Berisha ndalon punësimet në administratë dhe kërkon që çdo prokurim fondesh të miratohet nga Ridvan Bode. Nuk ka më festa, shpërblime, dieta, udhëtime jashtë shtetit, seminare apo trajnime për administratën
Nuk ka më punësime në administratë, asnjë prokurim i fondeve të buxhetit nuk do kalojë pa u marrë më parë miratimi i Ridvan Bodes, nuk ka udhëtime jashtë shtetit, ngrijnë dietat dhe trajnimet e seminarët tani janë të ndaluara. Të gjitha veprimtaritë social- kulturore dhe shpërblimet bllokohen. Ky është vendimi më i fundit i qeverisë shqiptare. Edhe pse ishte vendimi më i rëndësishëm i kësaj dite, kryeministri Sali Berisha nuk foli për asnjë moment për të, por hidhej sa dega në degë duke folur për çfarë i vinte ndërmend, duke nisur që nga ndarja e degëve të gjuhës dhe letërsisë (dikush duhet t’i thotë se kjo ndarje është bërë) e deri tek kasat fiskale. Vendimi tregon edhe njëherë se arka e shtetit është në pikë të hallit, por qeveria është e vetmja që nuk e pranon krizën e rëndë.
VENDIMI
1. Pas datës 7 shtator 2012, botimi i çdo lloj njoftimi, përjashtuar njoftimin e kontratës së nënshkruar për prokurim të fondeve buxhetore për shpenzime operative të njësive të qeverisjes qendrore, sipas përcaktimeve në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të bëhet me miratimin e ministrit të Financave, pas vlerësimit të burimit të financimit.
Përjashtohen nga ky rregull fondet buxhetore, që shkojnë për shërbimin e ushqimit apo medikamenteve në ato njësi të qeverisjes qendrore, në të cilat kryhet ky shërbim, blerjet e vogla emergjente, të cilat nuk janë objekt prokurimi.
2. Masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare të reduktohet 20%, për çdo përfitues sipas përcaktimeve të vendimit nr.864, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë publikë”.
3. Çdo funksion në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, i miratuar në organikë dhe i paplotësuar ende, të ngrijë deri në fund të vitit. Përjashtohen nga ky kufizim vendet e paplotësuara, për të cilat është realizuar konkursi, si dhe raste tepër specifike, për të cilat merret miratimi i ministrit të Financave.
4. Kërkesat për inicimin e akteve të Këshillit të Ministrave për miratimin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore pezullohen.
5. Fondi i veçantë, i planifikuar në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, nuk përdoret për veprimtari social – kulturore dhe shpërblime deri në datën 5 dhjetor 2012.
6. Shpenzimet për udhëtim e dieta jashtë vendit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, nëpërmjet minimizimit të udhëtimeve, përjashtuar ato të një rëndësie të veçantë dhe, vetëm për një numër të kufizuar punonjësish. Në çdo rast, për kryerjen e këtyre udhëtimeve të merret miratimi i ministrit/titullarit të institucionit qendror. Në rastin e pjesëmarrjes në konferenca apo aktivitete, për të cilat paguhet tarifë pjesëmarrjeje, merret paraprakisht miratimi i ministrit të Financave.
7. Trajnimet/seminaret/kurset jashtë vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t’u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fondet buxhetore të miratuara për vitin 2012, bllokohen.
8. Fondet buxhetore të papërdoruara deri në miratimin e këtij vendimi për trajnimet/seminaret/kurset, përfshirë këtu edhe trajnimet e ITAP-it brenda vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t’u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fondet buxhetore të miratuara për vitin 2012, të reduktohen në masën mbi 50% .
9. Ngarkohen të gjitha institucionet e njësive të qeverisjes qendrore dhe qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi.
babe! mos nuk na dalin paret per fushaten elektorale ?
ani s’ka gja se ua marrim biznesmeneve dhe shesim ndonje cope toke te kusherinjte serbe.
Po 9mije dollaret per koke, ku shkuan?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/dhi-e-zgjebosur-dhe.html
I kane cuar te gjitha parat ne dor te Ritvanit qe te krijojne fondin e partise per zgjedhjet e 2013, pasi i decentralizuar, keta kusaret do mbushnin vetem xhepat e tyre dhe do e linin partine that. Nga ana tjeter nuk e lene LSI-n te marri rracionin e saj nga tenderat. Jane te zgjuar ket qerratallaret.
Shqiptaret duhet ta kishin hedhur Berishen me bythe perpjete qe kur vravi me 21 janar, Berisha vetem ka genjyer rregullisht ne lidhje me ekonomine. Shqiptaret po legjitimojne te gjitha krime dhe marrezirat e Berishes duke treguar para syve te nderkombetareve qe shqiptaret jane frikacake dhe te humbur ne lidhje me demokracine.
z. kryeminister eshte teper vone kjo duhesh bere 2 vjet me p[are pasi pasojat e krizes diheshin.bankat sot nuk kreditojne aresyeja dihet se ajo kerkon garanci ne shlyerje dhe kur shikon qe ka hy ne loje kleringu trembet.baNKA KOMBETARE VAZHDON SHPERDORIMIN E PARASE TI DUHET TA KERKOSH LLOGARINE SE DHE AJO NGA QESJA E SHTETIT MERRET. MONOPOLIZIMI I EKONOMISE ESHTE KTHYER NE PARAJSE PER PAK NJEREZ DHE SHUMICA VUAN PER BUKEN E GOJES. SHTRESA MESME QE PO KRIJOHEJ QE ESHTE KONSUMATORJA E TREGUT PO ZHDUKET. REMITANCAT E REFUGJATEVE PO SHTEROJNE DHE NUK HIDHEN NE INVESTIME SE KANE FRIKEN E SE NESERMES. ATO QE TE KESHILLUAN PER KETE LLOJE EKONOMIE KU PER HIR TE INVESTIMEVE TE PAGUAJNE PAK SOLLEN KETE SITUATE DHE PRIT SE ME RITME ME TE SHPEJTA DO VIJE RECENSIONI QE UNE SE UROJ KURRE POR ESHTE I PA SHMANGSHEM.SHTETET QE PO REZISTOJNE KRIZES NAFTEN MINERALET SI BURIME STRATEGJIKE I KANE SHTETERORE DHE ME KONJUKTUREN E TREGUT NXJERRIN FITIME SHUME TE MEDHA . NE I KISHIM QE PO TE DOJE TI ATO DO TE ARRININ REZULTATE POR SOT JANE TEK PRIVATI .
mire e ke ti qe duheshin nikoqirisur parate..po kjo lloj administrate e varfer menderisht po shume e korruptuar ska menyre tjeter..vetem te vjedhe..dhe ve kesaj kam degjuar dje z.ministrin e financave qe fliste e sensibilizonte opinionin per deklaraten mbi te ardhurat personale…e thoshte qe duhen plotesuar sa me shpejt etjetj(se buxheti eshte troke)..dhe ne udhezim shkruhet qe formularet gjenden prane postave e prane deges se tatimeve…te postat se kishte haberin kush..bile se kuptonin si koncept se ca ishte…te tatimet skishin ardhur formulare..e pastaj hajde fol ti…keta njerez te koollarisur a thua se punojne?…
Sa perqind te buxhetit te shtetit zene keto shpenzime?Tani qe mori BOLJA me falni BODJA keto masa ja hudhem krizes. A cna ka gjet me keta te semure mendore
nuk ka me hallve mbas buke degjuat o ministra,shkurtoni vjedhjet
Po te kesh minister te financave nje fshatar dallkauk dhe te paafte dhe hajdutin me te madh te ketij shteti si RIDVAN BODE,i cili e ka mendjen te lyeje fytyren si ato kurvat me xhel cdo te presesh.Bile me keq do ta sjelle gjendjen por ta dije se nuk do te shpetoje pa dhene llogari si ministrat e Gadafit,ndersa padroni i tij si Gadafi.Koha e tij ka mbaruar dhe fundi po i vjen shpejt
Berishen e rembefte dheri jo te pranoje krizen,,, Vravi shpresen e nje populli te tere, .Vravi vodhi dogji genjeu dhe shkateroi gjithcka ne kete toke . I pagofte ne femijet e tij ky kriminel ,,, te gjitha krimet dhe vjedhjet e kesaj toke ,,, mbetet lakuriq sic erdhi nga Vicidoli ,,mos ja pafsh gezimin kesaj bote t’i dhe pjellat e tu o qen bir qeni,,o kafshe e zbritur nga malet,o i cmendur qe po cmend nje popull te tere.
Qe te thote berisha keto imagjino ku ka aritur shteti?
vetem te jesh i çmendur mund ti pergjigjesh ketij te çmenduri….qe po luan MENDESH nje shqiperi te tere..saliu nuk eshte i çmendur ,jo — te çmendur eshte populli qe durojme kete ”’MOSTER”’ ILAçI ??? TE FALEMI te gjithe para kryeministrise ne gjynje e te mallkojme te gjithe bashke me ze kete ”DJALL”
Si ka mundesi? muajin qe kaloi u rriten rrogat tha Kryebandilli,a nuk eshte po ky qe thot se nuk e njofim krizen.