Taci dhe Pushkar
Nga Dorina Bilbili, IDEA
Shtohet misteri rreth kompanisë që ka dhënë ofertën më të mirë për blerjen e Albpetrol-it. Pas mungesës së informacionit zyrtar nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, dhe në kushtet e të dhënave konfuze rreth anëtarëve të konsorciumit dhe CV-ve të tyre në fushën e energjetikës, gazeta IDEA iu drejtua përmes një email-i kompanisë “SilkRoad Equity Ltd”, për të mësuar se cilët janë në të vërtetë ata që po blejnë pasurinë më të çmuar të ekonomisë kombëtare shqiptare.
E-mail-i u dërgua në adresën zyrtare që kompania kishte reklamuar në internet [email protected]
Përgjigja nuk vonoi të vinte dhe çuditërisht brenda pak më pak se një ore. Përgjigja erdhi pikërisht nga Essad Puškar, adresa e tij elektronike. Puškar ishte njeriu që gjatë zhvillimit të tenderit kishte qenë përfaqësues i konsorciumit që ofroi edhe shumën më të madhe në tender, 850 milion Euro.
Ja dhe teksti i përgjigjes:
“Ju lutemi të këshilloni se tenderi është bërë në emër të Vetro Energy Pte Ltd, dhe jo Silk Road. Ju lutemi të merrni të gjitha masat e duhura për të siguruar se ofertuesi është quajtur si duhet nën VETRO, kështu që nuk ka konfuzion. Shume faleminderit”.
… Ajo që bie në sy është në skenë del tashmë një tjetër emër, i cili nuk është prezantuar zyrtarisht në procedurën e bërjes së tenderit, “Vetro Energy Pte Ltd”. Elementi tjetër që bie në sy, është se në kontaktin e tij në Evropë, Essad Puškar rezulton me një numër telefoni shqiptar, të kompanisë AMC dhe një numër amerikan. Ndërsa kompania që sipas tij ka marrë pjesë në tender, nën VETRO, është pra “Vetro Energy Pte Ltd”, në faqen zyrtare të të cilës jepet kjo adresë:
Vetro Pte Ltd
#05-06, 605A MacPherson Rd, Singapore 368240
Me pak fjalë, nëse do t’i referohemi këtij email-i, “SilkRoad” nuk ka marrë pjesë në tender. Edhe pse dje publikisht, të gjithë panë se oferta më e mirë për blerjen e “Albpetrol”-it u ofrua nga konsorciumni “Vetro Silk Road Equity Ltd”.
Ndërkohë, një lajm i agjencisë “Reuters”, njoftohet se kompania shqiptare e naftës “Albpetrol” mund të blihet nga konsorciumi i përbërë nga “Vetro Silk Road Equity Ltd”, me qendër në Singapor dhe “Vetro Energy”, me bazë në Çikago. Pra këtu na del një tjetër pasaktësi, që “Vetro Silk Road Equity Ltd” është me qëndër në Singapor ndërsa në faqen e saj “SilkRoad” rezulton me qendër në Çikago, themeluar në vitin 2003.
Në kushtet e kësaj amullie informacionesh, e vetmja që hesht është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në mënyrë të pashpjegueshme, kjo ministri ende nuk ka nxjerrë një njoftim në faqen e saj zyrtare lidhur me procedurën e këtij tenderi.
Gazetat shqiptare aludonin se z.Puškar, është një njeri i njohur në botën e bizneso-politikës në Shqipëri dhe në Kosovë dhe një njeri që ka këshilluar politikat ekonomike të kompanisë shqiptare të naftës “Taçi Oil”. Edhe në fotografinë shoqëruese z.Puškar shihet me presidentin e kompanisë, z.Rezart Taçi. Adresimi prej tij i një kontakti telefonik shqiptar, e shton më shumë mjegullnajën se kush janë në të vërtetë ata që po shtien në dorë këtë pasuri të Shqipërisë.
Misterin ja u them un, Berisha o dhender serbije dhe ska ku lu, ja kan fut te duja kembet ne kepuce, se e hengri corben e prishur, qysh atehere kur e ben sekretar partije.
Lereni prrallat se gjithe propoganda qe keni bere deri tani ju ka plase ne dore.Tani do sajoni gjera te tilla jo FAzllic jo nga Singapori jo nga Amerika jo nga Taci oil me siguri tash po thoni se mos jane Asadi mbas saje ose djali Kadafit ne Niger.Shikoni keta te kompanise mos gjate jetes tyre kane qene ne Suedi.Po qe se kane qene edhe pera 30 vitesh ne Suedi me siguri jane takue me Shkelzen Berishen dhe Shkelzeni do te fshihet pas saje.
hahahaha,nje bourdhelo e vertete……pune korrakesh!!!!!
Rrofte SHBA-ja.
sigurisht o kole qe dicka dike perderisa permend shkelzenin,po e thu me thumbe e humor sic e ka zakon kol tivari
Nje hallakatje dhe vrasje mendjeje per te sajuar te paqena…
Mafia , Sali Shpellari , damir fazllic, she ersekari Rezart Taci, me ndihmen edhe te ketij boshnjakut te companise fantazme, ketu luhet nje loje e madhe nje grabitje e pasurise kombetare nga mafia serbe me ne krye salin dhe damirin , tymi do i dali me vone
Nuk eshte shitur asgje deri tani prandaj heshtin te gjithe. Bleresi eshte mister se nuk ka ndermend te bleje gje thjesht po ben loje te dyfishte qe Albpetroli te shitet atje ku do Berisha. Gjithe ajo oferte dhe gjithe ky sekret asgje nuk po bejne dhe asgje nuk eshte firmosur. Po te kishte gje te vertete pse nuk ka me transparence.Shiheni kur te dalin si puna e asaj llotarise kombetare qe e mori ai dallaveraxhiu i Austrise se do te marrin edhe femijet e Berishes pjesen e tyre.
Ku po fshihet Edi Rama keto dit pas berjes se tenderit per blerjen e Albpetrolit.
Kur ka qene kryetar bashkie ka bere shume me shume se 1 miliard euro.
Keshtu se ka problem te bleje albpetrolin ( bashke me berishen ).
Ku esht fshehur Edi, pse nuk thot nje fjale te vetme per kete tender dhe kompanite qe kane marre pjese ne te ?
Si duken bathet , edhe ai vjen ere , edhe ai eshte fitues ne kete tender
akoma nuk i morët vesh skemat e Taqit?
I ka zënë pak rrota bishtin me Azerbaxhanasit se ka frikë se mos i futin plumbin, dhe po përsërit marifetet e Bolonjës e Milanit.
Ja do ta shohim se si do shkojë puna por nuk ka për të pasur habi.
Ku eshte opozita???!!!
Vellezer shqiptar shikoni si shitet pasuria jone me nje komisjon qesharak me militante partish qe nuk marin vesh nga fusha e naftes ,nje dite pas ofertes se bujshme nuk prononcohet njeri nga qeveria cfare serioziteti ka ajo qeveri sa e tmerrshe eshte per kete popull