Në Vlorë tentohet të vidhet argjendaria, në Shkodër parandalohet një vrasje në qendër

7 Shtator 2012, 09:28Politika TEMA

Shthurja e rendit dhe sigurisë në vend vazhdon, ndërkohë që qytetarët janë të detyruar të mbrojnë vetveten. Në qytetin e Vlorës është tentuar që të vidhet një argjendari. Një person i maskuar ka hyrë brenda në argjendari, por në pamundësi për të vjedhur, ka goditur me levë pronarin e argjendarisë.

Ndërkohë në Shkodër është parandaluar një vrasje në rrugën pedanale, në qendër të qytetit. Sherri ka ndodhur mes një banakieri dhe një kamerieri të një lokali.

Për qytetarët tani është bërë makth edhe qëndrimi në zona të sigurta të qytetit. Para dy ditësh qytetarët e Korçës u terrorizuan nga një përplasje me armë në bulevardin qendror të qytetit. Sherri nisi pas një parakalimi me makinë.

Perëndim i largët apo jo?

3 komente në “Në Vlorë tentohet të vidhet argjendaria, në Shkodër parandalohet një vrasje në qendër”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    Po pse o, që me sabah e filloi kombëtarja ndeshjen?!!
    Po prisni o të uruar të hamë mëngjesin një herë!!!
    Mlidh mënden o Mule se e bëre;
    Shqipri=Siri
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

  2. tan says:

    Kjo nuk ka ndodhur as ne 1997,Elementi keqeberese e Kriminal 30 metra nga Gjykata e Rrethit Vlore dhe Prokuroria e Vlores ne rrugen Kryesore te Qytetit Vlores pa asnje medyshje tenton te vjedhe nje aragjendari dhe te tentoj te vras edhe Pronarin e saj ,Kjo eshte nje kapitullim i Shteti Ligjore dhe Politikes qe udheheq kete vend .
    Para disa ditesh doli ne interviste Ministri i Brendeshem dhe mburrej per eficencen e zbuleshmerise dhe kapjes se autoreve te ngjerjeve kur Detyra e Policise se Shtetit eshte sigurimi i jetes se qytetareve perpara se te ndodh ngjarja dhe jo pas saje Z Minister si dhe Doktori qe te vuri duhet ta dini mire qe Parandalimi eshte detyra juaj kryesore dhe jo te qani viktimat dhe te kapni autoret pas vrasjeve dhe krimeve kjo eshte dytesore .
    Ne kete situate ka pjese e saje edhe Prokuroria dhe Gjykata qe jane bashkeautore te kesaj situate ne Vend.
    Ky shtete po kapitullon perpara krimit
    Jeta e Qytetareve nuk eshte me e sigurt
    Duhet nje nderyrje Drastike per te Vendosur zbatueshmerin e Ligjit ne Vend
    Asnje nga Orgenet Polici,Prokuroi,Gjyqesore,nuk i permbahete zbatimit te ligjit dhe ndeshkimit te autoreve por kane krijuar pershtypjen tek elementi Kriminal qe mjafton te keshe pare $$ dhe mund tja hedhesh cfardo lloj Krimi dhe Vepre Penale
    Zgjohu Popull kerko te drejten tende

  3. beni says:

    Kryeministri Sali Berisha ministri i punve te brenshme si e ka emrin se nuk ja di te mledhin mendjen dhe te mbeshtesin policine e shtetit sa nuk eshte vone sepse ajo po del komplet nga funksioni i saj per arsye se ajo ne keto momente qe po flasim nuk ka pike nafte ne makinat e tyre,jane kthyer ne lypcare duke lypur nafta leter boje per printim dhe cdo gje tjeter qe lidhet me punen e tyre,nese ju e dini kete gjendje dhe nuk nderhyni atehere kjo eshte shum e rrezikshme,Populli kerkon rend dhe qetesi dhe nuk do tia di se cfare problemesh politike keni ju ne mbajtjen e pushtetit tuaj qe i ka kaluar koha,lereni per pak kohe fushaten elektorale te genjeshtrave por merruni me kryesoret se nese ju po shkaterroni policine e shtetit,mendoj se eshte e qellimshme,arsyen e dini ju dhe ne keto kushte po te isha drejtor i pergjithshem i policise se shtetit do te jepja doreheqjen ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje