(E PERDITESUAR)- Para dy ditësh dështoi mbledhja e këshillit bashkiak, ku priteshin të merreshin vendime të rëndësishme. Zyrtarisht u deklarua se disa anëtarë të këshillit, përfshi kryetarin, Njazi Kosovrasti, ishin të sëmurë. Por nën zë u tha se papritur LSI ishte sëmurë. Pati zëra për një krisje në marrëdhënien shumë të mirë mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.
Gazeta Shqip raporton se menjëherë pas dështimit të kësaj mbledhje, mes Metës e Bashës është zhvilluar një takim kokë më kokë. Bashkia ka konfirmuar se ka pasur një takim, por nuk ka dhënë detaje për bisedën e aleatëve.
Basha dhe Meta janë duke u kthyer në një pol ndikimi brenda mazhorancës, ndërkohë që në krahun tjetër qëndron poli i ndikimit të Topallit. Që tani kanë nisur të ravijëzohen qartë grupimet, të cilat presin të marrin drejtimin e partisë pas largimit të Berishës.
Nga Shqiptarja.com, burime të pakonfirmuara thonë se ‘sëmundja’ e papritur e këshilltarëve u erdhi si pasojë e presionit të ushtruar nga biznesmenët e kazinove, pasi pikërisht në atë seancë do të gjykohej ndër të tjera edhe projekt-vendimi që i përqendron bizneset e kazinove në Kombinatin e Autotraktorëve, në Shkozë.
Disa këshilltarë të LSI u shprehën se ky projekt-vendim duhet riparë e përmirësuar e se “nuk duhen penalizuar” bizneset, pa harruar të shtojnë se koalicionin me PD e kanë më të fortë se kurrë, pavarësisht se më i fortë se koalicioni qëlloi gripi i stinës.
nuk i prish marredheniet liri me lulen jo…..
Po qe se Mona ka mundur te gatuaje (siç di ajo) ndonje ngjale si ato te Lalezit qe hengri Rama me gjithe luspa, Meta e ka te fituar davane edhe me Bashen
Per pune ngjalash Rama ka pervoje pariziene te Pylli i Bulonjes, ndersa Lul Basha ka pervoje Hollandeze per sa i perket qerimit te kokave te peshkut. Normal, qe lul basha ka nevoje per ngjala me cilesore sesa Rama, qe nuk i ben naze as suxhukut te tetoves si ne rastin e varrosjes se Arbee Xhaferrit!
iliri dhe basha PO MENDOJNE per integrimin e bashkise….eshte strategjia e ILIRIT –QUHET STILI I SHTYTJES E ka mesuar kur merej me PESHNGRITJE..I ka dhene shume rezultat….iliri O TE INTEGRON me ngjala ose me KARRIGE ne koke,,,si ja beri jozifines…..ky nuk quhet me ilir meta por ILIR INTEGRUSI
Zoti Berisha po te shiti amerika ti e di cfar te gjen por mos kij merak amerika i do fort komunistet dhe njerzit e Enver Hoxhes .http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Takohet Basha me Meten por foto te Berishes pse?
Edhe ne anderr Berishen shifni edhe kur hani buke me siguri Berisha u del perpara.Mos o zot se tsh ju bjen infrakt prej Berishes ruajuni