Deputeti socialist, Erion Braçe, tha se edhe vetë Berisha ka pasur dyshimet e tij për Imamin dhe ka urdhëruar një kontroll tek ministria e tij
Asnjë nga dokumentet e publikuara nga Partia Socialiste, ku duket qartë korrupsioni dhe antikushtetutshmëria e veprimeve të Ministrit Imami dhe gjeneralëve rreth të tij, nuk është i klasifikuar sekret. Deputeti Erjon Braçe në vijim të denoncimit të veprimtarisë antiligjore të Ministrisë së Mbrojtjes, ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të këtij dikasteri sipas të cilave opozita ka cenuar sigurinë kombëtare duke publikuar dokumente sekrete. Gjatë një konference për shtyp, Braçe ka siguruar opinionin publik se asnjë dokument nuk është sekret. E vërteta sipas tij është se këto dokumente janë prova më e rëndësishme për korrupsionin e një elite politike- një grusht funksionarësh politikë, në krye te Ministrisë së Mbrojtjes dhe po ashtu prova të rëndësishme për korrupsionin e një elite ushtarake-një grusht i vogël gjeneralësh, në krye të Ushtrisë Shqiptare.
Gjatë konferencës për shtyp, nënkryetari i grupit kuvendor socialist ka renditur të gjitha nenet e ligjit që janë shkelur hapur nga Ministri Imami dhe shpura e tij, gjatë armatosjes së Shërbimit informativ të Ushtrisë me armë speciale dhe mjete përgjuese të sofistikuara. Sipas ligjit, të cituar nga Braçe, ndalohet kategorikisht kryerja nga shiu i veprimeve te karakterit policor dhe operacional jashtë misionit dhe detyrave të përcaktuara me ligj.
“Publikimi i urdhrave publike të ministrit Imami për armatosjen e Shërbimit Informativ Ushtarak, dëshmon qartë shtrirjen deri në antikushtetutshmëri të veprimtarisë së ministrit Imami dhe ish drejtuesit të SHIU-t kolonel Ylli Zyla. Antikushtetutshmëria në veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes, veçanërisht të SHIU-t, përbën një rrezik të madh për demokracinë, shtetin ligjor, liritë politike, liritë e shtetasve dhe janë premisë e qartë për devijim serioz në junte. Ngjarjet e 21 Janarit janë prova më e gjakosur e këtij rreziku.
Ministri Imami u fsheh pas “sekretit” kur vetëm sekret nuk ka, për të mos dhënë përgjigje për bazueshmërinë ligjore të armatosjes dy ditë para 21 Janarit të SHIU-t.
Dëgjojini këto nene të ligjit për SHIU-n. Ky është ligji, të cilin dje ministri Imami nuk denjoi jo ta publikonte, por nuk denjoi as t’i referohej në gjithë deklaratën e tij.
• Në bazë të këtij ligji në Nenin 2 Misioni i SHIU-t është ky
– SHIU grumbullon, analizon dhe administron të dhëna për veprimtaritë, që cenojnë sigurinë kombëtare, kërcënime të mundshme ose rreziqe ndaj Forcave të Armatosura, që vijnë nga jashtë ose shfaqen brenda vendit, për t’i paraqitur tek autoritetet e drejtimit dhe të komandimit strategjik të Forcave të Armatosura, për t’i mbështetur gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre.
• Neni 5 Detyrat
-SHIU, në zbatim të misionit të mësipërm, kryen dhe realizon këto detyra:
a) grumbullon, analizon dhe paraqet informacion për veprimtari, të cilat kërcënojnë e rrezikojnë integritetin e vendit, rendin kushtetues, planet ushtarake mbrojtëse dhe realizimin e misionit të Forcave të Armatosura;
b) grumbullon, analizon dhe paraqet informacion për veprimtari, që lidhen me spiunazhin, terrorizmin, sabotazhin, subversionin në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes e të Forcave të Armatosura dhe për çdo veprimtari, që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e shtetit;
c) paraqet informacione dhe vlerësime për gjendjen e sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes e në Forcat e Armatosura
• Neni 14 Ndalimi i veprimtarisë policore
-SHIU-t i ndalohet të kryejë veprimtari të karakterit policor.
• Neni 15 Ndalimi i veprimtarisë jashtë misionit
– Ndalohet kryerja e veprimeve për të realizuar qëllime dhe objektiva, që nuk kanë lidhje me misionin e shërbimit,” tha Braçe, duke i kërkuar prokurorisë që të hetojë për këto shkelje.
Braçe iu përgjigj edhe deklaratave të Imamit se këto sulme janë personale. Braçe tha se nuk ka asgjë personale, por ka vetëm një qëndrim parimor.
Deputeti socialist tha se edhe Berisha ka pasur dyshimet e tij për këto shkelje.
“Siç bën shpesh në të tilla raste e kur do të lajë veten, Sali Berisha, njeriu që drejton Ministrin e Mbrojtjes, Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, SHIU-n varësi e drejtpërdrejtë edhe e tija, ka urdhëruar kontroll të menjëhershëm në Ministrinë e Mbrojtjes dhe agjencitë në varësi të saj. Siç ju kisha premtuar dhe për t’i thënë z.Imami që nuk jemi vetëm ne që dyshojmë mbi të, që provojmë antikushtetueshmërinë e veprimeve të tij dhe korrupsionin e veprimeve të tij, ky është urdhri i kontrollit i datës 9.5.2012 besoj e dalloni firmën në fund fare, të vetë Sali Berishës. Pra është një urdhër me anë të të cilit Sali Berisha urdhëron të kryhet kontrolli në Ministrinë e Mbrojtjes, institucionet në varësi të saj, shtatin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura mbi zbatimin e akteve ligjore nën ligjore në fuqi në kryerjen e procedurave të import eksportit, tregtimit të materialeve ushtarake, armatimeve, municioneve, lëndëve plasëse si edhe procedurave te licencimit për kryerjen e aktivitetit të zhvilluar gjatë periudhës janar 2011-maj 2012. Bashkëngjitur këtij urdhri është program i kontrollit. E vijon me një aneks tjetër “drejtimet kryesore të kontrollit”. Dua t’ju bëj me dije jo vetëm ju por edhe z.Imami se ne disponojmë çdo dokument që ka të bëjë me këtë kontroll. Ashtu siç disponojmë çdo dokument që ka të bëjë me secilën nga fushat që ka përcaktuar vetë kryeministri për t’i kontrolluar në veprimtarinë e z.Imami. Po e përsëris, çdo dokument.”
Dokumenti i kontrollit të Berishës
Ore po te veje ne te sheqeres sala keta te tjeret ikin si koqe mistri.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
QAJINI HALLIN KALORSIT SE I VAREN KEMBET…EDHE PO E DORZOI NE 2013-en, SHQIPERINE E KA VENE NE HIPOTEKE PERFUNDIMISHT…
Ankohen, qajne, prape ankohen, prape qajne….denoncojne, i harrojne, japin ultimatume, i lejne rruges,..dalin nga parlamenti, kthehen ne parlament,…a i merr vesh kush keta njerez se cfare bejne??
Dy rruge keni: 1) dilni nga parlamenti duke mos e njohur me kete parlament dhe kete qeveri dhe duke kerkuar zgjedhje te parakoheshme te organizuara nga nje qeveri teknike, dhe 2) qepeni shkarpen deri ne humbjen e ardhshme ne 2013.
te ka lidhur asistencen sala ty o kodosh, mjelli qe te jep sala ty para zgjedhjeve , dhe qe ti i jep voten mbaron shpejt more dritshkurter, robi kur shet fjalen dhe voten, i ka nxjer ne ankand te gjitha , dhe ti nje i tille je.
Lum si Rama,
per keta hajvana,
me lexu, lexojne,
por gje s’kuptojne!
QAJINI HALLIN KALORSIT SE I VAREN KEMBET…EDHE PO E DORZOI NE 2013-en, SHQIPERINE E KA VENE NE HIPOTEKE PERFUNDIMISHT… GERMONI, GERMONI SE KOCKAT E QENIT…
Shiu ka mision tjeter ne veprimtarine e tij informative dhe nuk ka asnje detyre te tille operacionale qe ta beje ate nje force te tille operacionale luftarake Keto arme i duhen ne ushtri vetem forcave speciale te cilat jane forca operacionale per veprime specifike.
Ne rast se SHIU ka blere pasije te tilla eshte ne kundershtim te hapur me misionin qe ai ka sipas ligjit Per kete eshte shume e thjeshte per tu verifikuar dhe per te vene para pergjegjsise personat pergjegjes
Ish Drejtori i ketij institucioni duhet te pergjigjet per kete veprimtari te jashteligjshne. Por ai si person eshte gati te shkele mbi kedo per te kenaqur orekset e eproreve te tij dhe per karieren e cila per momentin nuk i shkoi atje ku ai deshironte per tu bere Gjeneral.
ina rama sdi ke te hetoje mo pare o lale po lejna ne popullit se do i hetojme mire keta flliqsina qe ka 20 vjet qe na rrine si morri tu na thith gjakun e mer jahu mos fillofte se vec ne youtube kon per ta pa tironen e gjith shqypnin keto buqe
Kush Prokuror o Erion ajo qe do ikin apo ai qe do te vije. Ne po te kishim prokurori Saliu nuk do te tallte b……… po ne nuk kemi as Prokurori dhe as gjykates se ata gjykates qe jane i ka tredh…….. Saliu te gjithe dhe i ka kthyer ne te parrezikshem, ata kot qe bejne hije mbi dhe kane mbaruar pune ne kete periudhe deri ne 2013-ten po qe se do te shkulet ky hale nga pushteti gje qe duket shume e veshtire te ngjase me ato felliqesira qe ky po ben perdite.
PO QE BURRE BEJ DENONCIM NE PROKUROI ME FAKTE SE JA KALOVE ERION VELIAJT ME e-mail-et QE CONTE NE EUROPE PER GRISELDEN…
Imamit ,do ndroj masken e terci e verci.Aktor i deshtuar.