Vetëvritet me pistoletën e shërbimit një polic i burgut të Korçës.
Ilir Sadiku, mbi 40 vjeç është gjetur i vdekur pranë Sanatoriumit të qytetit të Korçës në rrethana ende të panjohura, raporton Ora News.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat nga hetimet e para kanë konstatuar se 40-vjeçari është vetëvrarë.
Nuk dihen ende arsyet të cilat e kanë çuar policin e burgut të Korçës t`i japë fund jetës ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.