Kishte shumë pritshmëri përpara fjalimit të ish- presidentit amerikan, Bill Clinton, në konventën e demokratëve në Charlotte. Dhe Clinton u prit si një popstar.
66 vjeçari ndezi turmën me fjalimin e tij.
“Unë dua të nominoj një person, që nga jashtë është cool, por nga brenda digjet për Amerikën,” thirri ai përpara një turme prej 20 mijë njerëzish.
Ai foli deri në 50 minuta përpara të pranishmëve. Në fund të fjalimit Obama doli në skenë dhe të dy u përqafuan. Ndërkohë disa media thonë se përkulja e Clinton përpara presidentit amerikan ishte një moment kulmor.
Korrespondenti i BBC thotë se ky fjalim ishte krejt ndryshe nga gjithçka ka parë gjatë kësaj fushate nga të dyja palët.
“Ju do të vendosni se në çfarë vendi doni të jetoni,” tha Clinton, që njihet për aftësitë e tij për të fituar mbështetës.
Ish Presidenti Bill Clinton, i njohur si president i begatisë dhe rritjes ekonomike për amerikanët, foli dje në mbrojtje të rizgjedhjes së zotit Obama dhe ua hodhi fajin republikanëve që, sipas tij, kanë refuzuar të bashkëpunojnë me presidentin në një numër çështjesh, raporton VOA.
“Megjithëse shpesh kam mosmarrëveshje me republikanët, unë kurrë nuk i kam urryer ata në atë mënyrë që e djathta ekstreme, e cila tani kontrollon partinë e tyre, duket se urren Presidentin Obama dhe demokratët,” tha zoti Clinton.
Ish presidenti Clinton tha se kur ishte guvernator, ai bashkëpunonte me presidentin e atëhershëm Reagan për reformën e ndihmës së papunësisë si dhe me presidentin George H.W. Bush për çështjet e arsimit. Ai tha se i ishte gjithashtu mirënjohës presidentit George W. Bush për bashkëpunimin në disa çështje të tjera.
Zoti Clinton tha se kur kohët janë të vështira, konflikti i përhershëm mund të jetë një taktikë e mirë politike, por në botën reale bashkëpunimi funksionon më mirë.
“Një ndër arsyet kryesore se përse Amerika duhet të rizgjedhë Presidentin Obama është se ai vazhdon të jetë për bashkëpunimin. Ai emëroi republikanë në postet e sekretarëve të mbrojtjes, të këmbësorisë dhe të transportit. Ai emëroi një nënpresident i cili kandidoi kundër tij në vitin 2008,” tha zoti Clinton.
Zoti Clinton kritikoi republikanët, duke thënë se ata përpiqen të duken si një alternativë e pranueshme ndaj Presidentit Obama, por nuk janë në gjendje të thonë shumë për idetë që kanë ofruar gjatë dy viteve të fundit.
“Mua më pëlqen më shumë argumenti për rizgjedhjen e zotit Obama. Ai trashëgoi një ekonomi thellësisht të dëmtuar, filloi rrugën e gjatë dhe të vështirë drejt rimëkëmbjes dhe hodhi bazat për një ekonomi moderne dhe të balancuar mirë që do të krijojë miliona vende të reja pune dhe shumë pasuri për njerëzit me ide të reja.”
Ish presidenti Clinton mbrojti planin e zotit Obama për kujdesin shëndetësor dhe paraqiti argumentin se përse, sipas tij, plani i presidentit Obama për pakësimin e borxhit është më i mirë se sa ai i kandidatit republikan Mitt Romney.
Zoti Clinton, i cili njihet si presidenti që u largua nga Shtëpia e Bardhë me suficit në buxhetin kombëtar, tha se plani i zotit Romney për të shkurtuar borxhin nuk mund të funksionojë, sepse nuk i qëndron provës së përgjegjshmërisë fiskale.
Sic duhej të bënte Fatosi para Ramës, bie fjala.. po jo, s’e ka thënë Perëndia për Shqipërinë.. të iki ky Clinton të bëjë një parti tjetër tani t’i prishë punë Obamës!
Bravo marsel, Marsel e drejte ajo qe ke shkruar…
E mban mend ti si doli Obama te luftonte per Kerry-n ne 2004 duke hapur konventen?
Ne te njejten kohe Rama po fuqizonte Mjaft-in e Vilajet Qyrkut per te luftuar Nanon.
Ata atje e kane te qarte strukturen, kane secili vendin e tyre ne parti e asnjeri nuk eshte zot i perhershem. Keta tanet duan te jene perendi, dhe kur nuk jane fillojne e sulmojne te tere.
Bravo Marsela, krahasimi behet lehtesisht ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-2.html
C’fare thua moj Marsela!? Po ku e le tangerlleku Nanon te perulet! Le qe harova; ai edhe sikur te doje nuk e le barku.
Bill Clinton presidenti me i mire qe ka patur America.Respekt dhe nderim per te
Veprim shume domethenes
i mendjes me te ndritur te Demokrateve Amerikane!
Me kete veprim
kerkon bashkimin rreth Kandidatit demokrat Obama!….
dhe jo si disa kritizere te semure shqiptare
qe me shume merren me Edi Ramen
se sa me Sali Katrahuren,
Varrmihsin e Shqiperise!….
dhe ja si eshte ne boten e qyteteruar dhe sa turp per llumin qe mbulon Shqiperin.
kur degjon nje fjalim te tille prej nje nga presidentet me te shquar te amerikes sic eshte bill klinton me gjithe mend te ben te kesh shprese per te ardhmen. por ne vecanti me beri gjuha qe perdori per republikanet kritikoi por nuk i perbuzi.te gjithe e dime se ne amerike klintoni eshte i vetmi president qe e la me suficit ekonomine amerikane dhe obama e mori nga bushi junior ne nje katastrofe te vertete pse? e djathta ka filozofine e saj per ekonomine duke mbrojtur monopolet e medha qe i zene frymen ekonomise dhe tjetra eshte roli negativ i bankave amerikane ne ekonomi pasi ato se bashu me wall streetin e cuan ekjonomine ne kolaps.dy here ne keta 100 vjet ju desh demokrateve si rusveld dhe obama te jene perball krizave me te medha ne historine e amerikes . e djathta eshte provuar se fundi qe nuk ka kapacitete dhe ide ekonomike per te dal nga kriza gjithmone po vertetohet se privatizimi i plote i ekonomise do te coje ne falimentim . sot ne europe dhe ne usa po kerkohet nje rol me i forte i shtetit tek ne po ndodh e kunderta po zbehet roli i shtetit dhe sdo jete e larget dita qe kjo poltike ekonomike do na coje ne recension.pra une personalisht per ato qe ka bere dhe ndihma qe na dha ne shqiptareve bill klintoni do te mbetet figura me simpatike ne politiken boterore.amerikanet e kane provuar presidencen e tije. obama do te jete presidenti i ardhshem i amerikes pasi ato mbrojne shtresen me vitale te shoqerise ate te mesme.
Tani e kuptova una nga e merr Rama frymezimin per ti votuar cdo ligj si ja do b*tha Saliut, biles do bej koalicion edhe me Ilir Floririn per hajdutlleqet e te cilit u vran 4 shqiptare me duar ne xhepa dhe qe sot Ram Shalatani i ka harruar fare. Ram Sharlatani jone i ngjaka Obababames more vellezer. Sa inat qe Tosi i Xhoit nuk i perkulet Rames. Ja kjo na e prish ne shqiptareve qe nuk jemi si amerikanet.
Pa tjeter qe shume do te me terheqin vemendjen ,per komentin qe do te
bej.Perpara se te shkruaj duhet te mirni vesh se une si shtetas amerikane,kush do qe te zgjidhet presidente ,ai eshte presidenti tim
ashtu sic eshte ai demokrat apo republikan,por nje gje duhet te miret
vesh,se ai burre qe heq breket dhe i perkulet nje femre,ai burre i
perkulet dhe nje arxhiut te lumit.Nuk eshte suprize e madhe me te tille
amerikane me fjalimet dhe perkuljet e tyre. pershendetje
shume mire clinton, edhe tani di te sillet dhe ti beje njerzit ta duan,
pse nuk e kandidojne clintonin dhe nje here per president, sepse vetem ai esht ne lartesin e te qenurit nr.1,
ja ti japin nishanit nje mandat te dute po kush do e perkrahi asnjeri nje mish me dy sy kukullne karrike qe te jep flamen