Policia ka ndalur një mushkë të ngarkuar me drogë, që sillte ngarkesën nga Lazarati drejt Delvinës. Mushka u kap në vendin e quajtur “Maja e Sopotit”, nga ku dyshohej se do të kalonte ngarkesa me lëndë narkotike.
Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al se nga operacioni i zhvilluar në orët e parë të mëngjesit u arritën të sekuestroheshin 3 çanta të zeza, brenda të cilave ndodheshin 82 pako me lëndë narkotike, e ngjashme me atë të llojit “cannabis sativa”, të cilat ishin të ngarkuara mbi një mushkë.
Nga verifikimet e policisë thuhet se lënda narkotike ishte nisur për në Greqi, ndërsa vijon puna për kapjen e dy transportuesve njëri prej të cilëve është identifikuar.
Do ken punuar vetem keta pa policine kete here prandaj i paskan gjetur.
E ka msu rrugen mushka shko e vje vete ?
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/lazarati-po-ndryshon.html
…Tani Policia e F.Nokes u kthye ne identitet….
po ky eshte pele
po kjo eshte pele(mushka eshte femerore qe nuk lind)
Ta merr me miza a vrare? Kur se mban pse e pi te shkreten?
ka shtet ketu mos kujtoni se do ta leme me kaq. qeveria ime do te transportoje vete mallin drejt tregut te lire. kjo eshte demokraci.ky eshte tregu i lire.
Te shkretet ata qe do rin me mushken ne qeli hahahahaha, ca lajmi policia paska arestuar mushken.Po thoni e zun ose e ndaluan po e arestuan hahahaha.
Kur do ti japin fund ketyre barsaletave policia e sali Berishes?
Vazhdojne te tallen akoma me popullin fukara.
I nderuar ” Treviso”
Te tilla barsoleta duhen here pas here qe ti bejne njerzit te argetohen qofte edhe minimalisht pasi ndryshe ne mes te gjitha atyre halleve qe kane do te luajne mendesh.
Veç kesaj thuhet se ne raste te caktura humori eshte nje arme me efikase se sa te shprehurit ne menyre normale dhe serioze
Ne Shqiperi ka 71 vite qe kapen mushkat dhe s’kapen kokat e mushkave.
Tolerance Zero, por mushka ska pas kohe te degjoje Saliun tone, kur flet per keto probleme, prandaj eshte e pafajshme, ska qen e informume.