(E PERDITESUAR)- Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker u takua sot edhe me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Zoti Riker, i cili kishte si kryefjalë të takimeve të tij pavarësinë e institucioneve, ka diskutuar me zonjën Rama rreth klimës së re në të cilën po punon prokuroria pas ndryshimeve të fundit në krye të institucioneve qendrore dhe perspektivën e këtij institucioni pas mbarimit të mandatit të saj, i cili po ashtu është i diskutueshëm nga ana kushtetuese.
Burime nga prokuroria i thanë gazetës Tema se Riker ka siguruar zonjën Rama për një vëmendje të lartë të Uashingtonit ndaj zhvillimeve në Shqipëri, sidomos para zgjedhjeve të vitit 2013, dhe e ka falënderuar atë për bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë amerikane në krye të prokurorisë.
Kurse në një njoftim të Prokurorisë thuhet se Riker është shprehur se ky institucion është një partner i rëndësishëm për amerikanët.
“Prokurori i Përgjithshëm, Ina Rama, pati një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Filip Riker. Duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë të këtij delegacioni të nivelit të lartë, Znj. Ina Rama bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë Shqiptare, angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke synuar gjithnjë rritjen e profesionalizmit, zbatimit me rigorozitet të ligjit dhe mirëfunksionimin si institucion i pavarur.
Në vijim të fjalës së saj, Rama bëri një panoramë të institucioneve të drejtësisë, mënyra si funksionojnë dhe ndërlidhen ato me njëra-tjetrën, si dhe sfidat me të cilat ndeshet sot drejtësia shqiptare.
Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, duke vlerësuar punën e Prokurorisë Shqiptare, theksoi se në një demokraci funksionale është e rëndësishme pavarësia e institucioneve. Ai në këtë aspekt, duke njohur rezultatet pozitive të arritura, e cilësoi Prokurorinë Shqiptaresi një partner të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Urime te perzemerta dhe falenderime vllazerore meqe nuk i rase ne burg vrasesit e 21 janarit 2011. Kane edhe femije te tjere ato familje. Ju’a garantoj Une. Je e madhe INA. God bless You dhe Mua, jo Ramen Edi.
Ne burg te rras gjykatesi jo prokurori, o profesor. Po s’te rrasi gjykatesi, prokurori mund te lehe 24 ore dhe se rruan kush!
A e di shoku Sali se ka takuar ate burin Ina Rama le qe ku pyet ai se ke takon e ke nuk takon. Ai eshte si puna e ujkut me delet po te beri me shenje ate qe ka bere me shenje ato do te kthehet te haje. Keshtu qe Ina Rama eshte bere me shenje dhe ai ka per ta henger nje dite.
Keshtu falenderuan edhe Bahriun keta … deri sa te vije vellai binjak i Ajazit.
me siguri do riciklohet ndonje nga figurat e 96-97′
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html
Do bënte mirë të ikte edhe më përpara,zonja prokurore…Sepse,nuk do mbahet mend për asnjë akuzë të ngritur konform detyrës kushtetuese,ndaj ndonjë zyrtari apo grup zyrtarësh,apo edhe institucioni të shtetit…!Mos më thoni se nuk ka pasur raste.ose nuk e kanë lënë të punojë…që ta bëjë detyrën…?!-Se do më çmendni të gjithë ….pastaj…!”(Dhe…çfarë bën më në bulevard…Sfilata mbaroi…?!)”
takimet i organizojne ambasadoret, dhe mqs arvizuja kenaqej duke u puthur me inen, ashtu si paraardhesi i tij, ja ka shperblyer Ines me nje takim kortezie me shefin e vet, i cili me siguri ka mbet i kenaq nga tualeti i lavires se bulevardit…vari lesht kjo puna me te huajt.
Amerika gjithmon vepron me plan A dhe B shikojeni http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Znj. Prokurore,
te lumte qe ke bere detyren ne menyre perfekte!!! Ska me mire merr rrogen qyl – qe prej emerimit!!! Vetem deshtime, ik sa me shpejt – nuk kishe si themi ne B… per te thirrur jo me per te formuluar akuze per politikanet kriminele. TURP ik se na bezdis sa me shume rri ne ate karrike qe se meriton. Dhjakse deri ne percmim !!!
Qofsh i bekuar per saktesine, z/zjAcari.Dhjakse dhe cfare dhjakse.
hahahaaaa mer acar na kenoqe DHJAKSE DERI NE PERCMIM!!