Hapet tenderi për Albpetrol. Ofertat nga 52 deri në 850 milion euro

7 Shtator 2012, 12:57Politika TEMA

Hapet tenderi për privatizimin e kompanisë Albpetrol. Një ndër privatizimet më të rëndësishme të realizuara në Shqipëri ka sjellë një betejë të fortë mes fuqive më të mëdha ekonomike botërore.

Komisioni i drejtuar nga zv/ministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, është i përbërë nga specialistë të ministrisë së Ekonomisë, Financave, dhe asaj të Drejtësisë. Sipas kreut të komisionit, Dervishaj, të gjithë anëtarët e komisionit kanë firmosur një deklaratë që nuk kanë konflikt interesi.  Gjithashtu Dervishi theksoi se në fazën e parë do të bëhet shqyrtimi i gjithë dokumentacionit.

Më pas ka nisur hapja e zarfeve, ku ka pasur oferta nga 52 milion nga rusët e Gazprom e deri në 850 milion euro nga kompania Voltro Silkiroad.

-Ora 12: 50- Hapet zarfi për Amber Shine INC. Jep ofertën 790 mln euro, por pa garanci oferte

-Ora 12: 43- Hapet oferta e Bankers Petrolium. Jep ofertën 303. 8 milionë euro

-Ora 12: 38- Hapet zarfi i kompanisë Voltro Silkroad Equite LTD. Formulari është paraqitur, por nuk është firmosur. Oferta financiare 850 milionë euro

-Ora 12: 24- Hapet zarfi i JSC Gazprom. Oferta 52 milionë dollarë, por s’ka sjellë garanci

-Ora 12: 22- Hapet zarfi i Consorcium Win Bussines. Oferta e saj ishte  297 milionë e 600 mijë euro   

-Ora 12: 11- Hapet zarfi i kompanisë ECOLOG INTERNATIONAL – DUBAI. Pasi u bë verifikimi u deklarua se nuk është e qartë sa është vlera e ofertës, dhe as garancia 

16 komente në “Hapet tenderi për Albpetrol. Ofertat nga 52 deri në 850 milion euro”

  1. padre eterno says:

    antar i komisionit esht fred rushaj, zv. minister financave, nje femij bastard i alfred mojsiut me nje pastruse te repartit ushtarak. Antar i komisionit esht dhe zamir stefani ish hetus ne kohen e enverit. Komisioni nuk duhet te shprehet ne kete faze nese ka sigurim oferte apo jo, nese jan vulat e rregullta apo jo. ky esht nje tender i manipuluar derri ne rrenj. i vetmi person kompetent per naften dhe aolbpetrolin esht antari komisjonit Besjan Pesha i njohur ne qarqet intelektuale si pasivi mjafit.

    1. Tarrasi says:

      Ne baze te llogarive ne qofte se arrijne te nxjerrin 480 M-Ton me nje shitje mesatare $80 per fuci (qe Eshte pak) i bie qe te ket nje Xhiro $200’000’000’000 (Dollare USA)

      Pra te mendosh qe fitimi mbas Investimeve eshte sikur 2% atehere i bie qe te fitosh 4’000’000’000.

      Mendoj se vlera 850 Milion Euro eshte Falas.

  2. Marko Boçari says:

    e pra thash dhe une qe ai Riker kish ardh nga amerika per te drejtat e njeriut dhe per demokracine….iiiiii çfar nociaonesh te vjetra,primitive ……Ai(zoti RIKER) donte tju thonte shqiptareve boni pare o budallenj,vidhni çte gjeni dhe shiteni,zhvatni ke te mundni dhe shitni gjithçka qe nga rrobat e trupit deri te atdheu…..atdheu…AHAHAHAHAHAHAHAHaaaaa

    ….dhe mos shikoni kisha e minare
    feja e shqiptarit eshte LLOGARIA BANKARE

  3. apollo says:

    oferte ma te mire nuk mund te paramendohej, edhe kompania eshte serioze
    kety keni web faqen e tyre http://www.silkroadequity.com/Equity/Home.html

    1. Kopenhagen says:

      Ke pare ndonjehere faqe serioze te bizneseve o apollo?
      Firmat serioze nuk kane adresa ne suita hotelesh apo mejhane rrumpalle.
      Do te shohesh nje firme serioze e naftes dhe gazit?
      Ja ku i ke nga Danimarka.
      http://www.dongenergy.dk/privat/Pages/privatforside.aspx
      http://www.maerskdrilling.com/Pages/default.aspx

      Do edhe te tjera?
      http://www.statoil.com/en/Pages/default.aspx

      Te kuptosh seriozitetin e nje tenderi, dhe rendesine e nje vendi, duhet te shohesh, nese skandinavet i afrohen atij vendi apo jo. Nese jo, do te thote se qelbesh nga korrupsioni, si fjala vjen…. e gjen dot? Salibastani yt dhe i imi bashke..

      1. apollo says:

        po ti nuk dine cka eshte firme investuese o malok, ato jane kompanite qe ata i menaxhojne

        1. Kopenhagen says:

          Egersira apollo,
          e para e punes, meso te flasesh.
          Dong eshte ne pronesi te shtetit danez 100%.
          Maersk eshte dege dhe ne pronesi te Maersk, ndoshta ke pare konteineret ne rruget e Shqiperise.
          Statoil, ka aksioner kryesor shtetin norvegjez.
          Cfare meson nga kjo?
          Qe eshte sektor nevralgjik, dhe nuk duhej te privatizohej, ose te pakten te privatizohej deri ne 49 %.
          Tani, shko dhe nxirre lopen nga ara e komshiut, se pastaj po vjen e te vret, dhe filloni gjakmarrjen.

      2. aqifi says:

        Ose:

        http://www.shell.com/

        http://www.exxonmobil.com/

        http://www.bp.com/

        Nga te gjithe “kompanite” e leshit, vetem Gazprom eshte per te qene (na pelqen apo jo ne Shqiptareve). Te gjithe te tjerat duken si fantazma te tipit Fazllico-Argito-Shkelzeno-Lulezime…

  4. qyfli says:

    Nuk jane oferta te keqe.Me 80% te tunelit te rruges se kombit,mund te blesh tere pasurine e shqiptareve.Mjere Shqiperia ne çfare duar ra.U kry.

  5. e ardhmja says:

    A ka miresine kush te me thote cfare shtetesh perfaqsojne kompanite e siperme.

  6. E shkruan says:

    Po pse mos je gje historian ti I te ardhmes, ikin o injoranta se prandaj se rrun fare sali berisha se e di me care copa mishi me dy sy ka te beje.
    Oferta e kompanise per 850 milion euro eshte e mrekullueshme dhe populli shqiptar tani duhet te flasi qe te mos shitet per nje cope Buke te ruset e qelbur qe nuk dhane as sa Ben albpetroli ne nje vit profit

    1. merkuri says:

      po more po, po me ca pashe une pervec nja dy qe i permbushnin te gjitha kerkesat te tjerat si ajo ruse e deri ato americane me 850 kishin mangesi jo i mungonte firma qe eshte teper e domosdoshme tjetra nuk jep garanci per oferten etj. etj. pra do te thote se asnje serioze nga keta qe degjuam nuk eshte ….. shpresojme te pakten mos te falet jo se na hyn ne gjep ne por te pakten te lepijne buzet qeveritaret…

  7. shvejk says:

    E shkruan. Asnje oferte nuk eshte e mire kur eshte fjala per te shitur pasurine e ktij populli.

  8. bimbashi says:

    Fiton bankers petroleum qe ka oferten teknikisht te sakte. Amber Shine s’ka garanci oferte, bie. Voltro, oferte e pafirmosur bie, fiton Bankers, pas te ciles kane qene dhe jane politikanet shqiptare. Intersante do te jete te verifikojne nese ne te gjithe jeten e saj si kompani nafte, a ka patur bankers perfitim prej 300 milioane dollaresh. I vetemi biznes qe ka Bankers eshte ne Shqiperi, ndaj a ka nxjerr 300M fitime ne me pas e 10 vjet? Ca lekesh jane keto?

  9. Treviso says:

    Njeri donte me shit shtepine dhe i thote shokut.Do shes shtepine. Shoku i çon kljente. Pyetjen e pare qe i bejne kljentet ishte kjo. A e ke bere vete a ta ka lene Baba? Ai pergjigjet. Ma ka lane baba. Hyjne menjehere ne pazar.Keshtu po ndodh dhe me pasurite e vendit tim.
    Saliut ja ka lene baba.
    Shitja e alpetrolit do jete gabimi me i pafalshem per çdo qeveri.
    Un e llogaris keshtu. Nje familje te mos gatuaj ne shtepi por te haje gjithmone neper restorante. Llogarisni çfar familje mundet te jete ajo pa guzhine.

  10. lili says:

    vetem fakti qe kemi dallime aq tebmedha ndermjet propozimeve tregon se dicka nuk eshte hiç ne regull ne kete tender!Edhe heshtja qeveritare eshte edhe ma kurioze,kur shitet nje nder pasurite ma te medhaja te shtetit:ose shteti nuk di cfare pasuri ka,ose shteti tallet me qytetaret e vete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje