Oferta 850 milion euro është fituesja e Albpetrolit

28 Shtator 2012, 12:58Politika TEMA
Oferta 850 milion euro është fituesja e Albpetrolit

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, oferta më e lartë është edhe fituesja e tenderit për kompaninë shtetërore Albpetrol.

Kryetari i komisionit të tenderit, zëvendësministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, foli me superlativa për ofertën e konsorciumit Vetro SilkRoad, duke thënë se ajo plotëson të gjitha kriteret dhe ka dalë e para në vlerësimin e bërë nga kompania e konsulencës Patton Boggs.

Sipas tij, në raportin e pikëzimit, 75 përqind shkon për ofertën financiare, kurse 25 përqind shkojnë për ofertën teknike. Ai tha se Vetro SilkRoad ka marrë totalin e pikëve në ofertën financiare dhe shumicën e pikëve në ofertën teknike.

Më pas në renditjen e përcaktuar nga konsulenti Patton Boggs, vjen konsorciumi Win Business dhe në vend të tretë Bankers Petroleum.

Dervishaj tha se dy kompani, ajo Ecolog dhe Gazprom, janë skualifikuar të parat, duke lënë në garë vetëm katër kompani, nga gjashtë që ishin në fillim. Kompanitë e skualifikuara nuk kishin paraqitur garancitë e nevojshme.

Më pas Dervishaj tha se iu është kërkuar kompanive të mbetura në garë që të plotësojnë dokumentacionin përkatës.

Kompania me ofertën e dytë më të lartë, Amber Shine, ka sjellë një dokumentacion të mangët, madje duke shkruar diku që oferta është 790 milion euro dhe diku tjetër që oferta është 750 milion euro. Kompania nuk kishte certifikatën ISO dhe në deklaratën e dorëzuar pranë komisionit të tenderit ka pranuar vetë se nuk plotësonte kushtet.

Më pas Dervishaj ka theksuar se edhe pse Bankers Petroleum ofronte 303.8 milion euro, oferta financiare e saj ishte vetëm 106.6 milion euro. Pjesa tjetër përfshinte programin social, programin e punës dhe dëmshpërblimin e punonjësve. Ai tha se garancia është lëshuar nga Raiffeisen Bank.

Duke u ndalur më gjatë tek oferta prej 850 milion euro e Vetro SilkRoad, Dervishaj tha se kishte kërkuar më shumë informacion në lidhje me këtë kompani, për shkak të ofertës së lartë.

Dervishaj tha se Vetro Energy, një nga dy kompanitë në konsorciumin ofertues, konsulencën e ka nga grupi i njohur bankar, BNP Paribas. Kurse certifikatën ISO e ka pasur kompania tjetër në konsorcium, SilkRoad.

“Kompania ka dorëzuar edhe dokumentacionin origjinal për aksionerët,” tha Dervishaj.

Zëvendësministri tha se të dy kompanitë në konsorcium, si Vetro Energy, edhe ajo SilkRoad, kanë në zotërim kompani me emër në fushën e naftës dhe gazit në SHBA.

Duke prezantuar raportin e konsulentit, Dervishaj tha se Patton Boggs ka kryer një punë të lavdërueshme.

“Ai na ka paraqitur raportin paraprak, që është një dokument i rëndësishëm. Në këtë dokumentacion, paraqitet e gjithë ecuria, e gjithë problematika, standardet e kompanive dhe raporti i pikëzimit. Në raportin e pikëzimit, ju kemi thënë se 75 përqind të pikëve i përcakton oferta financiare, 25 përqind oferta teknike. Nga verifikimet që janë bërë, rezulton se VetroEnergy është kompania që ka marrë më shumë pikë në vlerësim të gjitha aspekteve të asaj që do të bëjë nesër,” tha Dervishaj.

Ai tha se “do njoftohet kjo renditje dhe brenda pesë ditëve kompanitë mund të bëjnë apelimin”.

Më pas kompania është e lirë që të pranojë kontratën dhe ta lidhë atë pranë Ministrisë së Ekonomisë.

Ende nuk dihet se cili do jetë qëndrimi i Ilir Metës për këtë çështje, pasi ai ka deklaruar se nuk ka rëndësi oferta monetare, por serioziteti i kompanisë. Kurse Jozefina Topalli deklaroi se më të rëndësishme janë paratë.

Për Albpetrolin u zhvillua një garë interesante, pasi oferta e parë ndryshonte shumë nga ofertat e tjera.

29 komente në “Oferta 850 milion euro është fituesja e Albpetrolit”

  1. landi says:

    urime me shendet o mediokritet, afrik azi e larget

    1. arrixhiu says:

      Bravo e shitjes se perjetshme mer pall.

      1. hajriu says:

        Ik futi nje dush or idiot … masanaj folim o kkkk i lales

      2. raimondi says:

        Kjo nuk eshte shitje e perjeteshme ore trap

        Kjo eshte shitje per 20 vjet, dhe duhet thene se cmimi eshte i mire goxha

        Ndaj me keto para Sala te beje investime qe te bjene ne sy

        Si psh ,me 100 milione dollare te beje nje stadium futbolli te ri ,modern , qe te tregojme se jemi tamam Europe

        Por ta beje stadiumin jo tek Qemal Stafa, por aty midis ruges Tirane -Durres,

        Ku Stadiumi te kete hapesire per parkim makinash, me lokale dhe hotele rethe rotull, dhe krijohet nje ambjent modern dhe nje nyje e re moderne sportive per Shqiperine

        Parate e tjera ti investoje nndonje linje hekurudhore te shpejtesise se larte ne lidhje me Maqeodnine shqiptare apo Kosoven etj

        Apo te beje portin e Durresit modern etj

        1. Korabi says:

          20 vjet dmth e perjetshme, se rezeevat boterore te naftes nuk jane me shume se 20 vjet. Apo ti mendon se kur ti mbaroje nafta tere botes ne do bazhdojme te prodhojme? 20 vjet dalin e teprojne per te nxjerre gjithe rezerven e naftes shqiptare.

          1. raimondi says:

            Ore ajo u shit tani dhe po te ishte per t endalur shitjen opozita te bente protesta masive ne menyre qe te pengohej

            Tani ajo u shit, dhe nuk e kthen dot, por te pakten ato para te investohen ne ndertime qe sjellin fitime , dhe t emos shperdorohen kot neper fushata elektorale

            Se ai muahbet i shitjes iku tani

            Ndaj me ato para , bejme nje stadium futbolli modern atje midis Tiranes dhe Durresit me nja 70 mije vende dhe mer sporti jone nje hije moderne
            Se jemi edhe shume _-Kur behen ndeshje te komebtares vijne nga gjithe trevat shqiptare

            Ne Zvicer ishin 12 mije tifoze , edhe me shume mund te venin

            Jo t ebesh ne Tirane stadium me 20 mije vende _-Kush do veje me apre atje

            E ben me 70 mije vende , deh vijne te gjithe per te pare dneshjen -Edhe fitimet do jene me te medha

            etj

            1. cika says:

              mire e ke ti po parate i duhen Saliut per fushate jo per investime.

              1. raimondi says:

                Epo ketu duket nese kemi opozite apo jo .

                PS-ja dhe vete kryetari i saj q e ka qene sportist dikur duhet te ndikojne
                qe nje pjese e ketyre parave te sherbeje per nje stadium modern me perspektive
                per te ardhmen, sepse ne po ritemi shume shpejt si popullsi

                Ndertimi i Stadiumit modern nuk esht nje gje qejfi , por eshte nje veper komplekse e Kultures, Artit & Sportit qe ka te beje ne RADHE te pare
                me Fyryen tone qe do i paraqesim Europes ne keto evenimente sportive boterore ,
                ku Artiektura moderne dhe funksionale eshte pjese Fundamentale e civlizimit modern te kohes qe jetojme

                Duke bere nje stadium te tille modern , ne nje hapesire tjeter , jo atje
                ku eshte stadiumi Qemal Stafa, i krijojme Tiranes nje nyrje te moderne Europiane
                dhe te denje per tu quajtur Kryeqytet i Familjes luksoze EUROPIANE

                Kur investojme ne gjera te tilla duhet gjithmone te kemi ne qender te vemendjes
                Ardhmerine dhe se jetojme ne zemer te Europes , biles jemi as 100 km larg vendit ku ka lindur Rilindja Europiane m vepra arti te jashtezakonshme,
                ndaj duhet te jemi te pergjegjeshem dhe te ndergjegjeshem per Vendin ku jetojme

                Dhe tek e fundit fare me keto investime sportive sic eshte stadiumi,
                te tregojme edhe njecike respekt per njerezit tane ne trojet shqiptare,
                por edhe per ne emigrantet qe trupin e kemi ketej por zemren e kemi aty
                dhe qe jane pikerisht keto evenimente sporitve te cilat na mbajne gjalle dhe na i ndezin e mbajne gjalle zjarrin e dashurise per Shqiperine

                ___Sporti, dhe sidomos futbolli , eshte i vetmi ushqim shpirteror per miliona shqiptare
                jashte Shqiperise , eshte ai filli kuq e zi ku jane varur zemrat tona dhe na mban te lidhur se bashku ne dashurine tone te pafundme per SHQIPTARIZMIN

                ___Natyrisht keta qe kemi ne krye nuk kane respekt per fjalen tone ,
                per ndjenjat tona ,…. They don’t care about us

                …… porse opozita shqiptare duke bere kete kerkese per ndertimin e stadiumit modern diku midis Tiranes & Durresit , qe eshte nje kerkese
                e Arsyeshme dhe e dobishme per te ardhmen e sportit dhe te rinise shqiptare
                nen prizmin e modernizmit europian do tregoje ne kete menyre se po te vije ne pushtet
                do sjelle jo vetem ndryshimin qeveritar, por mbi te gjitha ndryshimin
                ne respektimin e vullnetit te popullit qe Demokracia te jete me te vertete……. D E M O – kraci , Individo-kraci

  2. naftetari says:

    Ky Koli e di ku bien fushat naftembajtese.Futja kot me nje fjale.U ble Albpetroli bashke me Xhevit Sulen qe eshte hajdut dhe injorant brenda me Bujar Cjapin me Enkelejden qe eshte hajdute,me Turin kryehajdut eFerdinant Muratin qe vajti ne Albpetrol vetem per ta shkaterruar

  3. kapo says:

    Duhet te tregohet destinacioni i lekeve ku do te perfundojne ajo i intereson njerezve.

  4. fl says:

    Aman anetar i LSI-se, se mos ndodhe si me ate kompanine e madhe qe privatizoje Armon e Tacit – sot ja kemi harruar fare emrin!

  5. rahamani dervish hatixhe alla alla says:

    Kryetari komisionit esht nej burr shteti, ai ka dhe kollare, ai nuk ka patur asnje presion nga ndonje Ilir apo Sali gjat ketyre diteve. Ai ben punen e tij intelektuale, profesionale i pandikuar nga ndonje presion i politikes, i zbaton vetem ligjin. Bravo Dervishi, na qeras me ndonje hallv e burr.

  6. fl says:

    Jo mor burre. Per sa kohe eshte Sala dhe Ilir ne krye te punve, jemi te qete se parete nuk shkojne dem.

    Po ky privatizime do na ndricoje udhen si ne Greqi sot…
    A mortja qe se ha talebanizmin tuaj.

    1. Uarda says:

      Ciu ciu cerr, ciu ciu cerr, ciu ciu cerrrrrrrrrrr……..rrrrrrrrrrrrr……..rrrrrrrrrr….ciu……….

  7. aqifi says:

    sja fut njeri baces!? po ca ka per te futur baces ketu o toc do e mari pjesen e tij ai ,baca e ka tel populli do e haj si zakonisht. eshte ndonji kompani piramide si taci, e njejta gje.

  8. Ilir says:

    Ja kjo eshte qeveria e suksesit. Cfare do te thone truzhavorret tani me?! Nje ekspert i ekonomise ish zv.minister para privatizimit thoshte n.q.s. oferta eshte me e vogel se 600 miljon dollare eshte nje deshtim total, tanime ky eksperti eshte zdukur nga qarkullimi nuk del me te deklarohet. Mbiemri i ekspertit eshte Bello, andej nga jam une bello quajme qenin trup madh dhe qe rri me cobanin, ndersa per kete bellon njeri them se ka ngelur si ish qente e koopeativave te dikurshme qe kur u prishen su dilte me njeri per zot. A e pat dije ne Top Kanal, rilindasin Eduart Shalsi se cfare mbyllje fantastike i beri emisionit: Kur te vime ne ne pushtet nuk kemi per te vjedhur kaq hapur…Kjo eshte cudia me e madhe sepse shpesh here kur je pa tru dhe pa mendje tregon te verteten, se rilindasit mezipresin te vine ne pushtet por do te kene stil tjeter vjedhjeje. Deri me sot qeveria se ka pranuar se vjedh, rilindasit tregohen te hapur per publikun do te vjedhim por me stil. Hallall o popull per tuzhavorret rilindas.

    1. HORRI bulevardit says:

      Edhe une po te them se shitja me 100% e aksioneve te Albpetrolit, eshte nje tradheti e madhe kombetare qe tymin do tja shofin shqiptaret, jo Saliu se ai do fusi parate ne xhepin e tij dhe do tja mbathi tek vjehrri i vet ne Serbi, jo cdo gje qe vjen nga SHA, eshte amerikane.

  9. LORA says:

    Te gjithe zullumqaret qe jane pjese e vendimarrjes politike te 22 vjeteve te fundit,per krethemeljen e shqiptareve nga pronesia e tyre mbi pasurite e ketij vendi,e kane hak PLUMBIN.Emrat e tyre i di gjithe Shqiperia.

  10. Taksirati says:

    Obobobo ce gjeti Edin. Po qe se mer Sala kete 850 milion euron atehere Ed Piktori me mire ta japi vete dorheqjen dhe te kthehet mbas 20 vjetesh kur ti mbaroje mandati Sales. Ahahhahaha ciu ciu crrrrrrrr o kamunista ngelet ne opozite. A te shkretet ju qe skeni vene gje ne goje per 8 vite rresht. Ah sa ju ka marre malli me vjedh si dikur por ja qe nuk ja le stafeten Sala. Keni 8 vjet qe shkrini dhjamin qe vute kur ishit ne pushtet, duroni dhe 20 vjet sa te vdesi Sala ?

  11. Din Kruja says:

    Kuptohet edhe kete do ta marre pa para Taci-Oil, me vone do te dalin te tjere. Si gjithmone pozite-opozite jane solidare. Ed Rama ne vend te merrej me miliardin e dollarit, gjeti kohen qe per 10 dite rrjesht te merret me aferen e reklamave, qe e gjitha si kalon 20 milion dollaret. Pse rastesi jane keto? Por ne menyren me te cuditeshme edhe AK e Spahiut dhe FRD e Topit nuk jane ndjere, asnje aksion politik apo reagim mediatik. Te gjithe kreret e opozites e dine ku do te perfundoje Albpetroli dhe vetem heshtin. Populli eshte i narkotizuar nga hallet e jetes dhe shplarja e truve qe u bejne mediat. Pothuajse nuk ndjen azgje se cfare behet me pasurite e tij.

  12. DYSHUESI says:

    Kjo eshte nje kompani e sajuar, pasi nuk ekziston. Oferta e tyre eshte 150 milion, ndersa pjesa tjeter “investime”. Do ti dali tymi shume shpejt kesaj pune po he.

  13. zhduku says:

    kete e ka blere vet berisha ,dhe jy fluturoni me presh ne bithe ,keshtu thone camoket

  14. Filan Fisteku says:

    Zv. Ministri tha qe Vetro ploteson dhe anen teknike te ofertes duke patur 100% aksione te nje “kompanie me emer” ne SHBA. Sa per informacion, kompania ne fjale quhet “Home Creek Energy” http://homecreekenergy.com/

    Qendra e saj eshte ne Levelland, TX. Nje qyteze/fshat 30 milje larg Lubbock, qe eshte nje qytet relativisht i madh/kryesor per Teksasin e veriut dhe ate perendimor “West TX”. Kam patur “fatin”, ta frekuentoj Lubbock dhe Levelland shume here gjate nje periudhe 2 vjecare me nje kompani tjeter nafte.

    Shpresoj qe te jem gabim ne konstatimin tim, por duket qe ky muhabet mban shume ere. Home Creek nuk ka kapitalin e duhur per te zhvilluar dhe ristrukturuar Albpetrolin, ata klasifikohen ne kategorine e “Ma & Pa” shop!
    Good Luck!!!

  15. e verteta says:

    Ne komentet qe behen per kete koncesjon teper te rendesishem per vendin tone,kuptohet se kush jane ato qe e duan zhvillimin e Shqiperine dhe ato qe duan ta shohin keq si ne kohen e komunizmit dhe qe nuk lene shpifje fantastike pa sajuar me mendjen dhe gjuhen e tyre dashakeqe…

  16. WTF says:

    Do ishte mire ta vije emrin” E PAVERTETA”. Nuk eshte koha Enverit kur mund ti thoje ketij populli fluturon gomari dhe ata te besonin. Shume njerez jetojne jashte dhe cdokush ka akses informacioni si ne Shqiperi dhe jashte saj.Problemi qendron se ne po denoncojme dicka ndersa ti qe je i trashe sdo ta kuptosh faktin qe korrupsioni nuk quhet zhvillim.

  17. DRITE MIGJENIT says:

    E NDERUARA REDAKSI,JO VETEM PER INFORMACION POR EDHE PERGJEGJESI MORALE NDAJ LEXUESIT DUHET QE NE FAQEN E PARE TE KESAJ TE PERDITESHME TE NA IFORMOSH KUSH JANE KETO KOMPANI SI AJO KONSULENTE E AJO BLERESE ME TE GJITHE KURIKULIN E TYRE .PO KTHEHEMI NE KOHERAT E SISTEMIT SKLLAVOPRONAR.

  18. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nje pjese e ketyre $ do shkojne per blerjen e zgjedhjjeve, nje pjese per fisin dhe bandat te krim Berishes, nese ngelet gje per rrogat e administrates e te tjeret te na rroni vete ….
    Duhet te falenderojme Qeverine e SHBA qe nuk e la qe Albpetroli me terrenet e tija te binte ne duart e anti Shqiptareve !!!
    Ky operacion i biznesit SHNA do i kishte kushtuar shume me pak sikur Ambasadori i saj z. Arvizu te mos beje ato gafa qe ben cdo dite !!!
    Demi nuk eshte vetem nefaktin qe Qeveria e SHBA u detyrua te pagonte me teper por demi qendron ne ate qe nje pjese e mire e ketyre $ do perfundojne ne doren e bandave te krim Berishe e pasojat dihen fRe mire …
    Tung z. Ambasador e faleminderit !!!

  19. I VDEKURI i dites says:

    850 MILION EURO DHE ARITHMETIKA E VDEKJES
    ————————————————————-
    -Sipas statistikave te kesaj qeverrije sot me 29 Shtator nga ai qe pritet te linde e deri ai qe u nda nga jeta (si i nderuari gazetar A.ÇOBANI)JANE NE BORXH 3000 DOLLARE.
    -Po sot nga ai qe pritet te linde ‘ne preherin’ e ‘nenembretereshes’e deri ai qe po jep ‘gerrhamen’ e fundit me 850 milion euro sikur tua jepnin direkt ne dore te ‘huajt’ (supozohet qe naten kur ilirjanet e politikes jane ne gjume)DO NA TAKONTE ÇDO SHQIPETARI e dini sa? 200 euro(2muaj buke per pensionistin qe po vdes)por qe toka naftembajtese i RRESHQET PER TERE JETEN NGA KEMBET.E MERNI VESH O PELLAZGE SE SI I BEJNE LLOGARITE ILIRIANET.Gazetaret e nderuar Baze r Mane pas 22 vjetesh ka ardhur koha te shkruajne me doren e ‘majte’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje