Darka e fundit e një polici të trishtuar

7 Shtator 2012, 10:28Politika TEMA

Kjo histori është e trishtë siç janë shumë histori të tjera në këtë vend. Një polic i burgut të Drenovës në Korçë ka vrarë veten në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ilir Sadikaj kishte mbaruar turnin e tij kur iu drejtua një zone në periferi të qytetit. Vuri celularin në regjistrim dhe qëlloi veten me pistoletë në gojë. Pamjet kanë shokuar kolegët e tij.

Sadikaj vuante prej depresionit dhe siç raporton GSH kishte qerasur miqtë e tij në një darkë lamtumire para vetëvrasjes. Ai u kishte thënë shpesh atyre se kjo ishte darka e fundit. Sadikaj i përqafonte shpesh ata gjatë kësaj darke.

Është tronditëse të mësosh se si një njeri që kishte lajmëruar vdekjen e tij nuk ndalohet nga askush. Pak ditë më parë ai sërish kishte tentuar vetëvrasjen në banesë, por ishte ndaluar nga vajza e tij adoleshente. 17 vjeçarja e kishte ndaluar babain, por nuk e shpëtoi dot për herë të dytë.

Mësohet se shkaqet e depresionit të tij kishin lidhje me borxhet e shumta. Paratë e marra i shpenzonte në bixhoz. Panorama raporton se gjendjen e tij e kishte rënduar edhe diagnostikimi i të shoqes me një sëmundje të rëndë.

15 komente në “Darka e fundit e një polici të trishtuar”

  1. BERISHA LARGOHU, ZGJIDHJA E VETEME ESHTE LARGIMI I BERISHES PARA ZGJEDHJEVE. says:

    Bibla e denon vetevrasjen, por shpreh keqardhjen per mohimin e jetes se tije. Ngushllimet e mia shkojne per familjen e viktimes.

    1. athina says:

      ngushullime familjes[ ngushullime ministris se drejtesise ngushullime presidentit te republikes per pa aftesin e tyre ky shtet po ta shikosh nga afer nuk funksionon eshte vetem shtet per pazare te pista ne rrethin e tyre te ngushte vetem revolocioni e shpeton shqiperin zgjohu popull nga gjumi se po te marrin frymen pak e nga pak

  2. xha Braho says:

    Familjes se tij duhet t’i lidhet nje pension i plote nga zoti minister i brendshem!
    Edhe eshoqja e semure rende ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

  3. Anti talebani says:

    Nje drame ku jane te perfshira, fati i keq (per te shoqen) nje karakter i dobet qe spati as edhe nje mundesi te ndihmohej (shtet i dobet qe smendon per punonjesit e vete – psikolog ne institucione te tilla ka ne tere boten). Nje shoqeri qe se meritonte shoqerine e tij. Po te ishte shoqeri per hajer do e kishte kuptuar hallin dhe do i kishte paraprire zgjidhjes se tij ekstreme. Nje njeri qe kishte vuajtje shume te medhaja qe smund ti mbante me dhe i jep vetes nje denim qe se meriton por qe i heq perfundimisht hallet.

    1. Dean says:

      Nuk eshte ”karakter i dobet”,por vecse 1 CAST Dobsie.Cdo qenie njerezore i perjeton keto Caste ne Jete,vetem se 1 kategori shume e vogel konsumojne vetvrasjen pasi jane me teper te Ndjeshem(kish qeras edhe shoket i shkreti) se c’duhet.Por,sidoqofte,askush nuk eshte i Imunizuar.
      Do Zoti dhe te gjeje Paqe atje ku ka shku.Gjynaf

  4. niku says:

    bibla e ndalon vetevrasje thote komentuesi siper
    hahaha

    po me shku me femij te vegjel e ndalon
    po me u martu e ndalon
    po me besu 3 zota ne vent te njerit e ndalon

    dhe me e bukra ehste se jane shum bibla
    per cieln bibel e ke fjalen
    hahahahah

    shif e beso 1 zot
    se kjo ehste e verteta
    leri pallavrat
    ati , biri shpirti i shenjte

    treshja

    nuk ehste treshi nje asnjehere

    treshi eshte tresh
    njeshi ehste njesh

    dua te them se beso ne nje zot

  5. Valdrin says:

    Edhe pse tinkellon si fantashkence, mendoj se arritja me e madhe per boten virtuale do jete kur hardware-i t’a dalloje menjehere kur user-i eshte katunar dhe ta fuse ne blacklist. Ah nuk jane qerret per atostrade mor jooooooooooo

  6. DuaPune says:

    Lamtumire, i ndjeri inspektor por mund te kishe kerkuar ndihme per varesine ndaj kumarit.

  7. Eri says:

    Gjynah per njerezit qe ka lene pas, por e pafalshme t’i lihej arma ne brez dikujt qe e kishte paralajmeruar fundit e vet disa here.
    Ngushellime familjes!

    1. Nasilda says:

      Falemindeerit eri

  8. Vili says:

    VAZHDON DRAMA SHQIPETARE SHTETI DUHET TE TREGOHET ME I NDJESHEM NDAJ KETYR AKTEVE QE PO SHTOHEN DITE PER DITE.POLITIKAT INJORANTE VETEM TE SHKOJNE MENDONJE FEMER TE MIKUT APO SHOKUT PER TJER NUK DUAN TIJA DINE FARE.

  9. armir says:

    Lerini biblen e kuranin per te shpjeguar kete fenomen e shume te tjera.

    Ne sistemin ku sundon prona private lulezojne turli lloj te keqiash e

    pislleqe qe e degradojne njeriun. Nje nga keto eshte kumari.

    ‘Rrofte’ kapitalizmi !!!!!???

  10. e verteta says:

    athina,
    ne rrjeshtin e fundit te ka shkare dhe ke shprehur pikrisht ate qe enderron Athina te ndodhe ne Shqiperi.Po maskohu paksa,more i shkrete,se agjentura nuk veprojne keshtu fare hapur..

  11. Kallamoq tropoje says:

    Ky polic duhet dekoruar!Nuk ka lene pik dyshimi me celularin,bile ka perqafuar edhe shoket dhe i ka qerasur!Ushtari Shvejk,nuk vlen me po ua japim mediave europiane!Duhet bêrë edhe film!Sa keq që nuk u vetplagos të merrte demoratë nga Nishani!…

  12. alfredi says:

    per kete polic qe vrau vehten ne depresion me vjen keq dhe ngushellime familjes.Por per disa te tjere polic rrugor ne zonen Shkoder-Lezhe qe jane kthyer ne bandit e hajdut xhepash eshte per te ardhur keq qe nuk i demaskojne dhe ti zhdukin nga rradhet e polise. Me konkretisht,nisem me familjen me makine nga Shkodra dhe pa mberritur te k.m.18-19 me ndalon policia , me thote je mbi shpejtesine e lejuar , u habita , gjithmone e shikoja kilometrazhin ngaqe kisha degjuar se ka kontrolle dhe me thote se te ka kapur radari prandaj duhet te gjobisim. Ne rregull i them me trego te dhenat ,fotografin dhe une jam gadi te paguaj gjoben.Jo me thote,ne nuk kemi ato mjete kaq moder;ne ,mbas nje debati te vogel, degjoja nje ze tjeter polici qe thoshte ;kape ate e kape kete makine me targe…Me ne fund polici/nuk po e them me emer/me thote e mbyllim kete pune me 30000 leke te vjetra ndryshe javen tjeter ne komision. U skadalizova ,qe kaq hapur te vjedhin keta hajdute rrugesh nuk kisha cte beja, leke nuk kisha u detyrova nga halli e presioni qe me beri ky hajdut polic ti jepja 30 evro,te cilat i mori e i futi ne xhep.U largova por shije te hidhur nga keta “police”qe vetem uniformen ekane blu , se shpirtin dhe veprimet jane te njejtat me te nje krimineli rrugor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje