Ndërsa ekonomia përkeqësohet, llogaritë e kursimeve shtohen

9 Shtator 2012, 14:02Politika TEMA

Reagimi i konsumatorëve ndaj krizës ekonomike në vazhdim është të shpenzojnë më pak e të kursejnë më shumë. Ulja e të ardhurave, humbja e vendeve të punës e pasojat e tjera të krizës kanë bërë që konsumatorët e Ballkanit të pakësojnë konsumin në shpenzimet e tyre të përditshme, investimet personale e mallrat me çmime më të larta.

Blerjet e shqiptarëve ranë në mënyrë konsiderueshme, me 22,5 përqind në qershor. Eduard Zaloshnja, një ekonomist në Institutin e Paqësorit për Studim e Vlerësim me qendër në SHBA tha se treguesi i vëllimit të shitjes me pakicë i botuar nga INSTAT, siguruesi i statistikave zyrtare shqiptare, tregon se konsumatorët janë duke i shkurtuar mjaft shpenzimet.

“Treguesi ishte në 207 përqind më 1 janar 2011 dhe e përfundoi vitin në 190,9 përqind. Treguesi ra gjatë tre-mujorit të parë të 2012-tës në 148 përqind,” tha ai për SETimes.

Deniz Deralla, kreu i seksionit të kredisë të Bankës Credins, tha se njerëzit tani janë duke u përpjekur të kursejnë para sesa të harxhojnë ose të investojnë. “Kursimi është një shenjë e mungesës së sigurisë së njerëzve për shkak të zhvillimeve politike, vështirësive të qeverisë për të paguar ato që detyrohet e krizës në vendet tona fqinje”, tha ai për SETimes.

Depozitat gjithsej u rritën në qershor me 10,4 përqind në Shqipëri, në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, një prirje që filloi dy vjet më parë kur shenjat e krizës filluan të përhapen në vend. “Ka një tendencë të fortë për të kursyer; ritmi i rritjes së kursimeve në banka është sidomos më i lartë sesa ritmi i zhvillimit ekonomik”, tha për SETimes Elvin Meka, një bankier e profesor i ekonomisë.

Françesko Çollaku, që është pronar i një picerie në Tiranë, tha se më pak njerëz hanë jashtë shtëpisë në krahasim me vitin e kaluar. “Njerëzit janë duke shpenzuar më pak. Është me të vërtetë e vështirë nëse njerëzit janë duke kursyer para edhe për picat, që nuk janë ushqim i shtrenjtë”, tha ai për SETimes.

13 komente në “Ndërsa ekonomia përkeqësohet, llogaritë e kursimeve shtohen”

  1. dc says:

    shume me mire.Mjaft bejme si bosat.

    1. free-man says:

      Jane parate e emigranteve ne Greqi qe i ndajne mes bankave greke dhe shqiptare. Kjo eshte e gjitha

  2. Kjo nodh pasi ki popull osht duke ironizue rrugen e nritcme dhe largpamse te Doktorit (siq bani dhe ju ketu dita-dits). Se kur i largohesh Doktorit veqse vujtje ke me pas naj duhet me von mend sa ma pare

    Lymi-Advice

    1. PER PALLAT says:

      e drejte lyme,je duke shkrujt ke gazeta, e nji qe po e vuan largimin!!!

  3. thjesht po shtrengojme ”’pake”’ rrypat asgje me shume…po na bien pantallonat ….do bejne diete,,, se na bene dem te hame 3 here ne dite…

  4. kol tivari says:

    ju lutem na shpjegoni se ne cilin vend ne krize shtohen kursimet.
    Ne Greqi jane shtuar?Ne Spanje jane shtuar?Njeren e keni gabim.Ose ekonomija nuk eshte perkeqsuar dhe shtuar kursimet ose ekonomija eshte perkeqsuar dhe kursimet ulur.

    1. Epirioti II says:

      Cdo sistem statistikash apo analizash ne Shqiperi eshte i cunguar sepse te ne nuk ka profesionalizem ne menyren si behen analizat dhe mbi te gjitha te dhenat jane shpesh te falsifikaura.

      Ti Koli ke te drejte qe nje vend ne krize nuk i shton dot kaq rehat depozitat. Problemi ketu qendron se asnje nuk te thote se sa prej ketyre depozitave jane rritur nga transferimet qe i bene emigrantet shqiptare te Greqise kursimeve te gjithe jetes tyre nga frika e falimentimit te bankave greke.

      Kam frike se ky eshte celesi kryesor qe shpjegon paradoksin.

      Sa per te qenurit ne krize o Koli, mos ki as me te vogelin dyshim qe jemi. Po shesim pasurite kombetare si te cmendur (importi i plehrave, diegia e pyjeve per eksport thengjilli, shitja e te drejtave te perjetshme te naftes dhe energjise, etj, etj) per te mbajtur Salistanin gjalle, por ky eshte nje krim monstruoz kunder brezave qe vijne sepse nuk do u leme asgje atyre per perballuar malin me qelbesira qe po u leme peshqesh.

      Ate qe po i ben SRBi Shqiperise nuk ja beri as Sërbi Kosoves.

  5. Onufri says:

    Kur i largohesh doktorit,o ke vdekur ose nuk je me i semurë,të ka sheruar natyra!Molieri nuk i donte mjekët,jetoi gjatë dhe i ironizoi nëpër komedi sa mua,kur me nxoren bursën per mjek,nderrova degë,menjeherë!Mjer ai popull që qeveriset nga mjekët,ka thene Molieri i madh i komedive botrore!Populli ynë me doktor Vicidolin,eshtë popull i sëmurë pêr ment!Vuan të keqen e vetes,megjithse ai dhe voten vjedh,si shpellar që është!

  6. Ilir says:

    Nje gje nuk kuptoj ky popull ku i gjen keto pare qe kursen? A jane ne pune? Apo vjedhin? Kur jane duke vojtur truzhavorret pse rine gjithe diten duke share para kompjuterave, pse harxhojne paret e kalamajve kot? Edhe i pari i truzhavoreve e ka kuptuar revolucionin teknologjik qe beri qeveria Berisha duke futur internet ne cdo shtepi dhe u drejtohet truzhavormbeshtetesve nepermjet twitter-it. Mos shani qeverine qener por mbeshteteni se keni mbeshtetur te ardhmen e femijeve tuaj, punoni qener dhe mos derdellitni gjithe diten, beni detyrat e shtepise qener dhe mos bridhni pas pisllikut. Kjo do te jete rilindja juaj, se per ata qe kane mend kane rilindur ketu e 22 vjet me pare. U kam thene mos ndiqni rilindasit brumbuj se ata do tu cojne vetem ne hale.

    1. fl says:

      Na hapet barkun me elozhet tuaja nda shpellarit. Po c’revolucion beri o tutkun. Ato jane te gjitha kompani private qe filluan ne kohen e Qeverive Nano.

      Sa per kulture ky Saliu kishte ne dore ta bente Tiranen kryqytetin e pare ne Evrope me Internet te shpejte ne vitet 90, permes nje projekti pilot. Nuk e pranoi se tha c’fare na duhet ky Interneti.

      Pale na krahasoni dhe me Greqine dhe Spanje. Vend 20 vjet pa kasa ?

    2. lopthi says:

      Ilir, a e ke mamin e re?

  7. gjirokastriti says:

    Po jane tere bankieret si ky i credins lumi qe na mori ”jane ritur kursimet”……JANE PARATE E EMIGRANTEVE QE KTHEHEN NGA GREQIAAAAAAAA
    Kane frike aty per falimentim dhe i sjellin ne shqiperi
    puna eshte sa te sigurta jane ketu??????????????????
    Si u ritkenkan kursimet kur perdite po shtohet papunesia?
    Si u ritkenkan kursimet kur cmimet po vene ne stratosfere?
    Medet per ne qe kemi te tille punonjes ne banka me mastera te kristali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje