Shqipëria heziton t’i japë kodin +355 Kosovës

6 Shtator 2012, 18:29Politika TEMA
Shqipëria heziton t’i japë kodin +355 Kosovës

Ligjvënësit në Kosovë me shumicë votash kanë miratuar projektrezolutën lidhur me përdorimin e tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë. Me këtë rezolutë parashihet që Kosova të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe jo atë të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386. Por burime të Kosovapress brenda Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë bërë të ditur se kjo ministri ka kërkuar një gjë të tillë nga organet kompetente shqiptare, por nuk kanë gjetur mirëkuptimin e tyre.

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti mendon se shteti shqiptar nuk është shumë e interesuar për këtë çështje dhe e ilustron me faktin se në Shqipëri këto ditë po mbahet një konferencë, ku është prezent edhe ITU-ja (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit), por institucionet e Kosovës nuk janë ftuar.

Ai madje ka kërkuar nga institucionet e vendit që të shkojnë edhe pa ftesë vetëm që të marrin pjesë dhe të bisedojnë me zyrtarët e ITU-së.

Ndërkohë, burime të Agjencisë Lajmeve Kosovapress brenda Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik bëjnë të ditur se ka pasur konsulta për këtë çështje, por shteti shqiptar nuk ka shprehur gatishmërinë që Kosova të ketë kodin telefonik +355.

“I kemi dërguar letër ministrit të Telekomunikacionit qysh vjet, por nuk na ka kthyer kurrfarë përgjigje për këtë çështje”, ka thënë burimi.

Ndërkohë, ai që ka propozuar këtë projektrezolutë e që pas një jave u votua me shumicë votash, thotë se duhet të provohen të gjitha mënyrat në të këtë drejtim.

Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta, në një prononcim për Kosovapress ka thënë se nuk duhet të paragjykohet në lidhje për këtë çështje pa pasur bisedime mes dy qeverive.

“Unë konsideroj se paragjykimet që nuk mund të bëhet një gjë e tillë nuk duhet të na privojnë ne nga e drejta për të provuar diçka. Ne e kemi nisur këtë mocion, jemi të bindur që me përpjekje të vazhdueshme të argumentuara ne mund t’ia arrijmë këtij qëllimi. Negociatat me Republikën e Shqipërisë janë të domosdoshme dhe duhet pëlqim i dyanshëm për këtë çështje dhe pasi të arrihet kjo të provohet edhe me ITU-në që të merret pëlqimi i saj dhe të realizohet kjo në terren”, ka theksuar Kuleta.

Deputeti ka thënë se tani varet shumë prej qeverisë së Kosovës sa do të jetë aktive në këtë drejtim.

Për më tepër, ai ka shtuar se deri më tani të dy qeveritë nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret në lidhje më këtë çështje.

“Mendoj që ende nuk është testuar ky vullnet sa duhet. Mendoj që duhet të provohet seriozisht kjo çështje. Ne dëgjuam aty në Kuvend se ka më shumë retorikë prej Republikës së Shqipërisë sesa punë konkrete, konsideroj që retorikë ka edhe prej anës tonë shumë. Prandaj ky mocion është një rast i mirë që të dëshmojmë me vepër që jemi të interesuar për këtë çështje dhe pastaj të testojmë se sa është e interesuar dhe serioze Republika e Shqipërisë, por pa e provuar nuk guxojmë të paragjykojmë”, ka deklaruar ai.

 

30 komente në “Shqipëria heziton t’i japë kodin +355 Kosovës”

  1. england says:

    Po te ndodhte e kunderta do duhej te habiteshim!
    Sali matuf Berisha eshte dhender Serbie,e si mund te beje te tilla gjera ne sherbim te Kosoves(ata pak Kosovar qe kane mbeshtetur bace Saliun kane nje arsye me teper per ta urryer ate)pa llogaritur se c’ka bere vite me pare nga nafta me Milloshevicin,dhe deri ca kohe me pare,te linja e intrkonjuksionit qe e ka lene vare,vetem se ka bere pazaret e pista me Fazllicin…

    1. Gjet Gjin Marku says:

      Na pri o baca Sali, ne percarjen e plote te shqiptareve kudo ku jane!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

    2. Epirioti says:

      Sa AntiKombetar eshte ky Berisha mor Zot dhe pjesa derrmuse e Kosovarve dhe Veriorve e Votojne e Simpatizojne. 1-Ju Premtoi Kosovarve Portin e Shengjinit dhe i Genjeu. 2-Linjen e Trasmetimit te Energjis Shqiperi Kosove e Anuloi. 3-Prefiksin Kombetar Shqiptar 00355 nuk po don me ja dhene Kosoves. 4-Gjate luftes beri lloj lloj Intrigash kunder UCK dhe Ps ne Qeveri. 5-Gjate Embargos Miloshevicin me Nafre e Funizoi aq koh sa Serbise i hynte ne pune. 6-Shqiperine e dogji 2here ne 1997 dhe 1998. Etj etj, skane te sosur prapsite e ketij AntiKombetari

      1. adri says:

        Ky Sali idioti nuk e di se nga kjo Shqiperia perfiton miliona cdo vit te cilat deri me tani kemi qene te obliguar te ja paguajme serbise.

  2. Ben Chicago says:

    jeni mire o kosovare perse ju duhet prefiksi i jone
    ne jemi te pushtuar nga nje perbindesh shqipfoles nga vicidoli

    1. tarrasi says:

      Diktatori Berisha nuk do jetoje perhera keshtu qe bashkimi do ishte me mire per te gjithe ne Shiptaret.

      Ta dine te gjithe Grekerit dhe Serbet qe ne jemi populli me i madh i Ballkanit.

    2. Taulant /Podujevë says:

      Eshte rast i mire, qe Shqiptaret, te shohin se sa eshte (jo)kombtare qeveria Shqiptare,
      dhe nese vertete qeveria Shqiptare refuzon te i jap kodin e saj telefonik,
      Shqiptareve dhe qytetareve te Kosoves ne shfrytzim,
      vertete
      kjo qeveri Shqiptare duhet te largohet me dhune nga pushteti!!!!

  3. zefi says:

    Cfare doni me,o kosovare te Serbise,qe te kuptoni se Sali Berisha eshte ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE,qe punon per ZHDUKJEN E KOM<BIT SHQIPTAR???

  4. telefoni i prishur says:

    Ik or Kol ha pershesh me kos. C’pune kane satelitet ne kete mes.
    Kete duhet ta aprovoje ITU, eshte tjeter gje fare!

  5. Drenica e Kuqe says:

    Te gjithe shqiptaret ne trojet tona etnike e duam kodin +355, sepse ai kod na ben shqiptare dhe atdheun tone e ben SHQIPERI… Mos i le keshtu te pushtuar e te copetuar prej titistave shqiptaret, Tirane! Une ne Veri dhe Ti ne Jug, e bejme Shqiperine dhe popullin shqiptar me liri dhe jo Sali Viçidoli me sojin serb te tij!…

    Drenica e Kuqe

  6. mergimtari says:

    Vellezr kosovare duroni dhe pak sa te krijohet nje qeveri e vertete shqipare , sot per sot sundon lobi serbo-grek me Berishat , Pollot , Nanot e kompani , shpresa vdes e fundit Paris

  7. orli says:

    Sa te jete dhenderi i serbise ne pushtet,harrojeni 00355,po te jete per nafte per te shtypur shqiptaret e kosoves u jep serbve pa limit….

  8. Tarrasi says:

    Ja ke fut fut si kau peles plako mos fol kot kur nuk di gje ok…

  9. albaniafirst says:

    Kol mor ta marrsha, maje mendjen n’mesim se jemi tue fole per sistemin kabllor e jo per satelita e gjata tjera qi shkojne per hava.

  10. Taulant says:

    Turp,turp,turp nese ka edhe 1% te vertet.Turpi nuk eshte vetem per Berishen por dhe per ne te tjeret paparti apo per PS.AK,Vetvendosje dhe satelitet e tjere.Ne duhet te LUFTOJME qe Kosova ta marre sa me shpejt te njejtin kod me ne.

    1. Eri says:

      Kjo eshte qeveria e turpit qe e perdor Kosoven dhe flamurin per t’i shpetuar “sikleteve” te radhes ne politiken e brendshme.
      Kosova sa me pare me prefiksin +355, me cfaredo menyre dhe kosto.
      Kuqoja te levizi menderen nga kolltuku dhe te bej nje gje te mire per kombin, mos ta kete mendjen vetem ne aferat e ndyra korruptive.
      Perderisa parlamenti i Kosoves ka votuar per kodin e Shqiperise ai i ka marre parasysh edhe problemet teknike dhe fizibilitetin e projektit. Vetem Saliu miraton ligje dhe ngre teza idiote nga pasionet e momentit apo endrrat qe sheh naten.

  11. Jack says:

    Ça je tuj fol or Kol? A je i marre a ban vet? Sa e mbron Saliun dhe qeverine e tij? Po pse Majko-Kryeministri pyeti boten se çfare duhej bere, te hapte portat e Shqiperise per kosovaret apo jo, 10-15 vjet me pare, e mban mend? Por qe ta dish ti qeveria serbe e Tiranes nuk mund ta beje dot pa lejen e Milosheviçit. Milosheviçi ka vdeke, keshtu qe mbaheni ne kurriz Saliun deri sa te merzitet dhe te zbrese vet. Pike te fala Rokut.

  12. Telefoni says:

    Duam apo nuk duam ne Kosova eshte shtet me vete. Nuk ka pse perdor as kodin e Shqiperise, dhe as ate te Serbise apo te ndonje shteti tjeter. Nese bashkohemi atehere do te kemi ne radhe te pare nje flamur, dhe pastaj nje kod telefonik.
    Sa per Saliun e per ministrat e tij, ata jane shume te zene se duhet t’u shesin ruseve Albpetrolin, grekerve detin, serbeve naften e keshtu me radhe. Nuk kane kohe per kode telefonash.

    1. mirel says:

      Dhe Kosoven Serbise, se mos harrove..meqe na e bere ndarjen e shtetit

  13. Taulant /Podujevë says:

    Kuvendi i Kosoves,
    per her te pare po e ve ne sprove Qeverine Shqiptare dhe shqiptaret pertej kufirit,
    se a jan per fillimin e berjes realitet te bashkimit Kombetar,
    vertete jam i lumtur qe Kuvendi i Kosoves votoi per kete projektrezolute,
    me kete rast, ky eshte nje lloj referendumi,
    por edhe i matet pulsi qeverise dhe shtetit Shqiptar,
    por edhe shqiptareve brenda kufirit te shtetit Shqiptar,
    se sa e duam pjesen tjeter te trungut te tyre!

    1. vini says:

      O Taulanti nga Podujeva (je ca si larg andej), nuk i matet pulsi popullit shqiptar jo, se ai celesat e kashtes ka ne dore kur ka ne krye qeverine e Sali serbit dhe klikes se tij pro greke/serbe si ky kuqua qe na beri regjistrimin etniko-fetar te grekut. Se populli shqiptar gjithmone e ka dashur dhe e deshiron bashkimin e Shqiperise me Kosoven dhe gjithe trevat e tjera etnike.

    2. Alpini says:

      Prova per Taulantin e Podujeves
      A nuk u mjaftoj juve mikpritja ne 98.ne hapem shtepijat,hapem zemrat per ju ,pati nga ne qe luftoj ne Kosove e shume nga ju zhgryheshit pllazhevet te Shqiperise e hanit makarunat e qendres Stefan si te babzitur.
      kemi bere shume per ju pamvaresisht se eshte nje pjese shume e vogel qe e meriton,beme rrugem e KOMBIT qe do i duhet edhe nipave tane qe ta paguajne borxhin,e beme vetem e vetem qe ju te vishit shume shpejt e te na felliqshit pllazhen e ta benit ujin e detit hale si jeni shumica e juaj.
      do me pelqente qe KOSOVA te kish jo vetem prefiksin+355 por shume me teper,por kur mendoj se ju keni hallin me na vene ne prove do doja murin e madh kinez ta sillja midis nesh o koqevari me brekushe te turkit.

      1. albert says:

        Perse nxiton kaq shume o Alpin?
        Njerez te lige ka gjithkund. Neve nuk na takon t’i theksojme punet e keqija te njeri tjetrit, sepse eshte keq, sidomos jo me kete fjalor qe e perdor ti, edhe pse ke te drejte. A nuk eshte me mire sikur t’i tregojme ato raste kur shqiptaret e Shqiperise dhe te Kosoves u bene miq dhe ate miqesi ata e vazhdojne gjate tere vitit duke i shkembyer vizitat njeri tjetrit. Pra eshte mire qe sa me shume t’i permendim rastet pozitive e jo ato negative .
        Te pershendes.

  14. miri says:

    Keto jane briret e tradhetise se dinastise Berisha.
    Dhe briret e trashesise sone sigurisht.
    Ky eshte rezultati, me kete kriminel ne krye te shtetit shqiptar,deri per 100 vjetor zor se do ikete ngelur gje Shqiperise te festoje,.
    Dhe ate dite ai do peshtyje per te festuar Ahmet Zogun.
    Meqe nuk po ja marrim dot frymen, po na e merr ai, si komb,,frymen dhe nderin. Gjithcka.

  15. Andi/Tirane says:

    Atehere nuk me mbetet gje vec te kendoj me keqardhje kengen:”O sa turp me ken shqiptar”,apo te vertis me dhimbje neper mendje thenien e Konices qe e keqja e shqiptarit eshte vet shqiptari.

  16. drini says:

    SA TE JETE NE PUSHTET SALI FAZLIQI NE PUSHTET DUHET TA HARROJME KETE PUNE, POR NE NJE ANE MIRE ESHTE SEPSE SHIHET FYTYRA E VERTET E SALI FAZLIQIT, DHE VELLEZERIT E MI (edhe une jam i Kosoves)kosovare e shohin fytyren e vertet te sali Fazliqit sepse shumica akoma nuk e kane pare.

  17. kokskithi says:

    Me mire mos ja japin atyne se do na e infektojne me viruse te pasherueshme

  18. Erid says:

    Popullin Shqiptar nuk e perfaqson Sali Berisha … Le te rrije edhe pak sa t’i vije dita, por kur te vije ajo dite do te permbledhi dufin e te gjithe njerezve qe po i ndez cdo dite me tradhetine e tij ndaj ketij kombi…

  19. atdhe says:

    o zef locja o gjak skllavi,emnin kush ta ka ngjit ta paska pas inati,

    ska serb kosov , jemi nipat e adem jasharit.

  20. Shqyptar says:

    Jemi “miq kosovarë” dhe jo vellezerit shqiptarë nga Kosova, prandaj edhe na e rrasni pas shpine, ashtu siç na e keni rrasur gjithmone, por te na quani “kosovare te Serbise” dhe “breke turku”, siç ben soji juaj i prishur, kete s’e duroj dot, prandaj edhe po e le gjithçka ne ndergjegjen tuaj, po e patet te pastert ate, gje qe po deshmon e kunderta?! Selam prej Kosove!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje