Pse policët britanikë nuk mbajnë armë?

19 Shtator 2012, 17:52Lifestyle TEMA

Vrasja e dy policeve femra në Britaninë e Madhe ka risjellë edhe njëherë në qendër të vëmendje diskutimin se pse Britania nuk i armatos policët e saj.

Sipas BBC, turistët dhe vizitorët rregullisht shprehen të habitur kur shohin se policët nuk kanë armë me vete.

Por për shumicën e britanikëve, kjo gjë është normale.

Natyrisht pas vrasjes së dy policeve, ka nga ata që thonë se është koha për të armatosur policët.

Për rastin e Britanisë, një vend me popullsi shumë të madhe, kjo gjë është unike, pasi edhe vende të tjera si Zelanda e Re dhe Norvegjia ndjekin këtë praktikë.

Por pavarësisht se ka humbur dy oficere policie, shefi i policisë në Mançester thotë se nuk do ndryshojë asgjë.

“Për fat të keq ne e dimë nga eksperienca në SHBA dhe në vende të tjera se për fat të keq, edhe nëse kanë armë, policët sërish qëllohen për vdekje,” tha Peter Fahy.

Për çudi, edhe vetë policët, e pyetur në një anketë, thonë se nuk duan të armatosen. Kurse publiku nuk është kaq unanim. Ata ndahen thuajse gjysëm për gjysëm të pyetur për këtë çështje.

BBC thotë se shumë pak presin që sistemi të ndryshojë pas vdekjes së dy policeve.

Një gjë është e sigurt, incidente të tilla janë ekstremisht të rralla. Në përgjithësi, krimet me armë janë në nivele shumë të ulëta.

8 komente në “Pse policët britanikë nuk mbajnë armë?”

  1. loni says:

    sepse njerezit atje jane njerez dhe jo kafshe si tek ne,,ne shqiperi,,policia jone rri me kallash,,nuk do koment pse mbajne kallash tek ne,,sepse ne nuk jemi njerez po kafshe,,ky eshte ndryshimi,,se atje ka njerez dhe jo kafshe..

  2. Anonim says:

    Çfare per mua eshte mjaft interesante dhe mjaft britanike eshte qe forcat policiore ne ishujt britanik ngelen nje force civile. Pra Kane te drejta te aplikimit te ligjit (sic ne thelb e ka cdo qytetar britanik) por nuk Jane nje force militare. Padyshim ne forcat policiore britanike detektivet dhe forcat speciale Kane arme po jo policet e zakonshem ne rruge. Askush ne Angli nuk leviz me arme pasi kjo nuk eshte kultura britanike dhe nje mesim I mire per kedo qe rendi dhe pushteti vendosen edhe pa forcen e armeve.
    Policia e mbreterise se bashkuar si nje force civile e shtetit eshte nje shembull I mire per tu ndjekur (me te gjithe te metat dhe me problemet qe ka kaluar kohet e fundit).
    Kushdo ne Angli e kupton qe 2 policet qe u vrane ne detyre gjate weekendit nga nje kriminel psikopat mund te vriteshin ne te njejten menYre nese do te ishin te armatosur.
    Edhe dicka per te Marre shembull, policia angleze nuk ka te drejte te kontrolloje apo kekroje documentat e qytetareve pa pasur nje indicie te forte per te bere nje gjë te tille.

    1. Jorgos Kastriotas, Gjorgj Kastriotovic, Skenderbeu says:

      Mire e kane anglezet. Ne qe i kemi te armatosur me keq e kemi punen.
      Nuk eshte shpata po eshte krahu,- thoshte Gjergj Kastrioti. Ne nuk kemi police, po na rrofshin armet.
      Kur bie arma ne dore te gabuar …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/flamur-renea.html

      1. Burgaxhiu UK says:

        Hiqe ate emer o hajvan

  3. doktori says:

    se kuptoni qe ne jemi 200 vjet mbrapa, akoma pyesni…….

  4. NE DO TI HEQIM ,PASI TI KENE HEQUR ME PARE SHTETET E BASHKIMIT Europian.
    TE KETE ARDHUR DISA HERE ZOTI FYLE,ZONJA DORIS PAK ETE TJER.DO MBLEDHIM
    PARLAMENTIN,DO SHAJME OPOZITEN SE NUK DO HEQJEN E KOBUREVE, CA NGA ZAKONI,CA NGA THENIA E KRYEMINISTRIT DIKUR GJATE FUSHATES PER REFERENDUMIN E KUSHTETUTES SE 1994-tes,SE SHQIPTARI DUHET TA KETE NJE ARME. PO QE E MUNDUR POLICET MUND T’I JAPIM DHE ME KONCESIONI.MOS U MERZITNI SE DUHEN DHE NJA 1OO VJET TE TJERA PER TE ARRITUR KU ESHTE
    ANGLIA SOT,PA ANGLIA VET KUSHEDI KU DO KET SHKUAR …. UNE NUNUJA NGA
    CEPANI DHE ANEJA NGA TEPELENA SE BASHKU DHE ME LOKEN NGA VERIU DO TA LEM
    AMANET QE SALIU ,sigurisht ai do te jete kryeminister edhe pas 100 vjetesh,mos ky, Saliu numer 2 apo 3, TE HEQI KOBURET JO VRTE POLICEVE ,POR DHE KRIMINELEVE.

    1. anonim says:

      ketu te ne policet nuk kane asnje lloje kulture .atje te ndalon per ndonje arsye po ne fund te thote dhe me fal.kurs polua jone del nga mbrapa pemes ku dhe fshihet dhe te kerkon ndonje 20 ce si pa te keq …ne jemi popull i djegur ,sa gjynah

  5. raimondi says:

    Pa arme nuk e kane dhe aq mire _Polici dueht t e kete armen dhe kur kontrollon dike njeren dore ta mbaje tek pistoleta ne gadishmeri_++Po s’pati arme t ambaje dorne ne tope, q epo ta zere plumbi , eshte i tokezuar nuke ze korenti LOL

    -Ose nqs jane dy police , njeri kontrollon tjetri ri ne gadishmeri me duart tek arma gati per zjarr

    Se nqs Krimineli godet me arme policin e pare , polici tjeter po pati armen e godet kriminelin, ndersa po te mos kete arme si ne Britani …eshte viktima e radhes

    Por Britaniket jane kombi kulturuar shume , ndaj bejne keto eksperiment

    Por ketu ne USA , t ejete polici pa arme behet nami

    Krimineli doli ne mes Manhattanit dhe po i vriste njerezit ne seri, po te mos ishte polici i armatosur qe e vrau , ai do kish bere kasaphane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje