Mungon kuorumi, anulohet mbledhja e Këshillit Bashkiak

6 Shtator 2012, 20:44Politika TEMA

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është anuluar pa dhënë asnjë arsye. Kryetari i këtij këshilli, Njazi Kosovrasti bëri të ditur se mbledhja do të anulohet. Më herët mediat kishin raportuar se në mbledhje do të diskutohej për nismën e fundit të Bashkisë së Tiranës për zhvendosjen e lojërave të fatit në periferitë e Tiranës, që është parë më shumë si një taksë e re e kësaj bashkie, por edhe si një mundësi për korrupsion. Njëkohësisht mbledhja vjen në një moment kur është zbuluar se një fabrikë e kunatit të Lulzim Bashës po përpunon mbeturinat e Tiranës, pasi ka spostuar nga ky biznes qindra romë, të cilët mbanin frymën me këtë punë.

Në lidhje me këtë anulim ka reaguar edhe kryetari i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi.

Sipas Dalipit, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha vepron për interesa personale dhe jo për ato të qytetarëve dhe Këshillit. “Ne erdhëm të kryejmë detyrën tonë, por kryetari i Këshillit nuk ka dëshirë të veprojë në interes të qytetarëve. Ky është një akt i turpshëm”, u shpreh kreu i këshilltarëve të PS-së, Aldrin Dalipi.

Dalipi hodhi hipoteza të ndryshme nga arsyeja që u paraqit sot në Këshill, se mungesa e këshilltarëve të PD-së ishte për arsye shëndetësore. Ai tha se “Basha s’kishte kuorum, prandaj e anuloi mbledhjen.”

Ky veprim, sipas këshilltarëve të PS-së, tregon se Basha nuk siguronte dot votat me maxhorancën në mungesë për miratimin e disa vendimeve, e për këtë arsye anuloi mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak.

4 komente në “Mungon kuorumi, anulohet mbledhja e Këshillit Bashkiak”

  1. lul basha smerlap says:

    ka plas hajnia ne bashki se i ka dit e numeruara

  2. adi says:

    korumin e rregullon MONIKA ME ILIRIN

  3. peci luku says:

    SHUME PIS LULEZIM BASHA HYRI SI MORRI NE BASHKI PA E MERITUAR PO ME SA SHO PO QERROHET SHIKON SHUME VRENGET BASHK ME SALIUN KA VRARE NJERES TE THJESHTE PRANDAJ NJE VARR I THELLE DUET TE HAPET E PER KETE KRIMINEL HAJDUT

  4. al says:

    nuk kane faj as lulzim basha as kosopvrasti nje nga figurat me tipike te pd qe ben dhe te fortin, por lsi qe e mban ne kembe pd qe nga 2005. vazhdon ps nepermjet gramozit se do bejme koalicion dhe me lsi ,ak ,frd. zoterinjte e ps po shkojne atje ku nuk duhet degjojne malajn harasanin dhe akoma kacin per aleanca fiktive. nqs. do humbni zgjedhjet do te jeni ju pergjegjes se populli nuk ju jep votat duke fjetur ose duke bere pazare, por duke ngritur zerin me cfar po ndodh.shqiperia eshte ne buze te gremines dhe po shitet e gjitha ,me falni por me del nga shpirti po me ato qe po i beni dhe i keni bere ketij vendi ju q….sha patriotizmin. nuk eshte pd por te gjithe qe marrin pjese ne kete koalicion kete e kam dhe per shitjet ne kohen qe ishte ps.e zgaflluat kete vend.kurva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje