Çfarë bën një suedez me 9 pistoleta? Turizëm në Shqipëri (se mos është militant i PS?!)

5 Shtator 2012, 13:33Politika TEMA

Ndërkohë në Tiranë arrestohet një jurist që u shiste kokainë e heroinë studentëve të Filologjikut. Ende nuk dihet përkatësia e tij partiake

Policia e Shkodrës bëri me dije se ka arrestuar një shtetas suedez pasi në makinën e tij janë gjetur nëntë pistoleta pa leje. Policia thotë se e ka arrestuar shtetasin suedez, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, pas një kontrolli rutinë në pikën kufitare të Muriqanit.

Policia thotë se po heton edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik armësh.

Ndërkohë krimi vazhdon të mbajë për fyti Shqipërinë. Brenda pak orësh mbrëmë u shuan dy jetë të rinjsh nga armët e zjarrit. Ngjarjet e rënda ndodhën në Lezhë dhe në Vlorë. Një 17 vjeçar u vra në Lezhë, kurse një 27 vjeçar u ekzekutua me 18 plumba në Vlorë, në lokalin e tij.

Kurse në Tiranë një 24 vjeçar me profesion jurist është ndaluar nga policia pasi dyshohet se u shpërndante kokainë dhe heroinë studentëve të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Seksioni Kundër Narkotikëve kishte dy muaj që ishte vënë në ndjekje të Krisald Sotiraq Kundraxhiut, si person i dyshuar për shpërndarje dhe tregtim të lëndës narkotike kokainë dhe heroinë, por vetëm sot është bërë i mundur arrestimi i tij në flagrancë.

Ai është ndaluar në ambientet e lokalit të tij me baste sportive, që ishte pas Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Tiranë. Në momentin e ndalimit i janë gjetur dhe sekuestruar 60 gramë kokainë dhe 65 gramë heroinë.

Nga ana e saj Ministria e Brendshme vijon të bëjë propagandë politike, duke sulmuar opozitën për çdo gjë. Shpresojmë që Berisha e Flamuri të mos thonë se suedezi ishte militant i PS.

9 komente në “Çfarë bën një suedez me 9 pistoleta? Turizëm në Shqipëri (se mos është militant i PS?!)”

  1. Dede Lleshi says:

    Ky ka ken operacioni i kodum “Rrug t’Bordha”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruge-te-bardha.html

    1. anticensurë says:

      Baxhelle akoma me të njëjtat gjëra ti?????????

      1. raimondi says:

        Ta kalbin ne burg nja 15 vjet kete qenin , se sikur te kapin ndonje shqiptar ne vednet e tyre me arme e denojne maksimumin

        Ndaj ky te denohet fort, se po e lane t elire , na bije personaliteti fare si shtet –Behemi karagjoze

        Ndaj ti fusin nja 15 vjet burg , edhe e shikon mire ky bajga

  2. Ndihma says:

    Po na coka ndihma europa

  3. NINO says:

    KUR SHTETI ESHTE PAQAVURE VIJNE TE HUAJTE ME 9 COBURE .
    9 COBURE E 9 ALLTIA TE NA RROJE SALI MAVRIJA
    HANE ME 700 PORTA U KTHYE SHQIPERIA.

  4. adi says:

    edhe ky pucist eshte do me rrezu qeverine bashke me horra e lavire bulevardi marrezia e rradhes nuk ka ku te shkoje me cdo gje qe ndodh e benka opozita …

  5. tepelens says:

    Jam 50 vjec Po nuk kisha degju deri me sot per keqberes suedez !!!

  6. Adi says:

    Idiotet e policise dhe medias sone. Pistoletat jane Ekol Specjal dhe nuk jane pistoleta luftarake por BLANK. Ato perdoren per lojera paintball dhe xhirime neper filma dhe mund ti blesh ketej neper dyqane vecse jane pak shtrenjte. Ky djali vetem mund te denohet per mall te padeklaruar ne dogane

    http://www.replicaairguns.com/posts/2011/2/28/ekol-special-99-9mm-pak-blank-gun-review.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje