PS: Kunati është i pari, jo qytetarët

7 Shtator 2012, 16:53Politika TEMA
PS: Kunati është i pari, jo qytetarët

Partia Socialiste ka denoncuar edhe një herë tjetër skandalin e plehrave në Tiranë, veprimtari kjo që u është hequr romëve dhe është marrë nga Kunati i Lulzim Bashës.

Deputeti socialist, Artan Gaçi, ka qenë vetë pranë vendit të grumbullimit të mbeturinave në Vaqarr, duke denoncuar faktin se njerëzit e lidhur me Lulzim Bashën, kanë komanduar edhe Kuvendin e Shqipërisë për të miratuar në urgjencë ligjin për importin e mbetjeve, përveçse kanë dhunuar romët që të mos mbledhin më mbetjet e ndryshme plastike.

“Kjo këtu mbrapa është arsyeja që shpjegon dhunimin e romëve nëpër rrugët e Tiranës ditën dhe natën nga Policia Bashkiake e kryeqytetit. Kjo godinë këtu mbrapa është prova që tregon arsyen e vërtetë të prurjes me aq urgjencë të atij ligji aq të kontestuar që ishte ligji i importit të plehrave”, tha deputeti socialist.

Duke treguar se si një grusht njerëzish të afër të pushtetit komandojnë të gjithë shtetin, në të gjitha strukturat e tij deri në KQZ, për interesa thjesht dhe vetëm materiale personale, deputeti socialist tha se: “Kjo këtu mbrapa është arsyeja e vërtetë pse u pengua referendumi i kërkuar nga 75 000 qytetarë”.

Sipas deputetit socialist, Lulzim Basha vërtetoi edhe një herë se për të, Kunati është i pari, jo qytetarët.

“Qytetarët të Tiranës dhe të Vaqarrit ndoten nga kjo fabrikë që  është pa leje ndërtimi dhe pa leje mjedisore. Kjo këtu mbrapa është fabrika e plehrave e përfolur, që menaxhohet dhe ka pronarë njerëz shumë të afërt të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kjo këtu është prova që tregon që slogani i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha që qytetarët janë të parët ka qenë një gënjeshtër propagandistike. Kjo është prova e vërtetë që qytetarët nuk janë të parët, por kunati është i pari”, tha Gaçi.

7 komente në “PS: Kunati është i pari, jo qytetarët”

  1. ene plenave u dul i zoti,,ENE ato jane te xame…SKRAPI ESHTE I XANUN nga LSI..MAROJ KREJT…çDO GJA eshte e xanume….ene RRUGET do i bajme me kalu me pare…RROFTE DEMUKRACIA

    1. Lul dallaverja says:

      Lul dallaverja u pa qe me rrugen e kombit. Vodhi 200 liljon euro e nuk ju nxi ftyra hic.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/plehrave-u-doli-i-zoti.html

  2. kola says:

    Nuk u be e qarte pse ky Reeker takoji Muli dhe nuk takoji Ramen e Ps
    Mos Rama ishte i zene apo sja vari Reeker?

  3. Landi says:

    Jemi fqinje me Italine, dhe ngjajme shume me ta.
    kush i kontrollon mbetjet atje???????

  4. era says:

    Koles: ta them une pse Reeker takoi Mulin dhe jo Edin.Se Edi eshte jo i zoti si poitikan por nuk eshte tradhetar dhe shites i vendit, kurse te huajt takojne hajdutet dhe cubat, Mulin e co, sepse me keta i kane hesapet.

    1. gabi says:

      na moj era!!!!!!se nuk ta ha njeri edi ramen ty,,,,,e ke te gjithe per vete,dhe mbaje moj aguridhe

  5. malcori says:

    ato qytetare qe e kane votuare ate jane vete plehra te pa reciklueshme vene perfitimin personal ne kurriz te gjithe shoqerise pra mund te themi se luli eshte realisht i vertete per ato qe thote,pa ndihmen e te pareve s’mund te vjedhin te dytet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje