Qeveria çeke ka vendosur që të ndalojë shitjen e të gjitha pijeve që përmbajnë më shumë se 20 përqind alkool. Vendimi vjen pas një vale helmimesh në vend që kanë sjellë 19 të vdekur.
Urdhri i ndalimit përfshin dyqanet, restorantet dhe hotelet.
Dyshohet se helmimet kanë ardhur nga vodka dhe rumi i përgatitur me metanol industrial dhe i shitur me çmim të ulët.
Policia e Çekisë ka arrestuar dhjetë persona dhe ka sekuestruar më shumë se 5 mijë litra pije si dhe etiketa false.
Ministri i Shëndetësisë tha se kjo lëvizje e paprecedent do hyjë në fuqi menjëherë dhe do aplikohet kudo.
Ndërkohë në spitale janë rreth 30 njerëz, të helmuar metanol.
Detektivët thonë se bëhet fjalë për një rrjet të organizuar mirë. Ata që qëndrojnë në krye të rrjetit nuk janë kapur ende.
Ketu i ke burrat tape qe ne pike te sabahut.
Ca pijne akoma alkol frenash!