Kuponi tatimor, një dështim spektakolar

5 Shtator 2012, 12:08Politika TEMA

Dështim spektakolar i administrimit tatimor në rrethe. Turizmi jashtë kontrollit, por edhe njësitë e shitjes së përqëndruar nuk lëshonin asnjë dokument tatimor. Kasat fiskale dhe rritja qesharake e të ardhurave në buxhet. Të humburit: Qeveria dhe qytetarët

 

Nga Bardhi Sejdarasi

 

Kur është me pushime njeriu ka qejf të jetë sa më larg çështjeve të ditës, problemeve të punës, shifrave apo statitistikave. Sigurisht për të çlodhur trurin, për të hequr stresin e kështu me rradhë. Në fakt nuk është se iu shpëton gjitnjë këtyre andrallave.

Isha këtë vetë për rreth një muaj në Greqi e Jug të Shqipërisë, duke e ndarë në mënyrë joproporcionale kohën e pushimeve. Më shumë në vendin mik se sa në Shqipëri! Dhe kisha arsye! Në Vlorë më kërkuan 50 euro për një natë qira dhome, në Selanik vetëm 30 Euro. Në Sarandë më kërkuan 80 Euro për të ngarkuar vajtje-ardhje makinën në “tragetin”-turp të këtij qyteti “Kaliopi” si dhe 48 Euro për person vajtje-ardhje për në Korfuz, ndërsa në Igumenicë më kërkuan vetëm 20 Euro vajtje-ardhje për makinën e veten drejt Korfuzit, pra nëpërmjet portit të Igumenicës. E kështu mund të rradhisja shumë shifra, por në këtë shkrim nuk e kam fjalën për këto kosto, që në fund të fundit, janë disa zgjedhje personale dhe i shkojnë apo jo përshtat çdokujt që e bën hesapin për të kaluar pushimet si dhe ku dëshiron.

Në tjetër vend dua të dal!

 

Greqia, fytyra tjetër e shtetit të dikurshëm

Isha edhe vitin e kaluar në Greqi, tamam në Selanik, në Perea. Pushova, u ushqeva normalisht, bleva, pagova dhe mora faturat për gjithçka shpenzova. Madje, aty ku e kaloja blerjen prej më shumë se 120 Euro, mora edhe rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, si në çdo vend normal europian. Sivjet!

Harroje! As që mund të mendoje se grekërit të mund të të jepnin “apodhiks”-kjo është fjala greke e faturës së blerjeve. Bënin sikur harronin, ose sikur nuk iu binte ndërment, por ta sillnin menjëherë sapo e kërkoje. Në të kundërt, nuk mund të merrje kurrë një faturë, ose mund të merrje, në rastin më të keq ndonjë të sharë të ndyrë grekshe…

Shumë e lidhnin këtë me krizën greke, të tjerë me pafuqinë e qeverisë për të vendosur rregull në administrimin fiskal, të tjerë akoma me frikën që kishin grekët se çfarë mund t’iu ndodhte në të ardhmen dhe që gjykonin se s’kishin pse të paguanin një qeveri që ua kishte bërë paratë e taksave “rrush e kumbulla”, sikundër themi ne. Por edhe lajmet ishin të hidhura kur bëhej fjalë për mbledhjen me forcë të këtyre detyrimeve ligjore. Në një prej ishujve të shumtë, kur policia shkoi të ndalonte një prej tregtarëve që tregtonte dhe shiste pa “apodhiks”-in faturë, banorët u përleshën me policinë tatimore dhe atë të rendit, duke krijuar një incident, që më shumë se kudo u komentua në … media-n gjermane.

Ndërsa në dyqanet greke u vendosen disa postera, si këto që shihni këtu më poshtë:

Përkthimi 1: Merkel: Këtë lloj uljeje iu thashë!

Dhe ata më vunë nëpër xhamat e tyre!

Përkthimi 2: Merkel: Ulje!

Grekët: Po, me simpati! Bizhutë – 20 %

 

Më këtë anë të kufirit…

Në Sarandë nuk shkohet më për pushime (!?) Mua më vinte keq kur e dëgjoja! E thoshin shumë, e pashë edhe në disa komente mediatike të kolegve të mij në media-n e shkruar, edhe gjatë ditëve që qëndrova në Sarandë. Por Saranda ishte plot: shqiptarë jo sarandiotë, por sidomos shqiptarë-kosovarë, maqedonas, sërbë (me shumicë), polakë, hollandezë, gjermanë e lloj lloj kombësish të tjera. Por edhe unë u pajtova me konstatimet e mësipërme. Dita e parë e pushimeve shqiptare me iku kot: Në Sarandë, tek plazhi publik, nuk mund të laheshe se derdheshin fekalet e Bashkisë së Sarandës, te “Afrikani” kishte ca të “fortë” që ta bënin hesapin që tek dera e kompleksit, te “Era” nuk kishte vende… Epo, mirë atëhere, ikim tek “Manastiri”, te “Pisha e Thatë”, te “Pasqyrat”. Ishte një skandal të mos gjeje një mundësi për të bërë plazh!

Dita e parë iku! E nesërmja do të projektohej nga vendasit, miqtë e mij gazetarë të vjetër të Sarandës: Shkoni më mirë në Lukovë ose, ose më mirë në Borsh! Pra bëni 20-38 kilometra (vetëm vajtje) nga Saranda për të gjetur vend për të parkuar makinën dhe për të bërë plazh. OK! Kështu bëmë, duke harxhuar ca para më shumë për karburantin që rritej përditë nëpër pikat e tregtimit me pakicë. Por që nuk na bënte përshtypje, sepse matanë kufirit nuk ishte 190-195 lekë/ litri, sa në Sarandë, por 1.855-1.900 Euro/litri ! Çështje konvertimi valutash!

Po ndërsa plazhin bëmë sikur e gjetëm, duhet të blinim e të hanim. Mbasdite e freskët? Po, nisemi për në Kalanë e Lëkursit. Natë, rrugë me gropa e pa drita, por “qejfi ha kumbulla të tharta!”. Tek dera e Kalasë  dy “trima” prisnin bileta: “Pesë mijë lekë hyrja, famijët falas!”.  – Po pse? “Do të hysh apo jo? Hape rrugën për të tjerët!”

Zbritëm poshtë për në Sarandë, duke mërmëritur historinë: “Kalaja e Lëkurësit është ndërtim i shekullit të XVI. Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që kalon Sarandë-Butrint. Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës. Ka një pozicion të vecantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrint, gjithashtu mund të shijoni dhe një panoramë të ishujve të Ksamilit. …Eshtë kthyer në një nga pikat më të bukura turistike dhe nga më të frekuentuarat për çdo turist që viziton Sarandën.

E tërci, e vërci!

 

Qyteti, shërbimi dhe tatimet

Në Greqi i rrahën policët tatimore që kërkuam lëshimin e “apodhiksit”-faturës!

Në Sarandë nuk kishin çfarë të rrihnin! Nuk kishte tatimorë! Supermarketet nuk lëshinin fatura dhe as kupona tatimore. Mua mu kujtua Tiranë në vitin 2010! Kur u vendosën kasat fiskale. Viti 2010 do të mbahet mend për shkak të aksioneve të mëdha në sektorin e hidrokarbureve, ku tatimet vendosën gati 3 miliardë lekë gjoba për shkak të evazionit dhe mosvendosjses së kasave fiskale.

Në Sarandë nuk kishte kasa. Shitësi i supermarketit afër shtëpisë që kisha marrë me qira i mbante shënim artikujt që unë bleva në një fletore me kutia katrore. “Si i mban mend çmimet?- i them. Unë kam blerë gjithë këta artikuj. Pse nuk i kalon në kasë?

Poshtë Hotelit “Butrinti” ishte një piceri. Bënte pica në furrë druri. I kërkova faturën për shpenzimet që bëra. Prita më shumë se 30 minuta. Erdhi. Më solli një letër ngjyrë jeshile të zhubrosur. “E kisha hedhur në koshin e plehrave, mezi e gjeta- më tha kamarrieri i turnit. E mora “faturën”. Thashë ta mbaj në xhep, t’ia jap ndonjë ditë (kur ta takoj), drejtorit të përgjithshëm të tatimeve, ose më mirë nëndrejtorit teknik, që, kur isha në Sarandë e pashë në një intervistë televizive tek rrekej të thoshte se kasat fiskale ishin vendosur në 99 % të të gjitha subjekteve që ofronin shërbime e tregtonin. Gjepura! Në Sarandë nuk kishte kasa as nëpër supermarket, jo më në dyqanet e rrugës!

Ç’të bëja më në Sarandë! “Kaliopi” kërkonte 24 euro për person dhe 40 euro për makinë (vetëm katër makina mund të transportonte për dy orë matanë, për në Korfuz!) Ika nga Qafa e Botës! Nuk pagova asnjë euro taksë, vetëm benzinën, të cilën e bleva matanë kufirit për shkak të cilësisë më të mirë dhe e mbajta frymën në Igumenicë dhe në Parga! Ime bijë kërkonte të shikonte kalanë e Pargës, ndërtuar në vitin 1350,  në majën e malit Pezovolo, mes Prevezës dhe Igumenicës, resort i njohur për bukuritë e saj dhe një plazh që nuk mund të ngjiste me asgjë nga ai i Sarandës, “Pemës së Thatë”, Ksamilit, “Pasqyrave”. “Manastirit”, Lukovës, Borshit, Dhërmisë etj. Doemos! Nuk ka si të ishte ndryshe. Këtu ishte ndërtuar nuk ishte rrënuar. Dhe këta ishin shqiptarë, flisnin shqip, madje gatuanin edhe “shqip”. Pargallinjtë, në vitin 1360, në mënyrë që të shmangin sulmet e kundërshtarëve, e transferuan fshatin në vendin ku ai ndodhet sot. Në vitin 1401 venedikasit firmosën një traktat me pargallinjtë dhe e mbrojtën kështjellën, duke respektuar edhe stilin e jetesës së pargallinjve. Ime bijë kishte më shumë informacion se ndiqte rregullisht “Sulejmanin e madhërishëm” ne AS-TV, një histori reale, e sjellë mjeshtërisht në ekran… Kështjella vizitohej nga mijëra turistë dhe restorantet e klubet ishin të shtrenjtë, por ama lëshonin faturë apo kupon tatimor…

 

Epilog

Në Shqipëri u interesova të mësoj ca shifra. Shfletova median: “Shifrat tregojnë se pajisja e biznesit me kasa nuk i ka përmirësuar të ardhurat në buxhetin e shtetit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për gjashtë muajt e parë të këtij viti, të ardhurat në buxhet janë rritur me vetëm 4.8 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2010-ës… Sipas Drejtorisë së Tatimeve, në total deri tani janë mbi 58 mijë biznese që kanë vendosur kasat fiskale, që do të thotë se vetëm tregu i mirëmbajtjes arrin deri në 5.6 milionë dollarë në vit.  Ndaj dy vjet më pas pyetja që lind është, cili ishte objektivi i pajisjes së biznesit me kasa, ulja e evazionit apo krijimi me ligj i një tregu që xhiron miliona dollarë në kurriz të biznesit?”-shkruante media. Në fakt, përse i desha shifrat? Unë e pashë që nuk kishte asnjë shtet tatimor në jug! Vetëm në Tiranë ka kasa dhe gjoba për kasat fiskale… Mu kujtua axhenda e ngjeshur e Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve,  plani strategjik për përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, takimet në Durrës me të gjithë operatorët e biznesit të turizmit dhe…kryesorja: “Administrata Tatimore, është një administratë e thjeshtë, shërbyese dhe që mbledh tatimet në përputhje me programin e Qeverisë shqiptare. Si e tillë, ajo ndihmon, ofron informacion dhe përkrah të gjithë ata tatimpagues që vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte detyrimet e tyre  në përputhje me ligjin dhe lufton me ashpërsi të gjithë ata që përpiqen të shmangen, të deformojnë apo të mos deklarojnë detyrimet tatimore”. Mesa duket kjo fraza e fundit, më mungon mua në këtë shkrim…/JAVA

14 komente në “Kuponi tatimor, një dështim spektakolar”

  1. Altin says:

    Ka edhe dicka ndryshe ne Greqi, pasi fatura tatimore qe t’i i merr shitesit, te njihet si shpenzim kur ben deklaraten personale te deklarimit vjetor, ndersa ne Shqiperi nuk te njihet si shpenzim asnje lloj kuptoni tatimor. Kesisoj, bleresi nuk eshte i interesuar per ta marre kuponin sepse nuk i nevojitet per asgje tjeter vecse per ta bere shuk e ta hedhur ne rruge te madhe.

  2. Bujari ju degjon says:

    Keto shkrimet ne menyre habitore, sikur ky Bardhi Sejdarasi ka ardhur nga Franca apo Suedia,po behen boze.Dihet tani se si eshte turizmi ne Shqiperi,si mos me keq,qe nga cmimet dhe kushtet,apo infektohen nga rrenat e Sales.Per sa i perket tatimeve,kuponave tatimore ne kete rast,tatimet nuk para funksionojne neper rrethe,eshte perralle e bukur ajo se 99% te bizneseve jane paisur me kasa.Tatimet veprojne ne Tirane,dhe neper rrethe shume pak,per vendosje kasash.Arsyet jane te shumta.Ky eshte shteti qe di te ndertoje Sala,mosfunksional.

  3. qerramudhi says:

    Ore me kasa jane bere te gjithe po si perdore njeri se si rruhet shume per tatimoret , nuk e di ne Tr po neper rrethe se merre asnje tatimore guximin te kontrolloj se , ose do vej tek miku drejtorit o tek miku partise e me radhe . Sa per Turizmin lere mos shkruani me se e dime te gjithe , se si eshte

  4. roland says:

    nje problem me saranden qe ju e preket pak eshte se kompanite qe bejne linjen sarande korfuz,nga nje shqiptare dhe nje greke tani jane bere nje,dhe i bejne cmimet si te duan,dhe asnje autoritet nuk thoe gje per konkurencen,ku tjeter do te ndodhte kjo,pervec salistanit

  5. spiro says:

    Te diskutosh per problemin fiskal kur Drejtor te Pergjithshem i Tatimeve aktualisht eshte nje njeri anonim,merita e te cilit eshte vetem se eshte nga Shkodra e mik i XHOZIT dhe ka mbiemrin Spahija si e te ndjerit,qe ka mbaruar nje gjysem shkolle ne Shkoder per AnglishT?Ky njeri e kryesorja mik i Xenit te Saliut i paafte qe ka mbi veten e tij nje mal me dosje e padyshim do te jete ne rradhen e te paditurve menjehere pas ndryshimit te qeverisjes mbasi ka shperdoruar si asnje tjeter taksat e tatimpaguesve shqiptare ,pra te ketij populli te vuajtur,por qe sot nuk e kupton se eshte nje vegel ne duart e Ridvanit e te Saliut,por te mos harroje se kartat e firmosura nga ai ndodhen ne sekretarine e Tatimeve.Mjere ky i shkreti se do te ike per lesh me gjithe ato qe ka fituar e do te mbetet rrugeve kur te dale nga burgu.Kaq per dijeni o kamikaz i Xenit.

  6. aida says:

    O Gazmir!Sa veta ke marre ne pune ne kundershtim me ligjin.I ke te tera te dokumentuara ,nuk ke ku te fshihesh pas renies se Saliut.Sa dem ekonomik ke shkaktuar?Te gjitha do ti paguash nga xhepi nje per nje.Kaq per dijeni se ku do qe te ikesh do te sjellim me INTERPOLIN si Aldo Baren

  7. ridvan says:

    Duke lexuar komentet e ketij Gazmir Spahise une di se ky njeri ka marre ne tatimet njerez me diploma false ,pra pa shkolle,pa mbaruar te mesmen dhe kane marre te larten tek privati,mbasi kane paguar nga 7000 Euro.Kete e di me siguri nga nje komshiu im qe punon tek Tatimet,dhe e di se sa arsim ka,se ky Gazmiri i merrte me kontrate dhe pastaj bente konkurse fiktive duke i marre sejcilit nga 8000 Euro qe tju jepte konkursin e ti fuste ne pune.Bile zyrat e tatimeve i ka mbushur me fshatare qe i ka mjele me eurot qe ju ka kerkuar dhe nuk vene fare ne pune,pervec verioreve qe i ka te detyruar ti marre dhe atyre qe ju ka marre parate minister Ridvani.Ky njeri patjeter qe do te jape llogari e do te cdemtoje arken e shtetit.

  8. jovan says:

    Gazmir Spahija eshte nje njeri pa bythe si puna e teatrit te kukllave qe duart e kembet ua levizin te tjeret.Une jam punonjes i tij dhe e di se cfare behet ne Drejtori.Ne me shume ruhemi nga Agim Shehu se nga ky njeri pa dinjitet,qe edhe vete Ka frike.Per vehten e tyre vjedhin sa cahen ndersa ne marrim vetem fjalet e ofendimet nga pronaret.Ne mbetemi te liq ndersa keta u bene miljardere me punen tone.Edhe une kam shume fakte per Gazmirin,e nje dite do ti nxjerr te gjitha duke jau servirur te tjereve se une jam ne pune dhe do te me thone pse nuk i tregove atehere

  9. piro says:

    nje shkrim real dhe interesant. Problemet qe ju trajtoni ne kete shkrim i nderuar gazetar uroj qe ti lexojne edhe ata qe drejtojne shtetin,jo se nuk i dine por qe te ndergjegjesohen te pakten nje here te vetme. Duke qene se ju jeni edhe gazetar i ekranit mendoj qe ti trajtoni keto probleme dhe me gjere.

  10. bushi says:

    Te lumte zoti Sejdarasi, nje shkrim i ftohte, real dhe profesionalisht shume i mire e bindes… S’ka nevoje per koment!

  11. ilia says:

    Ju gazetaret me keto shkrime jo vetem qe nuk po e ndihmoni biznesin po perkundrazi po e demtoni.Qe te realizohen ketcSic ju pretendoni kerkohen disa masa paraprake qe ai qe shpenzon per nje biznes duhet te mbrohet nga shteti .Simund teshlyej gjith detyrimet nje biznes kur nuk ka studime per dhenie lishencash ,por secili hape ku te doje dhe cfare te doje ,kur ne nje pallat mund te hapen me dhjetra bare apo dyqane duke falimetuar njeri tjtrin,ku nuk shikohen nevojat konkrete ,kushtet qe ploteson cdo objekt etj.
    Perse duhen faturat tatmore ,bilancet vjetore kur me ato nuk meret njeri dhe xhirot vjtore para vendosen ne menyre abuzive etj.
    VENDOSJA E KASAVE SI DHE TRYSNIA QE PO USHTROHET PER LIGJIN ANTIDUN MENDOJI SE ESHTE I PARAKOHSHEM DH PO E DEMTONE RENDE BIZNESIN

  12. vehip says:

    Kush diskuton per kasat fiskale sot?Ato jane vetem per bukuri dhe per te paguar taksen e mirembajtjes ku pjesen me te madhe e merr Gazmir Spahija,ky drejtoruc i paafte ,pa arsimin perkates qe nga mesues u be Drejtor.Ai tani po kerkon te largohet nga kjo detyre se mendon se do te shpetoje nga pergjegjesite,shkeljet ligjore dhe vjedhjet qe jane te dokumentuara.Te jesh i qete o GAZMIR se ligjit nuk do ti shpetosh asnjehere kudo qe te ndodhesh,sepse u ke hyre ne hak njerzve te ndershem dhe administraten tatimore e mbushur me militante pa arsim e te paafte dhe te gjitha jane me firmen tende,te cilet jane si taksidare dhe na vene gjoba.Si kujton ti se do te shpetosh pa dhene llogari?Vere si vethke ne vesh qe nuk do te leme pa dhene llogari dhe do te merremi personalisht me ty,per demet qe i ke shkaktuar shtetit duke i shperdoruar taksat e popullit dhe tonat o hajdut.Ne nuk do te harrojme Ty asnje here pa dhene llogari.

  13. bulqiza says:

    Ketu çdo gje eshte falso: p.sh sig shendetesore qe paguajme se mos na pyet njeri te dera spitalit, siguracioni i mjeteve komplet kot, kontratat me cez mos pacim dem se as nuk nisemi te kerkojme demin atj atj.

  14. I-liri says:

    Po per cfare kasash dhe fature tatimore flisni, mor zoterinj. Kush jua ka thene se kur blihet meret fature tatimore. Ne panairin e librit, vjet ne nentor, te gjithe e pane me ze e figure kur te gjithe ne radhe, blinin libra pa fature. Po kur i erdhi radha klientit SRB. Dha 10 mije lekeshin mori librin e Fevzos dhe duke u zgerdhire iku. Pa fature tatimore. Aty ne mes te te Tiranes shitet pa kase tatimore. Kryeministri shqiptar blen pa fature. Veri flaken Shqiperise.
    Po ligji per duhanin. E pate? Do ta shikoni.
    Po heqja e qeseve plastike. E pate? S’keni cfare shikoni.
    Po derdhjen e ujrave te zeza ne det. E pate? Po si se pame?
    Po prishjen e ndertimeve pa leje ne bregdet. E pate? E pate qe vazhdojne te ndertohen.
    Po 190 mije te punesuarit si rezultat i sezonit turistik. I pate? Po, si shites ambulante. Por i pame edhe se si mbas mbylljes te sezonit turistik, mbeten 190 mije veta te papune.
    Se, kryeministri thote cdo vit ne fillim te sezonit turistik se, po punesohen rreth 200 mije vete. Sipas llogarise se tij ku ai nuk permend asnjehere, kur ata dalin te papune, per tete vjet, here 200 mije vete, 1 milion e 600 mije te punesuar vetem ne sektorin e turizmit. He, po tani o i shkrete !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje