Ajo që dihet me saktësi deri më tani është se shumë linja autobusësh të kompanive shqiptarë, që udhëtojnë Shqipëri- Greqi e në kthim, u ndaluan nga qeveria greke për të hyrë në Greqi. Më pas vendimi u hodh poshtë nga Gjykata Administrative e Athinës, duke dhënë 10 ditë kohë për qeverinë që të hartojë një urdhër të rregullt ligjor.
Por sot në mëngjes më shumë se 60 autobusë grekë kanë ‘pushtuar’ Kakavijën, duke bllokuar për mëse pesë orë qarkullimin e duke krijuar kaos.
Mediat shqiptare raportojnë se bëhet fjalë për një kompani të vetme greke, KTEL, e cila ka bllokuar kufirin në shenjë proteste. Madje disa drejtues të kompanive shqiptare thonë se kjo kompani synon të vendosë monopolin e transportit. Sipas TCH, kjo shoqëri pretendon se linjat e autobusëve shqiptarë janë të palicencuara dhe pa standarde.
Por mediat greke thonë se nuk është një kompani e vetme që ka protestuar, por pronarët e autobusëve interurbanë të katër prefekturave greke janë mbledhur në kufi për të protestuar. Greek Reporter shkruan se ata ankohen sepse autobusët shqiptarë që hyjnë në Greqi nuk paguajnë taksa, ndërkohë që grekët paguajnë taksa.
Pronarët grekë të autobusëve janë shprehur të revoltuar me mospërkrahjen e qeverisë greke në këtë drejtim, ndërkohë që po ashtu pronarët e kompanive shqiptare janë të revoltuar pse qeveria shqiptare nuk po reagon në mbrojtje të tyre. Ata thonë se janë të licencuar dhe kanë autobusë të rregullt.
Një luftë ka shpërthyer në këtë mënyrë mes kompanive të autobusëve në dy vendet, ndërkohë që e sigurt është se shteti grek do të ndërhyjë, siç bëri më parë. Nga pala shqiptare nuk ka ende asnjë sqarim zyrtar.
Rruga Shqipëri- Greqi e kthim është mjaft fitimprurëse për shkak se shumë emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi.
Nje problem qe zgjidhet lehte , por qe do u shtoje pak angari mergimtareve , te ndahet linja ne dy segmente , autobuzet shqiptare te udhetojne deri ne kufi (dogane) te pikave kufitare me Greqine dhe e kunderta dhe per kompanite greke , internerar brenda kufijve respektive te dy shteteve , kam frike se do dominojne kompanite greke qe kane pas dy qeveri ate shpellaro-shqiptare dhe shoviniste-greke . Paris
sorry se te ngaterrova me Ziken apo plakun,por per nje gje isha i sigurt se ishje cam i pabese……..dhe me keq se jeton ne Paris e jo ne Instamboul,per te cilin te rreh zemra!
Çuni kapterrit ti e di qe je ne nje forum diskutimesh shqiptar ketu, ça pret qe te mbrojne greket si puna jote duke i dale kundra shqiptareve !!
Ai me siper ska ofenduar bjeri po ka dhene mendimin e tij ty ku de djeg, apo fshatar grek hesapi thuaj, te djeg gjithanej….
Ke haruar te madhin.Drejtojne boten,
PROTESTUSI as vete ata nuk e dine Listen e Vajzave Djemeve Kuneterne etjetj me mir se Ti. Po ku i ke mar vesh mor Djal gjith keto Lidhje FAREeFISNORE, pupupupu sa Liste e gjate me Dembela…… KOMPLIMENTE Plako….
ke harruar pa permendur shefin, kapon e kapove, kryeprijesin e lavdishem, te madhin Sali Ram Berisha