Në mëngjesin e së mërkurës deputeti socialist ekspert i çështjeve mjedisore Besnik Baraj ka qenë në zonat e shkrumbuara nga zjarret. Baraj në deklaratën e tij ka vënë në dukje se përveç faktit se nuk është bërë asnjë investim është qeveria shqiptare ajo që ka krijuar klimë të përshtatshme për t’i shfrytëzuar në mënyrë barbare këto asete të pasurisë kombëtare të Shqipërisë.
“Ka 8 vite që përsëritet e njëjta histori. Çdo vit digjen me qindra dhe mijëra hektarë pyje dhe qeveria gjithmonë gjendet e papërgatitur, pavarësisht se tashmë është i njohur si një fakt nga të gjithë shqiptarët se qeveria e Sali Berishës në asnjë rast të vetëm nuk ka marrë masa për të parandaluar zjarret apo për t’i luftuar ato në mënyrë efikase. Nuk ka pasur asnjë lloj investimi për mjete për luftimin e zjarreve; As zjarrfikëse të reja, as helikopterë, as avionë nuk janë blerë me qëllimin për të krijuar mundësinë për ta luftuar këtë fenomen. Madje edhe atëherë kur mjete të ndryshme janë dhënë nga vende fqinjë sikurse është rasti i helikopterit turk qeveria nuk ka bërë edhe minimumin për të garantuar sasinë e nevojshme të karburantit për ta furnizuar këtë helikopter.
Dëmet që po shkaktohen nga djegia e këtyre sipërfaqeve kaq të shumta të pyjeve janë të pallogaritshme dhe ka gjasa që janë asete të cilat kanë shumë pak mundësi që të rehabilitohen. Pikërisht, sepse mungon vullneti qeverisë Berisha, mungojnë burimet financiare dhe mungon njëkohësisht edhe përgjegjshmëria e kësaj qeverie. Në të njëjtën kohë djegia e këtyre pyjeve nuk ka të bëjë vetëm me zhdukjen e mijëra drurëve pyjorë, por lidhet njëkohësisht edhe me një impakt mjedisor të pazakontë negativ duke ndotur ajrin, duke krijuar njëkohësisht edhe mundësi për zhvillimin e një erozioni të frikshëm. Këto djegie masive kufizojnë maksimalisht edhe kapacitetet turistike. Ka shumë gjasa të ndodhë ashtu sikurse ka ndodhur me Lurën e sotme,” tha Baraj.
“Qeveria Berisha jo vetëm që nuk merr masa për të luftuar shkatërrimin e pyjeve, por përkundrazi ka krijuar një klimë të përshtatshme për t’i shfrytëzuar ato në mënyrë barbare. Qoftë për industri të ndryshme, qoftë edhe për prerjet, eksportin e drurëve, për shfrytëzimin e tyre për qymyr druri, për industrinë e përpunimi të drurit dhe kjo padyshim përbën një nga problemet më të mëdha. Madje kjo mazhorancë sot jo vetëm që krijon këtë klimë, por njëkohësisht ka kontribuar vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë për shkatërrimin e këtyre aseteve me vlera të jashtëzakonshme, sikurse është rasti i parkut të Tiranës në të cilin po ndërhyhet në mënyrë barbare për t’u siguruar klientëve të familjes së kryeministrit kushte të favorshme për zhvillimet e bizneseve të tyre.
Problemi i korrupsionit, eksporti qymyrit sot po lulëzon pikërisht falë kësaj politike të qeverisë Berisha. Ka shumë të ngjarë që në këtë kuadër të nxiten djegiet edhe nga element të caktuar që janë përfshirë në përdorimin e fondeve dhe burimeve financiare, qoftë edhe të organizmave ndërkombëtarë me qëllim që duke mos i bërë këto investime ata të mbulojnë moskryerjen e tyre nëpërmjet këtyre zjarreve. Padyshim kjo mund të jetë edhe një pistë për t’u hetuar.”
Fajin e ka Enveri!
Edhe sikur per ndotje ambjenti te ishin denua, nuk do kishin dale akoma nga burgu ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html
FAjin e ka Enveri se ai ua la Shqiperine me pyje pa fund ,me agrume pa fund ne kodrat Jonit ,me drure frutore ne cdo mal e koder ,me kanalizime ,me fabrika .uzina ,kombiante ,me miniera dhe puse nafte .hidrocentrale , shkolla ne cdo fshat,spital ambulator ne cdo fshat .me akademi -hkencore,ushtarake detare e aviacioni ,me avione ,tanke topa etjetj . Ju futi ne shkolla falas ,ju mesoi parimet me esenciale te qyteterimit europian modern se Dashuria per Atdheun eshte mbi gjiheshka , se Mbrojtja e Atdheut eshte detyre mbi detyrat…. Dhe ja ,erdhet ju pjella te keqia . Kelyshe Turko _Greke, me shpirtrat e krimbur nga teologjite Sahariane dhe shkateruat gjitheshka. Ju qe vini mbi cdo gje qejfet tuaja ,vakancat tuaja jane me te rendesishme se Shqiperia qe gjendet e perveluar nga flaket , vini tani duke na fyer intelektin e topeve me kujdesin tuaj “pervelues” per vendin qe digjet…..nga “dashnia” juaj e flakte . Ajo tabella qe ka vendos Bare perpara eshte bajate fare
ky niku eshte ai shoferi i baaardhe, me nje furgon te baaardhe, me rrota te baaardha, me nje perparese te baaardhe… qe shperndante vota ne zgjedhjet e kaluara per pushtetin lokal? Ik o niku futini nje gjume dhe rrini edhe ca dite me pushime si gjithe kriesija e partise me gjithe krietar. Na del nje ne dite prej te prorositurve prej gjatoshit te na mbushe mendjen per gjerat qe i shohim dhe qe nuk japin asnje lloj alternative. Populli eshte i ngopur me kete politike mashtruesish
HISTORIA E SHQIPERISE.
Qeveritaret tane,zogu,enveri,ramka,nano,saliu,edhe ai i radhes,vijne rogetare ne politike,kur braktisin ate jane miliardere.C’lloj muti quhen keta leshopolitikane? Investimet e tyre behen ne bangat sekrete,jo brenda cifligut ku sundojne.Kjo spjegon pse Shqiperia eshte nje lloj lope qe vetem e mjelin lopcaret(kokat drejtuse).
si do ta ndlim kete shkaterrim o Besnik,se keto i dime te gjitha
Qeveria nuk ka investuar per pyje!!!!!
Hej, c`fare konkluzioni!!!
Duhet te kete bere studim 7 vjecar ne opozite ky qe ka dale me kete konluzion.
Ore keta duhet te jetojne ne ndonje planet tjeter qe flasin brockulla te tilla, apo jam une qe s`kuptoj?
Berisha u thote qe ju jeni piromane ky ja kthen qeveria nuk ka bere investime ne pyje!
Pyjet u bene shkrumb e hi, ky thote qe qeveria nuk ka bere investime ne pyje!
Ndoshta e ka gruan te punesuar ne ndonje ministri ky flegmatik, ashtu si shumica e deputeteve te opozites, perfshi dhe Edi Ramen.
Ndryshim bejne vetem Erion Brace dhe Saimir Tahiri.
Eshte per te qeshur me kete opozite.Tigra letre, gje tjeter nuk jane.
PSE SOT NE BOTE POLITIKANET PO KERCENOHEN ! …..
SEPSE ASKUSH NUK PUNON PER POPULLIN POR PER XHEPAT E TYRE.
I NJEJTI EPISOD NDODHI DJE NE QUEBEC / CANADA.
Smerremi vesh ne shqipot. Ky i PS thote shkoqur qe ore po digjen se valon industria e qymyrit dhe eksportit te saj, apo vjedhin parate e te huajve gjoja per mbjellje e pastaj i vene zjarrin per te mos kapur gjurmet. Kjo eshte nje akuzeper qeverine pasi ata bejne gjoja mbjellje. Une kam punu ne SHIK e keto info i kemi pas qe para 5 vjetesh, Sa per mjete duhen blere se me duar nuk fiken zjerret.
Eh vetem ne Shqiperi njerzit fshihen mbrapa kompjuterit pasi kur vjen puna per te dale ne shesh shumica edhe pse dihet se ky eshte nje rregjim karikature e Enverit skane kurajo te protestojne.U vodhen votat e vetem 2000 veta dilnin per protesta. Ne kemi ate qeveri qe meritojme. Bejme gam gam mbrapa ekranit me ca komente koti, gjysem idjote.
Futja kot i thone kesaj. Pse cprisni qe opozita te marr automatikun e ne te zgerdhihemi me komente!!! Kjo pra eshte demokracia, fjala dhe shkalla e mebeshtetjes ne vote. Le te rrisim pjesmarrjen ne votim e le te vjedhe sa te doja Saliu, ska ci ben nje vote plebishitare. Pakenaqesia eshte e tille per nje votim plebishitar.