Majko: Po rrëshqasim drejt shtetit partiak. Politika dhe ekonomia, më keq se në vitin 96

6 Shtator 2012, 12:13Politika TEMA

Nga Renato Kalemi, Revista Klan

Ai nuk e ka humbur shpresën. Nuk i pëlqen të mendojë se Shqipëria do të refuzohet për herë të tretë nga Brukseli. Prandaj, Pandeli Majko beson se në momentin e fundit do ta marrim një ftesë të “kushtëzuar” nga Bashkimi Europian. Një ftesë, e cila të nxisë dhe vendosë piketa për ecjen në drejtimin e duhur, për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por jo sipas stilit, “më të mira se të mëparshmet”. “Faktori ndërkombëtar dhe Brukseli nuk ka pse vihet më në rolin e berberit “Figaro” me politikën shqiptare. Boll!”, thotë deputeti dhe ish kryeministri socialist. Sipas tij, shqiptarët i përkasin ndërgjegjes europiane dhe ftesa ndaj Shqipërisë do të ishte edhe shtrirja e përgjegjësisë së saj në një hapësirë dhe komb unik në ndjenjën proeuropiane. Në këtë intervistë për Klan, Majko prek edhe çështjen e diskutueshme të imunitetit, që pritet të ndezë debat me çeljen e Parlamentit; por, edhe për përshtypjen e tij se klima politike në vend i ngjason shumë asaj të vitit 1996.

Zoti Majko, veprimtaria e politikës tani për tani është ndalur në çështjen e imunitetit dhe kërkesën e kryeministrit Berisha për të mbajtur një referendum, pavarësisht kërkesave/kushteve të opozitës. Duket se kjo është çështja nga e cila do të fillojnë debatet në shtator. Çfarë hapash duhet të ndjekë Partia Socialiste me fillimin e punimeve të Kuvendit?

Besoj se do të jetë një histori me të papritura. Arsyet janë shumë, por ato përgjithësisht lidhen me dy procese që shtyjnë dy polet kryesore të politikës në pozicione shpesh kontradiktore. Ato janë procesi i Integrimit Europian dhe fillimi i vitit zgjedhor parlamentar. I pari, nxit bashkëpunimin thuajse të “detyruar”, ndërsa i dyti, nxit betejën politike në kushtet e një shteti partiak. Palët janë të kontraktuara sa shpesh është e vështirë ta shpjegosh marrëdhënien e tyre në publik. Ndodh që një ditë një palë akuzon tjetrën si “kriminele” dhe ditën tjetër “bashkon” votat me të për një reformë të rëndësishme. Realiteti politik në Shqipëri është në fakt pak i matshëm me nivelin e propagandës mediatike. Çështja e imuniteteve u bë pasqyrë e kësaj të fundit. Opozita, çështjen e “imuniteteve” e mori me seriozitet. Kuptoi strategjinë e kundërshtarit dhe iu përgjigj asaj me racionalitet.

Sot, për PD-në duhet një sforcim i madh që t’i shpjegojë publikut se urgjenca e votimit në datën 6 gusht ka si “binjakun” e vet një referendum hipotetik të propozuar si zgjidhje. Kjo sigurisht shkakton humor, por të hidhur. Shpresoj në reflektim.

Duke filluar nga muaji maj e deri në mbylljen e punimeve të Kuvendit, u bënë mjaft përpjekje për konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, qoftë për zgjedhjen e Presidentit, apo mbylljen e disa reformave të rëndësishme. Përpjekje që deri tani kanë rezultuar pas sukses. Sipas jush, a ka më arsye të shpresojmë se në vjeshtë do ta marrim statusin e vendit kandidat? A ka më kohë në shtator-tetor për të ndrequr diçka? 

Mendoj se kohë ka. Sigurisht, kjo është e thjeshtë për t’u thënë dhe e vështirë në marrëdhënien e mosbesimit të opozitës me mazhorancën. Loja e “patates së nxehtë” për të shpallur fajtorë për mosbashkëpunimin bllokues është bërë bajate. Partisë Socialiste nuk mund t’i kërkosh më shumë. Ajo tejkaloi vetveten dhe marrëdhënien denigruese të mazhorancës. Partia Socialiste pranoi faktin se procesit të integrimit europian nuk mund t’i bëhet opozitë. Oferta e saj ishte që brenda shtatorit, dhe pa asnjë kusht të panegociueshëm, pas diskutimit të mbetur për ndryshimet kushtetuese të PS-së, gjithçka mund të mbyllet me votim në Parlament. Kaq për imunitetet.

Për procesin e integrimit në tërësi, mendoj se do të duhet mjaft punë nga qeverisja e përgjumur shqiptare. Janë 12 rekomandime dhe çdo gjë që do ketë të bëjë me votën e opozitës jam i bindur se ajo do të jetë veç “pro”. Kot vijmë vërdallë me shpenzime energjish për lançime referendumesh, për të zëvendësuar në fakt, paaftësinë negociuese të mazhorancës.

Shpresoj që në momentin e fundit të kemi një ftesë të “kushtëzuar” nga Brukseli. Shpresoj një ftesë që nxit dhe vendos piketa për ecjen në drejtimin e duhur. Kjo e fundit, për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe jo “më të mira se të mëparshmet”. Faktori ndërkombëtar dhe Brukseli nuk ka pse vihet më në rolin e berberit “Figaro” me politikën shqiptare. Boll! Shqiptarët i përkasin ndërgjegjes europiane dhe ftesa ndaj Shqipërisë do të ishte edhe shtrirja e përgjegjësisë së saj në një hapësirë dhe komb unik në ndjenjën proeuropiane.

Në Shqipëri standardet e politikanëve në qeverisje dallojnë dukshëm nga mentaliteti i votuesve. Me historinë 100 vjeçare të përmbledhur në një mbretëri, diktaturë dhe tranzicion postkomunist, shqiptarët kanë rrugë për të bërë në “takimin” me veten. Ata meritojnë ftesën. Ajo është vetë shpresa për të ardhmen e tyre. Shpresa nuk mund të refuzohet.

Pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës nga radhët e PD-së, lajmi për shkarkimin e drejtorit të SHISH-it ishte jo edhe aq surprizues për opinionin publik. Ndërkaq, po afron edhe fundi i mandatit të Prokurores së Përgjithshme. Duke qenë se viti 2013 është vit elektoral, sa e shqetësuar është PS-ja lidhur me këto zhvillime në institucione të rëndësishme të shtetit dhe ç’mund të bëjë ajo? 

“Niveli” i shqetësimit lidhet dhe nuk lidhet me PS-në. Kjo që po ndodh nuk ka të bëjë me qeverisjen dhe opozitën, por me diçka më të përtejshme. Ajo është kontrolli i shtetit. Ai po humbet autokontrollin e vet të brendshëm dhe balanca me opozitën është diçka krejt tjetër.

Prokurorja e Përgjithshme është që tani e shkarkuar. Ajo që ka ngelur është vetëm procedurë. Pse ta lodhim lexuesin me naivitete. Ajo që po ndodh është më e rëndë se kaq. Të kesh një qeveri të keqe, është politikë e të parit të zgjidhjeve. Të kesh një shtet partiak, është një dramë me dy akte.

Aktualisht po rishkruhet një histori e njohur. Ajo vjen nga paaftësia e një kulture që nuk mirëkupton humbjen në politikë. Në Shqipëri, humbja në politikë barazohet me dështimin. Mungesa e modeleve të historisë kombëtare dhe konstrukti i “ferrit” të interesave që rrethon dëshira për pushtet, po shtyn vendin në lidhjen e fatit të shtetit me fatin e individit. Kjo ka qenë dhe është drama jonë historike, “tavani” që nuk ka lejuar ngritjen fenomenit shqiptar në një njohje reale të cilësive të veçanta të vetvetes.

Në një analizë tuajën të fundit, të botuar fillimisht në faqen personale të Facebook, ju keni paralajmëruar rrezikun e përsëritjes së fenomeneve të zgjedhjeve të 1996-s. Keni shtuar se në politikën shqiptare po shfaqet sindromi i Arturo Ui-së. Përse mendoni kështu? Ç’të ngjashme ka klima politike e Shqipërisë së 2012-ës me atë të 1996-ës? 

Nuk besoj se prisni që t’u përshkruaj “Suden” apo “Xhaferrin” e sotëm. Në këndvështrimin tim, siç u shpreha edhe më parë, po rrëshkasim drejt shtetit partiak. Ekonomia po shkon më keq se politika. Ajo është më e privatizuar se sa në 1996, por sensi i përsëritur i kontrollit të ekonomisë nga qeverisja po përçon deformime dhe po nxit kulturën mafioze në biznesin shqiptar. Dhe ky është vetëm fillimi. Kultura e kontrollit të vendimmarrjes po nxit një vërshim të interesave të bizneseve në politikë. Shikimi i qeverisjes si “platformë biznesi” do shkatërrojë të ardhmen e vendit. Në vitin ’96 këtë e bënin me diletantizëm firmat piramidale, ndërsa tani lidhjet e qarqeve ndërkombëtare të krimit të organizuar rrezikojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Kontrolli qeveritar e ka futur biznesin shqiptar në një rrugë pa dalje duke humbur “barazlargimin” nga interesat politike dhe ofrimin e politikës si “status” biznesi. Ky fenomen po shkatërron politikën dhe e ngatërron atë me interesa afatshkurtra. Politika nuk mund të bëjë njëkohësisht arbitrin dhe lojtarin duke veshur “dy bluza”. Kjo po lodh qytetarin, i cili politikën po e sheh si “çështje lekësh” dhe marrëdhënia e tij po shkon drejt antipolitikës. Po përgatitet terreni, ngadalë, për një radikalizëm refuzues karshi politikës, i cili nuk dihet çfarë drejtimi do të marrë. Kjo e fundit, nuk është si viti ‘96. Është më keq!

Po të ishte problemi tek krahasimet, do të binim në efektin lavjerrës të justifikimit të vetvetes. Dua qetësisht të them se ajo që kemi shkruajtur në “letrat” e shtetit, Shqipëri, dhe ajo që po ndodh në realitet, janë dy gjëra të ndryshme. Është njëlloj si të shmangesh në ndërtimin e një godine nga projekti i saj në letër. Po deformojmë “godinën”. Po deformojmë mënyrën tonë të jetesës. Po deformojmë përgjegjësitë e mazhorancës. Po deformojmë veprimin e opozitës. Ky deformim do absorbohet nga shoqëria. Ajo do shfaqet në forma të ndryshme. Kemi një të kaluar historike që e njeh këtë deformim. Ai në shkencën e psikologjisë nuk quhet “sindroma Arturo Ui”. Jo! Emri i sindromës quhet “Stokholm”. Kjo sindromë ka marrë emrin nga një ngjarje në 1973, kur viktimat e grabitjes dhe pengmarrjes së një banke u dolën në mbrojtje dhe shfaqën besnikëri ndaj pengmarrësve të tyre. Ndodhi në Stokholm.

Unë zgjodha “Arturo Ui”-në për një arsye më të thellë se paralelja e një “sindrome” me çfarë rrezikon vendi. A mos është ky “alarm” apo “alibi” për një humbje të mundshme të opozitës!? Përgjigja është thjesht, “Jo!”. E kam bezdi të luaj me frikën! Por, nuk e fsheh, se atje ku mungon barazia para ligjit nuk ëndërrohet barazia e votës. Shpresa ime, është goditja e marrëdhënies së mosbesimit të shoqërisë me politikën. Pyetja “Ku po shkojmë?” është therrëse, aktualisht, në shoqërinë shqiptare. Rindërtimi i marrëdhënies midis shoqërisë dhe politikës fillon me tregimin e së vërtetës. Nëse arrihet kjo, për krizën aktuale ka filluar numërimi mbrapsht. Shqiptarët janë të rrallë në ndjeshmërinë ndaj së vërtetës!

Jemi një vit larg nga zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Ju jeni shprehur se PS-ja duhet të bashkëpunojë me të gjithë frontin opozitar. A i qëndroni këtij mendimi se për të rrëzuar kryeministrin Berisha në vitin 2013 duhen aleanca me parti të djathta e të majta, të cilat e ndjejnë veten në opozitë? 

Nuk bëhet fjalë për të “rrëzuar” kryeministrin aktual. Do të ftohet publiku për ta larguar atë me votë, brenda logjikës kushtetuese në fuqi. Unë besoj tek aleancat që vijnë si bashkim që lidh dëshirën e shoqërisë me interesat politike, për garancinë e matematikës së qeverisjes. Dëshirat dhe kalkulimet e politikanëve, në eksperiencën time, shpesh janë një çështje personale. Këto të fundit nuk kam marrë mundin t’i mirëkuptoj. Dëshira dhe qëllimi në politikë i dallon pikërisht kjo. Shqipëria është në një stad krize ku “çështjet personale” janë komoditet.

Ndërkaq, jeni shprehur se në këto shtatë vjet, PS-ja nuk ka bërë opozitën e shkëlqyer dhe se ka vend për ndryshime. Çfarë duhet të kishte bërë më mirë lidershipi i PS-së në këto 7 vjet opozitë? 

Edhe sikur të kisha një opinion, nuk besoj se lexuesi do dëshironte të lodhej me shprehje të përgjithshme. Për opozitën aktualisht diskutohet, sidomos, çfarë do të bëjë për të ndryshuar statuskuonë aktuale politike dhe garantuar një qeverisje të stabilizuar. Të tjerat mbeten shpjegime dhe kujtime. Kaq!

Ka një opinion, sipas të cilit, PS-ja do të vijë në pushtet jo për meritën e saj si alternativë, por për shkak të lodhjes së mazhorancës dhe skandaleve e akuzave të ndryshme ndaj saj. Mendoni se PS-ja është gati të vijë në pushtet dhe e gatshme të qeverisë vendin? 

Nëse opinioni juaj do të verifikohej i vërtetë, atëherë PS-ja dhe koalicioni i saj në qeverisje nuk do ta ketë të gjatë. Kjo, padyshim do të ishte dramë për socialistët, por jo për Shqipërinë. Drama për Shqipërinë do të ishte e kundërta. Ajo do të fillonte, një ditë pas zgjedhjeve, me Berishën të lodhur dhe të përsëritur drejt një katër vjeçari tjetër pushteti. Sot, Shqipërisë i duhet një kontratë e re sociale dhe shoqërore. Ky është qëllimi i ndryshimit të kërkuar dhe pastaj një qeveri e re me disa ministra të rinj. “Përgatitja” për të dytën është rrjedhojë e së parës. Shpresoj!

Ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për marrëveshjen e ujërave mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila duket se po rinegociohet. Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka kërkuar që ajo të bëhet e hapur dhe në dritë të diellit. Mendoni se fshihet diçka në të gjithë këtë çështje, nisur edhe nga mënyra se si u zbuluar marrëveshja e parë? A vihen në pikëpyetje marrëdhëniet mes dy vendeve? 

Duke respektuar pyetjen, mendoj se opinioni brenda saj flet më shumë se sa përgjigja ime.

15 komente në “Majko: Po rrëshqasim drejt shtetit partiak. Politika dhe ekonomia, më keq se në vitin 96”

  1. Klan Kosova says:

    Si ne Shqiperi edhe ne Kosove, njelloj. Partia mbi te gjitha!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/newborn-2012.html

  2. TROJA says:

    Po flutoron me presh ne bythe zoti Majko.Edhe ti e di se nuk do merni pushtetin ne 2013.Ju nuk e deshet ate pushtet,as ne 2009 dhe as e doni ate edhe ne 2013,sepse se merni dot.Qysh tani keni filluar te dridheni per ate dite te zgjedhjeve.Saliu i ka mare masat,sa te fute nja 5-6 deputete te PS ne burg dhe ju dhjeramanet e tjere do ikni maleve si Nanua juaj.Me veprimet e kryera deri me sot,pak do tju ndjekin,pak do tju votojne.Nuk jeni shpresa e ketij populli.

  3. likja says:

    hahaha do i ftoj zgjedhjet pandeliu me edvinin hahaha, ne kto 7 vjet ka fituar vetem nje betej per…avokatin e popullit. Ndersa ne 2013 do fitojn kryeministrin ministrin e ekonomis presidentin prokurorin kreun e shish, ministrin e financave, nenkryetarin e KLD etj etj hahahahaa

  4. Alpini says:

    Jo Majko nuk eshte i tere shteti partiak.
    Po e nisim nga Avokati i Popullit qe eshte nje fanatik i majte,kryetari i KQZ nuk do jete i “partise shtet”,per kete edhe ti je i sigurte.
    gjithashtu he per he Prokurorja “SILVIA KONTI” eshte ne detyren e saj.
    Majko ,ne demokratet nuk qaheshim si ty ,tamam si nje langaraq,ne periudhen mbas 97 ku qeverine e kishit ju,kryeministrin ju,ku edhe ty te venin per ca dite sa ata te dy te merreshin vesht(Nano e Meta),prokurorin e pergjithshem e kishit ju me duket Arben Rakipi,kryetarin e SHIK emeruat nje komunist fanatik Fatos Klosi,ky nje njeri pervers imoral me histori imorale nga me ordineret deri edhe me kamarjere te rendomta.Presidentin e kishit nga me fanatiket komunisto-socialiste ,ky nje njeri pa histori prejardhje te familjes,tamam si pa familje.
    Shoku Majko ne atehere nuk flisnim ,jo se nuk e kuptonim se kush ishin keto personalitete por ne i kishim humbur zgjedhjet dhe ju kishit marre besimin per te drejtuar shtetin.
    Shoku Majko dikur e kam thene se je nje kurve politike rafinato,mundohesh te hiqesh si popullor por ne fakt je me negativ se edhe Gramoz Ruçi.

    1. xhoni says:

      Ti Alpin je nje BAXHELLE POLITIKE E ZGJEBOSUR E SHPELLAREVE FASHISTE TE Berishes!
      Ti i njeh mire KURVAT POLITIKE,se je vete nje i tille,o ZAGAR I Berishes!!
      Shqiperia nuk po rreshqet drejt nje shteti NJE PAQRTIAK,por eshte komplet SHTET FASHIST!!!
      SHQIPERIA ESHTE NJE SHTET I PUSHTUAR NGA KRIMI DHE MALOKERIA!!!
      NGRIHU ENVER NGA VARRI SE SHQIPERIA NUK KA OPOZITE,POR CA QURRASHE TE PESHTIRE!!!
      KAPITALIZMI I EGER PO MERR HAK NDAJ POPULLIT SHQIPTAR PER TE GJITHE 45 VJETET,QE HENGRI MUT PAS KLONIT KUFITAR DHE NUK BENTE DOT AS GEK E AS MEK,SE ENVERI U TREGOI KUFIRIN TEK THANA E JO SI BANDITI BERISHA,QE PO E CON SHQIPERINE DREJT SHITJES TEK SERBET E GREKET!!!

      1. mirel says:

        Shiko xhon,,Alpini ka ca te drejte,,ky Majko eshte tamam nje kurve…
        mos me keq,..kurve hipokrite

      2. Alpini says:

        xhon fshatari.

        s’po e gjeja llafin tamam si duhet per Majkon,erdhe si me porosi dhe ma kujtove.Majko paçella se baxhelle vetem ty te shkon per shtat.

  5. Sinani says:

    Zoti Majko eshte nje hipokrit profesionist! Pasi kam ndjekur per kaq vite politiken shqiptare, sinqerisht me trazohet stomaku kur lexoj gjera te tilla. Majko dhe disa te rinj hyne ne PS per ta rinovuar dhe per ta cuar drejt partive te majta progresive. Por pas dy dekadash Majko dhe shoket e tij, Meta, Prifti, etj kane degjeneruar sa askush.
    Kam nje pyetje per ate dhe shoket e tij: Si ka mundesi qe jane pasuruar kaq shume ndonese kane punuar vetem ne shtet dhe rrogat e shtetit shqiptar dihet si kane qene dhe si jane?

  6. Cun i qut says:

    Majko e ka kap situaten. Jo, mos thoni qe ne PS te gjithe flejne. Lumi fle, Majko s’fle.

  7. Gjaku i te reneve says:

    PANDI BYTHKA NJESI MATESE E INJORANCES POLITIKE.
    Te jete e vertete thenja:’çdo popull meriton ata qe e qeverrisin’?
    Vetem me keto qe nxjer nga goja nje ish kryeminister pas 22 vjetesh te vjen jo per te nxjerre zporret e barkut por edhe te vrasesh vehten ne kompesim te votes qe i eshte dhene.INJORANCA ME KEQ SE SA KRIMI E KORRUPSIONI SALISJAN.

  8. vili says:

    BRAVO O HELIDON TANI KE ARDHE NGA ZVICRA E DI QE KE QENE ATJE,KY RRON
    DIMENSION E KOHE TE GABUAR DUHEJ TE JETONTE ME 1917 AURORA KOMUNIST TIME
    ANARKAIK KOMPLET.

  9. Pandi, ka rreshqitur Shqiperia. Akoma nuk e paske mare vesh ti? Tani pritet vetem qe ajo te plaset ne toke, e te therrmohet cope e cike. E pas kesaj do te dilni ju e ne te PS qe ti mbledhim copat dhe cikat, me qellim per ta rilindur Shqiperine e cofun. Prandaj socialdemoracia eshte quajtur prej kohesh, nga burra te mencur, si: madama e bordellos politike.

  10. al says:

    qe te gjitha institucionet jane ne doren e nje partie kjo nuk diskutohet, por dhe me te drejte disa parafoles thane qe dhe ne kohen e ps ishte e njejta gje. e mira eshte te diskutojme dhe jo te ofendojme .demokracia kete ka qe cdo njeri te shprehet sipas bindjeve qe ka . ofendimet nuk tregojne as kulure dhe as garipllik perkundrasi. une do isha i mendimit qe mos te veprojme si deri me sot., partite ikin zevendesohen por ligjet e mira i qendrojne kohes. cte keqe ka sikur prokurori i pergjithshem te zgjidhej nga ansamblea e prokuroreve dhe gjithashtu kryetari i kushtetueses dhe i asaj te larte keshtu nuk do kishim ndikim partiak dhe do zgjidheshin me profesionoistet dhe kjo me short.kjo eshte demokraci e paster dhe jo te zgjidhen nga partite.ne duhet te mendojme per te ardhmen dhe jo persot.

  11. davidi says:

    majko eshte akoma ne autobuz, po nuk ishte i pd apo i aleateve me kuota te saj nuk mbaron pune dhe nuk fillon pune. cdo post kyc ne administraten shteterore ne pushtetin qendror dhe institucionet satelite apo pseudo te pavaruara jane ne duart e pd dhe aleateve. po majko per vete rrogen e merr, problemet i ka te zgjidhura dhe s’ka pse te jete aq realist sa te behet armik edhe me kundershtaret politike.

  12. DOKTORI says:

    Ore lere shtetin por shiko veten se ke kohe qe ke reshkit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje