Një ditë pasi një shtetas suedez u kap rastësisht në pikën doganore të Muriqanit, në Shkodër, me nëntë pistoleta pa leje, policia ka arrestuar edhe një efektiv të repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtës me akuzën e trafikimit të armëve.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 28-vjeçari Denis Sokol Sukni, me profesion punonjës policie i repartit te FNSH nr.712 Tiranë, raporton Ora News.
Arrestimi i tij u realizua pasi dje në mesditë në rrugën “Kongresi i Lushjes” gjatë kontrollit personal janë gjetur në çantën e tij të krahut një armë zjarri, pistolete tip “Makarov” me një krehër me shtatë copë fishekë luftarak të kalibrit 9 mm, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Mercedes Benz” janë gjetur edhe 7 krehra automatiku dhe një sasi 130 copë fishekësh luftarak mod 56, kalibri 7.62 mm, një sasi prej 20 copë fishekë mod 54, kalibri 7.62, tre fenelina, një shkop bejsbolli etj.
Në kuadër të kryerjes se veprime proceduriale për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm në ngarkim të ti, punonjësit të policisë iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe arma organike e shërbimit një pistolete, tipi TT.
Sa jon shtu kto puqistat mor jahu?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/21-janari-2011-pucisti.html
parapergatitje per zgjedhjet….
Ene ky vallai osht i PS se keta te PS bridhi neper Tirone me pakllake ne brez…si LYM KETA ne vaktit.
Ehe,do te ishte mire te ishte edhe sot LUM KETA e KAJO KARAFILI,per te luftuar fashizmin malok-mafioz-berishian.