SHENIM/ Po nuk folëm për këtë çështje, pse llomotisim kot?

7 Shtator 2012, 09:39Politika TEMA

Nëse do e përmblidhje me pak fjalë intervistën e mbrëmshme të ish- ambasadorit amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, do të arrije në përfundimin se thelbi i saj ishte nevoja për zgjedhje të lira. Thirrja e tij ishte për qytetarët që të dalin e të mbrojnë votën e tyre. Nuk komentoi as Ramën si kryeministër të ardhshëm dhe dukshëm e akuzonte Berishën se po mbledh shumë pushtet pasi nuk ka frikë nga ndryshimi me votë. Sepse nëse ndryshohen me votë, qeverisin më ndryshe.

Kur mendon rëndësinë që ka vota në demokraci, të flasësh për gjëra të tjera të duket si një vrimë në ujë. Sepse po zbulove që Berisha po bëka kërdinë me hidrocentralet, pa folur për votën, siç bën analisti Fatos Lubonja është sikur të nxjerrësh ujë me gota nga një varkë që mbytet. Të ngjan me Aleksandër Frangajn, që në studion e televizionit të tij u klithte shqiptarëve dhe analistëve se Berishën duhet ta kritikojmë për legalizimet e jo për këto problemet e tjera.

Nëse nuk flasim gjithë kohën për vjedhjen e zgjedhjeve, sidomos për grabitjen e mandatit të Tiranës me transparencë përpara syve të të gjithëve, kot që flasim. Vetëm llomotisim!

8 komente në “SHENIM/ Po nuk folëm për këtë çështje, pse llomotisim kot?”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    Nga megafon i rekordeve te legalizimet e Berishes ?!!
    Goxha hap paska bere Frangaj :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html

  2. albani says:

    ketu fjala ka humbur rendesine fare, asnje gje nuk ben pershtypje

    edhe ligji nuk ka vlere, te gjithe bejn shkelje e nuk e llogarisin fare gjykaten, nuk kane frike, gjyqetaret e kane mendjen tek ndeshjet ne madrid e barcelone

  3. loni says:

    ti o plere americane Xhon Uidhers,,pse nuk e kritikon politiken a vendit tend qe i firmosi zgjedhjet e bashkise se tiranes,,eeee perse??????leri llafet se ju i ngaterroni gjerat kudo ne bote,,shqiperia per ju nuk eshte asgje,,nuk ishte diplomati juaj arvizoja qe mbas vrasjeve i tha sali berishes burr shteti,,perse nuk e kritikon arvizon ne tv americane sepse i dha kurajo nje kryeministri kriminel,,perse???prandaj na lerni te qete dhe shikoni hallen tuaj te grabisni ndonje gje nga shqiperia me ane te sali berishes,,se nuk ju vjen keq ju per demokracine shqiptare…

  4. Liria e shprehjes. says:

    Esenca e ideve te Uidhersit permblidhet ne 19 pika themelore:
    ***********************************************************************
    1-Mos lejioni diktaturen.
    2-Liria e te shprehurit eshte Nr1 ne demokraci.
    3-Nishani edhe ne ka te drejte per nje problem Saliun s’e kundershton.
    4-Me imunitet vjeth dhe s’denohesh.
    5-Drejtesia qe varet nga politika eshte rezik i math per demokracine.
    6-Gjykatesat qe zgjidhen per kritere politike,e vdesin te verteten e drejtesise.
    7-Ne Shqiperi eshte tradhetuar e arthmja e femijeve te popullit.
    8-Shqiptaret sot duhet te jene aktive kunder gabimeve ne politike.
    9-Luli si u ul ne Bashki ishte qesharake,ai u percaktua nga Saliu nuk u zgjoth nga populli.
    10-AMERIKA BAZOHET SHUME NE LIRIN E TE SHPREHURIT,SHQIPTARET KETE LIGJ DEMOKRATIK DUHET TA FUQIZOJNE.
    11-Pas shume perpjekesh kam nje shtepi,thote Uidhers sa shtepi kane politikanet e Tiranes brenda 10 vitesh?
    12- 21 janari u quajt grusht shtei,ky ishte koncept fallco.
    13- S’KA ME TE FUQISHME SE E VERTETA,po s’doli kjo ne debatet politike eshte kotesi demokracia.
    14-Ne Shqiperi shume gjera lihen pezull,as mish as peshk.
    15-Shqiptaret duhet te shprehen me vertetesi jo me hipokrizi.
    16-Qeveria merikane s’e lejon neopotizmin,tarafllekun.
    17-POLITKA NE SHQPERI KA DESHTUAR.
    18-Endra 100 vjecare e shqiptareve ishte per liri,jo per te fuqizuar nje burre tej norme ne politike.Kjo feste keshtu pa liri,me vota te vjedhura eshte mashtrim per shqiptaret.
    19-Problemet e shqiptareve do ti zgjidhin shqiptaret,Amerika s’mund te kujdeset me shume se sa ju takon shqiptareve te normalizojne drejtesine,votimet e lira e te ndershme,te luftojne kleptokratet,te zbatojne 12 prioritetet.

  5. Artan says:

    Po e beni standart o Tema qe semundjet e renda te lidershipit te opozites ti diagnostikoni si semundje te popullit.Dhe kur diagnostikon gabim edhe receten e ilaceve e jep gabim duke mos e sheruar dot semundjen.Withersit dhe mund ti pranohet ky gabim se duke qene larg Shqiperise prej dy vjetesh ndoshta nuk i ka te plota informacionet,por juve jo se jetoni ketu.
    Ne te gjithe boten kur vidhen votat nga pushteti eshte opozita qe ngre ne kembe dhe udheheq popullin ne kryengritje deri ne vendosjen e votes se lire e te ndershme.Regjime gjakatare qe e kane pasur perkrahjen e Amerikes shume me te fuqishme se sa banda e Sali Berishes jane rrezuar kur opozita ka treguar vendosmeri ne rezistencen e saj.Rasti i Filipineve qe permend Widhersi eshte nje ilustrim tipik i asaj se si Amerika pasi e mbeshteti me muaj te tere regjimin kriminal te Markosit kunder popullit te vet ne fund fare i kerkoi atij te largohej sepse opozita nuk u terhoq asnje milimeter nga levizja e protestes.
    Ketu tek ne populli ju pergjigj thirrjes se Rames dhe e mbushi bulevardin ne 21 Janar edhe pse Rama e kishte tradhetuar popullin vetem pak muaj me pare ne greven e urise ne po ate bulevard.Te gjithe e dime se c’ndodhi.Tamam atehere kur Berisha me krimin e pushkatimit te protestuesve e hapi vete rrugen e opozites per ta ngritur popullin edhe me fuqishem deri ne largimin nga pushteti dhe dergimin ne burg si shoket e tij arabe,doli Edvini dhe e shuajti protesten.Qe nga ajo dite kuptohet vetvetiu se per sa kohe rri Edvini si kryeopozitar ka mbaruar protesta ne Shqiperi.S’ka me proteste as per vjedhjen e bashkise se Tiranes,as per krimin qe sot ja kaluar 1997-es,as per grabitjen e pasurise kombetare,as per rrjepjen e perditshme me cmime te rritura abuzive taksa e gjoba,as per asgje.
    Semundja e shperfytyrimit dhe nenshtrimit te shoqerise shqiptare ka vetem nje emer:Edi Rama.
    Ilaci eshte vetem nje:largimi i Edi Rames.Meqe nuk largohet vete ashtu sic do te duhej te bente pas gjithe atyre deshtimeve duhet larguar me injorimin popullor ne zgjedhje per te dhe partine e tij te kapur qe vazhdon e mban per kryetar nje humbes konstant si ai.

  6. KOLONJA says:

    Ish-ambasadori amerikan,Xhon Uidhers ka folur dy here shkoqur per Shqiperine,pa perjashtuar edhe raste te tjera,sigurishte duke perdorur dhe diplomacine ne te folur,pasi ja kerkonte deryra ,por dhe ironine .Te
    kujtojme fjalen etij ne nje kopesht femijesh,kur tregoi perrallen e krimbit te mendafshit.Ne kete perralle linte te kuptoje se edhe mund te “fluturosh” si krimbii mendafshit,kur kthehet ne flutur.PO ne kerkojme te na i thote gjerat troc,dhe presim qe Amerika te na heqi qafe SALIUN dhe pushtetin diktatorial te tij.Ta pranojme, se jemi popull qe geshtenjat nga zjarri te na i heqin te tjeret,tregohemi trima pas betejes e nuk lem gje pa thene per tjettrin,kur na prek interesat personale.Pse them qe presim qe geshtenjat nga zjarri te na i nxierin te tjeret? POmarr shembullin e protestave ,edhe pse te pakta,kur jane organizuar nga sindikata per probleme ndryshmeka
    pjesemarrja qene per te deshiruar,kurse ne biseda te lira nuk lem gje pa thene,edhe pse kemi plotesishte te drejte,kundra qeverise.Mos valle
    duhet te presim qe OBAMA,KLINTON,MERKEL…..Bashkimi Europian te na thone troc se Saliu duhet rrezuar?Te mos harrojme se ka dhe respektim te shtetit sovran,ka nje gjuhe diplomatike.Te mos harrojme se ne AMERIKE paska nje kompani kepuckuqesh qe lobojne per Saliun,po ka dhe nje Nilola Geixh qe punon ne fafor te Vorjo EPIRIT,po punon,dhe Saliu i
    pranon,dhenie teritori per varreza ushtaresh,e te mos harrojme Kosinjen
    ku pam se sa “ushtare grek ishin vrare aty”.Kur i nderuari Myslim Pashaj mbrojti me heroizem teritorin ton detar,pati edhe nga ata qe e
    shane me liber shtepie.Tani po vazhdon prap historia e shitjes se detit,kur dhe gjykata kushtetuese e rrezoi marrveshjen e pare.Pse i eshte hyre prap kesaj merseleje? Sepse Tani Saliu,ku politikan i madh
    vizionar,ky historian e gjuhetar i madh nuk pyet me pasi i vuri nen kembe te gjitha institucionet.Kur bota perndimore demokratike me Ameriken ,thone se institucionet e pavarura nuk duhen prekur,cfar duam
    ne ,te vijne ata per te votuar e te rrezojne shtetin diktatorial te SALIUT,cili eshte me keq se diktatura e proletarjatit e perqafuar nga
    Enver HOXHA,i cili i tregoi vendin grekut,kur vinte puna per teritore.
    Anuk i dinim ne se sa frytedhenese jane dhenia e pasurive me koncesione
    Sa fitim kishte vendi nga vendburimet e naftes dhene Italise apo miniera e seres ne Selenice.Beni krahasimin e fitimeve te vendit nga vendburmet ne kohen e socializmit dhe sot qe cdo gje eshte dhen me kocension ose me mire te themi jane shitur? Shikoni kushtet e puneto-reve ,ku shembull me i qarte eshte miniera e Bulqizes,ku punetoret jane kthyer me te vertet ne skllever e punojne si ne mesjete
    Po degjuam e te marim mendjen e Aleksander Frangajt,Frrok Cupit,
    Tritan SHEHUT,Bledi Fevziut qe i ka mbetur mendja te ballot mbreteror
    si dhe ca komentues ,Kelmendasi me shoke,po lexuam e besuam gazeren 55
    e tjera qe lavderojne kete pushtet,e keqa ska per te na ikur.Kambanat
    po bien aq fort ,si ato te jashteme ,por edhe me fort keto te brendes-shmet,po si duket jemi shurdhuar ne fukarenjte, po pasaniket,servilet
    nuk i heqin kufjet nga veshi.Ata qe paguhen pervec rroges edhe ne 3-4
    borde te jemi te sigurt se Saliun do ta quajne perendi.Po ti o “fermer”
    qe punon token me gomar,po ti o ditezi qe kishe shtepine me cati te rrezuar e cfar binte jashte binte brenda ,ku ne mes te shtepise kishe
    ngulur nje shtylle per te mos u rrezuar shtepia e na tregoheshe i djathte e kur femijet te drisheshin nga te ftohtit e me kembe zbathur
    na tregoje fotografine e Saliut te varur ne ate shtulle qe te mbante shtepine per tu mos u rezuar fare.Po degjuam e te marrim te verteta formulat e kodoshit te Saliut,Kastriot Islamin,kurre s’kemi per ta hequr diktaturen nga kurrizi. Ekemi nje shprese me 2013 nga djemte BamirTOPI,Edi RAMA,e te tjere qe ne raste se e duen me te vertet kete vend e kete popull te bashkohen pa interesa partiake ,por per interesat e ketij vendi e populli qe nuk po i qesh buza kurre.Edi qe
    interesaxhinjte ,servilet,papagallet e pushtetit,si dhe ata qe u preket interesi per fitoren e popullit fukara do me shajne,do te thone
    se s’kini per te ardhur kurre ne pushtet,se Saliu do qendroi edhe 30 vjet …….. Keta nuk jane per demokracine perndimore ,pasi e kemi pare si eshte,por per diktature e ky vend Eurpoian ,me resurse te rralla ,por keto 22vjet e kini pare se si jane shkaterruar, Te faleminderit ish-ambasadori amerikan xhon Uidhers per mendimet e hapura qe ke dhene.

  7. SHQIPETARE ZGJOHUNI says:

    Mesazhi i Withers eshte mese i QARTE.mbroni voten si ne FILIPINE. Te gjithe e keni pare filmin se cfare ndodhi atje me Markosin. Ka ardhur koha se nuk mban me

  8. MARKO says:

    Jemi bere si ato grate e liga. Vetem llomotisim neper “çezma ku mbushim” uje.E nuk flasim troç aty ku duhet.Ka ardhur koha qe mesazhi i zotit Withers te jete udherrefyesi per te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje