Ekonomia jonë bie me 11 vende

5 Shtator 2012, 18:59Politika TEMA

Ndërsa qeveria shqiptare flet çdo ditë për rritje ekonomike të vendit, raporti i fundit i konkurrueshmërisë në botë tregon se ekonomia jonë është me pak konkurruese se një vit më parë, duke e zbritur Shqipërinë me 11 vende në krahasim me 2011-ën, raporton Vizion Plus. Në këtë dokument, të publikuar nga organizata e pavarur ndërkombëtare “Forumi ekonomik botëror”, Shqipëria është renditur në vendin e 89, e vlerësuar me 3.91 pikë. Indeksi për vitin 2012 tregon se përpara Shqipërisë sa i përket ekonomisë konkurruese është Qipro ne vendin e 58, Mali i Zi i cili ndodhet ne vendin e 72, Maqedonia në vendin e 80 dhe Bosnje Hercegovina që renditet një vend përpara nesh, në vendin e 88. Raporti tregon se Shqipëria ka lënë pas vetëm Serbinë dhe Greqinë e zhytur në krizë ekonomike, që listohen respektivisht në vendin e 94 dhe 95. Vendi me ekonominë më konkurruese në botë edhe për këtë vit vijon të mbetet Zvicra, ndërsa Singapori renditet në vendin e dytë. Në këtë klasifikim bie në sy dhe rënia e SHBA-ve me dy vende.

9 komente në “Ekonomia jonë bie me 11 vende”

  1. jurgeni says:

    pse ekonomia gjermane eshte ne vendin e 88 , se ne gjithmone mbas gjermanise jemi ne renditje. keshtu thote ai burri.

  2. Enver Hoxha, i Riu says:

    Perpara per fitorje te reja!
    http://imazheshqip.blogspot.com/

  3. BOTA E ZEMERUAR ME POLITIKEN says:

    PSE SOT NE BOTE POLITIKANET PO KERCENOHEN ! …..
    SEPSE ASKUSH NUK PUNON PER POPULLIN POR PER XHEPAT E TYRE.
    I NJEJTI EPISOD NDODHI DJE NE QUEBEC / CANADA.

  4. zum zum says:

    sa keq po ghemania eshte pera nesh oh oh ,do vrase veten rajmonda rami plaku si analist special te ekonomise shqiptare ah ah

  5. PLUHUR DHE MALOKE says:

    SHQIPERIA PLUHUR E INJORANCE MALOKESH.

  6. axis says:

    Korrupsion, korrupsion,

  7. luli says:

    Injoranca paguan…qoft edhe ne natyre…Per kete behet zinxhiri i Sanantonios e dikush e quan Diktatur e proletariatit.

  8. adam says:

    berisha deklaroje se kemi 9000 $ te ardhura per fryme . sigurisht nje genjeshter si gjithmone e berishs . cfar duhet te beje sovrani opozita apo organet qe perpilojne te dhena dhe shifrat per ekonomine kur nje kryeminister genjen publikisht ne nje forum nderkombetare.per nje fallsifikim te shifrave ekonomike greqia shkoje ne humnere . pse nuk i behet nje kallzim penal per nje kryeminister qe fallsifikon shifrat ekonomike te vendit per imazh elektoral ., a ka pergjegjesi per kete institucionet qe duhet te publikojne shifrat dhe qe financohen dhe donatohen nga organizma financiare nderkombetare si BB FMN BZHE . . pse hesht opozita po merret cdo dite me perrallat e saliut per imunitetin . pse nuk i drejtohet forumeve ekonomike te BE dhe keshillit te europes per fallsifikimet qe ben kryeministri qe jane me pasoja per te ardhne e vendit

  9. beko says:

    pensionet jene 15000 leke ne muaj pensionistet jane afersisht 500 mije vete administra mesuesit 45000 leke ne muaj mjeku 45- 50 mije leke ne muaj . bisneset e vogla pagat jane 22 mije leke ne muaj ja po themi 50 mije leke ne muaj .femijet nxenesit te pa punet qe zene nje pjese shume te madhe te popullsise qe nuk kane te ardhura . shteti nuk kompeson dhe nuk ndane te ardhuar per fryme per popullsine se te gjitha pasurite e tije jane shitur dhe jane private . berxhi publik eshte ne shifra 60% kur thota berisha 60% eshte sigurte 70%. nga te gjitha keto nuk ka si del qe ne kemi te ardhuart per fryme 9000$ . nqs ne jemi mesuar te genjehemi dhe te nagenjejne si ka mundesi qe BE te heshte ndaj nje qeverie dhe ndaj nje kryeministri qe genjen. kjo eshte be qe duam te shokjme ne genjeshtra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje