Në rast se në Shqipëri do të funksiononte një minimum forme e shërbimit social, nuk do të na dëgjonin më veshët ngjarje absurde si ajo që ndodhi këto ditë në Kamëz, e që ka për protagonistë dy gra, me siguri të pamundura për të krijuar pavarësi ekonomike dhe një teveqel, që në media gati gati admirohet që paska mundur të mbajë njëkohësisht dy gra…
NGJARJA – Një 38-vjeçar Ajet Spahiu shkoi para dy ditësh për të bërë një denoncim të pazakontë në Policinë e Tiranës për zhdukjen e dy grave me të cilat bashkëjetonte. I ndërgjegjshëm që do të kishte probleme ligjore për shkak të moslejimit të poligamisë në Shqipëri, në gjendjen civile ai rezulton beqar. Kur policia nisi të kërkonte gratë e shpallura të zhdukura, ato, të nesërmen u kthyen vetë në shtëpi. Siç kishin ikur, ashtu dhe u kthyen. Gjithë kjo ngjarje absurde dukej se zhvillohej para syve të policisë dhe publikut duke i lënë të gjithë pa mend dhe pa ndonjë koment të qartë, njësoj si në një teatër absurdi.
MEDIA – Edhe këtë herë, media, që të tilla ngjarje i mbulon nga gazetarë përgjithësisht meshkuj paragjykues të kronikës së zezë, nuk diti si ta trajtojë ngjarjen. I dha ngjarjes një ton komik, madje per here te pare brenda kategorise Kronike shpiki dhe nje nenkategori: Kuriozitete… Dukej që nga titujt: “Burri me dy gra: Mbeta pa asnjërën”. Apo: “Më ikën natën që të dyja”. Sikur personat që zgjidhnin këto tituj ndiheshin deri diku ziliqarë, që pse ky 38 vjeçari nga Kamza paska patur dy gra… (!)
MESAZHI – Nuk ka asgjë komike në këtë ngjarje. Në të vërtetë gjithë jetesa brenda asaj shtëpie është e mbushur me detaje që të çojnë në konkluzionin se aty brenda zhvillohet një dramë. Ndoshta jo për burrin, ama! Në rast se do të kishte një minimum të shërbimeve sociale, ato tani do të duhet të zbulonin arsyet e vërteta se pse dy gra pranojnë të injorohen, të fyen dhe të denigrohen përditë nga një burrë që gjithë çka di të thotë është se: “i mbaj me bukë që të dyja”. Thotë se gruaja e parë me të cilën kishte jetuar për 12 vjet nuk bënte dot fëmijë dhe shikoni mentalitetin e këtij mashkulli: “po e mbaj me bukë…”.
Ngjarja do të duhet të mobilizonte të gjitha zonjat e angazhuara në aktivizmin për avancimin e të drejtave të grave në një aksion që më së paku do të kërkonte të zbulonte arsyet e rënda se pse dy gra jetojnë pa dinjitet nën një çati me një burrë që “i mban me bukë”.
Pastaj, do të ishte më e moralshme, që edhe, fjala vjen, të gjithë ata megafonë qoftë fetarë, qoftë socialë që dalin e bërtasin kundër bashkëjetësës apo martesave gej “për hir të vlerave të familjes”, të dilnin edhe këtë herë dhe të kuptonin me të vërtetë se kush, pse dhe si po i shkatërron vlerat familjare…
Së fundmi ata policët e shkretë që u përballën me dëshminë e grave duhet të mendojnë pak, para se gjithë ngjarjen ta marrin me shaka. “Nuk kemi asgjë kundër Ajetit. Thjesht ishim mërzitur dhe u larguam nga stresi, por duam të kthehemi prapë tek ai”, thanë dy gratë. Një njeri që ka respekt për punën e vet, do të niste të investigonte mirë në rreshtat e këtij deklarimi me shpresën se vetëm ashtu mund të shmangej, fjala vjen, një tjetër krim i mundshëm “në familje”…
Rasti tipik i refuzimit te ndergjegjshem te lirise.
Po shkoj ne burg se te pakten atje kam te ha, te pi, te ngrohem, te lahem dhe ku te fle…
Ky e ka me kanu deri ne 7 gra, cka keni ju!
Ti Pinder vrej bythen tande!
Kjo Tragji-Komedi tregon Realitet e Sotem Kulturen, Edukaten, Qytetarine, Zhvillimin Ekonomiko-Shoqeror qe ka sot Shqiperia. Jemi Cop Cop nga te gjitha anet. Nga ky Artikull ne pamje te Pare te vjen per te Qeshur me te madhe por thelle thelle eshte per te ardh keq eshte per te Qare.
I mban me buke qe te dyja ?! Mire qe nuk deklaron se i nxjerr edhe per te kullotur, duke i mbajtur per litari. He moj Argita, c’i thua ti kesaj? Po meri ti moj dhe mbaj me buke. Apo ti nuk ke per vete. Jo burre, jo! Bukè….
Asgjë për tu çuditur nuk ka as në këtë dramë-komedi. Në pushtetin mesjetar të primitivit Sali B. çfar nuk pritet. Prandaj në votimin e rradhës, ti japim dermën. Opinioni publik ka gjthëçka në dorë për të mbrojtur votën e tij nëse përsëri ai do të tentojë ta tjetërsojë atë.
Është vërtet një hall shumë i madh i shoqërisë sonë…Shërbimet sociale,pothuajse as që i vlerëson njeri,për të mos thënë se akoma sundon mentaliteti..”Nuk dua të lutem tek filan zyrë…”-Këtë mentalitet e mban gjallë dhe e shtyn përpara vetë sjellja e zyrtarëve që punojnë ..sa për sy e faqe,në këto shërbime…Po të shkojë një grua e dhunuar,një vajzë që e torturojnë tutorët,një fëmijë i keq-trajtuar,a dikush që është në hall….e para gjë që do vërejë është:Nënqeshja,(përqeshja ..)e hidhur që do të shfaqet në fytyrën e zyrtarit a punonjësit social…Guxon i/e keqtrajtuara/i të zgjedhë me dëshirë pastaj të vetmen mundësi që i ka mbetur..Rikthimin tek agresori,tutori,dhunuesi…Mirëpo shoqëria jonë vjen dhe bëhet më agresive,më e dhunshme,më mospranuese,më indiferente,më e ngurtë,më e pabesueshme…më pak ose aspak tolerante,sepse ndikohet shumë politikisht.Duam apo s’duam ne,kjo është ndër arësyet kryesore…por jo e vetmja,sigurisht…Duhet patjetër të ndryshojë mentaliteti i administratës,zyrtarit,nënpunësit civil…Së pari ai duhet të ketë të sigurtë një status që e bën në të vërtetë punonjës të shtetit në shërbim të popullit.Por,në rast se shikon kryeministrin,ministrin,depudetin,drejtorin,komisarin e policisë,etj,të jetë e sillet aq brutalisht,natyrisht se kjo frymë do të përcillet edhe në nivele dhe segmente më të ulëta të administratës…Përndryshe,do të ikësh nga puna…Shikon se nëpër familje ende vepron mentaliteti maskilist.Në familje është burri ai,që i di të gjitha.Gjithë gratë që kanë guxuar të bëhen pjesë e diskutimit,ose janë dhunuar..ose më keq akoma..kur kanë këmbëngulur më shumë..janë masakruar…nga kush..?Nga ata me të cilët krijuan familjen dhe ndajnë jetën së bashku…E,çfarë do të bënin ato vajza dhe gra atëherë…?!
Është vërtet një hall shumë i madh i shoqërisë sonë…Shërbimet sociale,pothuajse as që i vlerëson njeri,për të mos thënë se akoma sundon mentaliteti..”Nuk dua të lutem tek filan zyrë…”-Këtë mentalitet e mban gjallë dhe e shtyn përpara vetë sjellja e zyrtarëve që punojnë ..sa për sy e faqe,në këto shërbime…Po të shkojë një grua e dhunuar,një vajzë që e torturojnë tutorët,një fëmijë i keq-trajtuar,a dikush që është në hall….e para gjë që do vërejë është:Nënqeshja,(përqeshja ..)e hidhur që do të shfaqet në fytyrën e zyrtarit a punonjësit social…Guxon i/e keqtrajtuara/i të zgjedhë me dëshirë pastaj të vetmen mundësi që i ka mbetur..Rikthimin tek agresori,tutori,dhunuesi…Mirëpo shoqëria jonë vjen dhe bëhet më agresive,më e dhunshme,më mospranuese,më indiferente,më e ngurtë,më e pabesueshme…më pak ose aspak tolerante,sepse ndikohet shumë politikisht.Duam apo s’duam ne,kjo është ndër arësyet kryesore…por jo e vetmja,sigurisht…Duhet patjetër të ndryshojë mentaliteti i administratës,zyrtarit,nënpunësit civil…Së pari ai duhet të ketë të sigurtë një status që e bën në të vërtetë punonjës të shtetit në shërbim të popullit.Por,në rast se shikon kryeministrin,ministrin,depudetin,drejtorin,komisarin e policisë,etj,të jetë e sillet aq brutalisht,natyrisht se kjo frymë do të përcillet edhe në nivele dhe segmente më të ulëta të administratës…Përndryshe,do të ikësh nga puna…Shikon se nëpër familje ende vepron mentaliteti maskilist.Në familje është burri ai,që i di të gjitha.Gjithë gratë që kanë guxuar të bëhen pjesë e diskutimit,ose janë dhunuar..ose më keq akoma..kur kanë këmbëngulur më shumë..janë masakruar…nga kush..?Nga ata me të cilët krijuan familjen dhe ndajnë jetën së bashku…E,çfarë do të bënin ato vajza dhe gra atëherë…?!Poligamia,duhet të jetë e ndaluar me ligj.Sepse është kundër ligjeve të natyrës dhe kodeve morale që kanë krijuar shoqëritë e civilizuara deri më sot.Ne nuk e dimë se çdo të ndodhë pas shumë vitesh,por jemi të sigurt se jemi një ”Kapriço”e natyrës sa i përket sjelljes në familje,rrugë,punë,shoqëri…Vërtet,nuk është 100% e shoqërisë e përfshirë në këtë pohim,por është pjesa më e madhe e saj…
Është vërtet një hall shumë i madh i shoqërisë sonë…Shërbimet sociale,pothuajse as që i vlerëson njeri,për të mos thënë se akoma sundon mentaliteti..”Nuk dua të lutem tek filan zyrë…”-Këtë mentalitet e mban gjallë dhe e shtyn përpara vetë sjellja e zyrtarëve që punojnë ..sa për sy e faqe,në këto shërbime…Po të shkojë një grua e dhunuar,një vajzë që e torturojnë tutorët,një fëmijë i keq-trajtuar,a dikush që është në hall….e para gjë që do vërejë është:Nënqeshja,(përqeshja ..)e hidhur që do të shfaqet në fytyrën e zyrtarit a punonjësit social…Guxon i/e keqtrajtuara/i të zgjedhë me dëshirë pastaj të vetmen mundësi që i ka mbetur..Rikthimin tek agresori,tutori,dhunuesi…Mirëpo shoqëria jonë vjen dhe bëhet më agresive,më e dhunshme,më mospranuese,më indiferente,më e ngurtë,më e pabesueshme…më pak ose aspak tolerante,sepse ndikohet shumë politikisht.Duam apo s’duam ne,kjo është ndër arësyet kryesore…por jo e vetmja,sigurisht…Duhet patjetër të ndryshojë mentaliteti i administratës,zyrtarit,nënpunësit civil…Së pari ai duhet të ketë të sigurtë një status që e bën në të vërtetë punonjës të shtetit në shërbim të popullit.Por,në rast se shikon kryeministrin,ministrin,depudetin,drejtorin,komisarin e policisë,etj,të jetë e sillet aq brutalisht,natyrisht se kjo frymë do të përcillet edhe në nivele dhe segmente më të ulëta të administratës…Përndryshe,do të ikësh nga puna…Shikon se nëpër familje ende vepron mentaliteti maskilist.Në familje është burri ai,që i di të gjitha.Gjithë gratë që kanë guxuar të bëhen pjesë e diskutimit,ose janë dhunuar..ose më keq akoma..kur kanë këmbëngulur më shumë..janë masakruar…nga kush..?Nga ata me të cilët krijuan familjen dhe ndajnë jetën së bashku…E,çfarë do të bënin ato vajza dhe gra atëherë…?! Poligamia,duhet të jetë e ndaluar me ligj.Sepse është kundër ligjeve të natyrës dhe kodeve morale që kanë krijuar shoqëritë e civilizuara deri më sot.Ne nuk e dimë se çdo të ndodhë pas shumë vitesh,por jemi të sigurt se jemi një ”Kapriço”e natyrës sa i përket sjelljes në familje,rrugë,punë,shoqëri…Vërtet,nuk është 100% e shoqërisë e përfshirë në këtë pohim,por është pjesa më e madhe e saj…
Ju qe flisni kaq bukur per dinjitetin, provojeni te vareni nga dikush tjeter per buken e gojes , pastaj t’ju shohim ne se do te flisni keshtu perseri…
Qe dikush te bashkejetoje me dike sepse i siguron buken e gojes, kjo ju duket ju e cuditshme?! Cfare ka ketu te cuditshme?! Gjysma e grave rrine me burrat e tyre sepse po u ndane vdesin per buke. Mos na shisni pordhe sikur ketu te ishim ne Gjermani…
Qyqa mi Uarda,
Ndryshe nga te tjerat, perveç bukes ti rri me duket edhe per dy fiq dhe nje kastravec shtese.
Hajt te bofshin mire mi maloke!
Kur te mbajturit me buke behet thelbi i lidhjes sikur vjen nga somalia ky lajm
Ky Ajeti qenka i zoti se paska dy gra por me lind pyetja nese ka moter ky Ajeti, a mos ka dy burra dha motra e vet?????????????
o Mero, po si pati martuar te dyja ne te njeten kohe, s’ka bere asnje shkelje ligjore. Nuk eshte kundra ligjit te jetosh apo te flesh me 2 apo 22 gra nqs te gjitha palet jane dakord.
Poligami = kur je i martuar me me shume se nje grua.
E gjithe Policia e shtetit eshte e mbushur me hajvane dhe injorante. Kete e deshmon edhe situata kriminale ne Shqiperi.
http://mdcal.blogspot.it/2012/09/promemorie-toleranca-dhe-te-drejtat-e.html#!/2012/09/promemorie-toleranca-dhe-te-drejtat-e.html
..ska halle tjetra po keto lajme shume na interesojne .pse po na plas trapi se sa gra e dashnore kan mileti ……
Feudalizem tipik i meshkujve Shqiptare. Te paafte per asgje vetem per tu matur me gra te pambrojtura. Shikoni ne trafik ,asnje grua nuk respektohet nga burra fodulle qe vetem i shajne. Sa per policet e Kamzes nuk kam koment por vetem ndot!
Kamza sot si shpellat e malokeve te veriut.