SHIFRAT E FRIKSHME/ Ja si ka dalë jashtë kontrollit krimi përgjatë viteve të fundit

8 Shtator 2012, 18:03Politika TEMA

158 viktima në tre muaj të këtij viti? Mos u çudisni. Një studim tregon se kjo ishte situatë e paralajmëruar. Krimi ka dalë komplet jashtë kontrollit në vitet 2010- 2011. Vrasjet janë shtuar duke shënuar rekord në rajon, ndërkohë që çdo vend po i ul ato. Plagosjet janë në nivele të frikshme, kurse vjedhjet, sidomos ato me dhunë, për tremujorë të caktuar janë trefishuar. Një realitet i hidhur shifrash

Kjo që po ndodh me situatën e rendit e sigurisë në vend nuk është asgjë e re. Krimi ka ardhur duke e kapur shtetin për fytin dhe me plot gojën mund të thuhet se ka dalë jashtë kontrollit këtë vit. Rekordi ka mbërritur me tremujorin që lamë pas, ku janë shënuar plot 158 viktima dhe rreth 220 të plagosur. Shifrat e luftës kanë qenë të paralajmëruara, pasi një studim i bërë nga Qendra për Çështjet Europiane dhe të Sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim tregon se si tendencat e krimit kanë ardhur në rritje të frikshme përgjatë viteve 2008-2011. Sidomos dy vitet e fundit, që kanë përkuar edhe me krizën e thellë ekonomiko- sociale në vend, krimi ka dalë jashtë kontrollit. Sidomos vrasjet, plagosjet dhe vjedhjet.

Një situatë e paralajmëruar

Raportimet e fundit në media mbi pasojat fatale të një serie grabitjesh dhe vjedhjesh me dhunë veçanërisht në kryeqytet kanë rritur ndjeshmërinë dhe vëmendjen e debatit publik mbi sigurinë publike. Raportime të ngjashme, madje mbi krime edhe më të rënda përgjithësisht kanë nxitur debatin publik shpeshherë duke targetuar vetëm Policinë e Shtetit. Thuajse në asnjë rast kjo ndjeshmëri nuk ka ndikuar në nxitjen e një debati të mirë informuar mbi politikat e sigurisë publike dhe parandalimit të krimit dhe aq më pak në konkretizimin e alternativave për të adresuar këto sfida nën një përqasje më gjithëpërfshirëse nga pikëpamja e përgjegjësive të institucioneve shtetërore.

Analiza e raportit sugjeron se seria e krimeve të rënda të cilat janë shënuar përgjatë 2012 ka qenë prej kohësh e paralajmëruar. Ai gjithashtu tërheq vëmendjen se tendenca e krimit do të vazhdojë të shënojë rritje nëse përgjigja institucionale nuk bëhet në bazë të një analize të thelluar, nën një perspektive afatgjatë dhe e fokusuar më shumë tek strategjitë parandaluese si alternativë e “goditjes sporadike dhe të paqëndrueshme kundër krimit” nga ana e institucioneve shtetërore.

Vrasjet, është koha për të vënë alarmin

E kemi parë shpesh Policinë e Shtetit duke dhënë statistika ku thuhet se krimet ndaj jetës janë ulur, ose kanë mbetur në ato nivele. Kjo është pikërisht hilja. Duke përzier bashkë statistikat për vrasjet nga pakujdesia, vrasjet e mbetura në tentativë dhe vrasjet, statistikat nuk ndryshojnë shumë. Kjo për shkak se vrasjet nga pakujdesia dhe vrasjet e mbetura në tentativë kanë ardhur në ulje, ose janë njësoj. Por më e tmerrshmja është se vrasjet janë rritur me 40 përqind në dy vitet e fundit 2010-2011.

Për herë të parë në dy vitet 2010- 2011 Shqipëria kërcen shifrën e mbi 100 vrasjeve në vit. Në vitin 2008 ishin 93 vrasje në vit, kurse në vitin 2009 ishin 85. Në vitin 2010 shifra kërcen në 127 vrasje.

Të parët në rajon, sigurisht për vrasje

Ndërsa të gjitha vendet e rajonit kanë ardhur duke e ulur numrin e vrasjeve, Shqipëria ka ardhur duke e shtuar në mënyrë progresive, duke shënuar rekord: 4 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2010. Ta mendosh që Serbia ka 123 vrasje në vitin 2010 ose 1.2 për 100 mijë banorë. Maqedonia ka 1.9 vrasje për 100 mijë banorë dhe Mali i Zi ka 3.5 vrasje për 100 mijë banorë.

Plagosjet në ekspansion

Ndërkohë numri i plagosjeve të lehta me dashje ka ardhur duke shënuar rekord, plot dyfishim në vitet 2010- 2011. Sërish nuk po e përmendim vitin e zi 2012.

Thuajse 80% e totalit të “plagosjeve” përgjatë periudhës 4- vjeçare ka ndodhur në vitet 2010 – 2011. Viti i fundit i marrë në analizë (2011) ka shënuar edhe rritjen më të lartë, me një total “plagosjesh” të regjistruara thuajse sa 1/3 e numrit të përgjithshëm për të 4 vitet.

Vjedhjet? Një rritje e çmendur

Grafikat që sjell studimi janë vërtet të frikshme. Krimi i vjedhjeve ka ardhur në rritje aq sa në tremujore të caktuar të vitit 2011 është sa pesëfishi i tremujorëve përkatës të vitit 2008. Bie në sy se grafika e vjedhjeve është me shumë ngritje e rënie. Shkaku është i thjeshtë: pas një vale vjedhjesh, policia nis një aksin dhe pason një heshtje e shkurtër. Më pas vjedhjet rikthehen me një intensitet më të frikshëm se më parë.

Jo më pak alarmante shfaqet situata në lidhje me tendencat e veprës penale “Vjedhje me dhunë” përgjatë periudhës së fundit katër vjeçare. Figura 10 dëshmon se kjo vepër penale ka shfaqur prej kohësh një tendencë rritjeje me mbi 100% për tremujorë të caktuar. Gjithashtu, prej tremujorit të tretë të vitit 2009, numri i tyre ka qëndruar mbi nivelin e 30 “vjedhje me dhunë” për tremujor.

12 komente në “SHIFRAT E FRIKSHME/ Ja si ka dalë jashtë kontrollit krimi përgjatë viteve të fundit”

  1. tourkofagos says:

    160 victims ne tre muaj!!!!!
    nje Afghanistan i vertete,keshtu vazhdoni……popull me bisht!!

    1. go says:

      bravo tourko,,popull leckaan me bisht dhe gisht ne bith

    2. Martin Koleci says:

      sa here qe keni dijeni per ndonje kruim, qe ta parandaloni merrni urgjent ne telefon:
      0900 007 Mulin d.v.
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html

  2. kel ukaj says:

    Une nuk shoh asgje te keqe. Eshte me se normale ne nje vend ku komandohet nga nje familje, ne nje vend ku nuk ka respekt per punen, jeten, ligjin e bashkejetesen civile. Se kryeministri i Shqiperise vret 4 persona se protestojne, e perse ne nuk paskemi te drejte te vrasim, magari nje person qe nuk na pelqen. Eshte me se e drejte per mendimin tim. Se familja e kryeministrit e klika komandojne si Gedafi, vjedhin e pasurohen nga politika, monopolet e antiligji, e perse qytetaret nuk kane te drejte te vjedhin me dhune. A nuk pasurohen me ligj politikanet! Eshte me se e arsyeshme qe vjedhja te jete e ligjeruar pasi ne fakt eshte ligjeruar. Vrasjet e vjedhjet dhe jo vetevrasjet jane opozita e vertete ne shqiperi. Keta “trima” duhen ndihmuar se si vidhet e si vritet e nuk paguhen konseguenca. Duhen ndihmuar e organizohen te vjedhin pasurine e vjedhur dhe jo pasurine e krijuar me gjak e djerse. Duhen ndihmuar te vrasin vrarsit qe vrasin me ligj.

  3. HORRI bulevardit says:

    Dhe per te dyten here, perfundimi do te jete nje kahsaphane e tipit 97-te, por shqiptaret si njerez te beses qe jane, do ti japin edhe nje mundesi te trete, kolopucit te xhaxhit Enver, Saliut.
    Kjo sepse, ne i duam ata qe na mashtrojne, se nje popull llafazan, si pune kryesore ka thashethemet dhe kete Saliu e di mire.

  4. ardian says:

    pse ç’fare prisnit ju nga maloket,qe ta benin Shqiperine si Zvicra historikisht sa here e kane pasur fuqine ne dore keshtu ka ndodhur,mjera Shqiperia ne dore te kujt ka rene

    1. shkodrani says:

      Moçalor! per 50 + 8 vjet diktature ju instaluet diktaturen moçalore, ju dhunuet, vrate e internuet njerzit ma te mire e intelektualet e k’ti vendi. ju mund te flisni e komentoni per diktatura, per mafie, droge e prostitucion se kto jane zanatet e jugorve.

      1. agroni says:

        Mocalore, or shpellar dukagjini, ka qene myzeqeja, jo Jugu, qe s’ka lidhje me Mocalet!

      2. Maloku says:

        Shkodres i vjen anash ti o malok Dukagjini qe vrisni kalamjt te fshehur si minjte mbas ferrave….Mos e ngaterro Shkodren se eshte qyteti me simpatik ne Shqiperi.
        Habitem si votojne Malokun e Vucidolit…

  5. marianna says:

    duhet ndryshuar ai shtet nga rrenjet,ndryshe kriminaliteti do shkoje keq e me keq!!!!!

  6. Landi says:

    keshtu vijne punet po ti largosh specialistet e ti zevendsosh me militante ne gjith administraten,dhe faktori kyc esht ekonomia

  7. bekim.arapi says:

    si te kesh ne krye te patrulles pergjithshme bedri hasanin keshtu do do te katandiset rendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje