Edhe pse kryeministri Sali Berisha lavdërohet se shqiptarët kanë kaluar disa vende të BE për numrin e shtëpive në pronësi, sërish është fakt se në Tiranë ka mijëra apartamente të pashitura. Megjithatë ndërtuesit vazhdojnë e ndërtojnë, duke përdorur më së shumti kleringun si formë shkëmbimi.
Por ndërsa tek ne sheh pallate me shumë pak hyrje të banuara, në Spanjë ky qytet fantazëm ishte projektuar të mbante së paku 30 mijë banorë.
Të kuptohemi, në Spanjë e gjithë infrastruktura është e rregulluar për mrekulli dhe jo si pallatet e Tiranës që ngulen ku të mundin, pa pasur asnjë kriter.
Qyteti Valdeluz u ndërtua pranë kryeqytetit spanjoll, por për fat të keq qëlloi periudha e krizës së ndërtimeve dhe tani aty jetojnë vetëm 1 mijë banorë.
Mes viteve 2001 e 2007, Spanja përjetoi bumin më të madh të ndërtimeve në Europë, ndërsa çmimet rriteshin çdo vit me 13 përqind.
Qeveria thotë se janë 780 mijë shtëpi të ndërtuara që prej vitit 2005, që nuk janë shitur.
coni ca cecen ti popullojn ato
O tema,
permri pse nuk ve ndertimet tona qe te shikojme se ne i kemi me “te bukura”.
Shko ne Sarande se ne dimer dhe tani ne vere njesoj e ke…
Ky eshte sihariq, publikojeni adresen ne gjuhen cecene dhe do te shihn se sa shpejt do te mbushet, vereni nji shpallje ke kali Skenderbeut.
I bukur eshte po vetem njerezit i mungojne.
Jam me mire ne qytetin tim te vogel,,dhe jo kaq te “bukur” po e kam plote me njeres te dashur.
Ku rri ti Anna?
Peqin.
hahahahahahahaaaaaaaaaaa….
pervec imazheve qe keni paraqitur ju Tema u tmerrova ndersa shikoja ne Google Street View, duhet shtuar informacioni qe eshte thjesht 1 ore larg me makine me trafikun e sotem atje
Po pse nuk i japin me qera keta por presin qe njerezit t’jua blejne?
Sipas ketij lajmi llogjika eshte me mire bosh se ta jap me qera( me sa duket e njeta llogjike eshte edhe ketu tek ne)
Spanjollet te vene ne kete qytetin e tyne,ta bejne kopje,monumentin e Skenderbeut ne Tirone dhe ta popullojne me cecen prej bathorje.Skenderbeun ta kene si pike takimesh,dhe per mos me humb rrugen,ta kene si pike orientimi
Tek ky qytet te cojme salen dhe militantet e pd, te krijojne shtetin e tyre. Keshtu behet per kunderpeshe ndaj barcelones qe kerkon pavaresine.