Disa herë është tentuar edhe në Shqipëri që të largohen lypësit nga rruga, për shkak se prishin pamjen.
Por kinezët kanë një metodë shumë radikale. Lypësit në një festival fetar në jug të Kinës janë urdhëruar të rrinë brenda disa kafazeve të ngritur për këtë qëllim.
Organizatorët u dhanë një ultimatum lypësve, duke thënë se prania e tyre do prishte shumë eksperiencën e vizitorëve.
Sipas organizatorëve, nëse ata duan të lypin, ta bëjnë këtë gjë brenda kafazeve. Në rast të kundërt mund të largohen nga qyteti pasi prishin pamjen e festivalit.
Një organizator tha se nuk kishin zgjidhje, pasi festivali tërheq shumë turistë.
Ai tha se lypësit ndjehen mirë aty pasi njerëzit u ofrojnë ushqim dhe para.
Por shumë njerëz që marrin pjesë në këtë pelegrinazh janë të zemëruar. Ata thonë se këta njerëz nuk mund të trajtohen si kafshë.
E FORTE, SHUME E FORTE!
ja dhe greket si u katandisen
KINEZERI ,,,por zgjidhje ORIGJINALE !
Shqiperia nen regjimin shkerdhatokratik te kryekriminelit do te jete e gjitha nje kafaz lupsish dhe per nja dy vjet. Keq me vjen qe e them por zemra ma ndjen se ky shkerdhate e shiti shqiperine deri ne qindarken e fundit dhe se ka per ti lene te gjithe brezat e tjere ne nje kafaz lypsish.
te ne duhet jo kafaz po kopesht zoologjik,ku vizitoret te hedhin biskota dhe banane per argetim.qe te vazhdoj mbijetesa…………..