Kush fshihet pas ofertës më të lartë për Albpetrol?

7 Shtator 2012, 20:01Politika TEMA
Kush fshihet pas ofertës më të lartë për Albpetrol?

Essad Puskar dhe Rezart Taçi

Pak orë pas hapjes së ofertave në tenderin e shitjes së ‘Albpetrol’ dhe ofertës surprizë, nisin e dalin në dritë edhe dyshimet dhe pikëpyetjet e para.

Konsorciumi i përbërë nga ‘Vetro’ dhe ‘Silk Road Equity’ që ofroi çmimin më të lartë prej 850 milionë euro, të paktën nga të dhënat që mund të merren publikisht nuk rezulton të ketë eksperiencë në fushën energjetike, një kriter detyrues për blerësin e ‘Albpetrol’.

‘Silk Road’ është një fond amerikan investimesh nga Çikago, ndërsa ‘Vetro’ një kompani nga Singapori për të cilën ekzistojnë shumë pak informacione publike.

Por dyshimet që lidhen me kriterin strategjik nuk janë të vetmet. Madje, janë të tjera fakte ato që hedhin dyshimet më të forta mbi këtë privatizim ende në tentativë.

Në tender ky konsorcium përfaqësohej zyrtarisht nga Essad Puskar, një boshnjako-amerikan shumë i njohur deri tani jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Kosovë.

Puskar, një personazh kontrovers, ishte njeriu në qendër të skandalit që shoqëroi zgjedhjen e Behxhet Pacollit president në Kuvendin e Kosovës më 22 shkurt të vitit të kaluar.

Gjatë seancës për zgjedhjen e Pacollit ishte pikërisht ky individ që shërbente si ndërmjetës në komunikimet me mesazhe mes ish-ambasadorit amerikan në Prishtinë, Chris Dell dhe vetë zotit Pacolli.

Nga lëvizja Vetëvendosje ai është pagëzuar me emrin “Damir Fazlliçi i Kosovës”. Ky i fundit ndoshta jo fort rastësisht mbërriti në Tiranë mbrëmjen e vonë të së enjtes, i përfolur si lobues për një tjetër kompani në tender.

Me sa duket, betejën e ndërmjetësve kontronversë deri tani e ka fituar boshnjaku më i ri. Por në fakt, lidhjet e Puskar nuk janë të forta vetëm në Kosovë.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet zbulohet se Puskar ka shërbyer edhe si këshilltar i parë i një biznesmeni të njohur dhe po kaq kontrovers në fushën energjitike në Shqipëri, Rezart Taçit.

Të dy i bashkon edhe një histori me Azerbaxhanin. E ndërsa Taçi së fundmi është përballur me probleme në gjykatë me Bankën Kombëtare Azere për një borxh prej 75 milionë eurosh për blerjen e ‘Armo’, Puskar ka qenë mjaft aktiv në Baku muajt e fundit, me takime të nivelit të lartë dhe premtime për hapësira të reja investimi në Europë.

Kjo lidhje po risjell në vëmendjen e publikut një skenar të ngjashëm pak vite më parë, kur qeveria shqiptare privatizoi pikërisht ‘Armo’. Edhe në atë kohë, fillimisht u tha se blerësi ishte një kompani amerikane nga Teksasi, por që më vonë rezultoi të ishte Rezart Taçi.

Amerikanët nuk u dukën asnjëherë në Shqipëri dhe emri i tyre nuk u lakua më pas përfundimit të tenderit. Përfshirja e Puskar në tenderin për ‘Albpetrol’ i shton edhe më shumë dyshimet se kush qëndron pas ofertës për blerjen e ‘Albpetrol’.

Nga vijnë paratë dhe kush është e mund të jetë vërtetë pronari i ri i ‘Albpetrol’, amerikanët e konsorciumit apo azerët e Sokar?/TCH

 

29 komente në “Kush fshihet pas ofertës më të lartë për Albpetrol?”

  1. denkoka says:

    crendesi ka….nqs ka oferten me te mire prej 850 milion euro…le ta marre tenderin…

    pyetja eshte a duhet ta shesim albpetrolin…apo ta mbajme te centralizuar nga qeveria…

    tung

    1. fl says:

      Si mund te ofroje Gjigandi i Energjitikes Ruse 50milion (sa nje karamele per te) kete kush e shpjegon. Cila banke do hyj ne mes kesaj radhe, prape Credinsi?

    2. socialisti says:

      Vetem mos te jene armiqte e kllases,d.m.th. kulake ose te kene ndonje te burgos politik.

      Po ca rendesia ka se kush eshte pronari?!!
      Rendesi ka qe ato po derdhin 1 miliard $,do te paguajne taksat per cdo vit ,dhe pas 30 vjetesh kalon perseri prone publike.
      Do punesojne me shume njerez lokale,do fitojne dhe per vete ,si juve qe shisni gazeten per fitim ,ato do shesin nafte per fitim.
      Prape biografia duhet te shihet mor te shkrete??!!

      1. raimondi says:

        Ashtu eshte nuk ka rendesi ,kursh eshte, aq me teper qe qenka nga ana e Amerikes
        Rendesi ka qe ai afron pothuaj 1 miliard dollare –Po qenka per 30 vjet kontrate –Mire eshte tja japin
        Shuma eshte shume e majme

        Nga ato leke , me 70 milion dollare , Sala te ndertoje nje stadium futbolli modern te ri me nja 50 mije vende , diku aty midis Tiranes dhe Durresit

        Dhe do kemi nje stadium tamam modern eutopian me hapesira per parkim e per kalim te tifozave lirshem dhe pa u bllokuar qarkullimi i mjeteve

        Por cudia eshte ky Puskari qenka cun i ri fare shkerdhata _-Si ka mundesi kaq i pasur ky ? Megjithse ky menaxhon parate e te tjereve

        Po te pakten ky Puskari , nga emri nuk duket si me rrenje serbe-sllave ,sic eshte Fazllic i shpifuri

      2. qyfliu says:

        O socialisti i gjore.Ky tender mban aq ere mut ,sa era e mutit ka zene dhe sali psikopatin dhe nuk po hap dot gojen.Koopertura eshte safi demokratike ,amerikane ,perendimore ,nga brenda vjen ajo era e mutit.Njerez jeni vigjilente.Doktori e trashi shume shakane ekonomike me shqiptaret.Mos po kerkon nje strehe…

        1. Labi says:

          O Qifqi o qyfli cfare te quajn, nuk i vjen era mut ketij tenderi por kokes tende. Ata po afrojne 1 miliard dollare per ta blere e ti e ke mendjen te muti sepse vika ere e po pastaj.Dihet qe mutit i vjen ere por ty o derezi cfare te vjen sepse me 1 miliard dollare jo mut ti vije ere por cfare te doje vetem dollaret te hyjne ne buxhet. Nafta po vidhej qe po vidhej te pakten keshtu do paguhen disa gjere dhe mbase edhe ty te hyn ndonje gje ne xhep qoftese edhe nje sapun qe te lahesh e qe mos te vish era mut.

  2. tourkofagos says:

    azeret e So.kar-it duken me serioze…….pune azeresh!!

  3. Ngoni bre vllazer ndalet gje prej ksaj,une i poshter jam ,vetum kush eshte, kudh e privatizon pasurin e shqiperis,kan treguar veprimet e tij te mapareshme,keni me ja ni zanin,kur te del se krejt pune e flliqur eshte,prej keti hamali spritet gje,sali vuqidoli akoma ben shaka me nje popull 7 mil.

  4. lala says:

    Nuk ka rendesi Pus-kar apo So-kar por 850 milion eshte e pabesushme per nje vend me morra,nqs i mer hallall i qofte shitja .apo do mari vetem prapashtesen ?

  5. Ore po ç’fare prisnit ju, te kishte ndershmeri ne shitjen e Albpetreolit? kurre as qe mos ju shkoje ndermend, ajo eshte prona e fundit e madhe qe ka mbetur dhe keta nuk mund te rine pa futur hundet, prandaj duhet qe ata bythmutet e PS te mos rine si te dhjere duke perjashtuar Erion Braçen ne kete rast, por te dalin e te flasin nese jane opozitare, se ku kari qe kemi sot ne kryeminister kete do, pa nga ne nuk i pjerdh bytha atij se bejme komente, perkundrazi ai e quan standart demikratik.

  6. Iliriani says:

    Nese i paguajne 850 milione euro hallall i qofte

  7. VARKARI says:

    Me kane thene qe eshte dhe nje biznesmen grek me emrin KARAQIPIDHIS, dmth qenka pune karash.

  8. hg says:

    Kjo kompani zor se i ka $800+ millione. Nuk figurojne askund si komoani me keto lloj parash. Te shikojme se kush eshte prapa saj

  9. realiteti says:

    Ou!po na dilka ndryshe,deri tani thonit se Fazllic kishte ardhe te nderhynte per firmen Ruse Gazprom.Pikrisht ne nje artikull te sotem te kesaj gazete keshtu thuhet.Ketyre fantazive,me “sic thone e sic flitet”,apo “dukeqese ashtu,mund te jete edhe keshtu” i thone si arsyetimet e Donkishotit:Arsyeja e mos arsyes qe i behet arsyes time ma dobson aq teper arsyen, sa me arsye vajtoj arsyetimin(bukurine)tende.Fazllicin mos ee beni serb.Eshte mysliman boshnjak:Demir fazllic,me shtetsi angleze dhe banim ne Washington,jo larg shtepise se bardhe,mik i ish drejtorit te Cijas amerikane Tom Rich…!!!Per me teper gjykoni vete…

  10. kola says:

    Gazeta juaj ka 2 apo me shume muaj qe thote se Albpetrol Berisha do ja jap rusve ose azerbaxhansve.E kerkojne amerikananet edha kta sbejne se drejtuesit jane me origjine ballkanase ose europiane.Por ne amerike vetem 300000 indian jane amerikane qysh para 500 vjetesh.
    Na thoni kush dreqi duhet ta marre se shqiptaret nuk bejne thoni ju?
    Mos duhen UFOt te vine.Ne nuk kemi teknollogji as leke as specialiste vetem ne i paste Rama

  11. Albania1 says:

    Qeveria ne dilem te madhe !! spodi kujt t’ia jap Gazpromit per 50 milion apo Silk Road Equity per 850 milion ( euro ) ka gjasa te fitoj Fazllici i Gazpromit ;). Me kete qeverri pulash qe kemi gjithmon duhet te presim me te keqen. Shqiperia 1 euro mos harroni. Pune pulash.

  12. Mentari says:

    Po kerkoni ta e sabotoni mrekulline e shitjes ? ate po bani ju tani.Leri perrallat se eshte apo nuk eshte kompani serjoze rendesi ka qe ato te dersdhin parate dhe po qe se neser ato nuk do te jen serjoze shteti ka te drejten tja e konfiskoj atyre per prishje kontrate dhe 1 miliarde dollar ja kemi marre.Lereni marrezite Enveriste se nuk ju shkojne me si shum here te tjera kur berisha ka dalur fitimtar.Cfar kafshesh qe jeni more ju denofte zoti edhe kete para doni tja e hiqni nga goja shqiptarve,turp te keni qe merreni me poshtersira antishqiptare.

    1. fl says:

      Komment rrumpalle tersisht i denje per militantet era-qen alla-PD ?

      Po ju bete serioz Tacin dhe Meten, lere pastaj keta te tjeret.

  13. kinezi says:

    me mir ta blinte fideli me edin se gjyna,me ato 3.000 eurot qe ka edi ne llogarin e ti…po lat nam tjetri jep 1 milard dollar e ju i beni lloganin e i nxirni njemi e nje gjera e brockulla pa kuptim.mero trimi te doli bllof shkrimi per saliun qe do ja jepte fazllicit apo ti se per gje se shum her ke dal huq.bravo sala i mori 1 miliard dollar nga albetrol

  14. kastriot says:

    Me qenese ty mero nuk te pelqen Silk road equity, atehere hidhu o shok dhe bleje vete ALBPETROLIN. Ose fundja gjej nje tjeter kompani qe ta bleje me cmim me te larte.
    Ngele duke bere gjith keto vite vetem gamm, gam, gam, gam, gam, gam, gam gam, gam gam, gam gam, gam gam, gam , gam si qen!

  15. Ben says:

    Ja me ke bohen pazaret e Albpetrolit – Felliqesirat nuk mund te fshihen pas pislleqeve sepse u del llumi http://www.sec.gov/litigation/complaints/2006/comp19722.pdf

  16. Altin Goxhaj says:

    Deri sa u be tenderi kam lexuar qyfyre pa fund online te militanteve te Rames jo ja shiti rusit jo ja shiti kinezit jo ja shiti serbit per nje cope buke… sot pasi doli qe 2 ofertat me te mira i kishin bere amerikanet dhe vlera ishin 3 fishi i parashikimit me te mire shperthyen te gjithe jo sduhej shitur jo ka vlere me te madhe jo amerikani i djeshem erdhi per tenderin dhe na shiti te drejtat e njeriut te Berisha e budalliqe te tilla… Shkurt kjo me kujton nje barsalete: NUK ESHTE PUNA TEK PARATE, CESHTJA ESHTE TE XHESTI;-D

  17. Cakalli7 says:

    na cate trapin e keni bere shqiperine si turkosllavi

  18. Engjell says:

    Mos u mburr te keqen nena
    Jo sonte po neser mbrema
    Do te duken sa te renda
    Ruset dine shume me teper se keta qe ofrojne kaq shume ,Alb petrolit i ka mbetur vetem emri ,ai po i shitet,- ne se po ,Kush e blen me 1 miliard dollare ,nuk i ka leket e tij ,edhe borxh t’i marre nuk ka per ti shlyer kurre me produktin qe blen.Prapa tij do te jete ndonje kocke e forte qe shpreson tek T.A.P. per te konkuruar Rusin ne Evrope me gazin ose per ta bere lojen bashke me te ,nuk besoj se eshte pa gje Azerbaxhani ne kete mes.
    E vetmja shprese aktuale per produkt eshte “Delvina” dhe enderr Dumreja ,por te dyja se bashku edhe te dalin shtatzana djali do 20 vjet te marre kembet tamam ,keshtu qe pese vjet jane pak per 1 miliard dollare
    U dalte te dy paleve per hair ,ne ndoshta na bie ndonje cent per koke pasi te lozin pushtetaret dhe ngopen njerezit e familjes “qeverrisese”

  19. Adi says:

    Bie era peshk ky tender.
    Vetro eshte kompani imobilare,qe merret me ndertim-shitje apartamentesh dhe nuk ka asnje ekzpejence ne fushen e energjise. Ne anen tjeter “Silk Road Equity’ eshte nje fond investues i dyshimte i cili ka ne portfolion e vet biznese restorantesh. Pra si ka mundesi qe dy kompani pa asnje eksperjence ne fushen e energjise,naftes,gazit hedhin nje shume kaq te madhe per Albpetrolin?..

  20. rruga berat kelcyre says:

    Po i shpenzoj 30 miljon euro per asfaltimin e rruges Berat-Kelcyre nuk na behet vone se kush e bleu dhe kush e shiti Albetrolin dhe Berisha le te rrije edhe 30 vjet ne pushtet .Kete duam ne banoret e kesaj zone .Biles do thoja se Berisha po e shiti kaqe sa thote le ti marin per vete edhe 100 miljon ,ti gezoj .Por me kusht 30 miljon te ristrukturoj kete rruge .Dakord,Slali Vicidoli dhe mos harro te shtrosh edhe rrugen per ne Vicidol degjove …tund

  21. Deni says:

    Mos u nxitoni bre njerez se ai qe e blen eshte vete Berisha &CO se asnje amerikan apo rus nuk eshte ne blerje,kjo do kete fatin e ARMOS me Tacin,por edhe ky do derdhe ne buxhet ne fillim 50 miljon 800 miljonet mbas 30 vjetesh!!!!!!!!!!!

    1. qyfliu says:

      Aty me dil o Ceço.Kjo eshte lojaaaaaaaaaaaa.

  22. beni says:

    Eshte hedhe ne tenter kush te jape me shum le te marre pse e dikutoni kete pune,le te jete kush do vetem te paguaje parate ne dore dhe ato para te kalojne ne investime publike,keto hicklat tjera jane vetem kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje