Shitja e kompanisë “Albpetrol”, privatizimi i fundit strategjik i Shqipërisë, paralajmëron një betejë të fortë gjeopolitike mes fuqive më të mëdha ekonomike botërore.
Qeveria ka përcaktuar datën 7 shtator si afatin e fundit të dorëzimit të ofertave dhe deri tani kanë tërhequr dokumentet e tenderit 19 kompani.
Mes tyre janë dy shoqëri amerikane, “Silk Road Equity” dhe “Thompson Global”, një kompani kineze me emrin “GPRO” dhe gjigandi rus “Gazprom”.
Kjo është hera e parë kur privatizimi i një kompanie strategjike tërheq në garë kompani nga tre superfuqi si SHBA, Kina dhe Rusia, të cilat janë njëkohësisht edhe tre nga vendet që vendosin ekuilibrat energjetike në botë, çka duket se paralajmëron edhe një betejë të fortë interesash jo thjesht ekonomike.
Me vendimet e fundit qeveria shqiptare ka hequr dorë nga të drejtat e nëntokës dhe mbitokës për sa i përket fushës së hidrokarbureve.
Qeveria shqiptare i ka dhënë të drejtën për kërkimet “Albpetrolit”, që nesër do të jetë një kompani private dhe që do të vendosë për lejet për kompanitë e tjera që do të kërkojnë për naftë në Shqipëri, sikundër edhe nuk ka më asnjë ndikim në prodhimin dhe rafinimin e naftës.
Duke qenë se nafta është një produkt strategjik, edhe vendimi për “Albpetrol” e tejkalon interesin e thjeshtë ekonomik, duke u shndërruar në një vendim gjeopolitik.
Në këtë kuadër interesi rus dhe ai kinez duket se kanë sjellë një rritje të ndjeshmërisë së amerikanëve për këtë kompani. Ndonëse qeveria amerikane nuk ka shprehur asnjë qëndrim zyrtarisht, në mënyrë të tërthortë sinjalet kanë mbërritur në Tiranë javët e kaluara.
Një tjetër sinjal ishte hyrja në tender e dy kompanive amerikane javët e fundit, pas shprehjes zyrtare të interesit nga rusët e “Gazprom” dhe kinezët e “GPRO”.
Ndoshta është rastësore, por pikërisht përpara hapjes së ofertave për tenderin e “Albpetrol”, në Tiranë ka mbërritur Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Filip Riker, i cili do të qëndrojë në Shqipëri deri në fund të javës, pra edhe dy ditë pas mbylljes së tenderit.
Gjatë vizitës së tij, të enjten, një ditë para tenderit për shitjen e “Albpetrol”, zoti Riker pritet të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të shtetit, mes të cilëve edhe kryeministrin Sali Berisha./TCH
Per mendimin tim tu jepet Amerikaneve pamvaresisht ofertes.
Eshte partneri yne strategjik dhe pa ata Shqiperia do te fliste
sllavisht.
Ja e shiten edhe kete.
Po pastaj?
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/09/dhi-e-zgjebosur-dhe.html
Po si mund t elejohen ruset te hyjne ne Shqiperi more ?
Ata jane nje qeveri teper arogante dh teper antishqiptare –aAta jane jashtezakonisht armiqesore
Si mund tu jepet atyre te kene perdorimin e nentokes sone nepermjet Albetrolit
Po kjo opozita jone perse nuk ndihet ?
Fytyre e poshter ky Sali bajga , por ka gjetur kete opozite te shpifur , ndaj edhe ben Saliu ci do bytha …
Saliut nga qe i thone je komunist, po shkon ne ekstrem te djathte duke i privatizuar te gjitha pasurite e Shqiperise
Mire qe nuk privatizon edhe qiellin tani Sala —
Po aq sa eshte i djallezuar ky Saliu, po aq eshte edhe kerric gomari
Nuk po i plas bytha fort amerikonve,nuk eshte Shqiperia Arabia Saudite per nafte.Shkrimi paraqet sikur bota po rri ne ankth kush po e blen Albpetrolin.Ne Shqiperi te gjitje mendojne se Shqiperia eshte qendra e botes.
skandal ma te madhe nuk ka se sa kjo shitje!shqiptaret duhet t’i paralajmerojne kompanite se nuk do pranohet asnje shitje nga kjo qeveri illegjitime!Cdo marreveshje do te jete nulle et non avenue!
Ruset ta marrin se boll e kane akaparuar azine Yankeett qe skane te ngopur
Me ja dhan Rusve ose kinezve se jan tu ndihmu vllaznit tane Serbe.
Shitja e Albpetrolit eshte nje nga aktet me armiqsore te Varrmihsit te Shqiperise!
Me e rende se shitja e Detit!
Sektoret strategjike mund te bashkpunojne me kapitalin e huaj, POR DUKE RUAJTUR QE SHUMICEN E KAPITALIT,mbi 51 perqind ta kene Vendasit, shqiptaret, qe te kene te drejten e Vendimmarrjes!
Shitja totale eshte nje akt i turpshem kunder Pamvarsise se vendit!
Ndalini doren Kryekusarit,Kryetradhetarit, qe kerkon Para per te blere zgjedhjet e ardheshme, dhe per te mos u groposur nga Mali i Borxheve!
Ngrini Popullin ne kembe sa nuk eshte vone, o Opozite e mefshet shqiptare!
Dalja kunder ketij akti atdheshites, eshte argument i florinjt per Opoziten, por mbi te gjitha per mbrojtjen e interesave te Atdheut!
Hajde hajde, pazar qe behet.
Sikur i ka topet e te jatit apo prapanicat e te jemes Sala, jo malli dhe gjeja e popullit.
Sali Berisha mbetet 007 me i rendesishem per ameriken ne shqiperi.
Keq me vjen o Mero po, mos e kerko po deshe ate Xhaxhi Enverin pastaj.
Ta marrin naften sepse jemi më të pasur nga superfuqitë e botës