Rrokadë në Policinë e Shtetit, transferohen drejtorët në rrethe

23 Shtator 2012, 17:55Politika TEMA

Policia e Shtetit është përfshirë sërish nga një valë transferimesh dhe emërimesh të reja. Kështu Altin Qato, ka lënë postin e drejtorit të Policisë së Shkodrës për të shkuar në sektorin e antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ndërsa në vend të tij është emëruar Aleks Hajdari, i cili drejtonte policinë e Durrësit, raporton Ora News.

Pëllumb Seferi ka lënë postin e shefit të INTERPOL Tirana, për të shkuar drejtor i Policisë së Kukësit i cili mbahej nga Samdi Ramçe i cili emërohet në Qendrën e Formimit Policor.

Gjithashtu Ylli Metko ka lënë postin e drejtorit të Korçës për të shkuar këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm ndërsa vendin e tij e ka zënë Gjergji Jorgo, i cili më parë drejtonte forcat Operacionale Lëvizëse.

Ahmet Murati është larguar nga posti i drejtorit të policisë së qarkut të Gjirokastrës dhe është emëruar drejtor në policinë e qarkut të Elbasanit.

Ndërkohë, emërohet në postin e drejtorit të Policisë së Beratit Ylber Zyberi ndërsa në Gjirokastër emërohet Ajet Ibro, i cili mbante postin e drejtorit të policisë së Beratit.

Ndërkohë Arjan Bozhaj, rikthehet drejtor i Policisë së Fierit. Po kështu edhe Hamdi Fjore, ka lënë postin e drejtorit të shkollës së formimit policor, ish akademia e policisë, për t`u rikthyer drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale.

Ndërsa Mërgim Hoxha, i cili humb postin e drejtorit të policisë së Fierit, shkon drejtor i Shkollës së Formimit Policor. Saimir Muçaj, ka lënë postin e kancelarit në Akademinë e Policisë dhe shkon në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik.

Ndërkohë mësohet se janë ndryshuar edhe dy nëndrejtorë në policinë e Tiranës ndërsa pritet të ketë ndryshime edhe në drejtuesit e policisë së kryeqytetit.

10 komente në “Rrokadë në Policinë e Shtetit, transferohen drejtorët në rrethe”

  1. Treviso says:

    Keto ndryshime priten ne te gjitha ministrite dhe dikastere per ti thene qe jeni ushtare te partise Demokratike para zgjedhjeve.

    1. Lexues says:

      Ose do te thote qe kane marre graden “Drejtues i Pare” (rasti i Seferit) dhe duhet te transferonhen ne nje pozicion qe t’i pershtatet grades se fituar!

  2. asso says:

    hiqja Lenes veja Prenes!!!!U be gjurulldia ne Durres, levizet drejtori; u be gjurulldia ne Korce levizet drejtori.Keshtu nuk del kurre pergjegjesia na zinxhir drejtues se ikin gjurmet e urdheruesve.Politike e njohur kjo e PD-se!

  3. moli says:

    thote populli:me miell misri sben dot buke gruri.kot sa i nderron guret PD,kot e ka se nuk marrin vesh nga pune e rendit,jane te gjithe militant.specialistet e vertet te rendit PD i ka nxjerre ne rruge ,shesin banane.TURP

  4. arberia says:

    Keto levizje jane tipike te kohes p.p.sh vetem se ne ate
    kohe nuk ishin keto krime dhe keto favore per kriminelet.

    1. shqiperia says:

      Te drejtohet ky shtet nga nje kryeminister i skrupullt
      eshte fatkeqesi e madhe. Detyrohemi te themi qe ishime mire ne
      ne kohen e p.p.sh

      1. GAZMENT BRAHO says:

        NE KETE KOHE QE SHQIPERIJA DHE SHOQERIJA SHQIPTARE ESHTE NE UDHE KRYQE ME KETE DEMOKKRACI SHUME TE BRISHTE QE SISTEMI I ME PARSHEM KA LENE HIJET E VETA QE TA NGJUNJEZOJE ITELEKTUALIZMIN QE KERONE QE SHQIPERIJA TE RADHITET NE FAMILJEN EUROPIANE,PORE SHOQERITE PARTIAKE DHE POPULLI I THJESHTE DUHET TE JETE ME I PERGJEGJSHEM NE PERZGJEDHJEN E VOTES,SE NGA VOTA E MIREMENDUAR FILLONE ZHVILLIMI I NJE SISTEMI EKONOMIK NE FAFORE TE SHQIPTAREVE TE NDERSHEM QE KKANE VITE QE KERKOJNE MIRESINE E SHQIPERISE NE RRUGEN EUROPIANE.

  5. besim says:

    interesante eshte qe (nuk jane ne kete artikull), levizjet ne strukturen policore te hetimit finaciar, te dy vendet ai i drejtorit dhe ai i shefit te sektorit, okupohen nga militante partiake, njeri i PD-se tjetri i LSI-se.

  6. al says:

    te gjitha levizjet qe kryhen nuk mund te japin efektin e duhur.aresyeja eshte e thjeshte, sepse ne kete organ shume te rendesishem ne keto 22 vjet ka triumfuar nderhyrja politike si nga pd ashtu dhe nga ps. ne krye duhen vene kuadro qe te kene karakteristikat e meposhtme te jene profesionista, te kene te dhena ne veprimet e drejtimit,te jene trima dhe te jene te ndershem. por te gjitha qe thashe duhen shoqeruar me ligjin e depolitizimit te plote te saje. policia duhet te kordinoje veprimet me organe te saj per te njohur terrenin e krimit personazhet aftesite e grupeve kriminale organizimin e tyredhe mbi te gjitha kjo arrihet dhe me ndihmen e komunitetit.une mbaj mend nje shprehje te paulin sterkajt qe policia e afte nuk e len kriminelin te shkoje ne drejtim te paditur. do kisha deshire ta shihja kete kuader te afte ne krye te ministrise se rendit dhe jam i bindur se me trimerine etij dhe aftesite organizuese do ta detyronte krimin te perulej para ligjit.

  7. dritan says:

    edhe me 1997 keshtu e beri sala me policin po kur popullit i shkon thika ne palc nuk pyet me as per njeri ne bot keshtu qe kjo qeveri e poshter i ka ditet e nemeruara dhe nuk e shpeton dot asnje polic se dhe policet do jen te part qe do ti kthejn kurrizin ksaj qeverie te poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje