Berisha zgjidh qesen për SHISH-n e Visho Ajazit. Bahri Shaqiri ankohej për fondet

6 Shtator 2012, 10:19Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha duket se i ka lënë pas kontradiktat me SHISH-in pas emërimit në krye të këtij institucioni të të besuarit të tij, Visho Ajazi.

Kështu Kryeministri ka vendosur të ndryshojë trajtimin financiar për “spiunët” që do të kryejnë veprimtarinë e tyre jashtë zonave të banimit. Sipas, gazetës “Shekulli” fondi që i akordohet shërbimit sekret për këtë vit është 13 miliardë të vjetra.

Në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave theksohet: “Kur punonjësi i Shërbimit Informativ të Shtetit për nevoja të punës dhe interesa të shërbimit caktohet jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi 8 mijë lekë nga 36 deri në 60 kilometra, 10 mijë lekë nga 61 deri në 100 kilometra, 13 mijë nga 101 deri në 150 kilometra, 15 mijë lekë nga 151 deri në 200 kilometra dhe 20 mijë lekë në rast se distanca i kalon 200 kilometra”.

Përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të territorit të punonjësit të SHISH-it, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin e juridiksionit të qendrës së punës ku punonjësi është transferuar.

Kreu i mëparshëm i SHISH, Bahri Shaqiri ka pasur vazhdimisht kontestime për buxhetin që i është akorduar, duke u shprehur se ishte i pamjaftueshëm për të mbushur gropat që janë hapur nga vitet e kaluara dhe jo më për të vazhduar punën e vitit 2012, por kjo nuk është marrë parasysh.

Por me ardhjen në krye të institucioneve të njerëzve të tij Berisha “e zgjidh qesen”, sepse të njëjtën gjë ka bërë dhe me Presidentin Bujar Nishani, të cilit jo vetëm i rregulloi vilën, por i rriti dhe pagën.

8 komente në “Berisha zgjidh qesen për SHISH-n e Visho Ajazit. Bahri Shaqiri ankohej për fondet”

  1. loni says:

    paska buxhet sali berisha,,pse thone gazetat arka e shtetit eshte boshe,,vetem per nje instucion do jepen 13 miliard te vjetra,,kjo do te thote qe leku qenka sheshit….mire e ke kur gjen shesh bj pershesh,,shtypi po me leket e popullit budallla je ti te ikesh nga qeveria,,kape edhe ate kallamin e gjate edi ramen se ai eshte frikacak,,duke te perkrahur ty na la mbrapa 1000 vjete…

    1. Johnny English -Jaelous says:

      Po e pergatit per militantet, per zgjedhjet e 2013!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html

  2. Berlin says:

    Dicka e llogjikshme. Ka shume pune per te bere djali dhe i duhen njerez e njerzit pa leke nuk vine …jane kush e di sa dosje te reja per tu hapur e kushedi sa te tjera per tu zhdukur…eh si nuk ju ha nje mortje juve te gjithve.

  3. ajdin says:

    Spiunat te denohen me varje,keshtu dhoshte Azem Hajdari.Kete e dhoshte edhe Sala.JA kushe kan qene spiunat edhe ne kohen qe lame pas,gjithashtu te njejtit edhe sot.Vetem qe perpara e benin pa leke,kurse sot paguhen.Gropen vetes do ja bejne.MASKAREJTE.Keta me te vertet dune varje.GJUSHE,BABE edhe BIRE e kane trashgim me qene vegla te pushtetit.

  4. Deni says:

    Spiun i felliqur,plehre me keq se Sali Krimineli.

  5. paridi says:

    Tani duhet pasur frige kete sherbim pushtash qe vetem me militante dhe hora do te mbushet duke i bere gjoja bashkepuntore duke zhvatur parate e popullit, ku ishte deri tani ky sherbim pse sala nuk i dha para cfare ka per te bere me shume tani,keto jana gjera banale qe vetem ne shqiperine e 2012 ndollin.

  6. dritani says:

    Ky eshte kapitulli i dyte i “Shkurtimit te Shpenzimeve” qe vendosi me VKM Saliu dje.

  7. lali says:

    Kurse ne dhe kalamajve tan na takon te paguajm borxhet,e po sishim dakort te na japin edhe dru.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje