1. Bashkimi rreth liderit
Asnje ekip nuk njeh sukses pa nje kapiten te mire dhe pa unitet ne ekip. Amerikanet e bejne shume mire kete pjese. Ish-rivalet e Romney thuren lavde pafund gjate konventes se tyre per nje njeri qe e kishin ‘masakruar’ gjate primareve. Por kur ajo beteje mbaron, te gjithe jane besnike te bashkuar per te fituar ndaj kundershtarit. Kujtoni Clintonet dhe mbeshtetjen e tyre pa asnje kompleks ndaj kandidatit Obama. A duhen me shume keta njerez pas garave brenda partise? E dyshoj! Thjesht kane kuptuar pas 200 viteve demokraci se betejat fitohen vetem duke forcuar mbeshtetjen per liderin e zgjedhur ne krye te betejes.
Mesimi per ne? Nje mbeshtetje totale pa hezitim e pa asnje kompleks per Edi Ramen ne krye te betejes sone te ardhshme. Gara brenda partise, LMN-ja, debatet publike brenda vetit ishin te gjitha te shendetshme – fundja ketu dallojme nga ajo ghetto politike qe eshte PD-ja. Por, ne kete faze duhet te fitojme ndaj tyre, e jo ndaj njeri tjetrit.
Me gjithe proliferimin e partive te reja nje gje eshte e sigurt: ne 2013-en kryeminister do jete ose Edi Rama ose Sali Berisha, pike! Ne s’duhet te kemi kompleks te themi te verteta per Ramen qe I marim te mireqena por qe nese nuk thuhen nuk bejne dallimin me kundershtarin. Kandidati yne eshte ndryshe! Fjala vjen, Edi Rama ishte disidenti autentik kunder komunizmit, kurse Berisha nje sekretar I rendomte partie maje varkes ne Drilon. Ata qe e vleresojne te kaluaren, duhet ta degjojne nga te gjithe ne kete. Edi Rama eshte patriot i mirefillte – jashte klithmave e populizmit, por me vepra konkrete. Kujtoni betejen per detin, iniciativen per Luginen e Presheves, shqiptaret e Malit te Zi e nderveprimin intensiv me Kosoven e trevat ne Maqedoni, propozimet per emigrantet e qendrimi dinjitoz ndaj fqinjve. Po kundershtari yne? Tregtia me Milosevicin per naften, falja e detit e importi i plehrave jane vetem nje pakice qendrimesh fatkeqe. Ata qe e duan vendin, duhet ta degjojne vazhdimisht kete dallim. Mund te flasim per Ramen ndertues e Berishen shkaterrues, Ramen intelektual e Berishen medioker, Ramen perendimor e Berishen démodé…etj etj. Po keto dihen thote dikush! Po dihen, por kane peshe kur thuhen papushim nga te gjtihe ne socialistet, pa rezerva pa kompleks e pa droje. Vetem keshtu do te mund te mbysim gjithe propaganden e padrejte nga
kundershtari se ‘te gjithe jane njesoj’ si alibi per te mos ndryshuar e per t’i dhene publikut dhe 4 vjete te tjera me te tmerrshme se 8 vitet qe kaluam. Amerikanet e bejne kete ne cdo fushate, ekipet qe cmojne me shume liderin e tyre, fitojne me shpesh.
2. Apel pa kompleks te kaluares
Evokimi nga Obama i suksesit te Clintonit ne rritjen e punesimit, apo perlevdimi i Reganit nga Romney nuk jane ‘mbulesa lavdie’ per cdo gje te ish-presidenteve. Por jane kujtese e koheve kur gjerat ishin ‘ndryshe’, ‘jo kaq keq’ etj. Qeveria socialiste e kaluar kishte te metat e saj – une s’kam c’shtoj me shume se c’kam bere me MJAFT ne ate kohe – por nje gje duhet thene me ze te larte. Ekonomia kurre nuk u fundos
nga nje borxh 60%+ e GPDse, papunesia kurre nuk arriti 1milione, nafta nuk kaloi 100leke, dhe krimi nuk therte ne rruge kedo qe s’di t’i pergjigjet pyetjes ‘ca ke qe shef’? Te mendosh qe ne ‘98en u la troke nga Berisha e piramidat e tij dhe ku bandat kriminale benin kerdine. Ndoshta kete e kujtojne 30+ vjecaret, por nje gjenerate e re votuesish e lindur ne vitet 90-94 as e mban mend ate kohe. Ketij brezi i duhet thene troç: Po, ajo qeverisje e socialisteve nuk ishte ideale, por ishte e pergjegjshme me ekonomine, nuk toleronte krimin e rruges, menaxhoi krizen e Kosoves dhe solli paqe sociale pas nje drame vrastare. Si shembujt amerikane, ne socialistet kemi mjaftueshem shembuj tanet nga ditet kur ‘gjerat s’ishin kaq keq sa sot’ e qe duhen perseritur e permendur ne publik gjate gjithe ketyre 10 muajve te ardhshem nga te gjithe ne.
3. Historite lokale te suksesit
Kisha prej kohesh deshire te degjoja Cory Booker. Ai eshte kryebashkiaku transformues i Newark, New Jersey. Filmi dokumentar rreth humbjes se tij ne garen e pare per bashkine “Street Fight” ishte inkuarajim per mua pas humbjes time te pare ne nje gare elektorale – reflektim i tij mbi padrejtesite e betejes dhe shkundje e pluhurit nga gjunjet per t’u ngritur serish ne kembe. Cory foli ne diten e pare te konventes – frymezues dhe energjik, si medallion i suksesit te ekipit Obama ne terren. Ne sot kemi nje ekip Rama ne terren, fitues dhe te suksesshem Niko Peleshi, Vangjush Dako, Shpetim Gjika, Qazim Sejdini, Adelina Farrici, Artan Shkembi, Fatos Tushe, Stefan Cipa e shume te tjere jane Cory Booker te socialisteve ne komunitet qe ata kane transformuar ne Shqiperi. Po, ca njerez e dine, por duhet perseritur qe ta dine te gjthe se ne qytetet qe menaxhohen nga socialistet jeta eshte me e mire, punesimi me I larte, arsimi me cilesor, pushimet me te mira, investitoret me te gatshem. Vektori i shpernguljes se popullsise ne Shqiperi eshte nga Delvina ne Sarande, nga Corovoda ne Berat, nga Peshkopia ne Durres, nga Bilishti ne Korce, nga Bulqiza ne Burrel – pra njerzit ikin nga aty ku qeveris nje mini-Sali per aty ku transformon jeten nje menaxher i ekipit Rama, aftesia drejtuese e te cilit eshte sot e pakontestueshme fale edhe rilindjes se Tiranes ne 11 vitet e tij. Shqiperia eshte koleksion i ketyre historive te suksesit qe ne socialistet I kemi me bollek. Teksa
kerkojme voten per qeverisjen qendrore, duhet te mos lodhemi se kujtuari qeverite e sukssesshme lokale sipas parimit: Kush eshte kujdestar i mire tek e vogla, eshte i mire tek e madhja.
4. Programi si vizatim i endrres per te ardhmen
Le ta pranojme, per shumicen e publikut leximi i programeve politike nuk eshte nje ‘hobby’ ngazelluese. Shifrat depresive per borxhin, deficitin, inflacionin, PBB, FDI…jane nje supe alfabeti qe nuk haen nga kushdo. Ama, programi eshte deshmi se nuk po mendon vetem per fitoren sot, por dhe per qeverisjen neser. E thene troc, programi mund te vizatoje nje enderr per te ardhmen, te na rrise ambicien si komb, e t’I pergjigjet pyetjes legjitime “po te jete Rama, cfare do ndryshoje?”
Programi per nje Rilindje Shqiptare sot ka heshtur kritiket ne te pakten dy akuza: qe PS nuk ka program e se ajo nuk ka ideologji te majte. Rilindja eshte sot dokumenti me I artikuluar politik i nje partie shqiptare, por qe tani ka nevoje per ekon e te gjitheve ne ato qe jane temat definuese te tij, sidomos ato pika ku ne dhe kundershtari jemi diametralisht kunder.
1. Taksa e ndershme e shpjeguar thjesht eshte nje ulje taksash per 95% te popullsise qe sot paguajne nje takse te sheshte abuzive, jane para qe i kthehen mbrapsht shtreses se mesme e cila s’do mend qe di t’i perdori me mire per veten, sesa qeveria ‘obeze’ ne Tirane
2. 1 milione te papune nuk mund te punesohen brenda nates, por shume mund te gjejne nje pune brenda 4 viteve te qeverisjes tone me rritje te shpenzimeve publike, rikualifikim te krahut te punes ne kurse profesionale per zanate qe i lipsen kohes, dhe rikonceptim i bujqesise per punesimin ne fshat.
3. Arsimi e Shendetesi sipas nevojes, e jo sipas mundesise se xhepit eshte nje transformim i parimit “secili per vete, shteti per askend”. Zhvendosja drejt arsimit professional qe ofron zanat per pune dhe ulja e tarifave studentore eshte nje investim tek e ardhmja. Per shendetin ata thone “ta zgjidhin policat e sigurimit, si makinat”. Por njerezit s’jane hekurishte, ne socialistet besojme se jane aseti kryesor i vendit, ndaj dhe sherbimin shendetesor universal e trajtojme si nje police sigurimi qe shteti e blen per jeten e te gjithe shtetasve te saj, pavaresisht mundesise monetare.
4. Sipermarresit e vegjel jane perfaqesuesit me tipike te nje shtrese te mesme. Kur propozojme heqjen e takses se sheshte te barabarte me korporatat miliardere, po clirojme sipermarrjen familjare nga nje gare e pandershme dhe po leme me shume para per ta dhe per familjet e tyre per t’u ri-investuar
nga vete ata.
5. Zhvillimi rural dhe hovi per mikrokreditimin nuk eshte shpikje e rrotes, sesa zotim per aplikimin ne shkalle kombetare te atyre shembujve qe po funksionojne ne zona te vogla si Xare, Krutje ku ferma ka kaluar nga mundesia per veteushqim familjar, ne nje agro-biznes te mirefillte qe sjell punesim.
Per rastesi, konventat e te dy kandidateve prodhuan lista me 5 pika – ndoshta si numri ideal qe mund te mbahet mend si nje ‘mantra’ refren i fushates. Ne socialistet i kemi keto 5 premtime qe na dallojne qarte dhe ideologjikisht nga kundershtari – nuk duhet te lodhemi se shpjeguari gjer ne fitore.
5. Rrezimi i miteve per kundershtarin
Nuk mund ta injorosh totalisht forcen e kundershtarit. As ne Amerike. Komunikimet per fonde nga fushata e Obames kane qene me shume vajtuese te faktit qe Romney po shpenzon sa trefishi i tyre, cka po ua veshtirson fushaten ne shume vende. Ky lloj pezmi eshte me I madh tek ne, sigurisht. Ne fushaten e vitit 2009, perllogaritjet tona treguan se raporti i shpenzimeve qeveri vs. opozite ishin 60 me 1. Kushdo qe e mban mend fushaten 2 vjecare te spoteve qeveritare apo ‘OJF’ve te saj e kupton per çfare po flasim. Se fundi po gjen eko mendimi – me gjase i inkurajuar dhe nga qeveria – se tani qe “Saliu i ka te gjitha, do fitoje prape”. Ky eshte nje mit qe ne socialistet duhet ta rrezojme, perndryshe rrezikojme te mbytemi ne nje beteje psikologjike pa sens. Po si?
Ato ‘te gjitha’ qe ka Saliu, i ka pasur dhe me pare. Me gjithe parate e 2007, 2009 e 2011 PD doli gjithnje parti e dyte, qeveris vec fale koalicioneve. Kjo e fundit po ndryshon qartaz ne favor te PS me lindjen e disa partive te djathta anti-berishiane dhe nje hapje me te madhe te PS ndaj aleateve. Ai ka policine? Po a nuk e kishte dhe ne Kamez, ku Shemsi Premci refuzoi te rrihte simpatizantet tane. A s’e kishte dhe ne Lac, Burrel e Kavaje ku pati permbysje spektakolare? Ai ka drejtesine? Cilen drejtesi? Ate KLD qe votoi 100% me ish-presidentin, dhe 1 muaj me pas 100% kunder tij por me presidentin e ri, e qe me po aq gjase voton 100% çdo vendim te Edi Rames neser kryeminister? Ai ka SHIK? Nje SHIK qe sot me shume se kurre eshte ne cdo qelize nen mbikqyrjen e nderkombetarve, e pervec fetishit psikologjik te Saliut, nuk eshte me ai i 1997-es.
Nuk po them qe kjo do jete nje beteje e lehte, perkundrazi! Por as nuk duhet mistifikuar kundershtari pertej arsyes. Ne dallim nga 2009a shkojme ne terren me thuajse dyfshin e grupit parlamentar dhe nje shtrirje ne pushtet vendor socialist 70% me te madhe. E gjitha kjo energji duhet te na inkurajoje.
Publiku i di sa keq jane gjerat. Ajo qe ka nevoje te dije eshte se gjerat mund te behen me mire, se lideri yne ka besimin e ne te gjitheve per fitoren, se socialistet dhe ne diten e tyre me te keqe kane qene shume me te pergjegjshem per vendin, se ne kemi prova lokale te qeverisje shume te mire, se ne kemi nje program qe perqafon endrrat e shume njerzve per barazi sociale e nje shtrese te mesme te forte, dhe se kundershtari yne nuk eshte aq i fuqishem sa shtiret – perkundrazi! Ciniket me gjase do thone ‘c’na ngaterron me Ameriken, ne ketu s’i bejme gjerat ashtu’. Kane te drejte! 100 vitet shtet s’I kemi bere fare gjerat keshtu, por ndoshta gjerat duhet te ndryshojne. Ne socialistet mund ta bejme kete fushate ndryshe nga te tjeret, nje fushate shprese per te ardhmen e me nje ambicie me te madhe per veten e per kombin!
Me thjesht te ishte,
me mire do ishte!
DMTH, populli do buke e uje dhe jo haviar e shampanje!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/femijet-e-bathores-vs-berishajt.html
Shume fjale qe te heqin interesin per ti shkuar deri ne fund artikullit.
Po ti shtojme edhe emrin e Erion Veliaj atehere me mire te lexosh gomarlleqet e doktor vdekjes.Po pse mor Erion,duhet te shkosh deri ne SHBA per ta kuptuar se ç’strategji duhet kunder Berishes?
Zgjedhjet e 2013 duhet ti gjejne shqiptaret te rreshtuar kunder Doktor vdekjes dhe jo rreth Edvinit per ti forcuar pozitat brenda PS.Jane shume figura si puna jote brenda PS qe jeni kthyer ne thembra te Akilit per kryetarin tuaj.Doktori ju njeh rrenje e dhemballe dhe tall menderen me ju se e di shume mire qe s’do keni kurre kurajon ta vini me shpatulla mbas murit.Jeni figura te djegura o Erion prandaj po vuan ky popull.Babezine tuaj per tu pasuruar ne rruge ilegale populli shqiptare po e paguan me buken e gojes dhe mungesen e lirive me elementare.Prandaj hesht o Erion se doktori ju ka mberthyer prej briresh dhe ju po pellisni ne stallen e tij.Sa me shpejt te zhdukeni nga skena politike ju bythpambuket e korruptuar te PS aq me i shpejt do te jete edhe fundi i doktor vdekjes.
Vizjon per nje te ardhme qartesisht te mundshem.
Eshte e vertete se ashtu sikunder Toka ka nje Glob,
ashtu edhe njerezimi ka Globin e vet,me pikat e veta te orjentimit;dhe ne cdo pike orjentohen njerez per nga vlera
dhe permbajtja e tyre.
Nuk ka dyshim se ne dy ekstremet(veri-Jug)kemi nga nje njeri
maximalisht por edhe minimalisht te besueshem.
Ne piken e siperme eshte z.Rama;i afte dhe i moderuar.
Poshte constanti Sali,medjoker dhe i Injoruar.
Keshtu e kuptoj une qartazi idene qe Veliaj sjell
ne filozofine e tij.
Per mua kjo eshte e Sakte! madje shume Sakte!!!
Te kuptuarit e kesaj filozofie reale,menjehere
te krijohet reaksioni i ndryshimit,midis protogonisteve;
ku prioritetet e Rames,ndeshen egersisht me pengesat e berishes
Madje ketu duket qarte,Vektori Rama drejte e ne Progres
ndersa ai Berisha ne regres.Por le ti leme per momentin keto,
per te thene se si e shoh une te arthmen time ne rezultanten e
Vektorit Rama:-separi;-ngushtimin e dallimit,ku barazia
do te jete procesi me ekzigjent qe do te permbushi
kenaqesine e sejcilit.
me tej,Shfryrja e administratave dhe tretja e Korupsionit,
si efekti me negativ qe di te zhvilloje vetem varferine.
Arsimimin dhe shendetesine i shoh si kujdestare per te gjithe
shqiptaret.
Syte do kthehen me perparesi edhe nga Bujqesia,
Programi Rama,thote se edhe komuniteti rural do te jetoje si ne
mini qytet,shto ketu cdo gje te nevojshme per bujqesine
te cilat do subvencionohen nga qeveria Rama.
Shqiperia eshte nje vend shume i pasur,por ka edhe specjaliste shume te afte.mirepo,pasurite e saj jane shperndare ne duart
e te Huajve,dhe specjalistet e saj,shperndare ne te gjithe Boten.
Programi Rama,do ta ktheje cdogje ne inventarin e Shqiperise,
dhe cdo gje do tja besoj specjalisteve te saj.
Ky Program hedh perspektiven se qysh ne kater vitet e para
te qeverisjes,gjithcka ne drejtim te Ekonomise do te
shtrohen me pllaka mermeri.
Edhe Toka e Shqiperise eshte pjellore,por aty mungone Studimi,
dhe ca me shume Planifikimi.
Tek Programi Rama,shof nje kthese Shkencerisht te mundur
sidomos ne shfrytezimin maximal te Tokes.
Nuk ka asnje aresye qe rendimenti i tokave tona te jete me i ulti ne tere zonat fqinje,dhe nuk ka asnje aresye ku Gjedhi dhe
Bagetite e imta te mos jene konkuruese…
Prandaj tek ai Program shoh qe Studimi eshte prioriteti i tij
Agroteknika kerkon persosje,pasi kjo do sjelli ritjen
e rendimenteve dhe uljen e shpenzimeve.
Por sot kete nuk ka kush e ben.Te gjithe jane larguar.
Une shoh ketu ku jam se agronome dhe veterinere te larte
po lajne pjata.Une shoh ketu mjafte specjaliste te larte,qe po
bejne cdo pune per te mbijetuar,ata po robtohen pasi ky
eshte vete kushti per te jetuar.kurse
Aty ne Shqiperi ju kemi krijuar kushte Luxi te Huajve,te cilet
po perfitojne nga pasurite tona,dhe ceshte me e keqja po
shfrytezojne projektet dhe rekomandimet qe permbajne Dekada
pune te lodheshme por te sukseseshme te ketyre specjalisteve
tane qe une ja u pershova pak melarte.
Atehere lind nje pyetje per te ndare regjimin Sali nga
Progresisti Rama;-
Si mund te mendosh per zhvillim te Shqiperise,kur te Huajt kane si qellim;-Te marrim cte marrim se qyl i kemi,se per te
nesermen e ketj vendi nuk jemi Ne ata qe duhet te mendojme…
Ketu pra ze fill ndryshimi,duke e pare qartazi se
Programi Rama,synone zhvillimin e sotem dhe Perspektiven e
se ardhmes.
Ndaj jam Optimist dhe mbeshtetes i ketij Programi.
I besoj Rames pasi kam bindje se do ti realizoje duke e
kthyer jeten e Shqiptareve ne mbarevajtje.
Do te shfarose rregjimin dhe do lumturoje te gjithe Shqiptaret.
Dhe te gjithe kete deshirojme,te kthehemi dhe te punojme
aty ne Shqiperi,si ne mallin tone,per vete dhe per Brezat tane…
Ne keto 5 pika qe jep Erion Veliaj harroi me te rendesishmen , qe eshte :……Patriotizmi
Ketu ne USA, gjitheshka rotullohet reth patriotizmit . dhe duke qene se kjo opozite
nuk e ka aq me qejf Patriotizmin, atehere mos bej krahasime me partite Amerikane,
se ty te mungon elementi me thelbesor qe perdorin partite amerikane _PATRIOTIZMI _
per te bere popullin te galvanizohet reth partise se tyre .
Do te beje mire ti lije menjane krahesimet me Ameriken sepse jemi (dhe kjo per fajin tuaj) shume larg tyre.Do te benit mire te qendronit me kembe ne toke dhe te merrnit shembuj nga vende ish komuniste si Kroacia apo Sllovenia qe fituan pavarsine ne vitin 1991 dhe sot jane shume here me perpara se ne.Kroacia me nje popullsi pak me shume se 4 milion ka nje GDP rreth 80 miliarde dollare,apo Sllovenia me nje popullsi 2 milionshe ka nje GDP rreth 60 miliarde dollare.Dhe krahesoje me kete kasollen tone ku GDP eshte diku tek 25 miliarde.Boll na treguat perralla me Ameriken,se u ngopem me demagogji boshe.Njerezit duhen te mblidhen rreth atdheut dhe jo rreth kryetarit tend.Ti na tregon konventen e Amerikes por a i degjove thirrjet ne ate konvente? I degjova une.I shin “USA,USA,USA,USA’USA dhe jo “partia Socialiste,partia socialiste” apo ca me keq ata druvaret e PD ku akoma pas 20 vjetesh çirren “liri demokraci.liri demokraci”. A pe ndonje flamur partie ne knonventen e Obames more zoteri?Une nuk pashe perveç se atij amerikan.Kurse tek ne ju i keni bere njerezit te vene dhe flamurin e partise ne dasma apo kur shkojne ne mal per dru.Turp.E perçate popullin aq keq sa dhe pushtuesi nuk ja ka arritur.Dhe mos na dilni si virgjeresha,sepse ju jeni bashkpuntor ne krim.Nqs Sali talebani vret popullin e vet,ju jeni bashfajtore qe rrini dhe beni sehir(e shumta ndonje konference shtypi).A ju duket kjo sjellje normale kunder nje rregjimi fashist si ky i yni?Nuk jeni te besueshem more zoterinj prandaj dhe njerezit kane mbetur si miza pa koke dhe nuk dine ç’te bejne.Cilido qe do ti premtonte popullit denimin e krimineleve dhe hajduteve te pasurise kombetare do te mbeshtetej fuqimisht nga ta.Ju dilni e qani pse ben Sala kete apo ate.Eshte njesoj sikur lepuri te ankohet pse e ndjek ujku per ta ngrene.Jo zoterinj,e keni shume gabim,sepse kur ujku ben kerdine dhe ne dele,atehere i nemerohet ne balle.Kjo eshte detyra juaj.Ashtu siç ka qene detyra e opozites ne shume vende te tjera ku diktatoret i kane hequr zvarre.Si mund te prisni ju te ndryshohet situata me zgjedhje?A ka zgjedhje me Saliun?Ai qe thote po,duhet vizituar nga trute.Skenari i 2013 dihet.Ose jashteqitja Sali do ti vjedhe prape zgjedhjet dhe ju do te qurraviteni per pushtetin,ose jashteqitja do te largohet vete nga presioni i kurvave nderkombetare,por vetem me kushtin qe ai dhe familja e tij zvarranikesh te mos preket.Ne te dyja rastet populli eshte i humbur.Vetem revolucion zoterinj,dhe asgje tjeter.Rrofte atdheu jone i dashur.Poshte tradhetaret dhe shushunjat.Me sakte ne litar.
E Aleanca Kuq e zi, zotëri, ke bërë hesape pa hanxhinë! Aleanca KuqeZi do të rilind kombin, do të fitojë dhe 2013 është kuq e zi…mjaft me kaltër e rozë, përpara deri në fitore, Kuq e zi përgjithmonë.
Ne AKZ jane te gjithe ish ushtaret e Berishes,qe nuk munden te benin hajer ne qeverisjen e tij dhe HAJDE TA PROVOJME TEK KJO PARTIA E RE!!!
Populizmi i Spahiut eshte njelloj si ai i Berishes,sepse eshte DORA E FSHEHTE E TIJ!!!
Cfare provash ka dhene AKZ-ja pervec se mund te jete nje PASRTI MAFIOZE,QE USHQEHET ME PARA TE PISTA DUKE KRYER VEPRIMTARI GJIGANDE NE TE GJITHE BOTEN DHE NUK DEKLARON SE KU I GJEN TERE KETO PARA???
MAFIA KERKON TE VISHET ME FLAMURIN KUQ E ZI!!!
Eshte njelloj si PERRALA E UJKUT ME KECAT,QE MBULOI PUTREN ME MIELL,PER T’U DUKUR SI MAMA DHIA!!!
Kerkojne mbeshtetje nga kosovaret,kur AKZ-ja eshte vetem e Shqiperise e jo edhe e Kosoves!!!
DUAN TE BEJNE LOJEN E BERISHES,PA BERISHEN,QE ME PAS BERISHA TE MOS DENOHET PER KRIMET E TIJ!!!
per te miren e vendit rradha e punes eshte kjo:te votojme partine socialiste me kryetar edi ramen.ne kete moment ndarja e votes ne shume parti do sjelle mos qeverisje te vendit.pas kesaj partite qe po lindin mund te bejne nje opozite shume cilesore ndaj qeverise rama.
Erjon, analize shume e goditur. Por gjeje menyren qe te lexohet dhe te degjohet brenda Partise tuaj. Elektorati i pavarur di ta ndaje shapin nga sheqeri se nuk na i ka zene akoma Zoti syte, por ju te PS tregojini publikut qe jeni bere Parti e vertete dhe qe do ta fitoni 2013 dhe do ta nxirrni Shqiperine nga bataku.
Mos harro qe duke kuptuar qe Berisha dhe PD qendrojne me poshte se PS nuk garaton qe elektorati do ju votoje. NUK MJAFTON !!!!!!!!!!!!!!!!
Kemi nevoje te na ktheni besimin se PS do qeverisi me pergjegjesi kombetare (se nuk ka dale akoma hidhesia e 2001-2005). Dhe qe mosdenimi i krimineleve politike te ’97 dhe ’98 nuk do perseritet prape me mafiozet politike 2008-2013.
Jam plotesisht dakort me ty Erion! Shume qarte ke folur dhe drejte njekohesisht. Do ishte per te miren e vendit tone sikur i gjithe grupi juaj parlamentar por jo vetem ai ti pervisheshit punes qe sot duke dale dere me dere dhe te shpjegonit gjithshka qe ti shkruan,eshte çdo gje qe thua e vertete. Dhe vetem duke folur me njerezit do mundim gangrenen qe ja ka marre shpirtin Shqiperise,qe po vjedh shet e shkaterron gjith çka mbetur. Nje shkrim shume i drejte qe duhet te nxjerre shume detyra per ata Shiptare qe vertete e duam vendin e tyre. Te lumte Erion Veliaj
Peshendetje dhe shihemi ne Tirone per zgjedhje
Me ju, të njëjtin sistem Salistan e të njëjtin person do të kemi deri kur ti thërrasë perëndia.
E si ishte puna e 21 janarit, e Gërdecit, e importit të plehrave dhe e dënimit të Ilir Metës?
Pse nuk del në temat e vërteta PS-ja por flet kodra mas bregut për shtresat e mesme e mikro-kredi.
Pa drejtësi nuk ka as ekonomi, as gjë tjetër.
Bandë gomerësh snobë e sektarë!
E vlerësoj shumë analizën tënde , në këto rreshta, Erion… Vërtet ne , socialistet, harxhojmë shumë energjii me njeri – tjetrin e nganjëherë edhe e teperojmë. Kjo vjen se , në përgjithësi, jemi shumë ekzigjent ndaj asaj që duhet të jemi…
Lidhur për sa shkruan unë kam vetëm një merak që bën mirë t’ja thuash Kryetarit ; Veç të tjerash, në daljen e funditnè TV ku deklaroi zbritjen në bazë , e që foli për 300 ditët e mbetura deri në zgjedhje, dëgjova të thoshte se do flasim me njerëzit se përse ata nuk duhet ta votojnë më Berishën… I thuaj të mos harxhojë kohë me këtë slogan se, o e dinë njerëzit këtë të vërtetë o se di as Rama e as ndonjë tjetër nga ju të udhëheqies. Njerëzit duan të dinë ç’do bëjmë ne ndryshe nga Berisha në qeverisjen tonë dhe garantimin e zgjedhjeve me standarte…Të tjerat janë pesë me hiç…
Bukur Erion.E ke qa fare. Shko nje dite ne Durres dhe shetit ne bulevardin kryesor. Kujdes, se do te ngulen hunjte prej hekuri qe kane mbire ne dy anet e tij.Kujdes te kesh kur te vish rrotull rotondes te stacioni i trenit se mos mbetesh atje i perplasur me nje tjeter makine , apo me turma qytetaresh qe duan te kalojne nga nje ane ne tjetren.Kujdes kur te marresh rrugen e portit se do te te duhen po aq minuta sa te vishe prej Tirane, per te shkuar nga stacioni i trenit tek Torra veneciane.Mos u lodh kot te vizitosh ndoshta amfiteatrin me te madh te Ballkanit te braktisur mjerueshem.Perpiqu me kot te parkosh makinen tende ne qendren historike te qytetit dhe do te te zere stresi.Do te kisha vazhduar pafund keshtu…
Erion, mos na genje me modele injorantesh e gjoja mbeshtetesish te Rames.Njelloj Erion, njelloj jane.I ka pjelle e njejta miter talebane thuhet ne Durres. Te shpresojme ne nje rruge te trete.Ndryshe kembet ne krahe dhe trastat ne kurriz neper rruget e botes.
Kulmi i ironise kur Erion Veliaj permend 2005 dhe qeverisjet socialiste perpara. Te gjithe e mbajne mend qe ka punuar fort per ti rrezuar ato qeveri.
Akoma me ironike kur permend rastin e Klinton-ve ne konventen e Demokrateve. Ne Shqiperi nuk ekzistojne Klinton sepse Rama e Berisha do i kishin perjashtuar me kohe nga politika.
Dil Erion njehere ne nje gare te hapur primare brenda partise, te te shofim sa te vlen lekura kur te te sulen me te gjithe dosjen e qendrimeve te tua dhe aty te shofim sa te vlen lekura. Pastaj po mbijetove kerko qe te mbeshtetesh nga te gjithe socialistet.
Thone qe politika eshte profesioni i dyte me i vjeter ne bote dhe shume i ngjashem me ate te parin. Po ne rastin e Erionit me duket se profesioni i tij eshte ai i pari, jo ai i politikanit.
Ne pergjithesi nuk e ke keq. Por ka nje problem shume te rende ne ate qe thua, ti Erion. Ti njehson liderin me partine dhe strukturat e saj demokratike dhe kjo nuk eshte hic demokratike. Ti na kekerkon te imitojme Ameriken: atje lideri eshte i kontrollueshem dhe i nenshtrohet ligjit si gjithe qytetaret e tjere, si psh Bill Klinton ne skandalin Lewinski. Po ketu tek ne ku qytetari nuk eshte ne gjendje te zgjedhe me voten e vet as delegatin per deputet te partise se zemres, se kete te drejte ja kane hequr Berisha me Ramen tend me listat e qe i hartojne si ti teket ?! Sigurisht kjo i leverdis njerezve si ti qe ne mengjes gdhihen abuzues tek Soros dhe ne darke ngrysen sekretare tek PS, per cfare merite? Cfare merite ke ti tek PS pervec faktit qe je mik me kryetarin? E ke testuar ndonjehere popullaritetin tend ne PS? Mos i merrni njerezit per qorra. Se nga ndryshon Rama nga Berisha, kjo gje duhet faktuar me vepra dhe me veprime demokratike, dhe jo me aksioma “Te mblidhemi rreth liderit”. Te mblidhemi rreth atdheut mik, rreth atdheut qe po na digjet, qe po na e vjedhin cope cope. Atehere do ju besojne njerezit 100%. Sa ka degjuar Shqiperia fjale te bukura, aq te mira qofshin. Vepra, vepra te bukura duhen, qofte dhe pak, dy tre ……..
Erjon pse socialist na qenke dhe ti? E dime te gjithe qe socialist ti u bere kur fillove te nuhasje aromen e pilafit. Para se te beheshe socialist ti vishje fustane nusesh bashke me bucet e tjera te mjaftit , dhe beje fushate kunder PS sa here qe te jepej rasti.Erjon ti je njesoj si Kreshnik spahiu ,keni dale nga i njejti dyqan . Ju zgjoheni nga gjumi sa here qe degjoni se ka pilaf per dreke. Mos harroni se ka socialiste te tjere qe kane 22 vjet qe bejne sakrifica dhe nuk kane nevoje qe ti perfaqesosh ti,aq me teper kur te gjithe e dime se si ke arritur deri aty.
O Erion ke marre profilin e nje politikani prefesionist pa qene profesionist na asgje ,Po predikon mire demagogjine tende por njerzit te njohin dhe po na shet njohurit e tua mbi Cory Bookerin siku jeton ne Newark e jo ne Shqiperi leri keto se i dime me mire se ty por na trego si e kerkon bashkimin ti duke u sjell si diktator duke sjell vetem problem aty ku shkel dhe pakenaqesi vetem e vetem te mos diskutohet urdhri yt e statura jote prej kodoshi,po po kodoshi qe kur ishe ne Mjaft cfare nuk bere kundra PS nga jasht dhe tani po ben te njejetn gje por nga brenda PS duke shkarkuar persona te zgjedhur nga votues ne rethe vetem e vetem se nuk te ledhatojne staturen tende prej kodoshi brend PS ,Ku ke shkelur vetem percarje ke sjellen ne gjiri e te rinjeve dhe socialisteve te thejshte,me zgjedhjen e Kryetres se FRESH ne Tirane kete ben mire te na e sqarosh dhe lere perkethimin e fushates se Amerikes rehat se e njohim me mire se ty ,na shpjego shkarkimet e tua nga telefoni ne rrehte te kryetrave te FRESH vetem e vetem se te dolen ty kundra ne ate qe isht nje pisllek i gatuar prej teje Tirane ,thuaj se cte beri Kryetari i zgjedhur i FRESH Korces qe e shkarkove ,Nuk te beri fres apo nuk erdhi te te hapte deren e Makines sate ,shpresoj qe te vije nje dite qe te te zenen dhe ty me veze e domate se shume shpejt i ngjite shkallet ,sa per Cory Booker mos e krahaso veten me te se,ti ske jetuar dhe dhen asgje Beratit qe humbe duke mos marre as votat e Partise tende G..99,Cory Booker ka fituar disa zgjedhje kurse ti asnje dhe ka gjasa me njerez si ty PS ka per ti humbur edhe keto zgjedhje demagog i peshtire sahanlepires vdiqe per pak pusht-et .
me duket sh me vend referimi ne politiken amerikane,megjithate me te drejte eshte permendur me siper qe ne nuk jemi si amerika dhe sh gjera ndryshojne ndermjet por une nuk e shoh shkrimin e erionit si nnje menyre per te thene hajde te kopjojme ameriken sepse pikat qe ka permendur jane thjesht hapa bazike ne mirefunksionimin e nje partie,nje shteti dhe jo elemente qe bejne diferemcen ndermjet qeverisjeve.te tilla parime duhet te funksionojne ne cdo shtet demokratik ddhe me te drejte kerkohet dhe ndjekja nga partia socialiste
une si votuese per here te pare jam sh e knaqur me kte shkrim sepse per here te pare ,me aq sa kam degjuar nder vite dhe periudhash zgjedhore, pio kuptoj qarteissht nje pjese sado te vogel te nje programi politik sepse zakoisht kam degjuar per premtime te pafundme po kurre te shoqeruara me menyren sesi do arriheshin keto premtime..dhe me kte shkrim kam te qarte qe partia socialiste qeveriset ne menyre demokratike brenda saj dhe ky eshte nje garanci qe te njejten gje do te beje dhe me qeverisjen e shtetit ?
me pelqeu shume pika 2 dhe 5..ky popull e ka domosdoshmeri absolute ti hapen syte dhe te dije sec ndodh realisht me te dhe ti kujtohet vazhdimisht e kaluara sepse ka nje prirje te theksuar per te harruar cdo gje shpejt,e pasojat jane mese te dukshme ndryshe kjo qeveri nuk do ishte ne pushtet me gjithe masakrat e bera..mbi te gjitha mjaft me me shifra te shtremberuara realitesh ekonomike dhe te punesimit se gjendja flet vete,skemi nevoje per enderrime si ato qe degjon nga doktori cdo dite
Euforik si dikur tek shoqata ”Mjaft”,zoti Veliaj!PS duhet të marrë qeverinë e ardhshme,por nuk do mundeni kurrë të vetëm dhe të përçarë…Treni i ekipit që do të qeverisë pas 2013..duhet të jetë i madh dhe ekspres…Të gjithë ose,pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë janë të bindur në rrëzimin e qeverisë aktuale,por nuk kanë siguri se ju vlerësohet vota.Atë e zhbën fare lehtë salihu…E bën(votën)të paqenë…!Nëse ju,socialistët,veproni në koalicjon…me aleatë të djathtë….vërtet do mbroni votën dhe do fitoni…Njerëzit kanë shumë nevojë ta dëgjojnë nga lidershipi …këtë gjë.Sepse,njerëzit mbajnë mend megjithatë,edhe qeverisjet tuaja nën abuzuesin dhe alkolistin F.Nano…Sigurisht se ka më pak nga ata njerëz sot në ekipin e Ramës…Por,gjithmonë është një rrezik potencial…—!Jem me mendimin e z.Gjokoli,për sa i përket asaj që duhet bërë gjatë 300 ditëshit të ardhshëm…!Vërtet,njerëzit dinë gjithçka për berishën…por duan të mësojnë ato që do të bëjë Rama për ta…!
sh e drejte gjithcka qe ke thene..zgjedhjet lokale e vertetuan me se miri vullnetin e paprekur te ketij populli dhe fitorja e ps ne pjesen me te madhe te zonave eshte tregues i qarte,sebashku me programin e garantuar qe do te realizohet, per voten e shqiptareve ne 2013
ne keto komente lexova shume personave qe ofendojne dhe kane mungese besimi tek z.veliaj vetem per faktin qe ai ne kohen kur ishte aktiv me mjaft paska kundershtuar partine socialiste..po te ishte lexuar me pak me sh vemendje intervista qe ne piken e pare te saj nje diskutim i tille do ishte i kote sepse eshte shprehur fare qarte pikepamja rreth diskutimit dhe debatit madje dhe mosbesimit brenda partise kur ka kundershti mendimesh dhe cilat jane anet pozitive te saj..une pikerisht per kete arsye e perkrah erion veliaj sepse pati kurajen qe te kundershtonte gjerat qe nuk shkojne mire ne cdo qeverisje ,ne te mire te vendit dhe jo ngjyrave partiake ne te cilat ai e gjen veten..nese e beri me ps ne 2005 jam i biindur qe do e beje dhe ne 2013,2014 apo 2017 dhe kjo eshte ajo qe une si qytetar kam nevoje
nuk mund te ngaterrohet partia socialiste e 2005 me ate te sotmen te cilen erion veliaj perkrah dhe me te gjitha keshillat e mesiperme perpiqet te permiresoje..nese ne 2005 e me perpara mjaft kundershtonte jo ps por ate parti qe ishte ne pushtet dhe nuk po bente asgje dhe ky fat do kishte ndjekur dhe pd dhe ps e edi rames nese do kishte keqqeverisje..ne person i tille qe e ka vertetuar me punen e tij ne kaq sh vite eshte turp te konsiderohet i njejte me ata qe nuk gjeten vend ne pd e hapen akz e plot te tjere qe ndjekin karrigen e pushtetin
shume keshilla te vlefshme madje dhe pd duhet ti marre parasysh ne rast se kerkon te krijoje nje profil te mirefillte te nje partie qe vepron ne kushte te demokracise….
kam besuar gjithmone se programet e ngaterruara dhe jo gjithmone transparente kane ndikuar ne faktin e individet fokusohen ne luften partiake dhe jo ne ate parti qe nepermjet programit te saj paraqet alternativen me te mire..thjesht sepse njerezit nuk i lexojne keto programe.. po me nje program si vizatim i endrres per te ardhmen ky fenomen do te jete lehtesisht i anashkaluar dhe njerezit do te jene te qarte se per cfare po e japin voten e tyre
perqendrohuni ne keto pika,te gjithe ne socialistet ti shperndajme dhe ska dyshim per fitore ne 2013 .. ?
Nuk kam shume besim se keto jane 5 mesimet e duhura.Po te ishte per mua,do shpikja 5 mesime alla shqiptare:
1.Do kapur nervi i masave,qe do te thote:Rama te zbrese ne baze qe tani dhe jo vetem muajin e fushates.
2.Te zgjidhen me kujdes komisioneret e opozites.
3.Te kerkohet me force angazhim total i te gjithe opozitareve.
4.Realisht te ofrohen opsionet e mundshme,pa hedhur andej-kendej shashka elektorale.Besoj kete Rama e ben,se nuk premton kollaj qiqra ne hell.
5.E pesta eshte”kolona e peste”.Do dhene arvizus ndonje kafe me shume,qe kur te numeroje votat te mos ike nga loja siç beri rrufjanllekun e 8 majit.
PS.Erjon,beson vertet ti tek Obama?Une mendoj se e shoqja eshte me kapacitet se i shoqi.Natyrisht Obama nuk ka vajtur kot aq lart,por amerikanet jane shume impulsive,desh votuan Sarah Palin,qe dilte me pushke me poza Sadami!Mendoj se Obama do fitoje ngaqe amerikanet e kane qejf kur ai ben ca levizje basketi,qe,mos t’i hame hakun,edhe Ed Rama nuk eshte keq.S’do votojne Romney sepse ka bere gallate Dave Letterman sa eshte shkoqur,jo sepse duhet votuar administrata Obama per arsyen e thjeshte qe timonieri nuk nderrohet ne mes te furtunes.Sikur te ishim amerikane normalisht do votonim Nard Ndoken,po te ishim angleze do votonim partine e fatos nanos,per shkakun e vetem se ajo s’eshte formuar akoma.Por ja qe jemi shqipo dhe duam nje kushdo-si-ia-thone-emrin,vetem berishe mos te jete.Ky eshte mesimi strategjik i gjashte!
ERION TE LUMTE QE BEN ANALIZE OPTIMISTE DHE VE PIKAT MBI I PER FUSHATEN.ANALIZE ME KULTURE QE MER ME TE MIREN DHE PERPIQET TA APLIKOJE NE KUSHTET TONA.TE LUMTE MOS U SEKELLDIS QE DISA INJORANTE THONE DUAM ME THJESHTE SEPSE KUDO KA TE TILLE,POR DO IKIN PAS SHUMICES.ATYRE QE JANE INJORANTE SADO THJESHTE TJA U BESH DO ULURIJNE ME THJESHTE SEPSE TRURI I TYRE I PA ZHVILLUAR KERKON JO THJESHTESINE POR PARAZITIZMIN E TRURIT DHE TE TRUPIT.NE ANEN TJETER DIHET QE KY PROTOTIP PARAZITAR KA ZENE ME SHUMICE RRADHET E SISTEMIT PARAZITAR TE PD NE PRITJE PER KOCKA PUSHTETI,DHE PER KETE ULURIJNE ME THJESHTE ,NUK TE KUPTOJME ME SHPRESE SE O KENE DIKE TI DEGJOJE.POPULLI I VARFER QE THIKEN KA NE PALCE TE KUPTON SA TE HAPESH GOJEN,QE NGA OPTIMIZMI DHE SHKELQIMI I SYVE SIDOMOS NJERZIT E NDERSHEM .DHE KETA BEJNE 70% TE POPULLSISE TEK NE.
Shume i qarte dhe konkret z. Veliaj ; ke artikuluar ate qe njerezit e thjeshte e mendojne cdo dite dhe kerkojne zgjidhje ;theksoj njerezit e thjeshte, qytetari zakonshem ; militantet partiake, perfshi dhe ata te PS , sic shfaqen edhe ketu te Tema shume komentues, prap mundohen te nxjerrin ndonje “bisht “…Ndonje pyet … cfare do besh konkretisht gjate 300 diteve . Po ti qe pyet , cfare propozon te behet atje ne vendin tend , aty ku jeton ? … Ne pergjithesi qeverisja ka nevoje te permiresohet , edhe ne Zvicer njerezit kerkojne permiresim te saj .Cdonjeri prej nesh ka verejtje per qeverisjen , perfshi edhe ate lokale ku drejtojne socialistet. Por ne Shqiperi gjerat kane arritur ne piken ku s’ban me . Ndryshimi i qeverisjes eshte imperativ . Personalisht mendoj si z. Veliaj – E.Rama eshte alternativa me e mire kunder Berishes . Vlerat e alternativave te tjera socialiste dhe te tilla PS potencialisht ka disa mund te shfaqen gjate qeverisjes …Sa per pyetjet e tjera me ” bishta ” – duhet t’ju mjaftojne pergjigjet krejtesisht ezauruese qe i nderuari Withers i dha gazetarit Sokol Balla , ky i fundit shume me i specializuar se te gjithe ne per pyetje te tilla … Perfundimisht : analizat dhe komentet t’ia leme Mero Bazes, , ne t tjeret te mos bejme pyetje , por propozime konkrete.
Qenke DILETANT ne politike more Erjon!!!!!
“1. Bashkimi rreth liderit”
duhet të kesh një lider për tu bashkuar rreth tij!populli u bashkua në ’09,në ’10,në ’11 dhe u tradhëtua nga ky lider që ti pretendon se kemi!
“2. Apel pa kompleks te kaluares”
lideri i sotëm përveç të kaluarës së tij tashmë të largët,pastrimit të tiranës nga haletë,ka vetëm dështime!sot ai po rron me të kaluarën e tij,e sotmja është vetëm dështim!
“3. Historite lokale te suksesit”
për suksese lokale nuk ke shumë nevojë ti përmëndësh.diktatura nuk të lë të kesh suksese,por në anën tjetër diktatura prodhon aq shumë dështime sa që mund të përdoren si “suksese”që mund të korigjohen nga opozita!
“4. Programi si vizatim i endrres per te ardhmen”
sot për sot nuk mund të bësh “luftë programesh”!në një vënd të pushtuar nuk mund të çlirosh vëndin me një program më të mirë se pushtuesi!sot shqipëria është e pushtuar nga diktatura!i vetmi program është rrëzimi i saj!të tjerat ajnë gjëra të thjeshta!mjafton të mos grabitet si tashti dhe gjithçka do të jetë shumë më mirë!
“5. Rrezimi i miteve per kundershtarin”
në rastin tonë “mitet e kundërshtarit”duhet të hiqen nga koka tuaj!nga koka e udhëheqjes së opozitës!
ju keni FRIKË!
ju keni ngritur mitin “BERISHA TË VRET”!për popullin është e thjeshtë!
“MË VRAVE TË VRAS”!në rastin tonë si shqiptar po e vërtetojmë shumë mirë çdo ditë!mitin e berishës e keni ngritur ju që shkoni dhe kërkoni zgjidhje nga drejtësia e berishës,në vënd që të ngrini popullin për të mbrojtur votën e tij!VENDIMIN E TIJ!
miti i berishës është alibija e FRIKËS TUAJ!
historia ka treguar se diktaturat janë mbajtur nga pakica,përveç diktaturave komuniste,dhe janë rrëzuar nga shumica!
ju kërkoni të rrëzoni mitin e berishës dhe harroni mitin e popullit!
KUSH KA POPULLIN PAS FITON!
por duhet të besojë në popull dhe të mos jetë FRIKACAK!
TË DALË NË BALL TË TIJ!
erion mposhtni frikën tuaj,kini besim në popull,lini llogaritë në tavolinat e parlamentit dhe DILNI NË KRYE TË POPULLIT!
po nuk bët këto,MOS HANI MUT ME TEORITË TUAJA BAJATE QË NUK I HA DHE GOMARI!
shume e vlefshme e gjita ajo qe thuhet ne keto pika..nje shembull qe duhet ndjekur me patjeter nga partia socialiste per fitore te ketyre zgjedhjeve.mbi te gjitha cilesoj si sh te domosdoshme piken per programin qeeshte nje nga kolonat themelore per zgjedhjet e ardhshme
Mos nxirrni me shkrime te ketij palles se ska nevoje te flase fare ai me pika thu se cpo thote ndonje gje qe nuk e dime. Ka vetem nje pike dhe ajo eshte lufta per liri e demokraci,gje te cilen ky frikacaku ‘bur’ se ben dot se p… ne breke. Pushteti eshte i embel,por duhet te sakrifikosh qe ta arrish e jo ta marresh me nje te lepire ….Pastaj mos beni krahasime me pseudo demokracine ketu me shtetin me demokrat te botes se na fyeni.
Ky artikull duhet titulluar:
“Erionizimi i Partise Socialeshiste”
lexoj qe thuhet se nga partia socialiste skane pare asnje levizje dhe asnje veprim konkret ,vetem fjale kur ne realitet partia socilasite eshte evetmja qe ngre zerin dhe ben perpjekjet e saj per te dhene zgjidhje ne cdo situate nderkohe qe pd flet per nje anetaresim ne be ,kur perballe vrasjes se perditshme per nje varese ,nuk ka piken e vleres..nese doni qe ps te beje realitet ato per te cilat ka thene dhe ka nisur punen ath jepini voten ne 2013
nje vizion i qarte i organizimit dhe politike berjes,personalisht nidhem e lodhur me fjale boshe shpeshhere te pakuptimta qe thuhen nga partite e ndryshme politike.dhe deri me tani nuk e kisha kuptuar sesi funksionon nje parti kandidate per qeverisje..me keto keshilla e kam me te qarte dhe kam me shume besim ?
nje interviste vertet per tu vleresuar..fjale me vend..urime gazetes tema dhe z.Erion per kete interviste te shkelqyer
urime zoti veliaj.jeni nje element shume i fuqishem ne politike.urojme qe se shpejti pushteti te jete i juaji
nje vizion shume i qarte, ide per tu vleresuar nga nje politikan i vertete.urime erion.duhet shume shpejt ta shfarosni kete politike te vjeter qe po shkateron vendin
Nje interviste qe ja vlen te lexohet nga cdo shqiptar kudo qe ndodhet.me fitore ne 2013.nuk durohet me saliu ne krye.ai po shkateron gjithcka
nga komentet qe lexoj ketu kuptoj vertete qe gjendja eshte e deshperuar dhe me vjen vertete keq per veten dhe gjithe popullin shqiptar..ne vitin 2012 pretendohet per lufte dhe disa menyra te tjera gati barbare per te marre pushtetin..vendin ne kete gjendje ,ku keshillat normale demokrate nuk i kupton njeri por mundesisht kerkohet perdorimi i armeve ,e solli vetem nje njeri,saliu.ndaj ai duhet zhdukur sa me mire dhe eshte e vertete qe duhet bere me froce dhe veprime te fuqishme por msund te pretednojme te harrohen pika te tilla ndryshe pd do te na e zevendesoje nje tjeter parti e njejte qe smund te qeverise demokratikisht kur ka diktaturen brenda saj
bjorn,
berisha dhe pd nuk kanë ardhur asnjëherë me forcën e armëve!ata e provuan një herë,por nuk mundën dhe falë butësisë së qeverisë së asaj kohe ata vazhdojnë të shkatërrojnë sqipërinë!PD ka ardhur në pushtet me votën e popullit në ’92shin!është larguar me forcë nga populli,mos përzje politikanët që morrën pushtetin,në ’97ën dhe i mbati në dorë pushteti në ’05ën falë gomarllëkut të politikanëve kundershtarë të tij!
kështu o bjorn,saliu armët i ka përdorur si cubat pas shpine!si para ’92,ku çdo krim dhe shkatërrim ja hidhte sistemit të kaluar dhe më pas,kur vrau e preu pas shpine me bandat paramilitare të tij!në vitin 2012 nuk po pretendon askush për luftë,pretendojmë për çlirim nga diktatura fashiste,por nuk mund të mos pretendojmë që ta hedhim poshtë me të gjitha mënyrat!kur flitet për të “gjitha mënyrat”,do të thotë deri në të fundit!JO të fillohet me të fundit!!!këtë duhet ta kuptosh si ti dhe shumë të tjerë!nëse nuk e keni kuptuar filloni në të kundërtën mos provokoni,mos bëni rolin e INJORANTIT,për të cilësuar popullin agresor,barbar dhe të pagdhëndur!
zotëri është e thjeshtë,si çdo sëmundje dhe shteti duhet kuruar!për sëmundjen fillohet me kura të lehta deri tek heqja kirurgjike e pjesës së keqe!shteti po ashtu,fillohet me vrejtje,denoncime, mitingje,greva e demostarta,dhe nqs këto nuk kanë vlerë MERRET ARMA NË DORË!
ZOTËRI I “CIVILIZUAR”ËSHTË NJË NGA TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT MBROJTJA E JETËS SË TIJ!
sot po kërcënohet jeta e një kombi të tërë!po kërcënohet me shpërbërje,po vriten njerëz si në një luftë të vërtetë!po vidhen njerëzit dhe shteti në një mënyrë të hapur sa që kriminelëve nuk iu hapet një procedim penal!
zotëri çfar do ta quaje ti një gjë të tillë”CIVILE”????
bravo,fjale te sakta dhe shume te verteta.keshilla te mirefillta qe i japin rruge veprimeve dhe per pasoje fitore te sigurt ne zgejdhje.
analiza e bere ketu me keto 5 pika eshte shume reale dhe i pershtate me se miri dhe gjendjes aktuale ne shqiperi,te tilla mendime dhe te tille njerez si erioni i duhen mendimit politik shqiptar dhe gjithashtu e shoh si te domosdoshme dhe shume pozitive marrjen e modeleve nga bota per te zhvilluar vendin tone
pertej bindjeve te mia politike ajo qe do te vleresoja ne kete shkrim eshte qe te pakten edhe ne kemi politikane qe dine te flasin dhe kane premisa per te qene oratore te mire..dhe lexova me siper qe erioni nuk eshte politikane i mirefillte..une vleresoj qe perpos te gjitha perpjekjeve te tij,angazhimit dhe kontributeve ai i ka te gjitha cilesite per te qene nje politikane i mirefillte e ndryshe nga shume te tjere ne pd te pakten di te flase..keshilla shume te mira keto
keshilla vertete te vlefshme per partine opozitare me te madhe ne vend ,dhe mbi te gjitha me behet qejfi qe ka njerez te tille ne politiken shqiptare qe ndryshimin dhe permiresimin e nisin nga vetja,partia e tyre e per rrjedhoje e vetvetiu do ta percojne kete fryme pozitive zhvillimi ne te gjithe vendin
I vetmi leksion qe duhet te mesoj ps eshte se, individe si ty te cilat per 100 arsyse jane te padeshiruar nga DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit)nuk duhet te perkrahen nga ajo dhe aq me pak te cohen si perfaqsues te saj. Prandaj eshte mire qe te mos vazhdosh me ne ate parti dhe te heqesh pergjithmone dore nga politka se u zbulove shume shpejt se sa fytyra ke.
A mund te na e thote Erioni se perse ai nuk eshte i deshiruar nga SHBA?
Po ku ngeli Ps per filozofite tua o Erion!!! Sa te jesh ti me shoket e tu qe pezmatojne Ramen ne menyre permanente gjoja si keshilltare,Ps do e kete veshtire te fitoje…