot vendin jeni pergjegjes per keqqeverisjen me te shemtuar qe ka ne Europen e sotme.Turp per ty e miqte e tuaj ne pd qe keni akoma kurajen qe dilni ne medjan e shkruar here pas here dhe jepni keshilla te tjereve.

    1. manuel vila says:

      ky tashme eshte i pjerdh fare mbaj mend te gjitha shpethimet e tija (?)por tanimekuptohen se cili ika dhene nje dopio dhe qendron prapa tij,…..eshte fred xhaferri dhe kancelari iprok–ben xhaferri dhe krye mashtruesi andi lila i legalizimit njerez pa taban qe shohin endera me tanin e saniesqe i beri me parate pista haram vota jone ju jenikopia e ilir legenit (metes)turpppppppppp……..i durresit

  17. e ardhmja says:

    O bukurania me psudonimin ti,je i lutur te vish ta provosh nje here prodhimin e dylberit ke per te ngelur i kenaqur,merr gjithe robt me vete.

  18. Stef Staku says:

    ANALIZE : Une them se duhet hequr imuniteti per keto arsye :
    1. – Gjithe ShqiptRet kane qene pa imunitet para pushtetitte Sali Berishes. Demi qe kemi pesuar ne nga Sali Berisha ka qene i pallogaritshem.
    Lane qene pikerisht so ialistet te kbrojtur nga imuniteti ato qe e ndihmuan Berishen te vinte ne pushtet pas Pranveres Shqiptare te 1997. Ju kujtojme ketu Kryeministrin Bashkim Fino, Fatos Nano, Ilir Meta e shume e shume te tjere …. Le ta provojne edhe ato pushtetin e Berishes pa imunitet ashtu si gjithe pjesa e tjeter e Shqiptarve.
    2. – Pa asnje dyshim qe Berisha do beje akte te tjera terrori mbi opoziten …. Kjo do binde edhe femijet e opozites qe te jene kunder Edi Rames qe firmosi kodin zgjedhor qe i hap rrugen Berishes per nje mandat tjeter 4 vjecar. Deputetet socialiste duhen ndeshkuar qe votuan ne kete menyre e heqja e imunitetit do jete nje menyre e sakte ndeshkimi per to.
    3. – Heqja e imunitetit eshte nie thike pas shpine per Sali Berishen pasi ne rast te permbysjes se tije si me ane te votes apo me ane te revoltave ai do perballet direkt me drejtesine !!! Ne rast te mos bindjes se thirrjes se Prokurorise per te deshmuar ai merret me force nga policija gjyqsorit per te deshmuar per krimet e tija !!!
    Nuk la OSBE qe ta mbroje pasi keto ligje po i miraton vete !!!
    4. – Eshte e pamundur qe Berisha te mos kete ndonje dosje te plote ne ndonje shte Europian qe e pret gati pas heqjes se imunitetit !!!!
    5. – Shume deputete socialiste duke patur mburojen e imunitetit kane bere loje te dyfishte here me PS e here me PD. Pas heqjes se imunitetit do kene me pak mundesi per ta bere nje gje te tille pasi o do detyrohen te punojne per Berishen ose do vendosin te sakrifikohen per PS. Personi me tipik i pari do jete Ilir Meta qe do e paguaje heqjen e imunitetit.
    Pas heqjes se imunitetit Berisha do i gjeje 10 deputete socialiste qe votojne per te …. Ne kete menyre zevendson votat qe i vijne nga Ilir Meta dhe s’ ka me nevoje per votat e tija. Ne kete menyre ka per ti bere nje gjyqe shembullor anti korrupsion, thjeshte per demagogji !!!

  19. k says:

    Eh more Nastradi djali shume qenke lodhur te japesh mend se kush asht Amerika.Kisha 25 vjet pa degjuar keto mesime .Nejse ma freskove kujtesen.Aso kohe(kohe ne te cillen te ka mbete truri ty) i kemi pase shpalle lufte asaj Amerike qe thua ti.Na kishte hale ne sy por se ku binte vendi yne nuk e dinte,Kur ne vitin 1991 Bush i vjeter do vizitonte Greqine e pyeten;Pse sben edhe nje vizite ne Shqiperi?Ai u pergjigj;Sa kilometer larg Greqise bie Shqiperija?Kjo ishte Shqiperija jote Fanar ndricese e njerzimit.Me ka ndodhur ne zyra te shtetit ku jetoj te me thone se Shqiprija bije ne Azi,Une ju shpjegoja shtetet kufitare te vendit tim qe te kuptonin ku bie biles shpesh beja harten disi me dore.
    Dhe thoshnja i deshpruar;Sa poshte qenke o Fanari ndicues i Nastradinit
    Pershendetje dhe ishalla te leshon Kllapija o Nastradin Djali

    1. nastradini says:

      Me behet qefi qe me quan Djal me “D” te madhe te shtypit. Por nuk me behet qefi qe me hedh boje te kuqe ne fytyre duke me treguar si djali babait “arrat” per Ameriken dhe amerikanet. Pervec Bushit te Vjeter ne Shqypni pame edhe Bushin e Ri, Presidentin Dallkauk te Amerikes, mikun e Sali Komunistit, dhe ortak i tij bashke me Pentagonin ne aferen e Gerdecit dhe ne vjedhjen e Armatimit te Ushtrise se Bamir Topit si magjyp hindie ne mes te dites. A ke degjuar more k… miku me shume kuptime nga pas, se Bush-Djali per pak falimentoi shtetin me te madh ne Bote dhe kur i vodhen oroloxhen ne Fushe Kruje dhe nuk e mori vesh fare. Me pas krutanet i ngriten edhe nje permendore fantastike para vdekjes. Meqe me tregove PERRALLEN greko-shqiptare per Bushin e Vjeter degjo nga nastradini edhe te VERTETEN afrikane per Bush-Djalin: “Kur i thane Bush-Djalit se po shkonin ne Afrike ai pa turp fare pyeti rojet: “Ku ndodhet ky shtet, qe s’e kam degjuar deri tani?” Familja e Bush-Djalit nuk donte qe djali i tyre dallkauk te behej President, sepse e dinin qe ishte dede, por ja qe fati i buqeqeshi si edhe Saliut dhe i beri miq per koke. Derisa plasi bumja ne Gerdec kur Bush-Djali u fsheh si urrithi ne brime per te mos mesuar Bota dallavarat e tij albaneze. Fanarin e Ndricuar tregoja Sali Komunistit, Sekretarit te Partise se Punes, mikut familjar te Enverit dhe mjek personal te tij. Sepse nastradini eshte nga nje soj tjeter, pak me inteligjent dhe me i ditur se vampiret, qe la Enveri per te vazhduar kauzen e tij. Sepse ceshtja aktuale ne TEMA nuk eshte kush eshte enverist apo berishist, por IMUNITETI. Dhe kur nje vend si SHBA-ja nuk heq IMUNITETIN e shtetasve te tij dhe nuk njeh asnje ligj nderkombetar per amerikanet, llogjika e thjeshte thote se nuk ka perse t’ja kerkoje ate shteteve te tjera, sidomos nje vendi, qe komandohet nga barbari komunist Sali Berisha. Ndryshe ne, shqiptaret pak me inteligjente se ithtaret berishiste si puna jote, qe tere jeten pythin bythen e VELLEZERVE TE PERJETSHEM do te mendonim se SHBA nuk jane te sinqerte me albanezet dhe nuk i trajtojne njesoj si amerikanet. Sepse ne, shqiptaret pak me inteligjente se lumpenet, dallkauket, injorantet dhe fanatiket e Saliut do te mendonin se Rikeret e SHBA-s vijne tek ne me predikime alla: “Beni si themi ne, por mos beni si bejme ne!”

  20. loni says:

    o z ka…me shume kuptime,,mir ta thot ai tjetri pak me lart,,kur te thone ata americane qe punojne ne zorat e shtetit se ku bie shqiperia ne azi apo afrike,,,ti o i dashur qytetar american me psoidenim K..me shum kuptime,,,,ti do ti thuash atyre,,QE KUR BERATI ISHTE QYTET,,LONDRA NUK EKZISTONTE,,DHE JO ME JU O AMERIKANE LULE E RE E KETIJ GLOBI,,,,dakort shoku K..berati qytet 2400 vjecar se mbase nuk e mban mend ta dish,,ajde tani laj pjatat edhe ti si gjithe uzmiqaret e tjere qe vdisni per tu bere pak servila ne ata shtet ku jetoni,,shnet uzmiqae me emrin KA…..

  21. k says:

    Nastradinit dhe Lores:
    Une e kuptoj situaten tuaj.Sterbythje me te madhe nuk kishte se ajo qe Reeker i beri Rames nuk kam degjuar.E la 5 dite ne fund e takoji sa me la gojen.Por mos u bini ne qafe njerzeve se ju keni ne krye nje mashtrues
    qe paguen nje interviste te Wisnerit per ti bere karshillek qeverise Amerikane.Shkoni hani pershesh e kos flini te qete e neser prape ne komente

    1. agbi says:

      o nastradin miku , perse lodhesh kot me kete tipin K . Nuk e shikon qe nuk i punojne te gjitha kandelet , ai e mate nivelin mendor te njerezve se me cfare ushqehen ata , me kos apo me mishe te pjekur e shampanje . pershendetje

    2. nastradini says:

      Nuk eshte me kulture, qe me nje replike t’i pergjigjesh dy komentuesve. Sepse secili ka te drejten e tij te fjales dhe te pergjigjes, nese e replikojne. Megjithate degjo nastradinin o k… miku me shume kuptime nga pas. Nuk ka Sterbythje me te madhe se sa te kesh nwe KRYE nje gjakatar, vrases serial njerezish te pafajshem si Sali Komunisti. Qe duhej te denohej nga Gjykatat Nderkombetare qe ne fillim me likuidimin mafioz te Remzi Hoxhes. Me pas per shume te tjere per te dale ne Gerdec, tek Kosta Trebicka, tek 21 janari, lista eshte e gjate, njesoj si ne filmat horror te Holivudit. Megjithese me thene te drejten nuk e di se c’do te thote fjala “Sterbythje”, qe perdor ti ne repliken e dyfishte per nastradinin dhe Loren. Prandaj nastradini te thote o miku k… me shume kuptime nga pas, se nuk ka Sterbythje me te madhe se te kesh per BOS Sali Gjakatarin. Qe vrat njerez si zogj pule, qe vjedh fonde publike dhe pasuri private, njesoj sic vidhte Enver Hoxha, mesuesi i tij, qe mashtron miletin dallkauk si puna jote me Perralla me Mbret per arritje imagjinare asfalti, kur populli po vdes nga urria. Sepse ketu ne TEMA ceshtja nuk eshte kush dhe ke ka ne KRYE te kokes apo te shpirtit, por IMUNITETI qe Rikeri, zevendesi/ndihmesi/ndihmesi/ndihmesi ne katror dhe ne fuqi te trete i sekretarit te SHBA-s u a kerkon shqiptareve, por nuk e heq per shtetasit e vet. Kur keta bejne zullume ne Bote. Prandaj edhe nastradini te replikoi me nje shkrim te posacem, qe mesa duket qe Rikeri-Amerikoni, sic tregojne bathet nuk i plas fare nese shqiptaret do te heqin apo jo IMUNITETIN, por ka qellime me afategjate lidhur me fatin e tenderit te ALBPETROLIT albanez me shume opsione nga pas nga pikpamja gjeostrategjike. Prandaj o miku i nastradinit ne TEMA degjo edhe ti dhe meso se nuk ka Sterbythje me te madhe sesa shitja me tender e interesave kombetare per dy ASPRA edhe sikur keto te mateshin per momentin me qindra miliona USD.

  22. zemreku says:

    Nese socialistet votojne imunitetin te shkeputur nga paketa e tyre e ligjeve per drejtesin,mos te quhen me socialiste,por pordhabythqiriste.Pse ? Sepse thone duhet bere kshtu e ashtu dhe se fundi bejne çfar i do qejfi Saliut.Me mire te mos flasin fare dhe te bejne çfar thote e ben Sala qe ne fillin te problemit.Apo demek degjojne miqte tane amerikane,sepse,siç tha dhe Rekeri qe me demek Amerika do ndjeki nga afer zgjedhjet e 2013.Bukur fort,edhe Arvizu qelepirxhiu ashtu tha se do e ndiqte nga afer numerimin e voteve ne Tirane,bile perveshi edhe krahet.Po pastaj çfar u be ? Cfar deshi Saliu.Ishte nje Enver Hoxhe ne nje kohe te caktuar ai qe ua dinte huqet amerikaneve e anglezeve dhe nuk ua vershellente fare per pallavrat qe propagandonin ata,por i hapi syte popullit te thjeshte me shkolla kudo e per te gjithe ,e mbrojti popullin e thjeshte nga banditet dhe forcoi shtetin shqiptar dhe i dha emer me dinjitet Shqiperise.Ndersa ky sot ben si Enveri per anet e keqiia te tij ,por popullin nuk embron dot ,ose nuk do ta mbroje nga banditet.Tek Rama kam pase shume shpresa deri ne greven e urise para qeverise,por sa hengri ngjalen tani po ha edhe pallen.Mjere ky popull çfar fatkeqesie qe e pret ne te ardhmen .Duhet te ngrihet nje RINI shqiptare ,e ditur dhe e ndergegjshme per te vleresuar situaten dhe t’i dali zot Atdheut qe po renkon nga shume plage ,te cilat po e çojne drejt vdekjes.Bashkim Kopliku i thote sakte ato qe thote ne kete artikull,por fare pak nga ajo e madhe qe duhet thene.Mbase do piqet RINIA ,qe te shpetoje Shqiperia.

  23. SKENDER BEU I VJETER says:

    NE FAKT ESHTE E DREJTE QE LIGJI NE RASTIN TONE KONKRET TE NDREQET DHE TE PRANOJE VETEM HEQJEN DHE LENIEN PA IMUNITET TE QEVERISE,PRESIDENTIT GJYQTARVE DHE DEPUTETEVE TE MAZHORANCES KURSE DEPUTETET E OPOZITES DUHET TE JENE TE VETMIT QE TE GEZOJNE IMUNITET SEPSE KJO DO E BEJE OPOZITEN ME TE FORTE DHE TE SHERBEJE SI BALANCE KONTROLLI NDAJ QEVERISE.

  24. Erjon Bregu says:

    Ne fakt Sala eshte ende politikani me i fort ne Shqiperi, ka nje aftesi te cuditeshme per tja fut cilido qe i del perpara, sot per sot askush nuk ka kellqe ti marre pushtetin, ai eshte punetor i madh diten dhe ben ato qe ben, ndersa mbas ores 20.00 punon me skema si tja fus njerit e tja nxjerr tjetrit, edhe kjo eshte nje dhunti qe se ka kushdo ne politiken shqiptare. Pra sa te kete shendet e jete ky njeri me keto aftesi te jashtezakonshme do te qendroj ne krye te shtetit shqiptar edhe te pakten 20 vjet.

  25. magicc says:

    Do te doja qe ligji per imunitetin te zbatohet sa me shpejt sepse ky Bashkim pushti baske me Aleksandrin jane dy hadutet me te medhenj qe ka pasur vendi yne ndonjehere. Tani qe jane hequr nga karriget keto dy pushta bejne rolin e demokratve dhe te ndershmit, por te dashur lexues dhe ju te tjeret qe beni komente ju lutem mos i harroni keto dy figura te felliqura . Nuk e kam tju dal zot tjerve ne vazhdim , por keto dy paliaco jane te paret hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje