Berisha: Garantoj SHBA se do punoj për pavarësinë e institucioneve dhe zgjedhje të lira

6 Shtator 2012, 13:59Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha priti sot Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Filip Riker. Më pas të dy dolën në një konferencë për shtyp. Berisha tha se kishte folur për reformat në vend. Vetë Berisha e vuri theksin tek pavarësia e institucioneve dhe zgjedhjet e lira, që duket se kanë qenë dy shqetësimet e SHBA. Berisha tha se garanton SHBA se do punojë për zgjedhje të lira dhe institucione të pavarura. Ai ftoi amerikanët që të monitorojnë gjerësisht zgjedhjet.

“Sapo përfunduam takimin me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, zotin Filip Riker, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Në këtë takim, ne diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe kombeve tona dhe potencialin e madh që ekziston për konsolidimin dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

Për mua ishte një rast shumë i veçantë për t’i shprehur zotit Riker, Sekretares së Shtetit Klinton dhe Presidentit Obama, mirënjohjen më të thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për të gjithë mbështetjen e madhe që i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë, në përpjekjet për ndërtimin e demokracisë, bazuar në vlerat e tregut, anëtarësimin e saj në NATO dhe në projektin aktual më madhor, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim, unë e sigurova zotin Riker se, në bindjen time më të thellë, mënyra më dinjitoze dhe më e shkëlqyer që Shqipëria të shprehë mirënjohjen ndaj kësaj mbështetjeje të madhe, është të përkushtohet ndaj vlerave që ne ndajmë si shoqëri të lira, mënyra më e mirë është që në këtë 100 vjetor, në të cilin shqiptarët ndihen krenar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mikun më të mirë, më të rëndësishëm, që kanë në botë, të punojnë për të zhvilluar vlerat që kanë bërë të madhe demokracinë amerikane, që kanë bërë të madh kombin amerikan.

Unë e njoha zotin Riker me të gjitha reformat e ndërmarra, me problematikën që ne përballemi dhe që ekziston, me vendosmërinë e qeverisë për të merituar statusin e vendit kandidat dhe me vendosmërinë e qeverisë për të bërë çdo gjë për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe ftesën time ndaj qeverisë dhe institucioneve të Shteteve te Bashkuara, për një prani sa më të gjerë të tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Një çështje e veçantë e diskutimeve me zotin Riker ishte dhe konsolidimi i pavarësisë së institucioneve të vendit. Unë e garantova atë se mbetemi plotësisht të vendosur të punojmë për pavarësinë dhe funksionimin e tyre dhe, e falënderova për shkallën e shkëlqyer dhe ndihmën shumë të madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës u japin këtyre institucioneve, për funksionimin e tyre më të mirë.

Shfrytëzova rastin për të përsëritur edhe njëherë ftesën për Sekretaren e Shtetit Klinton, për të vizituar Shqipërinë, si një mike e madhe dhe e shquar e Shqipërisë dhe e shqiptarëve,” tha Berisha.

28 komente në “Berisha: Garantoj SHBA se do punoj për pavarësinë e institucioneve dhe zgjedhje të lira”

  1. Gjirokastriti says:

    Cudi si nuk shau opoziten dhe sfoli per imunitetin???

    1. Ilirian says:

      Cfare monstre e neveritshme! Ju premton SHBA-ve se do punoje per pavaresine e institucioneve shqiptare!
      Aq shume jane rrenuar institucionet e shtetit shqiptar nga ky debil saqe kjo ceshtje eshte bere shqetesim i madh i SHBA-ve.

  2. Dean says:

    Tall menderen mor BARBAR,pse mos te tallesh ti,oj kafshe shpellash?????

  3. eli-Tiv says:

    …perse saliu garanton e premton ???? ai nuk mund te beje me shume se c’di e nuk mund te kunerten e asaj qe i duhet e do…s’presim asgje te re prej tij –i ka kaluar te gjitha provat …koha e tij ehte djegur…

  4. eli-Tiv says:

    …institucionet e pavarura..?? saliu i ka kapur ato tashme….s’ka nevoje tju kerkoj asgje ketyre institucioneve…ato tani punojne per saliun ne menyre automate…p.sh..Nishani e di vete c’do saliu…jane te formatuar tashme..

  5. besardi says:

    Mashtrues ordiner dhe i neveritshem, ne te semes do te shkosh more qelbesire…

  6. Saimir says:

    duket se edhe kete rradhe ne zgjedhje vendi do te perdhunohet pa asnje fije skrupull dhe te vihet poshte si prostitute nga kriminelet.

  7. agim says:

    Te paavarura pra institucionet nuk varen askund vetem ne kryeministri atje varet presidenti,k,shikut,k,prokuroi,k,ministri,k ,kuvendit e gjitha me rradhe,kjo eshte fjala e Berishes,per zgjedhje e dime se ato jane te ndwershme gjithmone si puna e kurves,tani ska me vjedhje votash,tani ka vetem grabitje direkt para syve ne tavolin si atao te maijt 2011

  8. NALTMADHNIJA ILIRI I PARE says:

    E KEQJA ESHTE:TI 22 VJET BEN SIKUR FLET NE EMER TE 3 MILION SHQIPETAREVE(ne fakt nuk perfaqeson as 400.000 sa Kavaja)E ATA MATANE OQEANIT BEJNE SIKUR DEGJOJNE E PERFAQESOJNE ‘DEMOKRACINE’.

  9. kush e pa kroniken sot ne lidhje me takimin dhe koferencen per shtyp te riker????a e pate surratin e berishes se si ishte bere si pes leksh pa numer???a e pate qe po dilte djalli jshte fytyres???
    me kujtoj fiks ate surrat qe ka pasur ne 97-ten kur dorezoj pushtetin,apo fiks ai surrat qe beri mbas vrasjeve te 21 janarit kur deklaronte vrasjet e bera nga afer….
    ishte po ai surrat o njerez……do kete ngrene nje dru kete here ,mbajeni mend po nuk doli keshtu,ishte diskutuar dhe privatizimi i alpetrol,se do me ja dhene ruseve dhe kinezeve komunisti i qelbur,…….ta dini te gjithe o shqiptar…po lengon grahmat e fundit bisha e qelur BERISHE……

  10. Delli USA says:

    DASHI e quajti burre shteti Saliun per krimin e 21 Janarit, por krimineli nuk mjaftohet me kaq,ai do qe ti japi dhe doren e gjakosur Hillary Klintonit.Cudira te medhaja…

  11. al says:

    zoti reker me ne fund u bind per demokracine tone te paster mori dhe garanci nga kryeministri se institucionet jane te pavarura qe nga presidenti e me radhe . tani statusi do merret se dhe miqt amerikane si deri tani do nandihmojne per rritjen e vazhdueshme ekonomike prej te ciles ne i jemi shmangur krizes. faleminderit zoti reker per fjalet e mira se zgjedhjet e 2013 do te jene te sigurta qe nuk do te vidhen kjo garanci u dha nga kryeministri si fjale e pa diskutueshme.

  12. Demir Nuçi says:

    Ne themi shikoni ujku Reeker thote ne do shohim gjurmet.

  13. I-liri says:

    Moos! Ju mashtron… ! ose
    Kujdes! Kafshon…!

  14. Bardhi Tolabi says:

    Sa here perbetohet per “garanci per zgjedhje te lira dhe te ndershme”,duhet nenkuptuar se do te beje cdo gje per vjedhjen e tyre.Vezhgimi qe ai kerkon te bej eshte per deklarata,sepse zgjedhjet e 8 Majit 2011 e vertetuanm kete.A nuk i vodhi ato ne sy te te gjithe popullit dhe perfaqesuesve nderkombetare,dhe te vete amasadorit Amerikan Arvizu?A nuk u vleresua e “dyshimte” veprimtaria e KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor,sepse te huajt,nuk mund te thoshin hapur qe i manipuloj ato ne favor te Berishes(Bashes),mbasi nuk jane ne rolin e gjykates?E njejta gje dhe per pamvaresine e institucioneve.Ai i ka neneshtruar ato qe tani edhe pa e marre Prokurorin e Pergjithshem,duke filluar nga Bujari ju degjon,Visha ju pergjon etj.Vetem barikada e popullit ne mbrojtje te zgjedhjeve si ne Fier do te siguroje voten e popullit,perndryshe ne qafe do te na mbetet deri sa te ngordhe ky tiran i popullit dhe shkaterues i Shqiperise.

  15. fieraku4u says:

    AHA E DHA GARANCIN PER AMERIKEN BERISHA, TANI PO QE DO BEHEN ZGJEDHJE TE DREJTA DHE TE LIRA. ASHTU SIC BERI ME TIRANEN NE 2011. TE LUMTE O SALA, GJEN DHE BEN

  16. Komentatori says:

    Ne salen duhet ta bejme perandor se nga praktika etij dhe e vasaleve te tij tradhetaret e kombit po i bejme heronj.Te mos e besoje kurre kete perralle sepse ky popull di tu tregoje vendin Esat Toptaneve eAhmet Zagolleve e Sali Serbeve.Te mos kujtoje se nenat shqipetare nuk kane lindur Avni Rusteme.

  17. mikel says:

    ky ka msu si donkishoti me mullinjte e eres , tashi don me rrejte veten e vete se do boj sgjedhje te li ra dhe demokratike , dhe garanton USA se do punoj per kte gje , po pse deri tani ska punuar per zgjedhje te lira???? dhe pse duhet te beje kto premtime! a ka ndonje bir kurve te sales qe tna thote se si mbulohet mu… me shu… , ksaj rralle , apo te presim kur ka ndonje argument tjeter, qe te dalin dhe te komentojne.

  18. mullixhiu says:

    SHOSHA GARANTON.
    ““““““““`
    Sa garanton saliu
    na kuiton nje shoshe
    ajo ju premtoi
    ajo garantoj:
    do tu sjell ujin
    kudo qe punoni
    ndaj asgje
    mos kurseni
    djersen ta kulloni.

  19. kapiteni says:

    Kish me te garantuar se Titaniku,ku ndodhet sot? saliu jep garanci shume shume me dobet se te Titanikut, prej nga kuptohet garanci e tij.

  20. Genti says:

    Berisha dhe amerika sa here ka xgjedjle keshtu deklarojne pot ju siguroj ae amerika i thot qe duhet ti fitosh patjeter se populli te do ty.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  21. JC says:

    e di sa qesharake tingellen kjo? pse nuk premton Obama ose Merkel ose te tjeret per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe pavaresi institucionesh? sepse s’ka nevoje, ato jane te tilla. vetem hajduti dhe manipuluesi ka nevoje te beje be se nuk do vjedhi zggjedhjet. kjo ne vetvete eshte paralajmerim i vjedhjes qe do behet.

    Pyetja mbetet: cfare do beje populli kur zgjedhjet te vidhen prape dhe nderkombetaret te thone qe kishte parrullesi por thjesht mbajini parasysh per rradhen tjeter?!

  22. Arben says:

    Ik or Sali!Ne SHBA ke ardhur si vizitor ose turist. Do besh mire te mos flasesh per demokracine Amerikane sepse nuk e njeh. Ne qofte se nuk ke punuar dhe jetuar ne SHBA, mos u mundo te japesh leksione qe i ke mesuar nga librat e Serbise. Ta them me siguri qe me mendjen dhe pikepamjet qe ke nese do kishe fatin te jetoje ne SHBA do te ishe ne burg sepse nuk ta mban te punosh. Je vetem per te vjedhur dhe per tu rene ne qaf fukarenjeve prandaj “kendon si bilbil” ne Shqiperi!

  23. Drenica e Kuqe says:

    Ai skizofren garanton SHBA se do i mbaje shqiptaret te perçare dhe Shqiperine te copetuar ne gjashte shtete, sipas porosive qe ka marre nga miku i tij Fazlliç dhe nga “patriotet” me te medhenj “shqiptare” ne trojet e pushtuara shqiptare. Ikni o derra te kenaqur nga “pushteti” dhe nga “politika” se e moret ne qafe nje popull dhe nje shtet – Shqiptaret dhe Shqiperine…

    Drenica e Kuqe

  24. WTF says:

    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron. Keshtu dhe puna jote o Sale

  25. duro says:

    te njejtat gjera do perserise shoku Sali sapo t5e largohet zotria nga Amerika nuk ka bese ky njeri havazin e tij kriminal nuk e harron dhe do ta perdore ne minutat e fundit te cdo lloj procesi qofte mos i zini bese ketij krimineli se e beri Shqiperi corbe

  26. vlonjat says:

    Sa keq, po si Sala edhe ky qerosi amerikan jane antishqiptar. E duan Shqiperine te rrenuar pa rrugedalje.
    Te dy jane progrek e proserb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje