Hedh në gjyq firmën pasi iu thye bilardoja prej qelqi (FOTO)

26 Shtator 2012, 11:45Lifestyle TEMA
Hedh në gjyq firmën pasi iu thye bilardoja prej qelqi (FOTO)

Ëndrra e një burri nga Kalifornia, për të pasur një bilardo prej qelqi, që kushton 73 mijë dollarë, u shkatërrua menjëherë pas lojës së parë.

Për këtë arsye, blerësi i bilardos ka vendosur të ngrejë një padi ndaj kompanisë, duke thënë se ajo nuk kishte qenë shumë e qartë për gurët që duheshin përdorur mbi këtë bilardo.

Amerikani, që e bleu këtë bilardo në Australi, thotë se përdori gurë normalë, por menjëherë ato krijuan krisje dhe thyerje në bilardo.

Kompania australiane në fakt specifikon se duhet të përdoren gurët e posaçëm për këtë bilardo. Ajo madje ka postuar edhe një zarf ku thotë se gurët duhet të jenë të veçantë. Por amerikani, që kërkon 219 mijë dollarë dëmshpërblim, thotë se njoftimi ishte thuajse i parëndësishëm, ndërkohë që duhej të ishte njoftimi kryesor që duhej bërë kur të blihej bilardoja, pasi edhe gurët përgatiten nga firma australiane.

1 komente në “Hedh në gjyq firmën pasi iu thye bilardoja prej qelqi (FOTO)”

  1. denisi says:

    Bilardo,loje me kot ketu ne shqiperi,loje per punetore krahu e njerez pa nivel……Po te deshironi te shikoni njerez te piste,te palare te reckosur,pabuksa etj etj,shkoni neper bilardot shqiptare…..E kunderta ndodh jashte kufijve te shqiperise,neper bilardo njerez me kulture qe kalojne kohen e lire,bejne shakara me njri tjetrin etj etj.Perse ky ndryshim ketu te ne mu ne mes te europes??Me duhet te them qe injoranca po e pushton kete vend….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje