Zëdhënësi i Fyles: Nga Shqipëria pritet zbatimi i plotë i marrëveshjes së nëntorit

7 Shtator 2012, 12:04Politika TEMA
Zëdhënësi i Fyles: Nga Shqipëria pritet zbatimi i plotë

Peter Stano

Në muajin tetor Shqipëria do të përballet për të tretën herë me publikimin e raport-progresit të Komisionit Evropian, i cili do të shprehet nëse vendi i ka përmbushur 12 prioritetet kyçe në kuadër të anëtarësimit në BE. Flet për Deutsche Welle Peter Stano, i Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle.

 

Z.Stano, a do ta marrë Shqipëria statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian?

Në njëfarë pike Shqipëria do ta marrë statusin kur të përmbushë prioritetet dhe kriteret që kërkohen. Pyetja nuk është nëse Shqipëria do ta marrë atë, por kur do ta marrë. Dhe në këtë moment nuk mund t´ju them diçka më të saktë, vetëm se në momentin kur kushtet të plotësohen, kriteret të përmbushen, kur Shqipëria të dorëzojë të gjithë prioritetet kyçe, vetëm atëherë Komisioni Evropian do të jetë në gjendje të rekomandojë statusin kandidat për Shqipërinë.

 

A janë përmbushur kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian një vit më parë, apo do të jetë sërish një shans i humbur?

Muajin e ardhshëm Komisioni Evropian do të publikojë raportin vjetor. Progres-raportet janë shumë të mira, objektive dhe një vlerësim shumë i ndershëm për secilin shtet që është në këtë proces, të performancës së secilit shtet që do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Këtu bën pjesë edhe Shqipëria, kështu që muajin e ardhshëm ne do të japim vlerësimin tonë se si ka ecur Shqipëria në përmbushjen e kritereve të nevojshme, si është punuar për realizimin e 12 prioriteteve kyçe të dhëna nga Komisioni Evropian herën e fundit.

 

Cili është mendimi juaj për çështjen e kufizimit të imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë? Komisioni Evropian kërkoi heqjen e tij. A e vonon mosmarrjen e statusit mosmiratimi i tij në Parlament?

Në lidhje me rëndësinë e çështjes së imunitetit unë mund t´i referohem asaj çka Komisioneri Stefan Fyle diskutoi me ministrin e ri të Jashtëm shqiptar Panariti gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel. Komisonieri tha se rishikimi i sistemit të imunitetit do të ishte një hap i rëndësishëm, në drejtimin e duhur.

Në këtë takim, z.Fyle ka përmendur nevojën për dialog konstruktiv për reformën parlamentare, e cila nuk është realizuar ende, edhe pse ishte pjesë e marrëveshjes së nëntorit.

 

A mendoni se në Shqipëri ka një vullnet politik për bashkëpunim?

Nuk ka lidhje me atë se çka besojmë ne, por ka lidhje me atë që politikanët në vend janë në gjendje të arrijnë. Dhe Komisioni Evropian, Komisioneri Fyle vazhdon t´u përsërisë partnerëve shqiptarë se ajo që është e rëndësishme dhe që Brukseli do të shohë është zbatimi i plotë i marrëveshjes politike të arritur në nëntor 2011. Kjo do të thotë që të vijohet konsensusi, dialogu dhe puna politike e të gjitha partive politike në axhendën evropiane në mënyrë konsensuale dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe siç tha edhe Komisionieri (Fyle) Shqipëria ka një perspektivë të vërtetë për progres drejt Evropës, duke i ofruar vendit dorëzimin e prioriteteve kyçe. Pra, një nga gjërat më të rëndësishme është se si po vihet në jetë marrëveshja politike e nëntorit dhe sigurisht që nga Shqipëria pritet zbatimi i plotë. Sepse kjo nuk është diçka që i duhet Brukselit. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin, për progresin e vendit dhe nga i cili nuk do të përfitojë Brukseli por Shqipëria, dhe mbi të gjitha, që të përfitojnë qytetarët shqiptarë.

 

Lufta kundër korrupsionit është një ndër prioritetet kyçe të kërkuara nga Komisioni Evropian. Si e vlerësoni punën e bërë deri tani në këtë drejtim?

Siç ju thashë, Komisioni Evropian do të paraqesë raport-progresin e bërë nga Shqipëria në të gjitha fushat. Në këtë progres-raport do të vlerësohet se çfarë po bëhet, çfarë është bërë, çfarë është bërë shumë mirë, çfarë është bërë në mënyrë të tillë që ka hapësira për të bërë përmirësime. Komisioni Evropian po shikon me shumë vëmendje çdo hap që është bërë në këtë drejtim, sepse ju e dini që sundimi i ligjit, pavarësia e sistemit gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit janë shumë të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Prandaj ne shikojmë rezultatet në vendet që duan të anëtarësohen dhe kjo është arsyeja se pse ne e kemi vënë kaq shumë theksin në këtë fushë, që është pjesë e procesit të negociimit në kapitujt 23 dhe 24. Çka do të thotë që shtetet që aspirojnë të bëhen vende kandidate dhe të nisin negociatat duhet të jenëi gati ta trajtojnë këtë çështje shumë thellë që nga nisja e procesit. Komisioni po i ndjek shumë nga afër dhe me vëmendje të madhe se çfarë po bën Shqipëria në këtë fushë e më pas do t´i publikojmë mendimet tona në progres-raportin e muajit të ardhshëm.

 

Së fundmi z. Stano, duhet të presim për një raport pozitiv apo negativ të Shqipërisë në tetor?

Unë nuk mund të shprehem para se të dalë progres-raporti. Unë mendoj se qytetarët shqiptarë po e shohin se çfarë po bëjnë përfaqësuesit e tyre politikë. Qytetarët shqiptarë e dinë se çfarë pret Bashkimi Evropian nga liderët kryesorë politikë, dhe qytetarët shqiptarë e dinë se çfarë presin ata vetë nga liderët politikë. E kam fjalën, që qytetarët shqiptarë jetojnë atje, po i votojnë dhe po i ndjekin nga afër çdo ditë dhe unë mendoj se ata e kanë ndjesinë se si po performojnë liderët e tyre. Por siç thashë, muajin e ardhshëm publikohet raporti vjetor dhe progres-raporti është shumë objektiv dhe jep një vlerësim të ndershëm se çfarë është bërë, çfarë është bërë mirë, ku ka mangësira. Ne do të themi qartësisht se ku ka nevojë për t´u bërë më shumë. Nuk dua të flas para kohe, para publikimit të progres-raportit. Dua të inkurajoj çdo njeri që të presë për të, dhe në tetor gjithkush mund ta lexojë atë dhe se si i sheh Brukseli përpjekjet e bëra, në mënyrë që të përmbushet perspektiva evropiane. Sepse siç e thashë, është në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe në interes të politikanëve shqiptarë që të dorëzojnë sa më shpejt që të jetë e mundur të gjithë kriteret e nevojshme, si dhe plotësimin e 12 prioriteteve kyçe!

12 komente në “Zëdhënësi i Fyles: Nga Shqipëria pritet zbatimi i plotë i marrëveshjes së nëntorit”

  1. e ardhmja says:

    O zoti Fyle,mos beni kot lloqe kavaje.Ju do ja jepni se zben shqiperise statusin e vendit kandidat,pamvarsisht se do ta fusni andej nga vitet 2030-te ,pasi ja keni friken si Kinezit ashtu dhe Rusit qe kan futur tentakulat e tyre ne tere ekonomine dhe politiken shqiptare.

  2. Shabon Hudhra says:

    Me keta ushtaret qe ka vendos sala ne krye te puneve, te mushme e ke o zotni. Ti bashke me ne ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

  3. fylli says:

    jo nga shqiperia o fyle ,o fyll po nga sali berisha . ju jeni shkaku qe mbani sali berishen ne pushtet qe nuk flisni drejte dhe sakte por si me arra ne goje flisni . tregoni se nga kushtet jane plotesuar . si shkohet ne Be me saliun qe vjen ne pushtet ne vote te vjedhura elementi baze i funksionimit te demokracise . sali vjedh votat ju pervishni lleret .shikoni punen tuaj z fylli se po e katranosni Be po shqiperia do te ishte bere me mire pa perzencentuaj . qesharake .greqia hyri ne BE me bilance fallco qe ju benit sikur nuk i dinit puna jua shikoni ku shkoje ju a fyti te dyja kembet ne nje kepuce . po e con europen ne kaos . berisha genjen perdite raporton perdite shifra fallso ju thoni ne be po pse Be qenka klubi i rrenave . nuk e duam ate be tuaj me berishen kumbare . njerez si ju z FYLL jane ata qe paguhen nga djersa e taksave te vendeve europjane dhe qe sillni nje produkt 0 .ju vegjetoni nga parate e taksave te njerzve qe rropaten duke punuar per te permiresuar demikracine dhe ekonomine europjane jo qe te fusni ne BE qeveri si te berishes qe eshte nje vrases . ju dhe takemi juaj qesharake impotente jeni prgjegjes per ate qe njerzit sot jane me te varfer sepse qeverite i bejne parate e tyre rrush e kumbulla qeverite qe ju monitoroni turp tju vije

  4. agim says:

    Ne fushen e korrupsionit ka shume perparime,tani vjedhin vetem ministrat,k,ministri pra ata vjedhin me shumic keta qe vjeshin me pakice hyne ne burg

  5. populli sgqiptare ka 22vjete qe po pret,,, europa nuk pritka ???????????? saliu ka 22 vjet qe punon per kete pune,,, por populli nuk e le saliun te punoje ..VOTAT U vodhen me pak se heret e tjera

  6. Ceçua me biçak says:

    Na jepni ate te shkrete status. Shikoni sa po lodhen politikanet tane plazheve duke thyer rekorde noti. Po Majlinda Bregut qe i rane kellqet, neper floktore dy here ne dite, per tu dukur sa me e bukur neper kancelarite qe te merre ndonje haber te mire.Edhe Sanninos, ju lut:- He do te behet gje? Besoj per statusin e kishte fjalen, jo per gje tjjeter mos e dhente zoti. U shqyen me dysh. Nuk juvjen keq? Pa e di une,ju do te thoni:- Pse ti Ceço nuk i ke gedhendur pak me biçak? Une ate pres sa te refuohet prape ,pa biçakun e kam mprehur mire kete radhe.

  7. Ok!Ja,le të presim tetorin…që të na thonë zotërinjtë e BE-Nuk ka status edhe këtë vit…Na vjen keq,të shikojmë vitin tjetër…!Njëherë një Mullinxhi,që vuante për klientelë,(skishte fare punë…)vuri një tabelë mbi derën e mullirit me këtë mbishkrim!-NESËR BLUHET VERESIE-Të shikoje të nesërmen qysh herët kishte shkuar radha kilometra të tëra…Prisnin njerëzit e shkretë të bluanin,pa pagesë…-Erdhi mullisi dikur,dhe filloi bluarja e drithit…-Sa mbaronte njëri,ishte ndihmës/mullisi që e drejtonte për tek arka për të bërë pagesën…U habitën njerëzit,se përse do të paguanin….?!-E pyet dikush mullisin,përse duhet të paguajmë,kjo tabela mbi derë thotë të mos paguajmë….Përgjigjet mullisi,-Po,ashtu thotë njëftimi,por po ta lexosh me kujdes,ajo thotë:Nesër bluhet veresie,mik i dashur…dhe kështu,të gjithë u bindën se duhej paguar,bluarja që bënë…!-Edhe ne,në tetor do të bindemi,që zyrtarët e BE,paskan pasur të drejtë…-
    -Por ne të gjithë e dimë tashmë,Se,nuk na duhet një status i gjymtuar…Tek ne,demokracia nuk funksionon…Tek ne punon fort….-Regjimi i Berishajve…!

  8. Nensi says:

    O gruan dhe qa kesh ty dhe gjith Europes dhe Amerikes ju po talleni me popullin tone.

  9. rruga berat kelcyre says:

    KUSH E NDJEN VETEN PATRIOT ,ATDHETAR DHE E DO SHQIPERIN, TE PAKTEN SI VENDET FQINJE, TE BASHKOHET ME NE BANORET E KESAJ ZONE NEPER TE CILEN KALON KJO RRUGE DHE FSHATRAVE PER RRETH SAJE.TE JAPIN KONTRIBUTIN E TIJ ,ME TE GJITHA MUNDESIT QE KA APO I KRIJOHEN QE TE PERMISOJME GJENDJEN E KESAJ RRUGE DHE JETEN E KETYRE BANOREVE TE SAJE QE ESHTE SI NE MESJET.ESHTE TURP PER SECILIN NGA NE ,TE HESHTIM PERPARA CILIT DO QE KA DETYREN PER NDRYSHIMIN E JETES NE TE .JU LUTEM ,JU LUTEM ..KOHA NUK PRET..ESHTE EMERGJENTE .NDJEHEMI SHUME TE FYER DHE PARA AFRIKANEVE KUR SHIKOJM KETE GJENDJE TE KESAJ RRUGE DHE JETES NE KETO FSHATRA.JE SHQIPTAR ,JE BANOR I SAJE ,E DO ATDHEUN ,VENDELINDJEN ,VEPRO SOT ME VEPRA DHE JO ME FJALE .FALEMINDERIT TE GJITHEVE ..Shikoni ne FB RRUGA NACINALE BERAT KELCYRE .PAMJE NGA JETA NE KETE ZONE DHE TE RRUGES SAJ PER TE THENE DUHET APO NUK DUHET TE PRANNOHET KERKESA

  10. Lirim says:

    Sali Berisha te ktheje sa me pare pronat e grabitura, ne menyre qe Shqiperise t’i hapet udha drejt integrimit ne Evrope. Pyetjet drejtuar te huajve jane te kota. A mundet te pranohet nje shtet komunist `kandidat per BE? Saliu ose te ktheje pronat qe te clirohet Shqiperia nga ky ankth, ose te largohet sa me pare, sa nuk eshte teper vone per t’i celur Shqiperise udhen e integrimit. Mjaft e demtoi Shqiperine 22 vite me radhe, na solli perseri diktature e tij te dashur, qe e rriti dhe e edukoi si komunist kstremist e terrorist. Qe 22 vjet i terrorizoi pronaret me gjyqe e me burgime, sepse kerkonin te drejtat e tyre legjitime.

  11. KLLOUNI says:

    Kjo eshte shfaqja e rradhes.Mos u merzitni se do kete dhe tjera ne muajt qe do vine. BE ka vendosur tju mbaje me gajret perderisa ju skeni bythe per gje tjeter.

  12. NAIMI says:

    Ketej nga anet tona ne Peter i themi Petref.Degjo ti more zoti Petref.Perse nuk e thoni troc se ne nuk e marim statusin kandidat pasi nuk jane plotesuar 12 prioritetet e percaktuara nga komisioni Europian?! Perse nuk e thoni hapour se kete status nuk e fitoni psi keni ne krye nje antikombetr qe quhet Sali Ram Berisha ?! Pesre e merni ne qafe kete popull mor jezite ?!Perse nuk ja thoni popullit hapur se ju me Saliun mund te futeni vetem ne Ligen Arabe e jo ne Europe?! Perse, perse , perse ? Populli shqiptar nuk eshte budalla mor te mjere edhe pse eshtei varfer.Populli shqiptar te jep uje ne shoshe po te doje ,por ju nuk e keni vleresuar kurre .Ju thoni se nuk e ka fajin Europa qe ju votoni Saliun. Ke te drejte per kete fakt trondites,por kjo s’do te thote se shqiptaret e hane sapunin per djathe. U bete te bezdishem jashte mase me keto keshillat tuaja prej infatilesh.Ne ngrihemi kunder diktatorit ju thoni qe mos keshtu, ne u themi ju qe mos mbeshtesni Saliun ju beni sikur jeni shurdher.O jnerez durimi po soset nuk eshte e larget dita qe do te beheni pishman per vepprimet tuaja terhiq e mos e keput.Do te perballeni me nje eksod teper te fuqishem duke mos mbetur asnje shqiptar ketu e do te dynden dyerve te Evropes. Pastaj ejani ju ketu ne Shqiperi e beni dashuri me Saliun sa tu bjere ne koke. Kjo heshtje e genjesjtert do te jete me pasoja per ju dhe per kriminelin qe mbeshtesni. Njerzit ne Shqiperi jane tepr te varfer se keshtu i katandisni ju me Saliun. Neser do te detyrohi qe te hiqni nga kfshita juaj e tua jepni shqiptareve. Nuk u beson me njeri me profkat tuaja.Nje fjale e urte popullore shqiptare thote : Mos u sillni verdalle si pordha neper breke. Mesazhi eshte teper i sakte. Te fala Naimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje