Shkatërrohet koleksioni i këpucëve të Imelda Marcos (FOTO)

24 Shtator 2012, 11:03Lifestyle TEMA
Shkatërrohet koleksioni i këpucëve të Imelda Marcos (FOTO)

Ajo është bërë e famshme për koleksionin e saj të këpucëve, për të cilin shumë femra do çmendeshin.

Por koleksioni i saj i këpucëve ishte simbol i shpenzimeve të çmendura të një familje diktatorësh.

Megjithatë sot, pjesë të këtij koleksioni, të cilin Imelda Marcos dhe i shoqi i saj, Ferdinand Marcos, e lanë pas kur u arratisën nga Filipinet, është shkatërruar. Shkaku janë termitet, përmbytjet, por edhe neglizhenca.

Familja Marcos iku nga Filipinet në kulmin e protestave popullore kundër tyre në vitin 1986. Ajo la pas së paku 1.220 palë këpucë. Po ashtu shumë rroba të shtrenjta u lanë pas.

Thuhet se ajo kishte plot 3 mijë palë këpucë.

I shoqi i saj vdiq në mërgim në vitin 1989, në Havai.

83 vjeçarja pretendon se shumica e këpucëve ishin dhuratë nga fasonët në zonën e Marikinas, që njihet edhe si kryeqyteti i këpucëve.

Në koleksionin e saj kishte këpucë Gucci, Charles Jourdan, Christian Dior, Ferragamo, Chanel dhe Prada.

Ajo është rikthyer në vendin e saj pas disa vitesh mërgim.

1 komente në “Shkatërrohet koleksioni i këpucëve të Imelda Marcos (FOTO)”

  1. Neorealizmi says:

    Gruaja e diktatorit Markos ishte aq e pacipe sa shpenzonte miliona dollare per veshje te shtrenjta dhe festa mondane. Nga te paktat qe nuk i shkon shprehja:
    http://www.facebook.com/notes/modus-vivendi-aforizma/grat%C3%AB-e-politikan%C3%ABve-q%C3%AB-b%C3%ABjn%C3%AB-bamir%C3%ABsi-kan%C3%AB-t%C3%AB-gjitha-ndjenj%C3%ABn-e-fajit-p%C3%ABr-ato-%C3%A7/416571528401043

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje