Kjo histori është si puna e politikanit norvegjez që thotë se Shqipëria na ka lënë mbrapa.
Një agjenci në Iran ka raportuar se amerikanët do votonin më mirë për presidentin Mahmud Ahmadinexhad sesa për Barak Obamën.
Vetëm se agjencia e lajmeve Fars, i është referuar një faqe satirike në SHBA, të quajtur The Onion.
Duke e cituar fjalë për fjalë faqen satirike, Fars thekson se sondazhi ka arritur në përfundimin se 77 përqind do të shkonin më mirë në një ndeshje bejsbolli ose do pinin diçka me zotin Ahmadinexhad.
Madje një banor i Virxhinias Perëndimore, citohet të ketë thënë se presidenti iranian është më i mirë se Obama sepse e merr seriozisht mbrojtjen kombëtare dhe kurrë nuk i lë disa protestues homoseksualë që të mësojnë atë se si të drejtojë vendin.
Sipas BBC, edhe pse është marrë teksti nga The Onion, nuk është cituar si burim.
Agjencia Fars është e lidhur ngushtë me Gardën Revolucionare, që është shumë e fuqishme.
Në vitin 2004, një agjenci shtetërore lajmesh u bazua tek The Onion për të raportuar se Kongresi Amerikan ka kërcënuar se do zhvendoset nga Uashingtoni.
Kure në vitin 2009, dy gazeta në Bangladesh, kishin raportuar se sipas The Onion, pretendimet se amerikanët janë ulur në Hënë, nuk qëndrojnë.
Dhe mbas Mahmud Ahmadinexhadit do votonin Berishen dhe mandej Obamen :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html
MARRINA!PFFFF!
EDHE NE GJUME TE NATES U DEL BERISHA O TE MJERE…
Rrahimondi e paska bere punen e tij……..sa me shume gyzele te behen ”americans”,aq me shume shtohen fansat e Ahmadinejad-it…..!!!
Ashtu si dhe norvegjezet do kerkojne Berishen per kryeminister.
Kjo po qe eshet karriere.
ngelet me berishen,ne cdo koment.Popull i rrjedhur
mos u habisni nga lajme te tilla!
sala jon perdit shlo mufka te tilla ne parlament e gjithandej e askush nuk cuditet.
se Obama sepse e merr seriozisht mbrojtjen kombëtare dhe kurrë nuk i lë disa protestues homoseksualë që të mësojnë atë se si të drejtojë vendin.””
kjo eshte me se e vertet
Une sinqerisht habitem si ka mundesi qe ju jetoni ne perendim kur jeni mese i bindur ne idete tuaja per sharine dhe zbatimin e saj, thjesht me duket paraddoks si arrini te jetoni ne nje shoqeri perendimore me ligje dhe detyrime qe jane absolutisht jashte “Orbites” tende.