Aleanca KuqeZi prezanton PROGRAMIN ekonomik. Spahiu: Kemi një strategji për Beneluksin shqiptar
Aleanca KuqeZi prezantoi sot programin e saj për ekonominë. Programi është përgatitur nga Bordi i Inteligjencës dhe Departamenti i Ekonomisë, i drejtuar nga profesor Dashamir Uruçi. Dhjetëra specialistë të ekonomisë apo financave kanë përgatitur strategjinë e zhvillimit ekonomik.
“Aleanca KuqeZi ka një vizion të qartë në zbatimin e politikave të reja fiskale që do të mbështesin fuqishëm biznesin dhe prodhimin vendas si dhe një program të ashpër në luftën kundër monopoleve në sektorët më strategjik të ekonomisë,” deklaroi Sekretari për Ekonominë, Uruçi.
Kurse kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, theksoi se: “shqiptarët janë populli më i varfër në Europë. Ata janë më të varfrit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe trojet e tjera etnike. Aleanca KuqeZi do realizojë vendime të rëndësishme për të nxjerrë shqiptarët nga mjerimi. Shqiptarët duhet të ndërtojnë urgjent një vizion të ri për zhvillimin ekonomik mbi pasuritë kombëtare. Shqiptarët jetojnë në tokën dhe nëntokën më të pasur në rajon por janë populli i mbytur në mjerim dhe varfëri”.
Spahiu tha se është nevojë urgjente unifikimi i programeve ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“I bëjmë thirrje shtetasit Sali Berisha dhe kryeministrit Hashim Thaçi që 28 nëntori të jetë afati i fundit që shqiptarët mbajnë pika doganore dhe pika kufitare kontrolli. Shqipëria duhet të jetë e para dhe më pas Kosova, që të heqin urgjentisht brenda 2 muajsh barrierat doganore dhe ato kufitare pasi Aleanca KuqeZi ka përgatitur strategjinë e modelit të Beneluksit shqiptar. Aleanca KuqeZi kërkon që hapësira shqiptare të mos ketë të njëjtat mure dhe barriera siç ka Shqipëria me Greqinë apo me Italinë,” tha Spahiu.
Më pas Departamenti i Ekonomisë së Aleancës KuqeZi prezantoi një program dhe strategji të detajuar dhe një analizë shumë të hollësishme për forcimin e masave dhe investimeve në sektorin e bujqësisë, rritjes së prodhimit të ushqimeve bio, heqjen e akcizës së naftës dhe uljes së çmimit për fermerët dhe peshkatarët, orientimin dhe zgjerimin e sektorit të peshkimit përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, prishja e kontratave të koncesioneve për minierat, hidrocentralet dhe pasuritë e tjera tokësore dhe nëntokësore kur kontraktuesit nuk kanë përmbushur detyrimet fiskale ose nuk kanë kryer investime, përgatitja e menjëhershme e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe një sistemi të ri asistence sociale.
Disa pika të programit të AK
– Heqja e pikave kufitare dhe unifikimi i sistemit doganor me Kosovën duhet shoqëruar me planet e zhvillimit të prodhimit vendas në funksion të nevojave të Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas.
-Aleanca KuqeZi do të përgatisë futjen e shqiptarëve në një monedhë të përbashkët që në pamundësi të futjes në lek për shkak të rrënimit drastik nga regjimi Berisha duhet përgatitur përfshirja në eurozonë ashtu si tashmë janë shqiptarët e Kosovës dhe Malit të Zi.
-Borxhi i Shqipërisë, që mbahet i fshehur nga shtetasi Sali Berisha dhe ushtari i tij Ridvan Bode është në caqet e kapjes së pikës së mos kthimit duke cenuar dhe ekspozuar ndaj rrezikut sovranitetin dhe integritetin te territorial të Shqipërisë sonë. Ne premtojmë që qeverisja kuqezi prioritet do të ketë pikërisht uljen e borxhit dhe likuidimin e borxheve ndaj kompanive ku shteti është debitor.
– Unifikimi i menjëhershëm i prefiksit Kosovë-Shqipëri 355 nuk duhet penguar nga administrata e korruptuar ndërkombëtare në Prishtinë për të pasuruar buxhetin e shteteve të tjera.
– Ngritja e një banke të re nacionale për të mbështetur dhe mbledhur mbarë kapitalin shqiptar dhe përmirësimi i sistemit bankar dhe atij të kredive.
– Administrimi publik i pasurive kombëtare dhe mos lejimi i privatizimit të tyre. Shtetasi Sali Berisha ende vazhdon të shesë ç’të mundë dhe duhet frenuar me çdo mjet, sepse pronar i pasurive kombëtare është shteti shqiptar dhe JO qeveria shqiptare.
Aleanca KuqeZi JE e vetmja opozite reale ne shqiperi,
dhe mendoj se AKZ duhet ti qendroje deri ne fund premtimit
per te ndeshkuar politikanet e korruptuar dhe te parin Sali BERISHEN.
Duhet te marre fund mosndoshkueshmeria e politikaneve.
FORZA Aleanca KuqeZi
Be-në e morme vesh, asht delja!
Po lux-i kush asht. Bar Lux-i en Shkoder?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/dhi-e-zgjebosur-dhe.html
Mire qe je katunar kokebosh, por te pakten mundohu ta mbushesh ate hapsiren e pafundme brenda kafkes tende! Benelux dmth belgjike, hollande e luksenburg. Eshte krahasim me ato vende qe kane hequr me njera tjetren dogana e qe kane politika te vecanta bashkepunimi. Ik mil lopen tende me mire. Apo lopen e shite e bleve biciklete?
o katia o plehere pse nuk e lexon deklaraten. aleanca kuq e zi ka dhene ultimatum per te prish kufijte dhe kjo eshte aksion historik. mos guxoni te shani heronjte
Te gjithe nen drejtimin e aleances kuq e zi te rrezojme Berishen. Ju lumte qe i vit ultimatum per heqjen e kufijve Berishes dhe Thacit.
Kreshnik je me i miri ne te gjithe politiken dhe trevat shqipetare. qytetar. i kulturuar, karizmatik, i zgjuar, trim, dinak, autoritar. je simbol i rinise shqipetare
me gjithe keto tipare qe i ngjit Spahiut ai eshte ”tamam” nje gyzel shqipfoles…….!!!!
po mire moj Haneme,nuk na sqaron pak persa i perket ”titullit” karizmatik……!!!!
nuk besoj se ka ndonje lidhje me k…in!!!
Jo nuk ka lidhje sepse ai je ti vete !
arapi mou une nuk te pyeta ty,por thn aderfn sou….usssstttt paliokounistra!
Krahasim i gjetur me vendet e Benelux-it qe me shume se kudo duhet te gjej zbatim per trojet shqiptare
Benluxi Shqiptar: Shqiperi-Kosove-Maqedoni-Mali Zi kudo ku ka SHQIPTAR!
Me pelqen jashtzakonisht cdo inisiative racionale e aleances kuq e zi. Gradualisht po behem krejtesish me lete levizje politike. Jeni me te miret.
DRITËHIJET E ALEANCËS KUQ E ZI DHE RIMËKËMBJA KOMBËTARE
Nga hiri pȅrvȅlues i sistemit tȅ djegur tȅ drejtȅsisȅ, Kreshnik Spahiu teksa paguhej me paratȅ e taksapaguesve Shqiptarȅ si kryegjyqtari i shtetit, u ngrit si feniksi dhe krijoi njȅ lȅvizje qȅ u quajt Aleanca Kuq e Zi, dhe nȅ kohȅn qȅ duhet tȅ ishte i ulur nȅ karriken e zyrȅs sȅ punȅs e tȅ kujdesej pȅr drejtȅsinȅ, ai ju kushtua politikȅs. E nisa me kȅtȅ fakt pȅr tȅ treguar njȅ tȅ vȅrtetȅ qȅ çdo Shqiptar e di shumȅ mirȅ por qȅ njȅ pjesȅ refuzon ta pranojȅ pȅr hir tȅ dashurisȅ sȅ re pȅr njȅ parti tjetȅr politike nga ajo qe kanȅ dashuruar mȅ parȅ. Pothuajse nȅ tȅ njȅjtȅn kohȅ me daljen nȅ skenȅ tȅ AK, Partia Socialiste nisi prezantimin e programit tȅ rimȅkȅmbjes kombȅtare dhe tamam sikur dikush ti kishte pȅrgjuar Socialistȅt pȅr atȅ qȅ do tȅ prezantonin, kjo lȅvizje “e madhe kombȅtare” morri rrugȅ.
Unȅ dua tȅ besoj se Kreshnik Spahiu e ka seriozisht kur thotȅ se kȅrkon tȅ largojȅ Saliun nga pushteti, por pȅrveç propagandȅs sȅ tij nȅ letȅr kundȅr qeverisȅ, ka disa hije qȅ unȅ dhe shumȅ votues si unȅ kanȅ konstatuar nȅ kȅtȅ lȅvizje. Nȅn ombrellȅn e nacionalizmit qȅ lulȅzon vetȅm kur ka mjerim dhe varfȅri kjo lȅvizje ka bȅrȅ disa deklarata diletante pȅr sa i pȅrket politikȅs e veçanȅrisht asaj tȅ jashtme. Kreshniku thotȅ qȅ do tȅ bashkojȅ Shqipȅrinȅ me Kosovȅn por nuk ka takuar asnjȅherȅ presidentin apo kryeministrin e Kosovȅs pȅr tȅ folur pȅr strategjinȅ qȅ do ndjekȅ ai nȅ qoftȅ se vjen nȅ pushtet, thotȅ qȅ do tȅ bashkoje Shqipȅrinȅ me trojet Shqiptare nȅ Maqedoni dhe Mal tȅ Zi por nuk shpjegon se si do t’ja marrȅ kȅtȅ tokȅ njȅ shteti tjetȅr kur ka ligje ndȅrkombȅtare qȅ i mbrojnȅ kȅta kufinj. Tȅ ȅndȅrrosh ȅshtȅ njȅ gjȅ e bukur por tȅ kesh njȅ plan pȅr ta bȅrȅ ȅndrrȅn realitet ȅshtȅ njȅ gjȅ komplet ndryshe.
Nuk mund ti premtosh Shqiptarȅve edhe Europȅn edhe bashkimin e tȅ gjitha trojeve sepse nȅ kushtet ku ndodhen kufinjtȅ sot mundet tȅ realizosh ose njȅrȅn ose tjetrȅn por jo tȅ dyja sȅ bashku. Deri kȅtu politika e jashtme e AK e krahasuar me politikȅn e jashtme tȅ programit tȅ rimȅkȅmbjes kombȅtare tȅ PS ȅshtȅ shume diletante dhe jo largpamȅse, e megjithkȅtȅ ja ka arritur tȅ largojȅ paksa vȅmendjen e njȅ pjese votuesish nga opozita reale kundȅr Berishȅs, me thirrjet nacionaliste.
Pȅr sa i pȅrket politikave ekonomike dhe sociale askush nuk e di se cili ȅshtȅ programi i Aleancȅs Kuq e Zi sepse ajo nuk ka akoma njȅ faqe zyrtare nȅ internet (website tȅ sajȅn) ku mund ta lexosh atȅ dhe pȅrveç thirrjeve ekzaltuese kundȅr Berishȅs dhe Ramȅs dhe disa ideve kuturu, nuk ka paraqitur akoma njȅ alternative mȅ tȅ mire sȅ Partia Socialiste pȅr sa i pȅrket edukimit, shȅndetȅsisȅ, ekonomisȅ dhe problemeve tȅ tjera madhore qȅ ka vendi sot, e megjithatȅ ja ka arritur tȅ bȅjȅ kundȅr opozitȅs njȅ pjesȅ te votuesve qȅ nuk e duan Berishȅn dhe potencialisht mund tȅ votonin pȅr opozitȅn por qȅ nȅ votimet e ardhshme rrezikojnȅ ta japin votȅn e tyre njȅ partie qȅ refuzoi kategorikisht qȅ ne fillim te bȅjȅ aleancȅ me opozitȅn pȅr tȅ rrȅzuar kȅtȅ qeveri.
Sado diletant tȅ jesh nȅ politikȅ, nuk ȅshtȅ e vȅshtirȅ tȅ kuptosh se pa partinȅ mȅ tȅ madhe nȅ Shqipȅri ȅshtȅ e pamundur tȅ rrȅzosh nga pushteti kȅtȅ bandȅ qȅ blen me para jo vetȅm pushtetin por edhe nderin e ndokujt dhe tȅ pȅrjashtosh mundȅsinȅ e njȅ koalicioni kundȅr Berishȅs ȅshtȅ jo serioze dhe e dyshimtȅ. Krahasimi qȅ i bȅhet stafit tȅ socialistȅve sot me ata qȅ ishin nȅ pushtet dje kur nȅ fakt shumica e pushtetarȅve tȅ djeshȅm nuk janȅ mȅ pjesȅ e saj por janȅ nȅ prehrin e Saliut nȅ formȅn e LSI-sȅ ose tȅ Fatos Nanos dhe parulla e dashur e Saliut se tȅ dyja palȅt janȅ njȅsoj, jo vetȅm qȅ nuk ȅshtȅ e drejtȅ dhe serioze por bȅhet me njȅ qȅllim qȅ vetȅm Kreshnik Spahiu mund tȅ na e sqarojȅ pȅrse.
Kreshnik Spahiu duhet gjithashtu te na thotȅ se si arriti te merrte bekimin e Saliut kur u zgjodh nȅnkryetar i KLD sepse askush nuk ȅshtȅ naiv dhe e di shume mire, veçanȅrisht nga eksperienca e zgjedhjes sȅ pasuesit te tij, se Saliu bȅn çdo gjȅ pȅr tȅ zgjedhur atȅ qȅ do. Kreshnik Spahiu duhet tȅ na thotȅ pȅrse ai ȅshtȅ ndryshe nga ata qȅ kanȅ lȅvizur nga dy partitȅ e mȅdha pȅr tȅ krijuar parti mȅ tȅ vogla qȅ trafikojnȅ votat. Ne qoftȅ se ai ȅshtȅ pȅr njȅ Shqipȅri Europiane dhe shtet ligjor duhet ta fillojȅ nga vetja e tȅ bȅjȅ transparente tȅ gjitha financat e AK e veçanȅrisht ato nȅ fillimet e lȅvizjes kur ai bȅnte tȅrȅ ato udhȅtime nȅpȅr botȅ duke pasur vetȅm rrogȅn e shtetit.
Nȅ zgjedhjet e ardhshme votuesit anti-Sali do tȅ kenȅ dy alternativa; njȅra ȅshtȅ tȅ votojnȅ opozitȅn e bashkuar tȅ udhȅhequr nga Partia Socialiste dhe programin e rimȅkȅmbjes kombȅtare ku vota e tyre ȅshtȅ e sigurtȅ kundȅr Saliut dhe alternativa e dytȅ tȅ votojnȅ Aleancȅn Kuq e Zi me njȅ program (nȅ qoftȅ se e ka njȅ tȅ tillȅ) qȅ nuk konkuron dot atȅ tȅ opozitȅs dhe qȅ vota e tyre rrezikon tȅ mos bashkohet me atȅ te opozitȅs pȅr tȅ larguar Saliun pas refuzimit pȅr koalicion e thȅnȅ nga goja e vetȅ Kreshnik Spahiut. Deri mȅ sot suksesi i AK ȅshtȅ se ka arritur tȅ sulmojȅ me sukses jo vetȅm Saliun por edhe kundȅrshtarin e tij dhe nȅ situatȅn ku ndodhet sot vendi i ka bȅrȅ mȅ shumȅ nder Saliut sesa opozitȅs. Tȅ bȅsh njȅ poster me krimet e Saliut ȅshtȅ nje ide e mirȅ por tȅ marrȅsh pȅrsipȅr tȅ bȅsh punȅn e Prokurorisȅ dhe Gjykatave tȅ sȅ nesȅrmes duke mbledhur dosje dhe duke dhȅnȅ gjykime imagjinare me burg ȅshtȅ tȅ mos kesh idenȅ e shtetit ligjor sepse si parti politike nuk mund tȅ influencosh sistemin e pavarur tȅ drejtȅsisȅ qȅ ne tȅ gjithȅ shpresojmȅ tȅ bȅhet mbasi tȅ ikȅ kjo tufȅ politikanȅsh grabitqarȅ. Tȅ premtosh atȅ qȅ duam tȅ gjithȅ tȅ dȅgjojmȅ nuk do tȅ thotȅ qȅ nesȅr tȅ shkelȅsh ligjin pȅr tȅ mbajtur premtimin sepse kjo nuk ȅshtȅ demokracia qȅ ne tȅ gjithȅ ȅndȅrrojmȅ e qȅ akoma po e presim me padurim qȅ nga 1992.
Nȅ fund shpresoj tȅ kem hapur njȅ debat konstruktiv se cila ȅshtȅ Aleanca Kuq e Zi, kush ȅshtȅ ekipi qȅ ata pretendojnȅ tȅ konkurojnȅ pȅr pushtet, cili ȅshtȅ programi i tyre, a ȅshtȅ ky program mȅ i mirȅ se ai qȅ ofron Partia Socialiste, pse nuk bȅjnȅ koalicion me opozitȅn kur thonȅ se duan tȅ largojnȅ Berishȅn dhe a ja vlen ta rrezikojmȅ votȅn opozitare pȅr kȅtȅ parti, dhe pȅrgjigjen e kȅtyre pyetjeve mund t’ja japȅ mȅ sȅ miri votuesve tȅ interesuar lideri i saj Kreshnik Spahiu.
Nuk dua te bej avokatin e Spahiut, por kur kexova komentin tuaj
nuk mu duk aspak realiste kur thua qe (Kreshnik Spahiu teksa paguhej me paratȅ e taksapaguesve Shqiptarȅ si kryegjyqtari i shtetit)
Po te bejme pak disa krahasime per pagesat nga taksa paguesit,
A nuk paguhet SaLI BERISHA nga taksapaguesit dhe vjedh, shet
territorin e shqiperise, A nuk paguhet EDI RAMA po nga
taksapaguesit dhe i jep te drejte me heshtjen dhe marrveshjet
e tij qe ben me SALIUN, e duke u ulur bashke me ILIR METEN
pas atyre qe ndodhi me 21 janar, A nuk eshte ILIR META ai qe
tunde bllokun duke u paguar me taksat e popullit, A nuk jane
keto politikane qe e kan bere shqiperine si pronen e tyre.
Te pakte zoti SPAHIU pati kurajen qe ju kundervu nje pushteti
qe edhe e kishte emeruar si kryetar te KLD dhe dha doreheqjen,
kurse ca laro te tjere ishin kundershtare te BErishes dhe
per nje post i hudhen tej te gjith moralin politik dhe i
shkuan nga mbrapa, po te kishte qene servil SPAHIU sic
ka bere NISHANI, edhe president e kishte vene SALA.
Prandaj un te trejtoj nje pyetje te sinqerte kush nga keto
politikane qe kemi ka moralin politik dhe ti thote SPAHIUT
qe un jam me i mire se ty.
Kreshnik Spahiu eshte i vetmi politikan i cili refuzoj karriken dhe dha doreheqje per ceshtjen kombetare. Nuk ka dal deri me sot asnje burr ta bej kete gje. Nese keni ndonje emer te lutem dikush ta shkruaj se kush eshte ai?
Ate qe shume kush nuk e ben kurre por mundohet me te gjitha menyrat te qendroje , duke u bere dhe llustraxhi i eproreve te tij ,nuk mund ta pranoje karakteri i Spahiut liderit te shqiptareve, para disa muajsh dha doreheqjen nga kolltuku ku shume kollaj mund ti bente lavde e llustra pushtetit por nuk mundet se eshte sic ka emrin “Kreshnik”, kush nga keto qe flasin do e kishte kete kurajo qe shpesh etiketohet nga njerezit si ti hysh detit ne kembe .nje njeri nuk mund te korigjoje nje sistem demokracie mafioze por nje lider qe drejton nje formacion politik*specifike per realitetin shqiptar( pasi ne evrope levizjet qytetare diktojne kushte , ky pra eshte Kreshnik Spahiu lideri qe do te drejtoje shqiptaret per te shprehur vullnetin e tyre per nje Shqiperi ndryshe , koha punon per shqiptaret koha dhe ne do jemi deshmitare te ndryshimit nese nuk besoni tek vetja tek vullneti per te ndryshuiar ky eshte problem i juaji, bashkohuni me AK, me alternativen ” Shqiperia per shqiptaret.
replike me E.S.
Ju siper shkruani qe opozita e bashkuar me ne krye PS-n.
Po te flasim pak me gjuh kritike dhe racionale, dhe te
themi qe e meriton Edi RAMA dhe PS te jete ne krye te nje
kualizioni te bashkuar??????
Mund te theme qe jo te gjithe e mendojne njesoj, ka nga ata
qe kane mbetur te zhgenjyer nga menyra se si EDI RAMA ka
drejtuar opoziten.
Saliu ynë është mjeshtër i kurtheve, intrigave, grackave, ia
ka futur EDI RAMES sa her i ka dash qejfi.
PS mori iniciativën për ndryshimet kushtetuese në atë prill të zymtë të vitit 2008, hartoi projekte,por hapësirat e vogla ligjore nuk i mendoi. Për ato mendoi pa bujë “usta” Saliu dhe ujët shkon gjithnjë në arat e tij.
Kohët e fundit u zgjodh Presidenti i vendit. Partia Socialiste lëshoi në eter sloganin, “Duam procedura, jo presidentin!” Dhe u rrekën gjatë pas kësaj teorie e lakuan njeri pas tjetrit nëpër podiume dhe ekrane gjithë liderët e saj. Saliu heshti, por grackën e kishte përgatitur me mjeshtëri. Socialistët nuk e menduan “asin” e nxjerrë në minutën e fundit. Socialistët morën llafet, Saliu Presidentin. Tani ankohet se ai është një zgjatim, a bisht i Saliut. Po ç’rëndësi ka kur ai ishte zgjedhur sipas Kushtetutës! Dalin tashmë, flasin nëpër podiume e shkruajnë nëpër faqet e internetit, thua se Shqipëria është vërtet në moshën e internetit. Qajnë,ankohen, por Presidentin e zgjedhur nga ustai i kurtheve nuk e lëvizin dot.
PS krekoset se paska edhe ajo forca si kjo që e shtyu votimin për në shtator. Edhe “mjeshtri” i madh i kënaqur se ndryshimet kushtetuese që kërkohen nuk do t’i miratojë, kurse para opinionit do të shesë sërish sloganin se ishte PS pengesë që dështuam për marrjen e statusit-pavarësisht se ai është i kënaqur që të mos merret,se socialistët janë regresivë,se ata janë burim i të gjitha të këqijave. Saliu thur gracka, PS ankohet. Saliu del fitimtar në çdo betejë, PS i gëzohet ndonjë kocke që i lë “mjeshtri”. Saliu feston, PS ankohet e loton. PS mbetet në rolin e fëmijës qaraman që nuk di as të sulmojë,as të mbrohet,di vetëm të ankohet.
Gjunjëzimi para të BERISHES është marrëzi. Diktatura përmbyset kur mobilizohen masat,me objektiva të qarta dhe nuk i lë në baltë si jo pak raste me PS-në.
Prandaj nuk e di se se besim ka populli opozitar tek nje lider
qe nuk diti te beje opozite, dhe nuk e kuptoj argumentin tuaj,
kur thoni nen strehen e PS.
AKZ eshte nje force e djatht dhe ska perse te trembet PS,
neqofte se PS eshte e bindur per elektoratin e saj, le ti
dale per balle Sali diktatorit.
AKZ le te vazhdoje ne rrugen e saje.
Pergjigjen e ketyre “dritehijeve” te mesiperme e japin vete shqiptaret,te lodhur por gjithashtu te vendosur per te vene Drejtesi ne vend. Aleanca KuqeZi eshte e vetmja zgjidhje. Eshte e vetmja parti qe ka marre iniciativen te luftoje Krimin,Korrupsionin dhe te Paligjshmen. Eshte e kote te lodheni duke i lexuar te gjitha keto insinuata te shkruara nga nje dore dashakeqe, nga nje vegel qe duket haptasi i perket pinjolleve te Partise Socialiste.
Pervec PALLAVRAVE POPULISTE,asgje te re nuk ka thene Kreshnik Spahiu,VEGLA QORRE e Berishes,qe SHKATERROI DREJTESINE SHQIPTARE NE DEGJENERIM!!!
Pretendon ky DALLKAUK se do bashkoje te gjithe shqiptaret e botes,por NUK PRANON TE BASHKOHET ME GJYSMEN E SHQIPTAREVE TE SHQIPERISE,QE MBESHTESIN OPOZITEN SOCIALISTE!!!
PS-ja ka 7-8 vjet,qe ben opozite kunder Berishes,ndersa K.Spahiu ferkonte BOLET E SALIUT!
Dhe tani na dilka se qenka e VETMJA PARTI,QE DO TA SHPETOJE SHQIPERINE NGA SKETERRA BERISHIANE!!!
Me se do ta shpetosh,o serb i ndyre,ME NJE POPULL TE PERCARE,QE TI I FRYN PERDITE???
Ku i gjen PARATE,qe BREDH ne tere boten,\?
Kur nuk i deklaron tani,qe nuk je ne pushtet,cfare ben ti PO TE JESHE NE MAJE TE KALIT???
AKZ-ja eshte nje BANDE POLITIKE E NJEJTE ME PD-ne,VEGEL E BERISHES DHE E SERBISE!!!
Edhe Bamir Topit i duket vetja se eshte i lare nga KRIMET E BERISHES,me qe iku me BISHT NDER SHALE NGA PD-ja!!!
Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu,JANE TE DY USHTARE TE BINDUR TE BERISHES,per te vazhduar politiken serbe te SHKATERRIMIT TE SHQIPERISE PAS SHPORRJES SE BERISHES!!!
KUSH NUK E KA KUPTUAR,ESHTE INJORANT OSE SPIUN I SERBISE!!!
KUSH NUK E KA KUPTUAR,ESHTE INJORANT OSE SPIUNI I SEBISE,-thote Xhoni.Per ta saktesuar do te shtoja, qe mundesi te trete nuk ka.
es sa paguhesh, dhe ke te drejt kur thua qe paguhej nga leket e taksapagusve shqipetare por ketij SPAHIUT nuk i pelqente rroga dhe te rrinte rehat sic bejne ata te ps pd dhe te tjere qe rrine e presin kur do te vdes saliu e te vijne ne pushtet dhe kur te vijne do jene me te prirur se saliu ne vjedhje dhe ne shitjen e shqiperise .Nuk besoj qe ato qe shkruajte i beson por thjesht do jete puna qe ti detyron sic detyronin deri dije ata te ps dhe sot ata te pd te gjithe te punsuarit e shtetit per te dale ne tubime kundra opozites dhe te shoqeruar nga ciljeta
Kreshnik Spahiu eshte nje vegel qorre e Sali Berishes!
Programi(i thencin) ekonomik i kesaj partie eshte nje cope letewr BAKALLI ku edhe nje brigadier kooperative do te shkruante me shume e me sakte !
CFARE STRATEGJIE EKONOMIKE KA KJO PARTI DHE KUSH JANE PERPARESITE KRYESORE,QE DO T’I ARRIJE ATO???
Cfare sistemi EKONOMIK do zbatoje ,se ky qe ekziston ka MARRE FUND ME KOHE???
Cfare qendrimi do mbaje ndaj PRIVATIZIMEVE MAFIOZE TE BERISHES?
CFare rruge do ndjeke per te ZHVILLUAR VENDIN APO PER TE SUNDUAR SI PARTI???
Do mendojne per Shqiperine,apo si MBURRAVEC FASHIST E POPULIST,do qaje hall-atet e te gjithe shqiptareve ne bote?
A i duhet nje BASHKERPUNIM ME TE GJITHE FORCAT POLITIKE TE INTERESUARA PER SHQIPERINE ,APO DO SUNDOJE E VETME,DUKE VAZHDUAR POLITIKEN E PERCARJES!!!
Sa shumë dilema që paskëshe pasur mo…(E.S….?!!!!!!)Dhe të gjitha përgjigjet i do patjetër nga Kreshniku.-Ndërsa di të thuash plot broçkulla,nuk di të shtrydhësh mendjen tënde,dhe të kuptosh se janë disa përgjigje të thjeshta,por të domosdoshme për tu bërë realitet në shqipëri…
besoj qe AK ka nje program ka nje vizion per te gjithe shqipetaret por per tu theksuar mbetet ajo qe sot antishqiptari sali berisha po ben po shet shqiperin dhe pasurite e saj nentoksore dhe qe AK do qe kjo katastrofe te ndaloje dhe kjo do vij vetem me rrezimin e ketij [esat pashait te 2] dhe ardhjen ne pushtet te ALEANCES KUQ E ZI
Spahiu eshte SHARLATAN nje lloj si Genc Pollo!
Kane vetem nje ndryshim; Genci bënte “si grek” ndersa ky bën “si shqiptar” :)))
Ore Mentari qe vetem mend nuk ke.! Ai nuk thote qe do shpetoje shqiperia nga bujqesia , por ajo ndihmon dhe puneson nje pjese te popullsise. A e din ti qe ktu ne Angli njerezit para 3-4 vitesh filluan te mbillnin ne oborret e shtepive te rosemary borzilok dhe barera te ndryshme per gatim pra behet fjale 20-30 m2 toke dhe Kane arritur qe ne fund te vitit te kursenin 1400- 1800£. Kjo nuk me duket nxjerrje nga situata por nje ndihme modeste . Ne shqipri ka shume toka qe nuk punohen per arsye te cmimit te larte te naftes
Edhe shqiptarët e Maqedonisë dhe Çamëria, të jenë në programin ekonomik, se shqiptari është një tërësi e veçantë, me të gjitha veçoritë ndaj edhe i duhet programi unik gjithëpërfshirës i mëkëmbjes shpirtërore, ekonomike, kulturore e sociale, duke njohur fuqinë, dijen dhe kapitalin e vet gjatë historisë dhe mundësitë për një të ardhme të ndritur mes kombeve të përparuara. Përpara Kuq e Zi!!!!!
Bene lux hahahahhhhaaaa hallall ,nga pabuks ne beneluks po ti qenke magjistar more Nik per ty do votoj si perfundim haha.
dhe shume mire ua ben, si hashimit si saliut. te 2 e tregojne veten me cdo veprim..kjo eshte bashkimi real i kombeve, krijimi i etnise..keto jane hapat e duhur qe duhet ndjekur. AK po i realizon me se miri. e meritojne te jene qeveri, e meritojne te na drejtojne..AK po ben opoziten e vertete dhe lufton te na fuse ne BE jo keta sharlatanet qe kemi ne krye, qe po na fusin ne kurthet e ruseve
Bravo Aleances Kuq e Zi ! nese populli do prova te verteta se sa transparente jeni. ju po ua jepni. bashkimi eshte prane, dhe nje fillim i ri per kombet tona po ashtu, pa saliun dhe qeverine e tij te deshtuar
nese ti kokcep paske vertet fuqi te qeshesh, ndersa vendi yt digjet me kte qeveri athere te shkoka vertet per shtat ai emer qe ke
Aleanca kuq e zi eshte e vetmja shpres per shqiptaret,e vetmja shpres per ekonomin tone…
e gjithe shqiperia do tju votoi ju vetem mos na zhgenjeni kuq e zi
sala po ndalon {femijen te vej te nena}ndalohet nje popull qe eshte me nje emer shqipetar dhe ti vejne barrjera.ne 28 nentor do mar fund ndarja e shqiperis.
Aleanca Kuq e Zi po tregoni dita dites seriozitet ne nismen qe keni marre persiper. Unifikimi ne cdo aspekt te ekonomise eshte hapi me i rendesishem drejt bashkimit te kombit shqiptar.
Nje program ekonamik i mire detajuar i cili shkon ne te mire te interesave te gjithe kombit shqiptar. AK jeni partia e cila ben opozitene e vertete ne vend. Respekte
Jeni opozita e veteme e kesaj qeverie e cila sheh vetem interesat vetjake te disa individeve te cilet jane kthyer ne pronaret te tokes dhe nentokes shqiptare. Bravo AK.
E kuptoj ate qe do te thuash, por ime bije ka qene ne disa tryeza te ak dhe me ka thene qe jane sh informuese. Vertete nuk kane nje faqe zyrtare por ne tryeze paraqitet gjithe plani per nje fushe te caktuar (ekonomik ne kete rast).
Pastaj, nje gje nuk kam te qarte: a nuk eshte organ kolegjial keshilli I larte I drejtesise? Vete nga fjala keshill. Atehere pse pritet nga kreshniku qe te behet mrekullia kur gjerat varen sh pak nga ai?
vetem aleanca kuq e zi mund ti heqe komuniste si saliu dhe rama me shoke nga politika.
A e kuptoni nga fjala ca dmth BENELUX?
BE-Belgjik,NE-Netherland(Hollanda,LUX(Luxemburg)
Keto 3 shtete kan tregti midis tyre pa dogana… Kreshniku po thot qe kerkon tregti me t’gjitha trojet shqiptare pa kufi…
Forca AKZ! Vetem rrezimi ktyre halabakve mungon qe ju te permbushni misionin!
Qent lehin ne mbrojtje te padronave te tyre.Ndersa padroni i AK duket se eshte populli shqiptar dhe interesi kombetar.Prandaj populli yne do ta kuptoj AK,dhe do ta mbeshtese ne te miren e vendit.Besoj se askush deri me sot s’ka pasur aftesine dhe kurajon te zbuloj dhe ti bjere keshtu fort kembanes se alarmit ne mbrojtje te interesave mbarkombetare.Ju lumte AK. Jemi me Ju,vetem mos u ndalni ne kete beteje te veshtire.Ne jemi bijte e Skenderbeut,ne jemi bijte e nene Terezes,s’na mungon trimeria,s’na mungon urtesia,s’na mungon dituria,…,na mungon udheheqja,na mungon qeveria.!
Ore Rr.k shqiptaret nuk kane si te dalin nga varferia me bujqesi se ate e provoj edhe krimineli Enver sepse shqiperia ka shum pak toke bujqesore por ajo qe e nxjerr shqiperine nga varferia eshte industria dhe turizmi sisodmos turizmi qe behet me pak investime sepse po qe per ate industrine ajo kerkon dhjetra miliarda dollar dhe shqiperia nuk ka mundesi sot per sot.ore kopil Enverist cte duhet ty politika ekonomike kur vet je i paedukuar.
o mëtkar,
që ti je një idjot,kjo nuk ka nevojë për tu vërtetuar,por që e nxjerr në mes të sheshit kjo duhet shikuar thellë!
mor debil të gjithë e dimë që ne kemi pakë tokë bujqësore.të gjithë e dime se nuk mund të bëhemi “superfuqi”me atë pakë tokë që kemi,por mor gomar i trashë MEGJITHËSE KEMI PAK,MEGJITHËSE NUK MUND TË DALIM NGA KRIZA NE DUHET TA PUNOJMËËËË!
more vesh or gomar!seicili duhe të bëjë atë që ka mundësi.të punojë dhe atë pakë tokë që kemi dhe jo të blejmë gjithçka!
megjithëse ti po e bën tënden gjithnjë,lëpin bythën e berishës duke thënë gomarllëqe!
braqvo mëntkar,ti bën atë që mundesh!
Te Bashkohemi me AK per te larguar njeher e pergjthimon politikanet e vjeter me politken e tyre te mbrapsht qe po shkatrron kombin……….Forca AK!
Te pakten kur beni nje program partie kuptojeni vete njr here ate qe shkruani se ne te gjthe programin nuk ka asgje reale.Ju flisni per sektorin e peshkimit qe i perket klases 8 te ekonomise ne grupin e 6 te ndarjes se ekonomise shqiptare.Me te vertete mendoni se kto jane problemet reale?flisni per heqje te kufirit doganor midis shqiperise dhe kosoves nderkohe qe ju vete si jurist duhet ta dini shume mire se nuk eshte e mundur dhe nuk lejohet me ligj nje gje e tille sepse jemi 2 shtete te ndryshme.flisni per mireqenie ekonmike dhe per luks per shqiptaret nderkohe qe nje femije qe sapo lind ne shqiperi lind me borxhe.>flisni per kompesim te borxheve qe shteti i ka kompanive pa e ditur se sa jane te ardhurat nga GDP(greatest domestic product,produkt i brendshem bruto besoj se kete indeks duhet te analizoni kur te flisni per bujqesine).Dhe me gjithe respektin e figurave ekonomike qe kane bere kete program flisni per nje program real per shqiperine pa hiperbola dhe patriotizem.shumica e gjerave qe ju ken shkruar me siper jane teresisht te pamundura per tu realizuar.Flisni fillimisht per shporten e konsumit pastaj per hec-e e hidrocentrale.
shume e forte delarata e Ak shpresojme ne ate qe pò thoni , por tek verej panelin jo ato qe rrine pas por ato qe flasin me duket si azili i pleqve vetem Kreshniku shkelqen aty, AK duhet te terheqe dhe te promovoje dhe figura te reja moshen qe quhet vitale dhe e pjekur 35-50 vjec mbase jane dhe neper punera por figura duhet te jete e plotesuar me me shume nga kjo moshe, sot kam pare panelin me te plakur , kjo eshte keshillen miqesore pasi une e ndjej se AK ka potenciale te mjaftushme , sot shkelqente vetem nje yll Kreshnik Spahiu duhen dhe te tjeret ne ngritjen !
keshtu doli dhe babai i ketij mostre sali berisha ,me programin se do bente shqiperin si amerika ,e shikoni si e ka bere bathore dhe ere malokesh ,vendi nghan me avganistanin ,prandj ju rini e pjerdhur e shqiperise qe hani fara dhe lozni bilardo tere diten dhe u duket vetja se jeni cuba dhe me te fortet ne bote ,paraziter qe nuk guzoni te kerkoni te drejtat tuaja ,dhe berisha ju shikon si minje dhe mire ben ,spaiu eshte i vene nga vete berisha , kosovare jane qe te dyyyyy o trapa memecer dhe mos u genjeni
po ce keni kete ”bordin e inteligjences” dhe ”departamentin” e ekonomise!!! me keq se gjuha e g.pollos dhe s.berishes.si mundet nje parti atdhetare te nenvleftesoje gjuhen si simbolin kryesor te identitetit kombetar?? se perndryshe katandiseni si pd-ps qe vetem shqip nuk flasin. dhe kjo ideja e beneluksit nuk eshte per shqiptaret. ne kemi nevoje te vihet ne jete vendimi i 1912-es per nje shtet shqiptar ne gadishullin ilirik.
hedhja e baltes dhe sshtremberimi i realitetit eshte detyre dhe obligim i gjithe atyre qe jane pjese e ketij pusht-shtetit , dikur ka qene ne shprehje “shpif shpif se dicka behet” kjo eshte dhe ka qene moto e berishisteve, njerezit dhe mund te gabojne e rendesishme te rreflektojne , sot opozita kryesore ajo qe udheheq Frontit nacionalist AK ka shpalosur programin dhe strategjine per realizimin e zhvillimit te Shqiperise dhe shqiptareve, denoncim dhe alternative, kjo eshte ajo qe perfaqeson serjozitetin e kesaj levizje popullore , shpresoj te jem pjese dhe te jem kontribues ne kete vizion per nje shtet nje komb ,nje ekonomik !
Te shporrim sa me shpejt maskarain spahiu I cili kerkon trazira. Poshte akz, kjo org ekstremiste talebanesh
disa pò komentojne pikat e programin i cili nuk jep detaje pasi nuk dalin ore per ti shpjeguar , asnjerit subject politik deri tani nuk ka shfaqur nje program kaq ambicioz dhe te realizushem ajo qe e pengon nuk jane termat apo konceptet e pa trajtuar me detaje sic pretendon dikush por ajo qe e pengon eshte vullneti i mbrapshte politik qe reflekton nje te tille dhe ekonomik, per te mos zhvilluar ekonomine shqiptare, moto e pusht-shtetit te ketyre 22 viteve eshte Shqiperia vendi ku te shitet cdo gje e prodhuar jasht, ku shtetit nuk mbeshtetet prodhimin shqiptar, sa me te varfer aq me pak ze dò kene shqiptaret, kjo kenaq pusht-shtetin !
Nisma per rishikimin e koncesioneve duke u bazuar ne ligj dhe ndershkimi i abuzuesve eshte nje nisme reale.!
Vazhdoni keshtu AK dhe dò na keni nga pas !
cfare nuk shikon te kjo faqe ka dhe nga keto qe thone se Berisha e Spahiu jane kosovare dhe mos u besoni se nuk duan bashkimin !!!
Sa turp, sa pa vlere e sa te vegjel behen disa njerez kur japin keto definicione , si mund te thuash qe kosovaret (shqiparet e veriut) nuk e dashkan bashkimin !!!
O njeri sa poshte paske rene, duke treguar se je vegel e serbeve e grekeve , sa turp, por ne emer edhe pse pseudo quhesh “Zum-zum” !
Derin tani nuk shikoj gje konkrete nga kjo AK qe edhe mendon te marre votat e shqiptareve, konkretisht kjo Ak eshte duke bere nje zhurme bashkimi per te shkatrruar shtetin e Kosoves qe lindi me ndihmen e nderkombetareve. Pra nuk shikoj program per te shkatrruar Berishen nga AK, AK nuk duhete te humbase kohe per ndryshimin e kufijve, por te veproje per te shkatrruar Berishen nga pushteti.
Derin tani nuk shikoj gje konkrete nga kjo AK qe edhe mendon te marre votat e shqiptareve, konkretisht kjo Ak eshte duke bere nje zhurme bashkimi per te shkatrruar shtetin e Kosoves qe lindi me ndihmen e nderkombetareve. Pra nuk shikoj program per te shkatrruar Berishen nga AK, AK nuk duhet te humbase kohe per ndryshimin e kufijve, por te veproje per te shkatrruar Berishen nga pushteti.
Nje njeri normal nuk do ti besonte cmendurite e turkoshakut Spahiu,por mqs ata qe e besojne jane ”vari kkkkk” edhe ky gyzel po ja fut pordhes e gri sallate,sa te gdhihet dhe kjo nate…..punne extremistesh islamike !!!!!!! qe duan edhe Evropen por edhe byrazerin Erdogan!!!
Pershendetje tourkofagos!!
Gjithashtu,file mou[BL]!
Vetëm në këtë forum …(deri tani me pesëdhjet e tre-katër ..komentues…)mund të arrish në përfundimin se Aleanca Kuq e Zi….ka në shqipëri mbi tridhjetë përqind elektrorat…30%….është një minimum…por do të jetë edhe më e lartë kjo përqindje….në kohën e votimeve..Jam i sigurtë…Forca Aleanca Kuq e Zi..!
sot AK paraqiti pikat e programit ekonomik, qe konsiston ne nje treg jo me 3miljon shqiptare por bashke me 2milion shqiptare te (Shqiperise se veriut) kosoves te kemi nje treg me te madh me shume konsumatore me shume zhvillim, kjo duket alternativa e AK , por shqipfoles me optike te mjegullt flasin per turkofon !!!
Nuk e di ku gjejne argument te llogjikshem ne kete konkluzion, kur thuhet qe produkti “made in Albania” duhet te jete i pari ne preferencen e konsumatorit shqiptar e jo “made in grecia, turkia, serbia etj ” kjo dò te thote te ndertosh “ekonomik kombetare”-“nacional ekonomi”, te shkaterrojme monopolet qeveritare , te cojme parà drejtsise abuzuesit.
Sot u fol per planin ekonomik, neser per ate politik , ejani dheJu qe deshironi ndryshimin , rerezimin e Berishes te kontriboni askush nuk privohet nga ndihma dhe kontributi tek AK , nje mendim , nje ndihme, nje dore ben fuqine dhe forcen per te rrezuar kete pusht-shtet .
Ky “program ekonomik” i Spahiut duket sikur eshte nje perzierje teorish marksisto-bolsheviko-naziste. Diku thuhet se si kombi me i varfer i Europes duhet te bashkohemi qe te behemi te forte! Pra sic thoshte Marksi “proletare te te gjitha vendeve, bashkohuni!” Por problemi eshte se si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove popullsia dermuese eshte fshatare, por qe dhe ajo pjese e vogel qytetare fatkeqesisht eshte me te njejtin mentalitet dhe te vetmen gje qe mund te bejne eshte nje revolucion feudal.
Ne nje pike tjeter eshte “lufta kunder monopoleve”. Nuk e di, por ketu duket sikur kopjohen programet bolshevike, ato te Enver Hoxhes apo te Hugo Caves. Shtetezimi apo mos privatizimi eshte lufte ndaj lirise private, eshte lufte ndaj kapitalit, eshte izolim, eshte varferi e metejshme. Kur themi sektor shteteror apo publik nuk do te thot qe populli eshte pronar i tyre. Populli ne asnje rast nuk eshte pronar. Ketu ka nje ndryshim kyc. Kur nje administrim eshte publik atehere ai mbahet nga taksat e qytetareve. Ne te kundert kur nje administrim eshte privat, ai administrim paguan taksa, te cilat me nje qeveri serioze kalojne per ifrastrukturen, arsimin, shendetsine, mbrojtjen, etj, etj.
Pika tjeter eshte largimi i kufijve, doganave, unifikimi i monedhave, etj. Kete gje donte te bente Hitleri me Austrine dhe me vendet perreth me pakica gjermane. Kete gje donte te bente dhe Miloshevic per Serbine e madhe. Dy historira te zeza te njerezimit. Ndoshta si “te dytet” mbas Gjermanise, Spahiu di menyren se si do realizoj keto premtime te “Shqiperise se madhe”! Ndoshta mendon se OKB-ja mezi pret nje gje te tille, ndoshta mendon se BE-ja ndaj nuk na pranon akoma ne gjirin e saj, ndoshta mendon se gjitonet jane merzitur duke qene shtete, ndoshta mendon se vellezerit e nje gjaku te lindjes do te kujtohen perseri te na bejne “vizite” per kete 100 vjetor. Apo jo Spahi?
Kuq E Zi ,per SHqiperi..
Te lumt goja,veq perpara me ty jemi gjith shqiptaret asht knaqsi me fliju shum per ni parti kaq objektive e kaq te vertet,rrnofshi.rrnofsh sa malet oooooohhh Kreshnik qenke shqiponje me du zemraposht tradhtaret.
Kreshnik Spahiu ka me qenë i njohur si Skenderbeu që bashkoi principatat
Eni vllaten ma mos t,presim.Qfrë kem n,zemer jashtë ta qesim.Le ta ndijë krejt bota mbarë.Veq Bashkim per komb Shqiptarë.Kështu mendojnë shqipet e sotit.Me u bashkue me emer t,Zotit.Se ne sod na ka ardh dita.S,mund t,na ndalë shtypja as prita.Zemrat tona t,nji qëllimiGjaku i jonë ësht vijë Bashkimi.Nuk shkojmë mbrapa as një grimë.S,kursejmë jetën për Bashkim.Pse ta mshefim na dëshirën.Mbsi t,njejtë e kemi dtyrën.I madh e i vogel plakë e i Ri.Duam Bashkimin me vllazëri.Tashë që jemi n,Demokraci.Të flas populli nji nga nji.Se a jemi me u bashkue?Mos t,lejojmë me na mashtrue.Ngriti shqipe n,kambë të tanë.Kështu t,ndarë mos me na lanë.Se nëse prap po presim.Prap n,pesë vende t,ndarë po jesim.Na sot duam Bashkim Kombtarë.S,ka më lodra me shqiptarë.Popullin tonë askush se pyeti.Por kush deshti ne na shiti.E sot jo qebesa e Zotit.Shtatë miljon mësyjmë n,gryk të topit.Kush ma s,mundet me na luajtë.Ma nuk rrijmë në shpi me t,huajt.Na u tregojmë se si do t,rrijmë.Kush dëshirën s,mund t,na e shkimë.Pra s,lejojmë që zemrat tona.Që na thonë O Zot bashkona.Edhe sot t,na e ngulin thikën.Sot shqiptarët e kanë ditën.Për bashkim dhe për një shtet.Eni pra t,vendosim vetë.Të gjithë e kemi një qëllim.Zemrat rrahin për Bashkim.Shqiptaria shprehë dëshirën.Për Bashkim e kem detyrën.Rrnoft Kreshnik Spahiu dhe Ak.